ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Lista Serbe për herën e dytë i bojkoton zgjedhjet në veriun e vendit, kush është fajtor?

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës...

Rrugëtim Kombëtar: Promovimi i Historisë së Kosovës në Shtetet e Bashkuara te Amerikës

Nga: Adem Lushaj Reportazh “Krimet serbe në Kosovë - Rasti i Deçanit” dhe...

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

Nga: Fahri Dahri Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e...

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

Zveçan, 25 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

Ku janë tani Borell, Lajçak e Stano, përkrahësit e serbëve në Kosovë dhe në Serbi? Kush është fajtor tani, kur Lista Serbe fton për bojkot në votimin për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës?

Përse kjo Listë, e konsideruar si partia më e madhe serbe në Kosovë, bën këtë gjest politik? Përse Borell, Lajçak e Stano nuk i ftojnë të votojnë? Përse heshtin? A, edhe tani Kosova është fajtore?

Jo, por me shtrirjen sadopak të sovranitetit në veri të Kosovës, pas agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, edhe serbët e Kosovës e panë se kush është ajo listë, se ajo po mendonte vetëm për veten e saj dhe kundër interesave të popullsisë serbe në Kosovë. Prandaj, kur Lista serbe pa se nuk e ka fuqinë e dikurshme, ku me dhunë i detyronte të votonin e të thonin ashtu siç thoshte ajo, tani tërhiqet nga votimi për rrëzimin e kryetarëve shqiptarë në këto komuna.

Mua nuk më çudit asgjë nga ajo që pason nga Lista Serbe, por më habit fakti i heshtjes së “ndërmjetësuesëve” për bisedime Kosovë – Serbi, që gjithmonë deri sot i jepnin krahun Serbisë dhe serbëve të Kosovës me kërkesat e tyre antishtetërore të Kosovës. Kërkesat e tyre ishin për destabilizim të Kosovës, për ndarje të veriut, po edhe më larg, ata kërkojnë që Serbia ta ripushtojë Kosovën, për çka e thotë vetë Vuçiqi, që u jep zemër këtyre forcave kriminale, destruktive e destabilizuese në Kosovë.

Këto të gjitha shihen qartë, i thonë edhe ata vetë, pa u mëshehur fare.

Në këtë rast, mua më duket se banorët serbë të Kosovës kanë dalë shumë më të mençuar sesa Lista Serbe se ajo ka qëllime kriminale.

Serbët e Kosovës, me gjasë, kanë parë qetësinë, rregullin e rehatinë me kryetarët shqiptarë në këto komuna, prandaj, nuk është për t’u çuditur edhe nëse ata ose nuk votojnë për largimin e tyre, ose do i bojkotojnë ashtu, sipas kërkesës së Listës Serbe.

Por, me këtë, unë kuptoj se edhe serbët janë shumë të qetë me këta kryetarë komunash.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu