ARKIVI:
25 Mars 2025

Loja e turpshme me Rugovën dhe rugovizmin si filozofi politike!

Shkrime relevante

Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës

-Para 26 viteve, në 24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës...

Hajde të kënaqemi, LDK-ja i ka punët mirë!

Florim Zeqa E fillova këtë shkrim kështu në mënyrë të pazakont, pasi...

24 Marsi – Ditë e qëndresës dhe sakrificës kombëtare

Shkruan: MSc. Adem Lushaj, Deçan Sot shënohet përvjetori i një prej betejave...

Në kujtim të jetës dhe veprës së gazetarit, regjisorit dhe humanistit Iztok Tory

IZTOK TORY 1947–2025 Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe...

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin dhe “Rusia e Re”!

Pamje nga lufta në Ukrainë Sheradin Berisha, Prizren PUTINI KA PRETENDIME MBI TERRITORET...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Pas dashurisë shpirtërore të simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Ibrahim Rugovën fshihen grupet e interesit që bën plloje mbi trashëgiminë rugoviane, duke e shfrytëzuar emrin e liderit historik për interesa personale dhe klanore.

Shumë laroj e bijë(a) të larojve janë ngritur në emrin e Rugovës

Janë një grup i vogël i njerëzve dhe numër akoma më i vogël i familjeve që e shkërdhyen LDK-në duke u thirrur në emrin e filozofisë politike rugoviane!

Pas shkuarjes në amshim të liderit historik, subjekti më i madh politik u bë strehë e matrapazëve, uzurpatorëve dhe servilëve, kontrabanduesve dhe tuxharëve politikë, sekserëve dhe urithëve të nëntokës të cilët nuk i zbritën LDK-së që dy dekada nga qafa duke e zhvatur përmes saj buxhetin e shtetit!

Ka mjaftuar vetëm një nga familja të kyqet një herë në rrjetin e grupeve të interesit, për t’i sistemuar më pas të gjithë familjarët e vet në sistemin korruptiv të politikës kosovare.

Pavarësisht  pozicionit politik, pushtet apo opozitë ky rreth vicioz nuk mbetën asnjëherë pa grazhdin e buxhetit të shtetit, qoftë në institucione qendrore apo lokale, publike apo staf diplomatik!

Në secilin proces zgjedhor të njëjtin njerëz përbirohen në listat zgjedhore. Edhe nëse nuk i marrin votat për Kuvendin e Kosovës, si servil të zellshëm ndaj liderit menjëherë sistemohen në pushtetin lokal.

Pra, pa marrë parasysh kush fiton dhe kush i humbë zgjedhjet, ‘larojt e LDK-së’ janë të parët që e ladrojnë buxhetin e shtetit! Nga ta kthesh kokën të njëjtët ‘laroj’ zhvatin arkën e shtetit!

Janë grupi vicioz që i bëjnë ‘rrush e kumblla’ paratë e shtetit duke u thirrur në ideologji dhe filozofi rugoviane pa e bërë asnjë punë të mirë për shtetin dhe qytetarët.

Shumica e atyre që thirren në emrin e filozofisë politike rugoviane as që e kuptojnë konceptin e kësaj filozofie! Mendojnë që është diçka që ka pikur nga qielli apo ka lindur nga populli!

Disa që thirren në emër të filozofisë politike Rugoviane abuzojnë dhe e keqinterpretojnë rugovizmin si mjet për interesa të ngushta personale, për të marrë apo mbajtur pushtetin, pa e ndjerë fare në shpirtin e tyre frymën rugoviane!

Këtyre larojve dhe larojkave të LDK-së as që ju shkon mendja të largohen apo t’iu lëshojnë rrugë të tjerëve, duke u sjellur si skllavo-pronar ndaj elektoratit të LDK-së, të cilët këta të fundit i përdorin si skllevër gjatë fushatave zgjedhore!

Ndjehem krenar, që për 35 vjet të aktivitetit tim politik dhe të qenurit anëtarë i thjeshtë i LDK-së asnjëherë nuk kam përfituar asgjë nga ky subjekt! Por, nuk kam si të mos ndjehem keq kur i shohë ‘larojt’ dhe ‘larojkat’ duke kullotur në ‘Arën e LDK-së’ të punuar dekada më parë nga unë dhe mijëra veprimtarë të tjerë!

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu