Nga: Idriz Zeqiraj
1.Hamendësimet se pas tërheqjes të SHBA nga Afganistani, mund të tërhiqet, madje, papritmas, edhe nga Kosova, nuk qendrojnë. Sepse, asnjë paralele nuk mund të tërhiqet, asnjë ngjashmëri nuk ka në mes të Afganistanit dhe Kosovës. Gjeopolitika dhe gjeostrategjia e Kosovës, si pjesë e Evropës, dallon, katërcipërisht, nga Afganistani aziatik. Interesat e SHBA dhe të Evropës, për Kosovën, janë shumëfish më strategjike, rrjedhimisht, më të rëndësishme, në raport me Afganistanin.
2. Droja se me largimin e supozuar të SHBA nga Kosova, mundësohet kthimi i Serbisë në Kosovë, është jashtë çdo logjike. SHBA, Evropa, me aleatët e tyre botërorë, nuk kanë bërë shaka, me hedhjen e bombave nga “Apaçët” e tyre, mbi objektet strategjike ushtarake, policore dhe ekonomike të Serbisë, Kosovës dhe të Malit të Zi.
Goditja ushtarake Euro-Atlantike, kundër soldateskës serbo-sllave, ka qenë e mirë-llogaritur dhe nuk është aspak e rastësishme. Shkëputja e Kosovës nga Serbia, është e përjetshme. Shantazhet, kërcënimet fashizoide, janë dokërra e broçkulla të Serbisë. Edhe nëse një ditë largohen kontigjentët ushtarake aktuale të SHBA dhe të Evropës, boshllëkun do ta zë një organizëm tjetër, sigurues të Kosovës. E mundshme është bërja e Kosovës pjesë e NATO-paktit, aleanca që siguron paprekshmërinë territoriale të shtetit të Kosovës.
3. Afganistani nuk ka asnjë ngjashmëri me Kosovën. Janë dy botëra, tërësisht, të kundërta. Afganistani është një shtet anakronik, pothuajse, me mendësi mesjetare, me urrejtjen patologjike, për të krishterët amerikanë dhe evropianë. Ëndrra për shtetin islamik, vazhdon të jetë gjithnjë mbizotëruese. Kërkesa për instalimin e “Sheiratit” kriminal dhe anakronik për kohën, është projekti i talebanëve kontravers. Trajtimi kafshëror i femrave, të cilat përbëjnë gjysmën e popullsisë të vendit, është një tregues tjetër, i mungesës të emancipimit, jo vetëm si shtet, por, edhe të shumicës absolute të popullit të Afganistanit.
Feja mbizotëron ideologjitë vendore. Lufta civile, thjeshtë, për pushtet, nga njëra anë, dhe luftërat fetare, nga ana tjetër, edhe brenda llojit islam, siç janë tarikatët sunitë dhe shitë, bllokojnë çfarëdo demokracie. Islami përjashton paqen me krishterimin. Është demagogji e lexueshme, kur tellallët islamikë, proklamojnë islamin si ideologji paqësore. Klerikët politikë-bërës islamikë, mohojnë besimet tjera fetare dhe thonë se “Feja islame është e vetmja fe e pranuar nga Perëndia?!”
Ishte, pikërisht, Afganistani që provokoi botën, konkretisht, me sulmin banditesk e kriminal, në “Kullat Binjake”, në Nyjork. Dhe, detyruan SHBA të ndërhyjë ushtarakisht në Afganistan. Sepse, aty u strehuan terroristët e “Alkaidës”, të drejtuar nga supërkrimineli botëror, Bin Laden. SHBA, për dy dekada radhazi, të angazhimit ushtarak në Afganistan, shpenzuan shumë miliarda dollarë! Nga një përllogaritje, matematikore, rezulton se kostoja kap shifrën marramendëse të njëmijë miliardë dollarë! Një popull që nuk pranon fqinjësinë me popujt e konfesioneve tjera fetare, nuk ka të ardhme demokratike.
4. Përhapja e panikut të rikthimit, të mundshëm, të Serbisë në Kosovë, është lojë e ndyrë plitike e Serbisë dhe të argatëve të saj të bollshëm në Kosovë. Duke marrë shkas nga kundërshtia parimore e Albin Kurtit, për ndërhyrjen hiç diplomatike dhe krejt arbitrare të ambasadorit Grenell, gjithnjë me intrigimet e Hashim ish-presidentit, lidhur me planin për ndarjen e Kosovës, kundërshtarët politikë të tij, qëllimshëm, panikuan shqiptarët, se “Albini po na prishë me Amerikën!” Dhe, tani, disa nga akuzuesit e djeshëm, i bashkohen propagandës serbe të tanishme, sërishmi me të njëjtën akuzë, për ta dëmtuar LVV në zgjedhjet e lokale të pritshme të 17 tetorit.
Është dëshmuar, madje, cep me cep, së pari, nga ish-presidenti Trump dhe, së dyti, nga presidenti Biden, se “thikat mbi hartën e Kosovës”, ishin faktike. Hashim Thaçi “u zu me pelë për dore”, duke abuzuar me paratë e shtetit të Kosovës, për lobimin e ndarjes të Kosovës. Ish-presidenti Trump, shkarkoi kuadrin e lartë të tij, Bolton, me akuzën se “po vepronte fshehurazi Presidentit, për ndarjen e Kosovës”.
Presidenti aktual, Biden, akuzoi Hashimin se “po vepronte për dhurimin e Veriut të Mitrovicës shtetit serb, sepse Serbia dhe Rusia i kishin premtuar atij, lirimin nga akuzat e Gjykatës Speciale, me seli në Hagë, për krimet e luftës, njëherësh, edhe dhënien e çmimit “Nobel” për paqe. Këto janë fakte dhe tradhtia e planifikuar është faktike.
Argatët e Serbisë, duke shpifur kundër Kurtit, për prishjen me Amerikën, po thellojnë krizën në partitë e tyre. Sepse, Albini vazhdon të bashkëpunojë me administratën e presidentit Joe Biden. Edhe pranimi i mijëra refugjatëve afganë, për strehim të përkohshëm në Kosovë, në koordinim me presidentën e vendit, Vjosë Osmani, dëshmon se Albin Kurti e kupton, mirëfilli, domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA.
Rrjedhimisht, tendenca për të shkaktuar panik dhe tension, tek shqiptarët e Kosovës dhe ata të përbotshëm, bëhet për motive politike, thjeshtë, fushatë parazgjedhore të partive-banda, të koalicionuara në PAN-in e tyre deshtak.
Megjithatë, kjo fushatë shkon në favor të Serbisë dhe joshë e trimëron nacionalistët fashizoidë serbë, për të intensifikuar sulmet e sinkronizuara, me agjentët e saj shqip-folës në Kosovë. Janë përditësuar zërat e eksponentëve më të lartë shtetërorë serbë, për rinisjen e aksionit propagandistik, për çnjohjet e Kosovës, kudo që Serbia gjen hapësirë, ke aleatët e saj dhe të Rusisë anti-Kosovë. Dhe, kjo përkon edhe me kohën e skadimit të afatit, që Serbia është zotuar për ndërprerjen e lobimit, për çnjohje të Kosovës.
Saktesine e shkrimit te tndershmit Idriz Zeqiraj e vulosin
50 tenkat dhurate qe i arijten kosoves nga SHBA