ARKIVI:
4 Janar 2025

Lokalizmi apo lokalpatriotizmi, si veti shatërrimtare e shoqërisë në trevat shqiptare

Shkrime relevante

Recension i Shefqet Dibranit për përmbledhjen e poezisë së Miradije Maliqit, “Të fluturosh atje ku nuk ishe”

Shkruan: Shefqet DIBRANI A ËSHTË SHPIRTI MALLIKM?! Miradije Maliqi, “TË FLUTUROSH ATJE KU...

Babai im Brahim Sokoli, Masakra e Tivarit dhe ikja e tij nga ajo masakër e madhe

Pal Sokoli Brahim Sokoli, ( Babai im) ka lindur në Lekbibaj- Tropojë...

Populli nganjëherë ka të drejtë të mos ketë të drejtë

Agim Vuniqi Albin Kurti, me agjendën e tij sovraniste dhe reformuese, përpiqet...

Kurani, “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” i Vladan Gjergjeviqit !

Msc Belisar Jezerci Janë dy libra të shkruara dhe të botuara në...

Shpërndaj

Ilir Canhasi, Suedi
Lokalizmi, si veti shatërrimtare e shoqërisë në trevat shqiptare.
Pse shkollimi- ngritja e nivelit arsimor e mbyt lokalizmin/racizmin?
Sepse kur të gjithë janë përafërsisht në të njëjtin nivel arsimor nuk pyesin më se nga cili vend vjen.
Pse në perëndim nuk ka lokalizëm të theksuar siç kemi ne në gadishullin Ilirik?
E thjeshtë , sepse arsimimi i tyre është shumë më i lartë se tek ne.
Pse martesat në perëndim janë më të përziera se sa tek ne dhe çfarë rëndësie ka kjo?
Prapë po kthehemi te arsimimi i popullit, aty ku nuk ka dallime të mëdha edhe martesat janë më të përziera nga i tërë vendi.
Po e marrë si shembull Suedinë, këtu fare pak ekziston termi lokalizëm, nga veriu në jug e nga perëndimi në lindje ke lidhje bashkëshortore.
Pra vetëvetiu në ambiente të tilla familjare/farefisnore humb lokalizmi/ racizmi ndaj njëri tjetrit e me të edhe paragjykimet.
Martesa me të huajt!
Nga përvoja ime 30 vjeçare në perëndim më bënë të kuptojë se në Suedi racizmi është më i lartë nëpër fshatëra e qyteza të vogla se sa në qytetet e mëdha, kjo ka të bëjë me dy arsye sipas meje, e ato janë arsimimi dhe ekonomia.
Është temë e gjatë kjo që të futem në detaje.
Pra edhe këtu martesat e përziera të nacionaliteteve të ndryshme bëjnë që racizmi të humb.
Tash shtrohet pyetja a do të kisha shkruar unë këta rreshta po mos të kisha jetuar në perëndim dhe i martuar me një drenicake!?
Nuk e di, ndoshta edhe jo?
Por një gjë e di se mentaliteti perëndimor dhe martesa ime në këtë rast ka bërë që në farefisin tim dhe të gruas sime sado pak dallimet dhe paragjykimet te zhduken.
Fund!
Arsimi është arma më e fortë për të ndryshuar botën. ( Nelson Mandela)
(p.s 4 vëllezërit të martuar…, por jo me gjakovare!?
I madhi me suedeze, unë me drenicake, i treti me llapiane dhe më i vogli me prizrenase).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu