ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

LOVE SONGS, 100 tekste për këngë të Skender Sherifit, poetit të lirikave të dashurisë

Shkrime relevante

Vargje me nisme të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Doli nga shtypi libri MALL E DASHURI PËR ATDHE i autorit Florim Zeqa

Sot, nga Shtëpia Botuese “Libri im” në Pejë doli nga shtypi...

Shpërndaj

Skender Sherifi është ndër poetët më të njohur lirik shqiptar, i cili pjesën më të madhe të veprës poetike e ka shkruar në Paris. Si një poet i ndjenjave të thella lirike, lirikat e Skender Sherifit lënë mbresa të thella tek lexuesit jo vetëm shqiptarë. Drini e sheh të arsyeshme t’ia ofrojë lexuesit të vet 100 tekstet për këngë sikurse i quan autori këngët e veta meditative lirike.  

Skënder SHERIFI
LOVE
SONGS

(100 Tekste për këngë)
Botimet ILAR
S k ë n d e r S H E R I F I
– 2 –
Titulli:
LOVE SONGS
Autor:
Skënder SHERIFI
© Copyright: Autori
Drejtues i Botimit:
Agron PULLUMBI
Kopertina:
Agron PULLUMBI
Ilustrimet nga:
“Le Printemps” e PIERRE AUGUSTE COT (1873) dhe “Le
Baiser“ e FRANCISCO HAYEZ (1859)
ISBN 978 – 9999xx-xxx-x-x
Formati 60×88/16, (136×204) mm, Shtypur në Shtypshkronjën ʺXxxxʺ – 2021

L O V E  S O N G S
– 3 –
SHËNIM PËR LEXUESIN
I nderuar Lexues!
Desha t’iu sqaroj mbi objektivin e saktë të “Love Songs”, vepër që ja adresoj me dëshirë, Publikut shqiptar.
Para disa kohësh kam përfunduar, një vepër mjaft voluminoze në gjuhën frënge, me 500 tekste poetike (680 faqe), të titulluar në anglisht “Love Songs – One“, rezultat i pesë viteve punë dhe siç thotë vetë titulli i librit (i cili akoma nuk është i botuar në versionin e tij origjinal, porse e kam në plan, për gjatë këtij viti), përmbledh poezi të shkruara më tepër për këngë, sepse ideja ime e parë, ishte që këto tekste të interpretohen dhe të muzikalizohen për ta pasuruar atë çka njihet sot me “Këngë argëtuese”.

  • Ndërsa “Love Songs”, i shkruar në gjuhën shqipe, i adresohet në prioritet sipas meje si autor, kryesisht botës muzikore shqiptare brenda dhe jashtë Atdheut. Kjo është diçka krejt e qartë për mua. Pse?
    Sepse, në fushën e poezisë, kontributi im është evident, ngaqë ju a kam lërë bashkatdhetarëve të mi, një seri veprash origjinale që flasin vetë dhe nuk shoh me të cilin argument letrarë serioz mund të kundërshtohen. Kështu që ishte rasti për mua, ta stimuloj ose ta pasuroj përmes këtyre 100 teksteve, pak a shumë, muzikën e lehtë
    shqiptare!
    Mirëpo nga ana tjetër, kjo vepër mund të lexohet dhe shijohet edhe si një libër me poezi, pra me një prizëm puro letrar.
    Porse qëllimi im kryesor përmes këtij botimi, që të jem krejt i qartë dhe i sinqertë me Ju, ishte më tepër se kënga shqiptare, mu duk dhuratë e ndershme dhe në nivel!
    Në këtë vepër, ju propozoj vetëm 100 tekste (pra 20% të librit francez)
    duke menduar se mjafton si hap i parë.
  • Emërtim që në Shqipëri njihet me Muzikë e lehtë (shën. A .Pullumbi).
    S k ë n d e r S H E R I F I
    – 4 –
    E konsideroj thuaja gati si një test dhe jam mjaft kurrioz për ta pa sesi
    do reagojë pikërisht publiku dhe bota muzikore shqiptare, para këtij
    propozimi. Mu duk diçka logjike dhe më tepër se normale. Përse?
    Sepse … duke u nisur nga vetvetja si njeri i shpirtit, kur ja ofroj me qëllim dhe
    plot dëshirë, muzikës franceze 500 tekste origjinale për këngë, (të cilat janë
    baras me një poezi letrare të çfarëdo poeti francez madhor), përse mos t’ia ofroj
    këtë mundësi edhe muzikës tonë shqiptare?
    Me humb diçka nuk humb, vetëm se mund të pasurohet me një përmbajte pak më të thellë. Në lidhje me muzikën dhe këngën shqiptare, fushë në të cilën, nuk jam specialist as historian arti muzikor, por ashtu siç e përjetoj unë subjektivisht me lirinë time spontane, mendoj se kemi disa vlera, që meritojnë realisht, për nga tradita dhe kualiteti i tyre, për t’i respektuar.
    Duke u nisur së pari nga polifonia jonë, margaritari i gjerdanit të muzikës shqiptare, të cilën e ka vlerësuar edhe bota ndërkombëtare, me disa emra emblematikë, sikurse për shembull me krijuesit; Kristo Çipën, Ermioni Mërkurin, Dhimitraq Balën, Neço Muka, Koço Harito, Lefter Çipa, Guri Rrokaj, Yzeir Llanajn, Familja Lela etj.
    Ne kemi studiues, muzikologë të spikatur, disa prej tyre kanë qenë edhe krijues të mrekullueshëm, si; Spiro Kalemi, Hysen Filja, Fatmir Hysi, Ramadan Sokoli e Rafet Rudi, të cilët e kanë nderuar artin muzikor shqiptar.
    Ndërkohë të rikujtojmë edhe krijuesit e shquar sikurse; Niketë Dardani (me “Te Deum Laudamus”, viti 340 pas Krishtit), ose specialisti i muzikës bizantine, Jan Kukuzeli (rreth vitit 1078), pastaj në periudhën e Rilindjes Kombëtare, Pader Martin Gjoka (1890),
    kurse pas luftës së dytë botërore, dy kompozitorët kryesorë që studiuan jashtë vendit; Çesk Zadeja (1927) dhe Preng Jakova (1917).
    Pas viteve ‘50, kemi figura muzikore sikurse; Tish Daja (1926), Nikolla Zoraqi (1929), Tonin Harapi (1928), Feim Ibrahimi (1935), Shpëtim Kushta (1946) dhe Thoma Gaqi. Pas tyre vijojnë gjenerata e kompozitorëve më të ri, si; Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Vasil Tole, Endri Sina, Lorenc Antoni (1909) Mark Kaçinari (1935) dhe
    Gazmend Mullahi.
    L O V E S O N G S
    – 5 –
    Mos të harrojmë rapsodët tanë që kanë lënë gjurmë në kujtesën tonë kombëtare, si Dervish Shaqa, Qamili i Vogël, Salih e Feriz Krasniqi, Ramë Nikçi etj.
    Pastaj mund të flasim edhe për muzikën e lehtë shqiptare e cila u hap ndaj gjithë Europës, me një pjesë origjinaliteti të saj autentik dhe natyrisht edhe me disa huazime apo inspirime nga muzika franceze, italiane, spanjolle, greke, sllave, angleze etj.
    Ne krenohemi me artistët tanë me një nivel të lartë artistik si; Vaçe Zela (1939), Agim Prodani, Agim Krajka, Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila, Shpëtim Saraçi ose Edmond Zhulali. Kemi edhe Muharrem Qena (1930 në Mitrovicë) Nexhmije Pagarusha (1933,
    Bilbili i Kosovës, me këngën “Baresha” e kompozuar nga Rexho Mulliqi), Ismet Peja (1937 Kosovë) ose Anita Take (1934).
    Kënga shqiptare ka pasur edhe një traditë të fortë në Shkodër (me këngën popullore qytetare) ku emra emblematikë, janë sot pjesë e historisë muzikore të vendit, si; Hysejn Dobraçi, Halil Tophanes, Sali Pates, Simon Marketes, Kasem Xhurri, Mark Kranjani, Zenel Maha, Paloke Kurti, Taro Hoti, Nush Pali, Bik Ndoja, Luçie Miloti
    dhe Xhevdet Hafizi.
    Korça vlerësohet për “Serenatën e njohur korçare”, që konsiderohet gati, si himni i dashurisë, pavarësisht ndikimeve evidente në këtë zhanër muzikor me muzikën italiane, greke apo spanjolle, por duke e ruajtur sidoqoftë sharmin autentik shqiptar.
    Imagjinoni (në një mbrëmje pranvere) duke kënduar nën ballkonin tuaj, disa artistë, me kompozimet dhe talentin e tyre si; Petro Dula, Sotiraq Mite, Spiro Kondës, Gaqo Marko, Spiro Ramizi, duke vazhduar edhe sot, me Mihallaq Andreas, Nonda Kajnos, Maksi
    Kullës, Vaskë Gaqi dhe Ilia Peleshi.
    Kurse në muzikën puro argëtuese për gjeneratat më të reja, të cilat kanë shijuar muzikën franceze, italiane, hispanike dhe sidomos angleze, duhet ta rikujtojmë gjurmën historike që e ka lënë Adelina Ismajli me stilin e saj, që në ato vite, “Elita 5”, deri te Rona Nishliu, grupet “Troja” apo “Jericho”.S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 6 –
    Pra, të gjitha këto vlera e kanë pasuruar me siguri, thesarin muzikor shqiptar.
    Dhe mos të flasim pastaj për të gjithë artistët me origjinë shqiptare, që po korrin me talentin e tyre profesional të padiskutueshëm, një sukses fenomenal nëpër botë, si; Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Nora Istrefi, e të tjerë … janë diçka fantastike.
    Të gjitha këto, janë xhevahire në gjerdanin e kulturës shqiptare dhe unë jam i pari, që i përshëndes, pa asnjë rezervë!
    Pavarësisht se cili është universi i tyre muzikor, origjinaliteti i tyre personal, nga që dihet që nuk e kanë veprën e Bob Dylanit, as të Bruce Springsteenit, as të John Lennonit, as të Rolling Stonesave etj., natyrisht, kanë hyrë perfekt në logjikën e këngës komerciale anglo-saksone, ose amerikane (pra të hiteve) duke e asimiluar atë me një talent të rrallë.
    Se në realitet kështu funksionon, si industri muzikore, ngaqë të gjithë e kuptojnë, që është fabrikë biznesi së pari e kurrsesi shoqatë humanitare, as sponsor apo fondacion për t’i promovuar hulumtimet e reja dhe vlerat e ardhshme, që mund ta pasurojnë
    historinë e muzikës. Nuk jemi në studion e Princit apo të Michaël Jacksonit, që ka qenë po thuajse, si laboratorë inovimesh. Firmat e mëdha amerikane (Blockbusters) nuk janë aty për historinë e artit, as të muzikës (se s’është fare preokupimi as prioriteti i tyre real), por punojnë për të mbledhur miliona dollarë, duke prodhuar “Hite” gati siç prodhohet një konservë, me një formulë të caktuar!
    Dhe i kanë ekipet e tyre (sikur studiot hollivudiane për skenarët e filmave) për t’i përpunuar në drejtimin e caktuar, pa devijuar asnjë milimetër këndej as andej. Kështu që nuk janë filma autorësh, si veprat e Fellinit ose Bunuelit, por janë filma komplet të formatuar brenda kuadrit të caktuar. Mirëpo, janë të realizuar në një mënyrë gati perfekte, “ala amerikançe” dhe super të lezetshëm për t’u shikuar nga një publik i gjerë, pa shumë pretendime estetike apo intelektuale.
    I njëjti fenomen ndodh me një pjesë të madhe të muzikës anglosaksone (e destinuar për shartet dhe hitet mediatike dhe publike) përmes radiove, televizioneve, kanaleve muzikore apo rrjetave
    shoqërore. Pse?
  • L O V E  S O N G S
    – 7 -Se është një art industrial për masën e gjerë dhe jo një krijimtari puro individuale, të një autori IKS!
    Pra e krijojnë këngën në formën e duhur të një “Hiti”, pastaj e kompozojnë muzikën me formulat adekuate që funksionojnë direkt në veshin tonë dhe e gjejnë këngëtarin që mund t’i këndojë me disa parametra që dihen, pamja, ana sexy, talenti vokal natyrisht,
    stili dhe mënyra e paraqitjes në skenë dhe në media … ), kanë ekipet që merren posaçërisht me marketingun, reklamën, anën komerciale, mediatike dhe organizimin e turneve dhe koncerteve.
    Dhe natyrisht në këtë botë specifike, ultra të kornizuar, me një qëllim puro komercial, ti nuk mund vjen aty, për të thënë: “Unë nuk i pranoj gjithë këto norma dhe formatime, sepse jam John Lenoni, Jim Morrisoni, Leonard Coheni, Jacques Breli dhe e kam
    botën time shpirtërore, me një mesazh thelbësor, për ta transmetuar në muzikë, por me stilin tim autentik”!, se nuk ka shanse për t’u pranuar. Kështu që kur flasim për Dua Lipën, me artistët e tjerë shqiptarë, që unë i çmoj, i respektoj, i dua dhe i dëgjoj me kënaqësi, personalisht, sepse kanë merita madhore, për të mbërri në atë nivel fame planetare. Nuk është një fjalë goje … janë po thuajse 5 personalitete në 10 milionë shqiptarë!
    Unë ua heq kapelën dhe iu them: ”Bravo u qoftë dhe respekt total!”, porse duhet pranuar, që janë pjesë e industrisë së hiteve të formatuara e jo më shumë. Nuk pritet këtu universi i Janis Joplinit, i Joan Baez, i Edit Piafit, i Nina Simonit, i Cezaria Evores, i Aretha    Franklinit, i Ella Fitzegarldit, i Barbarës, i Juliette Greco, apo i Amy Winehouse, por jemi vetëm në universin e diskotekave dhe të Night klubeve, që amerikanët e quajnë vetë “Music for the dance-floor!”.
    Pra, na pëlqen direkt Hiti, na hyn ritmi në vesh, na stimulon dhe na zgjon dëshirën për të vallëzuar … e na mjafton.
    Mbaron muhabeti apo analiza e këtyre këngëve me aq, sepse funksionojnë si një puls erosi, një valë dëshire, për një publik më tepër “teenagers … pra, për të gjitha ato gjenerata të reja, që kërkojnë dëfrim, lëvizje dhe vallëzim!” Pastaj, më pëlqejnë edhe
    mua 66 vjeçarit, sepse ma rikujtojnë rininë time të shthurur gjatë
    viteve 60 dhe 70, mes Parisit dhe Brukselit. Waou!
    S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 8 -Janë propozime muzikore të bukura, super efikase, që konsumohen aty për aty, me një afat të shkurtër, por që nuk lënë gjurma të thella gjatë viteve në kujtesën tonë. Sepse në realitet, ashtu janë të menduara prej “A deri në Zh” dhe të konceptuara. Dhe e pranojmë!
    Tani provoni këtë Test krejt të thjeshtë: Merrni si shembull një “hit të ri komercial ”të Rita Orës (ose dikujt tjetër, të cilin nuk e ke dëgjuar deri sot) dhe si provë evidente, mbyllini mirë sytë, shtrihuni në një divan dhe unë, po ua lëshoj dy ose tri herë atë hit të ri, për të cilin nuk keni për momentin asnjë lloj informacioni! Okay?
    A mund të më thoni se i kujt është dhe kush e ka kënduar?
    Po ua garantoj me çka të doni, që Jo! A është një hit i Rita Orës, i Rihannës, i Taylor Swiftit, i Ariana Grandës, i Katy Perryt, i Dua Lipës, i Bebe Rexhes dhe mund t’ua citoj edhe 10 emra të tjerë të kësaj kategorie?
    Nuk do jeni as Ju, as unë vetë, në gjendje për ta identifikuar se kujt
    i takon kjo këngë! Pse?
    Sepse të gjithë këto këngëtarë këndojnë njëlloj, me të njëjtin stil muzikor dhe në realitet nuk dallohen fare, as këngët e tyre, as kush i interpreton. Dikur e dimë dhe e kemi të fiksuar, por pas një fushate publicitare, por nuk na fiksohet si diçka krejt spontane apo e natyrshme. Kurse pa një publicitet fenomenal, sa për t’i fiksuar
    përfundimisht është shumë vështirë për t’i identifikuar këngët e tyre dhe kush i interpreton.
    Kurse James Brown-i, apo Bob Marley, të fiksohet spontanisht.
    Ndërsa këto këngëtare nuk kanë objektivisht, asgjë karakteristike, që i dallon menjëherë, me këngëtarët e tjerë dhe ngaqë të gjitha janë të formatuara me një stil dhe kanë dalë nga e njëjta fabrikë e hiteve anglo-saksone. Cilado prej tyre, do mund ta këndonte këngën e tjetrës pa asnjë problem, pra Hitin e Rita Orës, e këndon Katy Perri
    apo hitin e Dua Lipës e këndon Taylor Swifti, pa asnjë problem dhe ti nuk e merr vesh se kush është.
    L O V E  S O N G S
    – 9 –
    Kurse dallohen direkt Mick Jaggeri ose David Bowie për shembull, sepse ata e kanë një gjurmë artistike, autentike të tyre, ata veprojnë komplet me një tjetër logjikë krijuese dhe artistike!
    Për ta thënë pak ndryshe, ose:
  • Je në fushën e muzikës për të korrur suksese dhe dollarë me hite, gati me një logjikë puro biznesi, (pranohet, përse Jo!). Në këtë rast, të gjitha materialet përgatiten nga ekipe të tjera, profesionistësh kurse ti je vetëm interpreti i duhur për të mahnitur publikun.
  • Ke kërkesa profesionale e personale, për të lënë një vepër ose një gjurmë artistike në muzikë, ke pretendime si autor i një universi specifik muzikor edhe pse si të tjerët,
    pretendon po ashtu suksesin apo lekun. Porse, i jep prioritet cilësisë dhe autenticitetit tënd krijues, sepse e konsideron veten, si artist unik e origjinal, me disa parime
    etike e jo vetëm si produkt i industrisë muzikore.
    Desha të bëj këtë nuancë, sepse sot, sidomos tek ne, kemi shumë konfuzione në vlerësimin e prodhimeve artistike, se ndoshta mungojnë kritika edhe kriteret profesionale të duhura.
    Pos asaj edhe kërkesat tona janë të dobëta, nuk e arrijnë kulmin madhor.
    Dua t’ua them miqësisht, që çdo gjë nuk vlerësohet njëlloj, me të njëjtat kritere, nuk gjykohet Keni Westi, apo Jay-Z, me Kim Kardashianin, si Bob Dylani, apo miku im Léo Ferré, Justin Biberi, nuk vlerësohet si t’ishte poeti francez Georges Brassens, ose
    Shakira me Beyoncé-në, si Nina Simone për shembull, ose Edith Piaf-i, si Mireille Mathieu, vetëm në bazë të suksesit popullor apo atij financiar. Mos harroni që arti është së pari edhe ART … e kjo, iu takon të gjitha fushave të krijimtarisë!
    Në letërsi, Daniel Steel apo Barbara Cartland, nuk mund të jenë Prusti apo Albert Camus edhe nëse shesin me miliona libra në botë dhe Amélie Nothombi nuk është Tony Morrissoni, as Virginia Woolfi! Mirëpo, unë mendoj që suksesi duhet të respektohet dhe
    të merret patjetër parasysh si fenomen suksesi.
    S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 10 –
    Kurse pastaj vlera e thellë artistike, gjurma historike që do ngelet apo jo është çështje krejt tjetër, për studiuesit dhe kritikët e muzikës!
    Tani, kur dihet se çfarë mundimesh duhen për të mbërritur në nivele njohje planetare (sepse askush nuk t’i hapë portat kot, as nuk t’i falë 5 Cent, pa disa sakrifica) është me të vërtetë, për t’ua hequr kapelën dhe për t’iu thënë; “Bravo ju qoftë”! Kështu, që nuk
    mundem, për të mos i admiruar sinqerisht Rita Ora apo Dua Lipa edhe pse mund t’i kam natyrisht shijet e mia intime dhe hierarkinë time artistike të vlerave. Pra Eric Claptoni nuk është Shpat Kasapi, (sado që më duket simpatik) dhe Mark Knopfleri, i grupit “Dire
    Straits”, nuk është miku im Sabri Fejzullahu, i cili ka ardhur për të na nderuar me një vizitë në Bruksel, në shtëpinë time.
    Porse e kam një problem personal serioz, me çka kam dëgjuar gjatë këtyre 30 viteve të fundit, në Kosovë dhe në Shqipëri, nëpër të gjitha kanalet televizive dhe sidomos muzikore, që japin klipe dhe këngë Non stop dhe i kam dëgjuar me shumë dëshirë dhe
    vëmendje, madje edhe me një predispozicion tepër pozitiv.
    Mirëpo pastaj, me mjaft keqardhje, nga që më vjen realisht shumë keq, por nuk mundem mos me qenë me veten, as me Ju, 100% i sinqertë.
    Mua, nuk më ka bindur fare muzika e lehtë shqiptare e këtyre tri dekadave të fundit, bile me ju thënë të drejtën edhe më ka irrituar në maksimum.
    Nuk e di sa më kuptoni?
    Mund të gaboj dhe në atë rast, ju kërkoj ndjesë natyrisht, (nuk e kam për zakon, me kritikuar për qejf, apo me ju shitur mend, pa nevojë!), por kështu e kam përjetuar unë vetë, në bazë të asaj çka kam dëgjuar, gjatë këtyre 30 viteve të fundit.
    Si shembull, le të analizojmë periudhën (1990 – 2020)!
    Pastaj e kam pyetur seriozisht veten, si njeri, po pse, ku qëndron problemi real?
    Dhe për t’u përgjigjur sa më objektivisht, mbi disa baza serioze e kam krahasuar pra, muzikën e lehtë shqiptare, me krejt çka kam dëgjuar unë, nga fëmijë deri sot, nga gjithë muzika botërore, në Francë dhe në Belgjikë, duke i fiksuar disa rregulla, ose norma profesionale të qarta, për t’i analizuar dhe vlerësuar gjërat, me sa
    më tepër drejtësi dhe përmes të njëjtave kritereve.
    L O V E  S O N G S
    – 11 -Sot për sot, duke patur parasysh muzikën argëtuese franceze, anglo-saksone dhe italiane për shembull, me gjithë këngëtarët që i njoh dhe që i kam dëgjuar me kohë dhe pa asnjë përbuzje ndaj artistëve tanë shqiptarë (le ta dinë mirë, që e kanë të gjithë, pa
    diskutim dhe paraprakisht simpatinë time, sepse jemi të një origjine … kështu që nuk përjetoj asnjë kënaqësi për t’i kritikuar të tjerët, për qejf apo për sport!), unë mendoj objektivisht dhe sinqerisht, që muzika shqiptare e quajtur muzika e lehtë e periudhës
    (1990 – 2020), nuk i plotëson aspak parametrat e duhura, nuk e ka as karakterin, as origjinalitetin autentik, apo fabulat domethënëse në tekstet e saj, kështu që për mua, ka tepër mungesa madhore dhe gati bazike. Është një amalgamë influencash, një përzierje arbitrare, që del komplet bosh, pra një çorbë e pa dëgjueshme.
    Ndjesë që po e them, por kjo është përshtypja ime reale!
    Pra, kur dëgjoj një këngë të muzikës së lehtë shqiptare apo kosovare, nuk e di realisht, se çfarë jam duke dëgjuar dhe se ku qëndron brumi, shpirti, autenticiteti apo gjurma shqiptare në këtë stil muzike dhe në këto lloj këngësh!
    Unë shoh vetëm imitime dhe huazime të kota, mjaft banale dhe të pamenduara fare, vetëm për t’u paraqitur si modern i kohës dhe duke e mohuar komplet identitetin tonë shqiptar.
    Pse? Ndoshta nga një formë kompleksi ndaj të huajve, një mosbesim i thellë apo një nënvlerësim i vetvetes?
    Na kanë thënë me Shekuj, që ne nuk vlejmë, që jemi askushi dhe për fat të keq, në nënvetëdijen tonë e kemi besuar. Dhe tani jetojmë nën lëkurat dhe kostumet e huaja, me shpresë që të na pranojnë dhe të na respektojnë të tjerët!
    Por jo, o Miq, gabohemi rëndë, nga që çdo kush e respekton në realitet, vlerën apo shpirtin autentik të një populli. Pastaj, imitimi është vetëm një imitim dhe asgjë tjetër, s’mund ta ketë kurrë vlerën e origjinales!
    Sipas jush, pse respektohet muzika xhamaikane, kubaneze, apo afrikane?
    S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 12 –
    Sepse e ka sensin, ngjyrën dhe parfumin e saj historik, sepse tingëllon si diçka e vërtetë. Për shembull, kur dëgjoj një këngë franceze e di që jam në botën e tyre, jam në Francë. Me këngën italiane, jam direkt në Itali, sepse e ka ngjyrën dhe parfumin italian,
    njëlloj me hispaniken, me Fado-në portugeze, kurse me këngën dhe muzikën anglo-saksone e di që jam diku mes Londrës dhe merikës, New York-ut dhe Los Angeles-it. Me këngën greke, jam padyshim në Greqi, po ashtu me muzikën dhe këngën sllave apo
    arabe që kanë ngjyrën e tyre autentike, pak a shumë specifike …
    Por tani, lind pyetja; Se ku jemi ne me këngën e sotme shqiptare apo kosovare? – më thoni sinqerisht.
    Çfarë na transmeton prej shpirtit shqiptar, çka mund të kapim prej saj dhe cilat elementë mund t’i identifikojmë si pjesë origjinale e muzikës tonë?
    E kuptoj, që në shoqërinë tonë, ne funksionojmë më tepër me postura false teatrore, me formula boshe, pak a shumë mekanike dhe hipokrite, tamam si politikanët tanë e sidomos në fushat krijuese artistike, ku askush nuk e ka guximin të japë mendimin e
    tij të vërtetë, mbi çfarëdo vepre artistike (film, libër, dramë, ekspozitë, këngë).
    Nga që çdokush, si pjesë e Showt shoqëror luan perfekt rolin e tij, duke të thënë ballë për ballë: “Ua ou, shumë mirë, urime dhe bravo të qoftë, qenke super gjenial, miku im dhe pas shpine, ju thotë gjithë të tjerëve, se ky idiot nuk vlente asgjë”!
    Ndërsa nëpër media, gazeta apo televizione, askush nuk e shpreh publikisht një mendim kritik autentik dhe të sinqertë, mbi çfarëdo propozimi krijues artistik.
    Okay, atëherë, më thoni: Së pari, ku qëndron hierarkia objektive e vlerave?
    dhe Së dyti, sa peshon kredibiliteti ynë, si intelektualë dhe si pedagogë?
    E kjo logjikë ose ky qëndrim negativ, aq i çoroditur, për mua nuk shkon!
    Sepse, kjo mungesë autenticiteti, na degradon … madje, krijon një problem të madh njerëzor, etik dhe profesional. Pse?
    Sepse, ne sot kemi pikërisht dhe urgjentisht nevojë, (kur i mendoj sidomos studentët tanë dhe gjithë gjeneratat e reja, që evoluojnë në një “No Man’s Land mjegullnajash”) për t’i vendosur disa BAZA të forta dhe të shëndosha, të cilat nuk do lëvizin, sa herë do fryjë era, apo do ti teket këtij apo atij, sipas qejfit, por na duhet për t’i
    fiksuar disa norma evidente, që i rezistojnë kohës dhe modave.
    L O V E  S O N G S
    – 13 –
    Pra ne, na nevojitet një hierarkie objektive dhe serioze të vlerave autentike të vërteta, duke i faktuar, afirmuar, analizuar dhe konsoliduar, mbi disa baza shkencore dhe kritike.
    Po ashtu, kemi nevojë për një liri totale të mendimit, domethënë, aftësinë për ta shprehur një përshtypje tonë intime, të përjetuar dhe të sinqertë, por duke e mbështetur me disa argumente personale, një frymë autentike, një etikë profesionale dhe individuale.
    Po ju pyes shpirtërisht, më thoni: Cilët janë këngëtarët tanë, që kanë një diskografi të konsoliduar, me veprat e tyre muzikore, (të njohur dhe të identifikuar si diçka origjinale), që kanë një publik, që i ndjek besnikërisht tash ca vite dhe që kanë bërë me vite koncerte në salla të mbushura plot me njerëz dhe që kanë realisht diçka interesante për të na ofruar dhe transmetuar, pra që na kanë lënë një gjurmë të thellë shpirtërore?
    Unë nuk i njoh!
    Ndërkohë që, njoh vetëm pseudo këngëtarë fiktivë të rastit, të biznesit, të televizioneve, të verave nëpër lokale, të dasmave dhe ditëlindjeve etj.
    A është kjo diçka normale?
    A mund të quhen gjithë këta individë, të cilët vijnë pa asnjë ambicie krijuese në këtë fushë, ARTISTË serioz, përfaqësues të këngës argëtuese shqiptare?
    A mund të krahasohen ato me Vaçe Zelën, Nexmije Pagarushën, Inva Mulën, Saimir Pirgun, apo Ermonela Jahon?
    Ndjesë nëse gaboj, por unë personalisht, kam disa kritere evidente dhe po i pleqëroj tani miqësisht me Ju.
    Për shembull, po qëndrojmë tani, tek këngët argëtuese komerciale për një publik të gjerë:
    Ku janë artistët shqiptar ekuivalentët e Charles Aznavour, Edith Piaf, Enrico Macias, Dalida, Mireille Mathieu, Johnny Halliday, Eddy Mitchell, Véronique Samson, Florent Pagny, Zazie, Mauranne, Soprano, Maitre Gims, Stromae, Orelsan, Cali, Benabar, pa folur për këngën edhe më poetike, pak më elitare të Jacques Brel, Léo Ferré, Georges Brassens, Claude Nougaro, Jean
    Ferrat, Charles Trenet, Alain Bashung ose Barbara?
    S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 14 -Po ku janë; Eros Ramazzoti, Adriano Celentano, Laura Pauzini ose Paolo
    Conte – shqiptarë?
    E mos të flasim për muzikën dhe këngën magjike anglo-saksone!
    Ku i kemi ne, personalitetet muzikore përfaqësues si;. Bob Dylan, Leonard
    Cohen, Bruce Springsteen, Johnny Cash, Simon and Garfunkel, Joan Baez,
    Jim Morrison, Kurt Cobain, Janis Joplin, Amy Winehouse, Lou Reed, Iggy
    Pop, Sting, Peter Gabriel, Bryan Ferry, David Bowie, Prince, ose Michael
    Jackson dhe mund t’i citojmë edhe 20 të tjerë, emra individual të këngës
    argëtuese komerciale, por me kualitet, një nivel profesional dhe një karrierë
    afat gjatë (çka nuk mund të jetë një loto e rastit: siç e kemi shembullin me
    Adèle, Céline Dion, Lady Gaga, Madona, Rihana, Taylor Swift e plotë të
    tjerë … mund ta shtojmë nga ana e jonë edhe Rita Orën apo Dua Lipën) dhe
    mund t’ua citoj 30 grupe muzikore pop e rrok, që nuk mund të diskutohen
    me Beatles, Rolling Stones, U.2, Led Zeppelin, the Who, the Cure, Depeche
    Mode, ACDC?
    Pra pyetja ime ishte: Cilët artistë shqiptarë, sot për sot, mund të përfshihen në
    këtë kategori artistësh?
    Si vlerësohet pra karriera e tyre, përmes cilave kritere objektive?
    Se po ua përsëris prapë, nuk jam këtu, për t’i denigruar këngëtarët tanë
    shqiptarë, as për t’iu shitur mend, por më thoni në bazë të disa kritereve krejt
    profesionale: A i plotësojnë këngëtarët tanë, të gjitha normat normale të
    artistëve, që ua përmenda më sipër?
    Sepse duhet që ta dini mirë fillimisht, se që të gjithë ata:
  • Kanë pa diskutim, një shtëpi diskografike, siç kanë
    shkrimtarët një shtëpi botuese që pasqyron veprën e tyre.
  • Publikojnë një album muzikor në çdo vit, dy vjet, pesë vjet,
    por e kanë një krijimtari të caktuar, brenda një afati apo
    ritmi kohor.
    Kjo është si kartëvizita artistike e veprës së tyre muzikore. – Ja kush
    jam unë dhe ja çka kam krijuar dhe prodhuar!
    Kur artistët na ofrojnë një album muzikor të ri, të cilin e
    promovojnë nëpër të gjitha mediat, detyrimisht duhet të testojnë efektin e tij në publik, përmes “turneve koncertesh” të programuar.
    Disa ekipe, merret profesionalisht me organizimin dhe promovimin e turneve muzikore nëpër botë. Pse?
  • L O V E   O N G S
    – 15 -Sepse logjika normale e çdo këngëtari serioz dhe ambicioz, i cili e
    merr me pasion artin e tij është për t’u paraqitur në skenë, për ta
    ushtruar profesionin e tij dhe për ta verifikuar së pari, se si reagon
    publiku para performancës së tij.
    Pra, a i vjen publiku, a është një publik tifoz që e ndjek besnikërisht, a i
    mbushin sallat apo jo?
    Si konkluzion: Kur funksionojnë këto dy parametra gjatë disa
    viteve, apo dekadave (pavarësisht, a na pëlqen ne filani apo fisteku,
    a e vlerësojmë apo jo, sepse, kjo gjë është çështje shije personale
    dhe subjektive … ) të gjithë këta këngëtarë duhet të vlerësohen si
    profesionistë të vërtetë, sepse e kanë një bagazh real, që quhet
    “karrierë”. Nga që, dihet që askush nuk qëndron krejt kot në TOP
    gjatë 10, 20 ose 50 viteve.
    Kështu që gjithë emrat që ua citova më sipër, kanë krijuar një
    karrierë muzikore e cila mund të kritikohet dhe vlerësohet, në
    aspektin puro artistik, me kriteret tona muzikore dhe kulturore, si
    një roman i një shkrimtari, apo një ekspozitë e një piktori.
    Na pëlqen apo nuk na frymëzon fare, në bazë të këtyre
    argumenteve tona, por nuk mund të mohohet as artisti dhe as
    karriera e tij! Sepse e ka të faktuar suksesin e tij, përmes disa
    parametrave, që nuk mund të diskutohen. Ka shumë këngëtarë, që
    mua për shembull, nuk më inspirojnë fare, porse nuk mundem për
    t’i denigruar.
    Pyetja është kjo: Cilët këngëtarë shqiptarë kanë krijuar një karrierë
    muzikore të vërtetë, duke i plotësuar këto dy parakushte; Të përfaqësohen nga
    një shtëpi diskografike muzikore dhe të kenë realizuar turne me vite, në
    “koncerte live” në publik?
    Kur nuk i ke këto dy baza të konsoliduara, apo këto dy kartëvizita
    serioze, për mua, nuk ke nivelin dhe nuk mund të konsiderohesh si
    një këngëtar i fuqishëm ose i bindshëm autentik, përmes një
    vlerësimi profesional.
    S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 16 –
    Më thoni, si vlerësohet dhe pastaj pranohet si artist krijues, një shkrimtar apo
    një piktor, me bllof, pikë së koti?
    – Përmes krijimtarisë së tij letrare, pra konkretisht, përmes librave
    që ka botuar dhe që shumë kush i ka lexuar dhe vlerësuar.
    – Kurse një piktor, vlerësohet përmes tablove që ka realizuar dhe
    mënyra sesi janë pritur gjithë ekspozitat e tij.
    Dhe nëse aplikojmë të njëjtin kriter profesional, tek këngëtarët tanë,
    me siguri nuk do qëndrojnë 95% e tyre! Pse?
    Jo pse, po e thotë Sherifi jashtë qejfit të tij, apo filan-fisteku, por,
    sepse nuk e kanë së pari, veprën muzikore që flet në favor të tyre,
    në një mënyrë të bindshme dhe së dyti, nuk e kanë as karrierën e
    konfirmuar me vite, përmes koncerteve si “Spektakël live profesional”,
    me një publik tifozësh të flaktë, i cili i ka ndjekur kudo me plot
    entuziazëm besnikërisht.
    A jemi dakord, me çka mund të na bindin realisht?
    Me tallavahane dasmash apo hotelesh gjatë sezonit turistik veror, apo me Show
    nëpër televizione dhe kanale muzikore?
    Jo, të dashur Lexues!
    Dhe këtu qëndron pikërisht për mua sot, problemi madhor që kam
    me këngën shqiptare. Pra, më duket krejt fiktive, si bllof, pa themel
    serioz dhe gati si bixhoz komercial, si një mjet biznesi, për të fituar
    një maksimum të ardhurash, në një afat të shkurtër dhe ku unë nuk
    shoh asnjë preokupim të thellë artistik.
    Pastaj për çudi, askush nuk e ka sinqeritetin personal, apo etikën
    profesionale, për t’ua thënë miqësisht këtë gjë elementare
    këngëtarëve tanë, me një gjuhë krejt të qartë dhe të argumentuar!
    Kur i shoh këngëtarët tanë nëpër 10 ekrane televizive, me klipet e
    tyre muzikore, apo gjatë dasmave shqiptare dhe kosovare, ose gjatë
    sezonit veror nëpër lokalet e Durrësit apo të Ulqinit: nuk e kuptoj
    sesi mund ta quajnë vetën artistë autentikë, gjithë këta individë,
    (baras me emrat botërorë) kurse në realitet, çdo kush e di që janë
    aty, vetëm sa për t’i mbushur xhepat e tyre me lekë dhe në asnjë
    mënyrë për të shfaqur një art të vërtetë puro shpirtëror, si çfarëdo
    “artisti muzikorë i lindur”!
    L O V E  S O N G S
    – 17 –
    Por dikur duhet thënë “STOP”, mjaft më me gjithë këto produkte artistike të pa vlerë, të cilat nuk e nderojnë aspak Kombin.
    Edhe paraqitja tyre përmes klipeve (me pretekstin që jemi fashion dhe super modern, si Amerika apo Anglia) është tepër vulgare, pa dinjitet artistik, ngaqë është krejt absurde dhe e pa sens dhe për mua tingëllon gati më tepër, si një pornografi pseudo-artistike.
    Shikoni për kuriozitet, një klip të Adelës, apo Celine Dion-it, apo të Barbara Streisand-it, ose të Amy Weinhouse. Sinqerisht; A mund të krahasohen me klipet shqiptare apo kosovare, në stilin e prezantimit?
    Jo, se kam si fans i majit ‘68, ndonjë tabu apo kompleks, porse unë, nuk e dalloj, se ku qëndron arti autentik shpirtëror, brumi ynë shqiptar, në këtë lloj paraqitje? Dhe kjo më krijon një problem!
    Është një çoroditje, që mua më pengon dhe më mjeron realisht, tash 30 vite.
    Kurse si bashkatdhetar, do kisha pasur dëshirë për t’i vlerësuar të gjithë, pa asnjë rezervë dhe për t’i ftuar për qejfin tim, në kafe. Do i kisha respektuar të gjithë, por me një bindje minimale, në vlerën e artit të tyre.
    Por në këtë rast, me çka, me cilën vepër origjinale?
    Cilën diskografi historike e cila ka lënë një gjurmë, cilën karrierë muzikore
    gjatë viteve?
    Pastaj vjen edhe pyetja, krejt legjitime: Okay mirë, po pse këndojnë, cila është
    realisht ambicia e tyre, pse janë në muzikë dhe çka kanë për të na ofruar?
    Kuptohet shumë qartë, nga të gjithë, (edhe nga çobani në bjeshkë!), që muzika është vetëm në një marrëdhënie biznesi dhe asgjë tjetër.
    Pra, për 90% e këngëtarëve tanë e kanë vetëm një mjet praktik për të mbledhur Lekë.
    Më thoni, me çka jetojnë konkretisht, miqtë tanë artistë?
    Disa prej tyre janë objektivisht të talentuar e ushtrojnë artin e tyre muzikor, pra janë teorikisht apo praktikisht në fushën e këngës dhe të muzikës, por paralelisht edhe punojnë për të siguruar një rrogë mujore normale, si pedagogë në universitetet e artit, në specialitetin e tyre. Madje, mund t’iu them, se kam dy miq profesionistë të
    vërtetë, të cilët unë sinqerisht i çmoj, sepse e meritojnë atë vlerësim.
    S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 18 –
    Por pastaj shtrohet kjo pyetje, në aspektin puro etik: Përveç pagës së garantuar si profesorë, (por kjo është baras me një funksionar shtetëror të rëndomtë) si krijues, si zhvillohet praktikisht jeta dhe karriera e tyre
    muzikore dhe profesionale në Shqipëri?
    Si e përjetojnë artin e tyre në jetën e përditshme? Sikur të tjerët, nëpër disa festa private tek filani apo fisteku, me nga 5.000 apo 10.000 Euro honorarin?
    Me çfarë jetojnë Shkurte Fejza apo Ilir Shaqiri për shembull, në Kosovë?
    Nuk e kam aspak për t’i gjykuar apo për tu shitur moral, sepse e kam parasysh kontekstin tonë shqiptar, por se dëshiroj për ta theksuar situatën tonë konkrete, në fushën artistike, kështu që nuk mund t’i fajësoj aspak artistët tanë, për mënyrën sesi veprojnë.
    Mirëpo pastaj, ky stil jete, nuk mund të jetë pa pasoja të rënda, në fushën puro krijuese, sepse me kohë e vret pa asnjë mëshirë artin si Art!
    Kështu veprojnë sipas jush artistët serioz dhe ambicioz francezë apo anglezë,
    me artin e tyre?
    Si pedagogë, apo si kritikë, Okay, kuptohet, sepse është diçka normale dhe mjaft dinjitoze, që meriton respekt.
    Por, a i imagjinoni nëpër dasma, fejesa, ditëlindje, kafe, bare, restorante ose
    nëpër hotele turistike gjatë verës?
    Nëse je dikush me vlerë dhe me peshë, që pretendon për ta arritur një shkallë profesionale si artist, si Charlie Parkeri, Django Rheinhardi, Miles Davisi, Chet Bakeri edhe nëse je fillestar, pos klubeve të njohura të xhazit, nuk ka sens për të shkuar ku nuk ka hije, për ta mohuar apo zhvlerësuar talentin tënd (jo po fitoj shumë Lekë!). Sepse kur vepron rregullisht tash ca dekada me këtë sistem pervers, sado që të kesh talent, në realitet ke pshurrur vetë artin tënd, sepse nuk e ke respektuar siç e meriton në thelb, ngaqë e ke shitur praktikisht për Lekë. Kështu që pas disa kohe, fillon
    natyrisht për të degraduar, sikur shumica e të tjerëve. Pse?
    Se nuk i je përmbajtur rregullave normale të etikës shpirtërore
    artistike.
    Po ua përsëris edhe një herë: Logjika e biznesit nuk përputhet fare
    dhe pos asaj, bije në kundërshtim direkt me logjikën krijuese të një
    L O V E  S O N G S
    – 19 –
    artisti autentik … Më pas ca kohe edhe e helmon e infekton e
    devijon dhe më në fund e asgjëson komplet artin tënd si art!
    Ose me një fjalë tjetër, shikoni ju artistët tanë edhe ata që konsiderohen realisht njerëz të talentuar: Ku qëndrojnë artistikisht në aspektin e krijimtarisë së tyre personale? Apo shkojnë duke vrapuar vetëm pas Lekut?
    A mund të supozoni të njëjtën filozofi veprimi, tek një këngëtar profesionist
    serioz francez, i cili e ka mirë apo keq, një diskografi reale të konsoliduar, një
    karrierë të gjatë skenike dhe një publik besnik artdashës të garantuar?
    Vlerësoni sot edhe Angelën (25 vjeç) apo Aya Nakamura (25 vjeç), apo zoti
    Vianney, i cili e ka mbështetur edhe këngëtaren kosovare Ezra Muçolli në
    Francë, në moshën e re që kanë?
    Me çka jetojnë? Me dasma dhe me ditëlindje, apo me koncerte në hotelet e
    Vlorës apo të Ulqinit?
    Me siguri që Jo! Nëse nuk i mban arti gjallë, jetojnë me të ardhurat
    mujore si pedagogë, ose për shembull si gazetarë apo kritik të
    profilizuar në muzikë. Është normale, sepse ka një logjikë veprimi,
    ajo punë, por nuk ka shanse, për t’i pa këta artistë, aty ku nuk duhet
    dhe ku mund të diskreditohen kot pa nevojë … !
    Mund t’iu përgjigjeni Ju vetë këtyre pyetjeve themelore dhe pastaj,
    do e pleqërojmë së bashku, në një fushë.
    A vjen Bob Dylani, Bruce Springsteen-i, Adela, apo Bruno Marsi, për të
    interpretuar hajgare në skenë, ose për të kënduar në Hotelet e Durrësit gjatë
    verës?
    Unë, kur vij me një libër të ri para publikut francez apo shqiptar, vij seriozisht para jush, me një sinqeritet të plotë dhe një ambicie artistike, për tu ofruar një vepër të konsoliduar dhe super origjinale e cila mund ta lejë një gjurmë në fushën letrare. Nuk vij për figuracion, as për Lekë, as për Show, as për reklamë, por siç ua thashë, për ta lënë një vepër testamentare në trashëgimi dhe për t’u shënuar dikur në memorien apo historinë e këtij arti.
    Janë 50 vite pasion dhe punë krijuese, për ta ushqyer këtë ëndërr dhe mbërritur këtë qëllim. Prandaj, kur një artist, cilido qoftë, vepron në këtë mënyrë dhe me këtë filozofi pune, ka shanse që
    S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 20 –
    veprimtaria e tij, të jetë diçka interesante në thelb që ia vlen, sepse është e kompozuar me një pasion të plotë 100%, me sinqeritet maksimal dhe një dashuri ekstreme ndaj artit që e praktikon.
    Pra, kështu kam vepruar unë gjatë jetës time, ndaj vetvetes, por edhe ndaj popullit, të cilit ia kam adresuar këtë vepër puro shpirtërore … kështu që nuk ka, tek unë, në atë veprim apo marrëdhënie personale me artin, apo me publikun: Asnjë miligram kalkulim, hipokrizi, ose devijim nga baza thelbësore e cila ngelet 100% “Universi krijues”!
    Kështu që herët apo vonë, me një logjikë evidente të shëndoshë (siç më thoshte para 45 viteve, miku im aq i shtrenjtë Ibrahim Rugova), do trajtohet me respektin dhe qëndrimin profesional të duhur, në gjithë Botën shqiptare e sidomos nga gjeneratat e reja që do vijnë.
    Unë personalisht, kam ditur që në fillim, sepse ma konfirmonte këtë gjë, një “zë intim” dhe sot e ndaj natyrisht, po atë mendim të Rugovës, nga që nuk kam asnjë pikë dyshimi mbi afirmimin e tij, që në vitin 1976. Madje, të gjitha ato gjëra dhe amanete, që m’i ka
    pas shprehur Rugova në ato vite, janë realizuar gradualisht dhe më kanë dalë të sakta, aq ka qenë ai Njeri vizionar.
    Dhe unë sot e di në brendësinë time, me “antenat” dhe përvojën që kam, (sado që mund ta frenojnë qëllimisht dhe ta lenë nën hije për disa kohë, gjithë këtë thesar letrar), nuk e kam shumë problem, nga që jam krejt i sigurt që dikur, herët apo vonë, kjo veprimtari, do të jetë për rininë tonë shqiptare, një revolucion estetik radikal e
    thelbësor, diçka e paparë, referenciale dhe emblematike në të ardhmen dhe do vijë dikur koha, kur do t’ju përshëndes me plot dashuri dhe respekt maksimal, prej Marsit!
    Në aspektin pak më praktik: Lexuesi shqiptar i ka para syve të tij 100 Poezi, të cilat mund ti lexojë, siç mund të lexojë vargjet e Migjenit, Aragonit, Lorkën apo një poet tjetër.
    Kurse bota muzikore shqiptare (kompozitorët dhe këngëtarët), kanë në dispozicion 100 tekste të cilat ua propozoj si material bazë, për ti kompozuar dhe kënduar në skenë.
    L O V E  S O N G S
    – 21 –
    Do më thonë me siguri: ”Zoti Sherifi, ti je poet i fushës letrare dhe
    kënga e ka një logjikë tjetër funksionimi, me ca parametra specifik
    të saj dhe e kërkon një tjetër teknikë shkrimi … Lëna ne atë punë
    dhe rri më mirë në fushën tënde”!
    Okay, jam dakord në teori me Ju, nëse kënaqeni me këto klishe, mirëpo çfarë
    teksti këndon Leonard Cohen në këngën “The Future” për shembull, (mos e
    keni shkruar ju?) ose Bob Dylani, Jim Morrisoni me “The End”, Jacques
    Breli “Le Plat Pays”-“Les Marquises”, Léo Ferré “Avec le Temps”, Brassens
    “Supplique pour être enterré au Cimetière de Sète”, Benjamin Biolay “La
    Superbe“, Julien Clerc “Les Séparés” e Alain Bashung “Vertiges de l’Amour
    apo Osez, ose z Joséphine?
    Pra, nëse i lexoni tekstet e tyre, do ta kuptoni, nëse e keni kulturën
    artistike të duhur, që janë me të vërtetë poezi gjeniale në thelb, në
    frymën e parë, të cilat mund të lexohen si poezi letrare, të një poeti
    të madh antologjik francez, sepse janë në Top nivel. Pikë!
    Por pastaj në etapën e dytë, janë transformuar edhe në këngë
    fantastike të nivelit të lartë. Po ne, ku jemi?
    Pos asaj, duhet ta dini, që përkundër viteve 60 – 90 dhe pas ‘2000,
    një pjesë e madhe e të quajturës “Kënga argëtuese komerciale
    franceze”, i ka tekstet e kënduara mjaft të pasura dhe në një nivel
    mbi mesataren, madje disa prej tyre janë edhe artistikisht apo
    poetikisht kulmore, gati baras me këngën e quajtur “të autorëve
    poet” si; Brel, Ferré, Ferrat, Trenet, Brassens, Nougaro, Barbara …,
    plus asaj, janë edhe suksese komerciale, të klasifikuara në Top hitet
    muzikore.
    Si është e mundur, pra?
    Si mund të krijohet kjo alkimi subtile mes kualitetit, nivelit dhe suksesit?
    E pra, funksionojnë gjithë këto këngë, super mirë në publik, duke
    u konsideruar si Hite radiofonike. Do të thotë, që suksesi komercial,
    nuk e nënkupton fare, që duhet të ofrojmë banalitete muzikore, me
    tekste debile dhe pak ritëm binar bazik “bum-bum”, posaçërisht
    për ta bindur publikun tonë (i paragjykuar që në fillim, si pa nivel
    kulturor), që po dëgjon diçka super moderne të kohës.
    S k ë n d e r S H E R I F I
    – 22 –
    Pra, mund të korrësh sukses edhe me një nivel kualiteti të lartë
    artistik! E kjo ka rëndësi të madhe!
    Unë jam radikalisht kundër kësaj logjike: Sa më thjesht, sa më bazik
    e sa më poshtë, që të çon detyrimisht nga degradimi dhe çoroditja
    aktuale.
    Sinqerisht; A është për t’u krenuar, me çka ne i ofrojmë sot publikut tonë?
    Dëgjoni për kuriozitet këngët franceze që ua citova dhe shikoni ju
    vetë nivelin e teksteve, do të habiteni!
    Më thoni tani: Pse nuk mund të ndodh kjo gjë edhe me këngën argëtuese
    shqiptare? Pse?
    S’është e mundur një Charles Aznavour, një Coldplay shqiptar për shembull,
    po një Stromae shqiptar, a s’është e mundur?
    Pra, ata kanë triumfuar me repertorin e tyre në gjithë planetin
    tokësor, po ashtu Breli me ca të tjerë dhe gjithmonë me një cilësi
    super larg mbi mesataren.
    Po Edith Piafi, ka kënduar absurditete, sipas jush?
    Po Julien Clerc, po Florent Pagny, po Serge Gainsbourg, pse kanë pasur sukses
    gjithë këta këngëtarë, me një repertor aq cilësor?
    E mund t’ua citoj edhe 30 emra të tjerë, pa problem, po ku qëndron problemi
    tek ne?
    Nga vjen kjo tendencë, për ta gjeneralizuar dhe promovuar banalitetin, gjërat
    e dobëta, pa vlera?
    Është e habitshme sesi e kultivojmë të shëmtuarën, debilitetin, absurditetin dhe kënaqemi me aq pak!
    Pse nuk tentojmë për ta prekur në ART, rafinimin ekstrem, bukurinë shpirtërore hyjnore, pjesën poetike madhore të qenies?
    Pse nuk i besojmë as vetes, së pari, por as popullit tonë, të cilin e nënçmojmë
    rregullisht? Kjo gjë i takon gati psikanalizës kolektive shqiptare!
    Prandaj, po ja bëj sot këtë propozim të ndershëm botës muzikore shqiptare, sepse mendoj që këto tekste mund ta pasurojnë pa dyshim nivelin e saj.
    Pra, le t’i marrin këto 100 tekste si bazë, si materie, si brumë i parë …
    dhe le t’i përpunojnë nëse duan me kriteret e tyre muzikore, por pa e dëmtuar esencën e tyre, nivelin e tyre poetik dhe artistik, sepse e kanë në thelb apo në brendësi, një muzikalitet të brendshëm. Nëse eventualisht kanë nevojë për ndihmën time, jam në dispozicion të tyre, pa asnjë problem dhe me shumë dëshirë!                                                     L O V E  S O N G S                                                                                                           – 23 -Por vetëm kërkoj që të më konsultojnë moralisht, si autor dhe që
    ndryshimet të bëhen me pëlqimin tim.
    Kompozitori i ka kërkesat, shijet dhe prioritetet e veta, po ashtu
    edhe interpreti që këndon … Okay e kuptoj!
    Por për mua, në bazë të përvojës që kam me botën franceze, teksti
    duhet për jetë baza e parë kryesore dhe pastaj duhet që kompozitori si edhe këngëtarët të jenë njerëzisht në shërbim të tekstit dhe jo e kundërta, siç ndodhë në shumicën e rasteve në Shqipëri.
    Për mua ky është gabim strategjik. Nisen nga ideja, ”Jo, po e dimë ne atë punë, më mirë se të gjithë, dhe nuk kemi nevojë për këshilla as komente!” Dhe e kalojnë pastaj autorin në rangun e fundit të një shërbëtori të thjeshtë dhe pa vlerë. Kurse për mua, teksti është prioriteti Numër 1!
    E gjithë të tjerat pjesë, vetëm që vijnë në shërbim të tekstit, për ta pasuruar, ilustruar e zbukuruar siç duhet. Kur do ta kuptojnë këtë gjë elementare: jam i bindur që do ngrihet pa dyshim, niveli global i këngës shqiptare.
    Pra, kur çdokush rri në vendin që i takon dhe nuk afishon pretendime dëlirante dhe megalomane. Autori qëndron në vendin e autorit, kompozitori dhe këngëtari në vendin e tyre, por pa shkelur pa lidhje në territorin e autorit.
    Duhet që të jetë një bashkëpunim i sinqertë i të treve. Kur punohet me shpirt dhe ku çdokush e kompleton dhe e pasuron tjetrin, me specialitetin e tij, vetëm atëherë mund të dalë diçka sublime dhe në Top nivel, me të cilën mund të krenohet çdokush.
    Nëse e kam gabim, mos hezitoni dhe ma thoni! Me rëndësi është
    që të veprohet mbi një energji dhe një psikologji pozitive dhe konstruktive. E jo, ala shqiptarçe: ”Unë di gjithçka më mirë se tjetri dhe s’dua të dëgjoj askënd!” Prandaj e kemi rezultatin që e kemi!
    Pastaj kur ta kenë asimiluar siç duhet (kompozitori dhe këngëtari) këtë princip parësor, mund të bëhen pa problem disa adaptime dhe
    ndryshime, pse jo, nuk jam parimisht kundër, bile është krejt
    normale në këngë … !
  • S k ë n d e r  S H E R I F I
    – 24 –
    Por, kur çfarëdo autori vjen e të propozon një tekst të fuqishëm dhe tepër origjinal, me një ngjyrë poetike evidente, nuk mund të jetë në asnjë mënyrë autori në shërbim të
    kompozitorit, apo të interpretit … e aq më tepër, kur nuk janë ata vetë, as Bob Dylani, as Leonard Coheni. Autori mund t’i ndihmojë me disa ndryshime të vogla teknike, nëse nevojiten e asgjë më tepër.
    Ky është një qëndrim parimor dhe për mua, i cili nuk mund të diskutohet. Autori s’është aty si garniturë.
    E kundërta, PO! dhe është krejt logjike. Pra, kur na vjen Jacques Breli me një tekst të ri për këngë, të gjithë janë në shërbim të tekstit (kompozitori, interpreti, regjisori apo tekniku i studios) dhe në asnjë mënyrë e kundërta. Pastaj, gjithë puna tjetër vijuese dhe
    krijuese, do të funksionojë për së mbari.
    Pika tjetër e dytë: është që të respektohet publiku dhe mos të merret paraprakisht për debil dhe pa nivel fare. Ky është një qëndrim jo korrekt.
    Le t’i ofrohet diçka me ambicie të lartë dhe Pikë!
    Dhe si pasojë, do mësohet dhe do i ngrihen gradualisht kërkesat e tij. ARTI serioz profesional nuk mund t’i ketë këto kalkulime; “Jo, po kjo frazë, apo kjo pjesë e tekstit është tepër e komplikuar për publikun tonë, sepse nuk e kupton, ngaqë nuk e ka nivelin kulturor, e të tjera … “
    Unë, nuk jam aspak dakord me këtë logjikë mendimi, bile e konsideroj si një qëndrim arrogant, cinik dhe amoral, pos asaj edhe si një mungesë respekti ndaj tij. Unë nisem nga besimi absolut që kam në Popullin tonë. Detyra jonë njerëzore, si artistë të vërtetë, me një etikë shpirtërore, me disa parime burrërore, por edhe si atdhetar të këtyre trevave kombëtare është për ta ngritur në maksimum nivelin e Popullit tonë, duke i
    propozuar diçka të bukur, të ndershme, të përjetuar, diçka me peshë, përmes krijimeve super ambicioze, me një nivel të lartë artistik.
    L O V E  S O N G S
    – 25 –
    Po pse, sipas jush, a mos duhet që ta lemë qëllimisht në nivelin e dasmave dhe
    të hoteleve gjatë sezonit turistik, ta ushqejmë vetëm me tallavahane të
    përjetshme? Jo, o Miq, nuk bën …
    Pse kënaqemi me minimumin e shkretë bazik dhe të turpshëm për
    mua artistikisht, kur mundemi për të propozuar maksimumin e
    mundshëm, nuk e kuptoj!
    A duhet të shitemi për aq pak dhe pa asnjë dinjitet?
    Nuk meriton më mirë, publiku ynë shqiptar, se aq?
    Më vjen tepër keq, por unë dëshiroj shpirtërisht për t’ia ofruar mundësisht, së paku nga unë, ngaqë e dua shumë, “Top nivelin” botëror.
    Unë dëshiroj intelektualisht dhe moralisht, që çka t’i ofrohet francezit, anglezit apo amerikanit, që ajo t’i ofrohet edhe artdashësit shqiptar!
    Sepse e meriton edhe ai … një art madhor dhe kulmor, diçka sa më sublime dhe të rafinuar. Dhe në këtë pikë, nuk mund të bëj lëshime.
    Përndryshe, sipas kritereve të mia njerëzore, të cilat ia aplikoj së pari vetvetes, konsideroj që nuk e meritoj realisht respektin e tij, dhe pastaj nuk do kishte sens për mua, me qëndruar as në Shqipëri, as në Kosovë.
    Pra, dëshiroj çka është më e mirë dhe më cilësore për Kombin tim dhe Pikë! Kjo quhet respekti reciprok ndaj vetës dhe dashuria autentike ndaj Kombit.
    Nuk mund të bëj kompromise, as me ART, as me SHPIRT!
    Dua që të qëndroj dinjitoz dhe ambicioz me Kombin tim gjer në fund, që kur ta shoh veten në pasqyrë, pa turp as pendesë, në lidhje me çka jam, me çka kam arritur për të ofruar deri tani … së pari, në raport me vetveten si Njeri, si Artist dhe si Atdhetar dhe pastaj së dyti, në raport me gjithë Popullin shqiptar.
    Pra dëshiroj, që pas 100 vitesh, kur do të flitet për mua, çdokush të thotë me bindje të plotë; “Ky Njeri, ka dhënë maksimumin e mundshëm të shpirtit dhe të qenies së tij dhe na ka pasuruar me diçka esenciale!”. Bota krijuese nuk është biznesi, apo çfarëdo punë
    e rëndomtë e jetës së përditshme. Duhet që të burojë direkt nga shpirti sekret i thellë, nga ndjenjat autentike, nga heshtja dhe
    misteri i njeriut, që quhet Artist.
  • S k ë n d e r S H E R I F I
    – 26 –
    Kur e tradhton sensin e parë të artit, kur luan me të e manipulon e njollos me gjëra të shëmtuara dhe të pavlera, në realitet e tradhton esencën shpirtërore dhe emocionale të njeriut. Dhe unë personalisht, nuk mund të pajtohem me gjithë këtë mos sinqeritet
    dhe bastardim global në fushën e artit. Kur nuk më flet, nuk më rrëqeth, nuk ma zgjon mallin apo lotin: Si mund ta vlerësoj?
    Ju dua shumë dhe ju respektoj pa masë!
    Jeni bashkatdhetarët e mi, dëshiroj t’iu shoh në kulmin e Botës, të krenohem mundësisht me Ju, por me diçka të madhe, të fuqishme, të paparë, me diçka gjigante.
    Jam lodhur me gjithë këto gabelhane, tallavahane, antivlera dhe bastardime në të gjitha fushat krijuese dhe kulturore, ku nuk dallohet dhe nuk diferencohet asgjë, ku Mozarti vlen aq sa injoranti, Whalt Whitmani aq sa një anonim fillestar (me botimin e tij të
    blerë), Modigliani sa një piktor i të dielës në shesh dhe Miles Davisi sa një muzikant restorantesh.
    Mos harroni që ky program i antivlerave ka 30 vite që është në fuqi.
    Bile unë çuditem dhe pyes vetën: Po ku ka qenë Elita jonë kulturore e artistike e vërtetë dhe si e ka lënë këtë fenomen patologjik, aq të çoroditur, për t’u përhapur dhe për t’u bërë gati si normë në shoqërinë tonë shqiptare, pa e denoncuar dhe reaguar të gjithë së bashku siç duhet?
    Ju përqafoj të gjithëve, nga kjo tarracë belgo-italiane, me një kafe
    ekspres dhe një Tiramisu!
    Bruksel, me 15 janar 2021 Skënder SHERIFI

100 Tekste për këngë
S k ë n d e r  S H E R I F I
– 28 –
1. MORE AND MORE
Ec në telin e shpirtit, së pari
Muzikant i trupit me nota ari
Ndiqe fillin tim të Arianës
dhe ngjitu ëmbël gjer tek thesari …

I want you more and more
përndryshe, do kallem për së gjalli
I want you, trup për turp, s’të fali
në pasione engjëlli dhe djalli!

Në çdo sekondë të bukur jetësore
më zgjohen ndjenjat dashurore
Të gjitha dëshirat më nisin drejt teje
Erosi lulëzon si lulet nëpër deje …

Shijo akoma kumbullën e ëmbël
Flladin e freskët që i fryn gjethes
Nga njëra rimë në thelbin e tjetrës
je filmi unik, në parajsën e jetës!

L O V E  S O N G S
– 29 –
Çdo ishull më drejton pranë teje
kur me vishesh me “Vello ylbere”
Toka më duket e bukura e delfit
Oh, ti më je Perëndesha e Diellit!

Më rrjedhin ca lot me mjaltë e nektar
ëndrra të nimfave të kaluara …
Je misteri i madh, ylli im shtegtar
i idileve të vjetra, me margaritarë.

Ec në telin e shpirtit, së pari
Muzikant i trupit me nota ari
Ndiqe fillin tim të Arianës
dhe ngjitu ëmbël gjer tek thesari …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 30 –
2. MREKULLIA E DASHURIA
Oh, e fjetur shekuj pafund
moj e bukura në katund
Kam shërbyer si Princ i ri
por jo si trim, në dashuri!

Mor, u zgjova, jam e gëzuar
Dielli i rëndë më pat kapluar
por asgjë nuk është fituar
pa krahët e tu, në t‘përqafuar …

Dua të dua, pa asnjë çmim
të t‘adhuroj krejt pa mbarim
se koha ikën e na le pas …
Pushtomë mua, plot adhurim!

Nga ritet tona të trëndafilave
mes likereve dhe ëmbëlsirave
ç’po i thur vargje mirësisë
në pelegrinazh të dashurisë.

L O V E  S O N G S
– 31 –
Insistoj dhe kam besim
Mrekullinë, ti po kërkon
Je e zgjedhura e shpirtit tim
Përgjithmonë, të kam në fron.

Përballë orës së kohës
kam mbjellë ndjenjat e merakut
Fjalët në udhëkryqet e Botës
gërmat me bojën e gjakut.

Oh, e fjetur shekuj pafund
moj e bukura në katund
Kam shërbyer si Princ i ri
por jo si trim, në Dashuri!

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 32 –
3. TI JE KULTI IM
Në mes të kulteve të shumta
të pasioneve plot dhembje
përjetojmë ritmet e bukura
Mallin e dashurisë plot endje.

Pa krehur, në prag të çmendjes
Gishtat e tu, me buzë i kapi
gjetjen e “pikës G”, të ndjenjës:
po të afrohem, hap pas hapi!

Baticave në ringjitje të urtë
pas këmbës tënde fort qepem
Në rrëshqitjen e lëkurës së butë
gjej ekzistencën e të jepem …

Kam vuajtur me lot shpirti
i humbur në mendime pa fund
Ah, vera indiane më ndriti
Syri yt, zemrën ma shkund.

L O V E S O N G S
– 33 –

Gjithçka mu bë e qartë, o xhan
me kopsat e fustanit, duke luftuar
kalove të gjithë barrierat … Jaran:
merre pra merre, parajsën në duar!

Si një yll që vezullon mbi thep
të shikoj ëmbël në heshtje
Kush e di, se çfarë më pret
Çlirimit të fundit në tretje?

Në mes të kulteve të shumta
të pasioneve plot dhembje
përjetojmë ritmet e bukura
Mallin e dashurisë plot endje.

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 34 –
4. UDHA E NDJENJAVE

A do jesh ti, “Njeriu Zot”
me një mirësi, që me ndjell
Shpëtimtari me sy prej ari
që në jetë, do t’më ri sjellë!

Ah, këtë mbrëmje, je Romeo
Nesër oh, do të jesh Orfeo …
Në arenë plot me turfullim
bëju më trim o zbutësi im!

Duke notuar në mendimet e tua
në romantizmin plot pasion
Të dua, në ditët e lulëzuara
Me zemrën diell në çdo sezon.

Eh, fjalët më kanë munguar
për t’ia thënë ty të pa thënën
por ndjenjat tona të bekuar
do na bëjnë mbretërit e Hënës.

L O V E  S O N G S
– 35 –
është fëminia që po rrjedh
në dorën tënde të lëmuar …
po të zhveshi, po të dredh
moj lule e fatit të parfurmuar!

Lumenjtë mund të shteren
Përrenjtë të mbetën pa emër
mes perandorinë mbushur me skllevër:
je Eliksiri im si femër!

A do jesh ti, “Njeriu Zot”
me një mirësi, që me ndjell
Shpëtimtari me sy prej ari
që në jetë, do t’më ri sjellë!

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 36 –
5. KASHTA E KUMTRIT 

Fundit të Rrugës së qumështit
u përplasëm krejt rastësisht
u shkund Kashta e kumtrit
në dashuri, fati ynë na ish …

Je ylberi i “ëndrrave diell”
Limfa langore e lisave në afsh
Ky pasion po na ngjit në qiell
por jeta është thjesht një çast!

Kështu të përqafuar përjetë
me një yll sublim të vërtetë
në zemër të galaksive lulore
shkrihen shpirtrat në hyjnore.

Bukur të kam dehur me fjalë
moj lozonjare e krisur fare
Pa asnjë ngurrim, si i marrë
të kam ngërthyer mes krahëve.

L O V E  S O N G S
– 37 –
Oh, i parfumosur nga ti, lehtë
kopshtit të trëndafilave
mes një ndijimi aq të fshehtë
jetojmë ëndrrën e bilbilave!

Ma jep një puthje të fundit
në aeroportin e harresës
t’i fshijmë dridhjet e buzës
në varrezën e trishtë të heshtjes …

Fundit të Rrugës së qumështit
u përplasëm krejt rastësisht
u shkund Kashta e kumtrit
në dashuri, fati ynë na ish …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 38 –
6. LIQENI I KONSTANCËS

Buzë liqenit të Konstancës
të kërkoj ndjesë, o zemër
Deri në fundin e ëndrrës:
do jesh sirena ime pa emër!

Po insistoj tej të mundshmes
me kuptim a pa kuptim
Duke kërkuar pëlqimin tënd
po avancojmë në përqafim.

Me mjeshtëri, jep sinjal
Qënies time të zhytur në vaj
Po e ndez një epsh fatal
Një dashuri që na ringjall.

L O V E  S O N G S
– 39 –

Mes ngjitjeve dhe zbritjeve
Garës së madhe çiklistike
po ledhatohemi nën çadër
me lazdrimin e një bishe.

Ah ishe, femër mahnitëse
me hove bombastike
Aromat e tua të çuditshme
më vijnë me ritme artistike.

Buzë liqenit të Konstancës
të kërkoj ndjesë, o zemër
Deri në fundin e ëndrrës:
do jesh sirena ime pa emër!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 40 –
7. OQEANI I SYVE TË TU

Ah, duke notuar në sytë e tu
jam çmendurisht i dashuruar
“Oqeani blu të ka lazdruar”
më thotë delfini i lumturuar!

Të rrotulloj mbi rërë me puthje
si një fletë prej ari, për tu punuar
Je aq mahnitëse dhe e kulluar
në agimin e njohjes së praruar.

Nga ndjenjat tona të përjetshme
gjer tek “Këngët Maldororë”
nën shelg, ledhatomë me prekje
para se të më zërë gjumi hyjnor …

Sy hapur, shkoi akoma një natë
Zjarrin tonë, etja e ka ndezur
Heshtja më sjell një mendim të artë
për hir të zotrave të fjetur.

L O V E  S O N G S
– 41 –
Ah, po shkrihem brenda teje
si një lum plot jetë mbi det
Po gurgulloj në brigje e zeje
puhizat e mia, pakufi mbi fletë!

Foljet e mia lundrojnë ujërave
përqafoj horizontet me dënesë
Ti je ndriçimi im sublim i gurrave
teksa unë, jam viktima e shkretë.

Ah, duke notuar në sytë e tu
jam çmendurisht i dashuruar
“Oqeani blu të ka lazdruar”
më thotë delfini i lumturuar!

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 42 –
8. KAM DËGJUAR BOTËN

Jetuar kam ndjenjat hyjnore
mes sirenave të kësaj bote
si rreze dhembshurish kalimtare
shpërndarë nëpër horizonte.

Kam përkëdhelur aq shumë trupa
të plagosur gjer n‘epiqendër
Peshkuar kam, në çdo port
Femra të bukura, të pa emër.

Ngushëlluar kam shpirtra e shpirtra
në peizazhe të qeta lirike
Tharë lot kam me tonelata
me fjalët e mia profetike.

Dashuruar jam me shtojzovalle
Pagane të lira e të shenjta
U kam folur njerëzve me ngasje
për dramat që na i fsheh jeta!

L O V E  S O N G S
– 43 –
Ah, moj e ëmbla natë poetike
ku ëndrrat bukur do lulëzojnë
mes aventurash pafund idilike
Kujtimet diku do të fjalëzojnë …

Tërhequr në fushat e moshës
Cicërimës së zogjve, mes melodive
Unë ekzistoj në kulmin e kohës
në sheshin e madh të dashurive.

Jetuar kam ndjenjat hyjnore
mes sirenave të kësaj bote
si rreze dhembshurish kalimtare
shpërndarë nëpër horizonte.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 44 –
9. SHPËRTHIM DHE SHKRIRJE

Në shpërthim e në shkrirje
duke humbur çdo orientim
Dëshirës intime, je muza ime
në një përhumbje të pambarim.

Duhemi marrëzisht në ikje
nga Veriu në Polin e Jugut
nëpër grindje me dhelpëri
Metaforat ia flakim turpit.

Nëse i besoj Nënës sime
e bukura e dheut, je me huq
e burgosura, gjallë e trime
ishujve, ku lind dielli kuq!

L O V E  S O N G S
– 45 –
Po t‘ofroj jetën e njeriut
dhe gjithë yjet nëpër qiell
Perlat e ëmbla të shiut
të gjitha rrezet në këndell.

Rëndësi s’ka, në i kuptojnë
Ndjenjat tona aq të thella … ?
Dashuritë plot jehonë
do lulëzojnë, sa të jetë jeta.

Në shpërthim e në shkrirje
duke humbur çdo orientim
Dëshirës intime, je muza ime
në një përhumbje të pambarim.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 46 –
10.SI TA NDAL KOHËN?

Si mund ta ndal kohën
të kthej krejt papritur
nga hija deri në dritë:
Jeta duhet ri shpikur!

Ma thirrni shigjetarin flator
para se t’më plagosë në heshtje
Në emër të Globit tokësor:
Të dua deri në vdekje!

Luajtëm vallen e zemrave
Luginës së lumturisë me pekule
Të puth me afsh në pranverë
mes arash ngjyrosur me lule …

L O V E S O N G S
– 47 –
I ngritën kujtimet sublime
si kala, buzë detit shkumëzuar
U përqafuam, gjer në shkrirje
Flladeve nën shelgje, të praruar.

Në mes dunave të Maurëve
i hodha pa kujdes, ca fjalë
që peshonin plumb apo ar
vlimit të ndjenjave në Saharë …

Si mund ta ndal kohën
të kthej krejt papritur
nga hija deri në dritë:
Jeta duhet ri shpikur!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 48 –
11.MISTER MISTERESH

I dashuruar me amazona
nën shtresa ozoni bronzuar
thuaj ushtarëve me fustanella:
Je prona ime e certifikuar!

Misteri na ka mjegulluar
ndoshta edhe na ka krijuar …
Nga cili burim kemi ardhur
në këtë Tokë, ç’kemi mësuar?

Mes galaktikash plot dashuri
nga Bankiza gjer në Bricjap
Kush tradhton, s’njeh mençuri
Po! Epshi i keq kalon çdo cak …

Mes vullkanit ëmbëlosh
Oh tangoja, arsyen ç’ma prish
Djalosh i dehur në galop:
Rikthemë në jetë, sërish si bishë!

L O V E S O N G S
– 49 –
Martohu me mua, o Luçie
Pikat mbi “i” për ti vendosur …
Ndize anijen e madhe kozmike
me energjinë tënde të pa sosur!

O fati im, parathënë në lindje
të dua gjer në kufi të mungesës
Do t’ju lutem zotrave me grishje
t’më japin nektarin e fillesës …

I dashuruar me amazona
nën shtresa ozoni bronzuar
thuaj ushtarëve me fustanella:
Je prona ime e certifikuar!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 50 –
12.HISTORI E ÇUDITSHME

Oh, arrij gjithmonë me vonesë
në lojën e bilardos me kthesë
U fundose në një ortekë
e s’të ndihmova, perëndeshë!

Do të jem, për historinë me vlerë
Vizitori IKS, që të trokiti në derë
Vetë ai, që të dha ëndërrimin
për fluturime, universit në eter …

Eja, futu në rrethin tim mortel
për një arratisje shik në Marsejë
lini pa frikë, pasaportën në sportel
mes të pasurve, të dua e të ndjej!

Eh, udhëtimet tona, puro erotike
përfunduan vërtet, si peshku pa ujë
Të vendos në lojën mit, me matrikse
brenda sagës së pokerit pa bujë …

L O V E S O N G S
– 51 –
Kam shkuar në të gjitha brigjet
Po ashtu edhe n’Edenet biblike
Borëbardha më dërgon mesazh
për dashuri të pavdekshme idilike!

Universet e bukura ëndrratike
ma fundosën Mis Alisën e shkretë
Pa një liker, me lëngje anisike:
S’kam shanse, ta ri sjell në jetë!

Oh, arrij gjithmonë me vonesë
në lojën e bilardos me kthesë
U fundose në një ortekë
e s’të ndihmova, perëndeshë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 52 –
13.DASHURIA JONË NDRIÇON

E kam tërbimin e madh të Migjenit
që u drejtohet njerëzve mbi Tokë
Nuk zhytem në errësirën e mendjes
Natës së mallkuar, të qenve idiotë!

Dashuria na i ngroh zemrat tona
sikur dielli ndriçon ditën mbi dhé
Pa lule në qytet e me shumë jehona
përjetoj gjithçka, mëndafshit në re …

Fatet tona zgjedhohen në përjetësi
me shije të holla prekjesh e ndijimi
I kemi rishkruar aventurat në lavdi
në shpirtra, ku ndodh dhe shpërthimi.

Ka kohë që kam lundruar i paduruar
pa kufij e pa referenca nëpër detra
Nëse do të bashkohesh me mua në fruar:
Evitoji, o zemër, mendimet e fshehta!

L O V E S O N G S
– 53 –
Alo o – alo o, unë po ju flas nga Toka
nga Galaktika e emocioneve në vlim
ka gjëra, që më lënë akull në epoka
përveç puthjeve të tua, të mjaltosura.

Kam luajtur jetën time, në kazino
në bulevardin yjor të Gjithësisë
Waouw … qeshja jote, krejt papritur
m’i ka hapur botërat e dashurisë!

E kam tërbimin e madh të Migjenit
që u drejtohet njerëzve mbi Tokë
Nuk zhytem në errësirën e mendjes
Natës së mallkuar, të qenve idiotë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 54 –
14.“SAMBA” GJER NË AGIM!

Nën hijen e Arushës së madhe
oh, sot jam zgjuar mrekullisht
nën dridhjet e trupit, pa ndalje
Samba më çmend pafundësisht.

Nën vullkanin tënd vdes heshtja
Uh, jeta na ngjan aq e përkohshme
Shëmtitë e kohërave të vjetra
na i zbulojnë bukuritë e kësaj Bote.

Me Ty, çdo gjë është e shijshme
ti jepma pra, të fundmen gotë …
Kam shpirtin e nomadëve të dehur
dhe këngën e vajtimit të plotë!

Nga fshatrat e largëta, në qytete
kallur mes Rembosë dhe Mishosë
po grindemi me fraza perverse
kacafytemi mes farave në shportë …

L O V E  S O N G S
– 55 –

Ah, moj e bukura Sherezade:
Eja, ta hapin një shegë të artë …
Para se t’më pushkatojnë në mesnatë
me Garsia Lorkën në Granadë!

Në pyllin tënd magjik plot dritë
cicërojnë shumë zogj shtegtarë
celebrojnë, të lumtur me muzikë
Peizazhet e një dashurie të flaktë!

Nën hijen e Arushës së madhe
oh, sot jam zgjuar mrekullisht
nën dridhjet e trupit, pa ndalje
Samba më çmend pafundësisht.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 56 –
15.DASHURI NDËR YJE

Në “Guiness book-un” e rekordeve
mes guidave gastronomike mbarë
Dashuria jonë, pas disa akordeve
do ketë një karrierë mitike në ar.

Larguar tash sa vite, nga vajza që dua
Jeta më ka plagosur rëndë, ti e di …
Por një rikthim papritur, në krahët e tua
më bën të lulëzoj, si të isha djalë i ri.

Për të qenë i denjë për ty, Mirushja ime
në shkallën më të lartë të lumturisë
Po mësoj çdo ditë, çdo orë e çdo çast
Stilin e vështirë, të artit të dashurisë.

Përkëdheljet e tua, ah mua, më kanë lënë
gjysmë të trallisur, në këngë e magji …
Butësia jote, si drita e argjendtë nën hënë
më bën të kaloj, në një dimension të ri.

L O V E  S O N G S
– 57 –

Të dua, në bekim e në mallkim divin
nën këtë qiell astral, plot me kometa
do ta sfidoj universin, si një djalë trim
për të përjetuar pasionet e shenjta.

Në oqeanin e trazuar, dallgë shkumuar
shoh fytyrën tënde, o nimfë e praruar
Pirat i diplomuar, mes stuhive e furtunave
po pushtoj Edenin e krijimit të amshuar!

Në “Guiness book-un” e rekordeve
mes guidave gastronomike mbarë
Dashuria jonë, pas disa akordeve
do ketë një karrierë mitike në ar.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 58 –
16.SHËTITJE IMAGJINARE

Oh, mirë se vjen, moj e ëmbla Marilinë
për t’ma gatur mua, një ëmbëlsirë …
mes shtojzovalleve që m‘japin fuqinë
përhumbjes në detin e marrë Indokinë!

Nisur fill nga grepi gjer tek akrepi
e shtrirë papritur në këtë lagështirë
Çfarë të pëshpëriti fshehtas Alain Deloni
për këtë epokë erosi, të pamëshirë?

Në orgjitë e krisur sezonale të cjapërve
na morrën në beteja, një tonelat me brirë
Shëtisnin në djerrinat e ca satrapëve
në kërkim të një qejfit, pak më të mirë!

Medet, i zhytur në biznese të pista
për t’i mbajtur ca artistë për mëshirë
më ke provokuar ti nuse, me teprica
Vitin e kaluar, kur vajtëm në Palmirë!

L O V E  S O N G S
– 59 –
Shijuar kam me endje çdo pranverë
Gjinjtë e vajzave që bridhnin në Siterë
ledhatuar pa asnjë mendim në erë
Trupin e butë të zonjës shalëmirë Cherë!

Vendi më i bukur, që ka Gjithësia
është beli yt aq i hollë, moj Shotë …
Duke e njohur gjakun tim të ngrohtë:
mos vono e çelu si një lule rozë!

Oh, mirë se vjen, moj e ëmbla Marilinë
për t’ma gatur mua, një ëmbëlsirë …
mes shtojzovalleve që m‘japin fuqinë
përhumbjes në detin e marrë Indokinë!

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 60 –
17.GJENDJA E BOTËS

Edhe pse isha spiun hokatar
në kohën e pushtimeve barbare
ishte sporti i asaj kohe, pa karar
një ultësi që prodhonte ca pare!

Në natën e errët të viktimave:
Asnjë varg për t’i vajtuar territ
për ta ngritur lart krimin e trimave
në portat gllabëruese të ferrit …

Çdokush mbart mëkatet e veta
në mjegullnajat ku fshihet Bota
Andralla të panumërta, plot kthesa
mes mijëra jetëve të fundosura.

Por pjesa ime njerëzore e punës
u zgjua në këto mëngjese të arta
për t’i hapur me dritë gjithë rrugët
që fatet tona, të shkojnë përpara …

L O V E S O N G S
– 61 –

Është dashuria ajo që na ndriçon
me aureola engjëllore mbi koka
janë pasionet e rinisë në fuzion
që shkatërrojnë luftërat e kota …

Oh, ti je vetë mirësia mbi këtë Tokë
Shpirti që më ushqen me energji
mes njerëzisë, hapi kuptimplotë
që më mbush plot nur e dituri!

Duke dallgëzuar lumit me endje
një dritë e qartë mu shfaq në agim
Peshqit e ujërave transparente
më lanë pa maska dhe pa grim.

Shpirtrat tanë në këtë jetë të lume
shkruajnë shenja n‘horizonte të lira
Të një dashurie të pafundme …
Ah sa të doja e marrtë e mira!

Edhe pse isha spiun hokatar
në kohën e pushtimeve barbare
ishte sporti i asaj kohe, pa karar
një ultësi që prodhonte ca pare!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 62 –
18.TË PËRQAFOJ DHE DRIDHEM

Në furtunat e dashurisë jemi lidhur
po shkrihemi mrekullisht kësisoj
Sipas doktorit të krisur, mendje hidhur:
Të përqafoj dhe dridhem … tërmetoj!

Si një engjëll ardhur prej qielli
Dashuria jote fort më ndriçon
Bukuria më verbon me rreze dielli
xixëllon, netëve plot pasion!

Nga parfumi i mungesës tënde
tek shijet e ardhjes plot vezullim
Botën e lulëzojmë me mendje
Esencat tona rikrijojnë bekim …

Në hapësirat blu të Provansës
je zogu i ëmbël i kashaloes
Në thirrjen e ndjenjave pranë ëndrrës:
lundroj me ty, n‘anijen e Noes!
L O V E S O N G S
– 63 –
Dashuria ime në rreth elektrik
si një elektron i lirë, në rikthim
mbi sentimentin post atomik
zbulon spektrin tim magnetik.

Ah, pse historia po na shpërbën?
të ardhmen ta kapim, sa s’është vonë!
Kujtimet tona nuk po na lëshojnë
e kaluara përcillet si një jehonë …

Në furtunat e dashurisë jemi lidhur
po shkrihemi mrekullisht kësisoj
Sipas doktorit të krisur, mendje hidhur:
Të përqafoj dhe dridhem … tërmetoj!

SKENDER SHERIFI
– 64 –
19.ÇFARË ËSHTË GJITHË KJO LIRI?

Ç‘është kjo liri që më lidh
më skllavëron me ty, pa turp?
A mundet Martin Luterkingu
të më shpëtoj nga ky burg?

Duke të dëshiruar, si i krisur
jam i droguar keqas nga ti …
Kërkoj pa ndal një magjistare
për të ma hequr këtë magji!

Oh çuditërisht i çartalluar
devijoj në ndjenja që nga lindja
deri në pikën e keq kritikuar
të ideve të mia, aq të brishta …

Më thuaj: Ku mund të shkojmë
në dashurinë jashtë ligjore?
Përqafuam të pafundmen
gjer në vdekjen mbretërore!

L O V E S O N G S
– 65 –

Ti je ylberi im, gjithë nur i prillit
Fluturimi aq i lehtë i bilbilit …
Po të lajmëroj, moj bukuroshe
Muajin e mjaltit të trëndafilit!

Ti je e dërguara e qiellit
Sirena ime e përjetshme
Shkëlqimi i lules së diellit
me ca fjalë të pavdekshme.

Ç‘është kjo liri që më lidh
më skllavëron me ty, pa turp?
A mundet Martin Luterkingu
të më shpëtoj nga ky burg?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 66 –
20.NUK ËSHTË JETA AQ ROZË!

Kam kaluar muret kineze
Imazhet dhe tingujt, nën shi
I ndritur nga ari i një jete:
Po qëndis një pasion të ri!

Pse s’janë rozë shtëpizat rozë
me aktoren e njohur Glen Glozë?
Tharmuar me çaj në formozë:
Vallëzoj me disa flamanë rozë!

Nëse gjatë pozave nën diell
të çmendive që na hyjnë zgafellë
guxojmë një zhytje aq të thellë
mes dehjeve që brenda nesh flenë …

I pa edukuar, si një laper modern
me një arsye të fshehur në terr
kam paguar një shumë lekësh në ferr
për një jetë në hava, pa qeder.

L O V E S O N G S
– 67 –
Butësisht, i predispozuar jam
o e bukura Ofeli, që të kam …
Në ujërat e misterit, plot balsam
i qaj fantazmat me lot, në xham!

Të dua, oh të dua, pa asnjë pse
nën thonjëza dhe nën kllapa …
Asgjë s’është perfektë mbi dhé
në krahë merrmë, se m‘zuri flaka!

Kam kaluar muret kineze
Imazhet dhe tingujt, nën shi
I ndritur nga ari i një jete:
Po qëndis një pasion të ri!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 68 –
21.PA PARANTEZA …

Pa teza as paranteza të zeza
të dua, ka një hata në kthesa
Sipas të urtit Sadi dhe Hafëz:
Do kallemi së bashku në Fes!

Gjithkund ëndërroj për ty
aty ku zogjtë fluturojnë në liri
ku skllavet bëhen dikur zotërinj
e qejfliet dehen në lumturi …

Ti je simfonia ime, ultime
Dëshira ime në improvizim
Prushi i fundit në përqafime
Misteri dhe bibla sublime.

Me ty, pas njëmijë jetëve
do lexojmë të gjithë librat
verbuar nga drita e profetëve
një botë tjetër, do na përpijë …

L O V E S O N G S
– 69 –

Mos dëgjo, çfarë na thotë bota
Fjalët e pafundme e të kota
arratisur në malet e jugut:
më denoncoi Shtriga e Vrugut!

E kam pasur një tjetër jetë
mund ta qëndisësh një tregim
Ëndrrat nuk më lanë të qetë
flet ndoshta Zoti në shpirtin tim …

Pa teza as paranteza të zeza
të dua, ka një hata në kthesa
Sipas të urtit Sadi dhe Hafëz:
Do kallemi së bashku në Fes!

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 70 –
22.S’KA MASHTRIM PA NJË PËRCAKTIM!

Përsëri një iluzion ultim
që mu dogj në një vajtim
Po pres orën me nxitim
për lumturinë e shpirtit tim!

Nuk ka pengesë pa pendesë
më tha sorra e pabesë …
S’ka dashuri pa kujtesë
mjaulliu macja e kontesë!

Në këtë botë, që të përbuz
Show vazhdon … kusht e pa kusht
duke kërkuar një thellësi plus
humbim vlerat si askush …

Mbytur në medalje, po aq me pare
sot me postë, po bëjmë hajgare
Harruam emrat tanë, pa gajle
Emocionet i bëmë dalje …

L O V E S O N G S
– 71 –
Tani e njohim mirë këtë këngë
dhe marrim frymë si të marrë …
zëvendësuam artet madhorë
me fast foode dhe horrorë.

Kështu e ka jeta moderne
Dituria nëpër bordele
Asgjë sot nuk na pengon
fluturojmë në horizont.

Përsëri një iluzion ultim
që mu dogj në një vajtim
Po pres orën me nxitim
për lumturinë e shpirtit tim!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 72 –
23.DRITA IME M’U BËRE

E ndritur nga një orë malesh
je ëndërrimtarja ime sublime
Bjeshkëve me lojëra, s’ndalesh
veshur me bardhësi intime …

Ta nisa një karrocë të larme
si t’ishe borëbardha në gjumë
Me puthjen time të ardhme:
Në ringjallje, të kam të sigurtë!

Nostalgjia në baladë më kthen
kur pikëllimi keq më pushton
Po ta këndoj ty këtë refren
teksa zemra ime plagosur loton.

Lus Zotin, që diellit pranveror
të firojmë grurit nëpër ara …
të përqafuar dhe dorë përdorë
në ringun e fateve të arta!

L O V E S O N G S
– 73 –
Kaq vite, si engjëj të përkëdhelur
në mirësinë e qenies, pa halle
pres rilindjen, në ajrin e dehur
poshtë ylbereve nëpër male …

Në thepat e alpeve me rrufe
ndriçimi i agimeve na shkund
Kështu pra drita ime, m’u bëre
Fati im i shenjtë, që më përkund!

E ndritur nga një orë malesh
je ëndërrimtarja ime sublime
Bjeshkëve me lojëra, s’ndalesh
veshur me bardhësi intime …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 74 –
24.TË KËRKOJ AKOMA

Humb kemi çdo orë, pa dijeni
Po lumturia, kur do na vijë?
Lotët në zemër japin trishti
i adhuroj sytë e tu, në mirësi!

Duke eksploruar dashurinë
në këto peizazhe trans alpinë
Ah, trupi yt mbart magjinë
ma hap botën në çdo stinë!

Çdo ishte shpirti yt i bukur
pa çelësin e thesarit tim?
Zanë, o yll, o dritë, si flutur
pafund jemi në kërkim …

Ti më je tokë, pa eksplorim
m’duhet ta shkrijë talentin tim
Në një pasion tepër sublim
Anije në det, plot dallgëzim!

L O V E S O N G S
– 75 –

Për shumë kohë, ti oh me je
Modeli im i pandryshuar
Në lartësi, si një promete
një idol Zot, i adhuruar …

Me parfume në provokim
Linjat e tua më kajdisin, Manare
Po avancoj në ledhatim
si një luan, që s’ka frikë fare.

Humb kemi çdo orë, pa dijeni
Po lumturia, kur do na vijë?
Lotët në zemër japin trishti
i adhuroj sytë e tu, në mirësi!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 76 –
25.TË DUA NË THELB

Si një romantik plot eufori
po vij të kërkoj në çmenduri
Buzët e mia ti vendos në gji
Premtime hyjnore në magji!

Oh, prezenca jote, më turbullon
si një zë që vjen krejt papritur
rrëshqas lehtë, bie si në një hon
Yll fluturak i qiellit të përshkënditur.

Shih, po ngërthej nyje degët me ty
lidhen klithmat e trupave tanë
Dashuria mjaltore, sy më sy
na i lulëzon shpirtrat anembanë …

Që nga lindja, me ty jam abonuar
në galaksitë e padukshme flotuar
Të magnetizoj në heshtje blatuar
si një njeri engjëll nate i dyzuar.

L O V E S O N G S
– 77 –
Ah, je e hijshme, krijuar në altar
në këtë mbrëmje magji thurur
Po përthith eterin tënd të artë
në simfonitë e jetës amshuar.

Pa busull, në detin e ngrohtë të Jugut
mes delfinëve që vallëzojnë në ujë
ngjall me ngasje, instinktin e ujkut
ngaqë të dua në thelb dhe pa bujë …

Si një romantik plot eufori
po vij të kërkoj në çmenduri
Buzët e mia ti vendos në gji
Premtime hyjnore në magji!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 78 –
26.PËRQAFOHEMI NË ELIZÉ

Dashuria pa fre, na zbret si një re
na pushton aq ëmbël, në Shamps Elizé
Je lulja më e bukur, që erëzon mbi dhé
Koha ka ardhur të puthemi plot hare …

Njëri tjetrin e ledhatojmë si dy fëmijë
ndizemi papritur flakë, si dy yje të ri
tretemi dhe shkrihemi në pafundësi:
Shpirtra të dehur, në eter e lumturi!

Përplasemi si kometat në Galaksi
Gugasim si pëllumbat në mirësi …
Nga qeshjet pafund deri në vajtim:
Ku është çelësi i të madhes dashuri?

Flatrat e pasionit linden nga zanat
në luginën e mbretërve të Nilit, mitik
Më bënë pa fjalë, më kthyen në feniks
të siluetës tënde nën diellin faraonik.

L O V E S O N G S
– 79 –

Nuk ka dyshim, më pëlqen pa masë
Hyjneshë mizore e savanës së saharasë
Ftomë mua, në zbarkimin tënd të artë
hap portat e Edenit, më hidh në parajsë!

O princi i netëve të mia plot prush
i ëndrrave të pafund që qiellin bluan …
e vë jetën në duart e tua dhe të puth
Kujtimin divin, melankolia na e ruan.

Dashuria pa fre, na zbret si një re
na pushton aq ëmbël, në Shamps Elizé
Je lulja më e bukur, që erëzon mbi dhé
Koha ka ardhur të puthemi plot hare …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 80 –
27.JAM DJALLUSHJA JOTE

O markezi im … O djalë hyjnor
jam djallushja jote, “Asi” nën dorë
Me mua çdo gjë lejohet, ti Mik
deri në ekstremin erotik!

Në epiqendrën e netëve kineze
vallëzojmë të dy, një valle eskimeze
Para se të përfundojmë në rrënim:
Ma jep o Xhim, të fundmin shpërblim!

Nga pokerat e frikshme elektrike
gjer në ëndrrat e lashta sumerike …
Ti zbrite në kulmet më kritike
në ferret e zeza filozofike.

Më vjen e zhveshur në divanin tim
Cigarja jote na helmon me tym
luaje teatrin tënd pa mashtrim
në syrin sublim jam regjisori ultim!

L O V E S O N G S
– 81 –

Çfarë vlen për ty, trëndafilore
në këtë botë të shtrembër, iluzore?
Ruaj si një thesar të fshehur thellë
Ndjenjat tona, që ndrijnë nën diell.

Ma ke ushqyer zemrën me mall
nuk dua asnjëherë të jap shpirt
Nuk të harroj, sa të jem gjallë
le t’udhëtojnë Universit në dritë!

O markezi im … O djalë hyjnor
jam djallushja jote, “Asi” nën dorë
Me mua çdo gjë lejohet, ti Mik
deri në ekstremin erotik!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 82 –
28.QË KUR FOLJA KA LINDUR

Që nga koha e lashtë, kur ka lindur fjala
e në trupat tanë, na është kthyer mish
kam pas celebruar ndjenjat tona të arta
Vlerat tua princërore, në shpirt i kam grish.

Je frymëmarrja ime, frymëzimi im pafund
Mishërimi i idilit, që zemrën keq ma tund
në të gjitha kohërat, zgjedhimi im foljor
Sirena që më këndon, nën diellin pranveror.

Për ta shpëtuar Atdheun nga zjarri profetik
Kaosi endemik, absurdi patetik dhe akulli arktik
më mbulon me puthje e kurrë mos më ik
në sheshin e lirisë, më shpall akademik!

Do kisha dëshiruar të doja, atje ku s’thuhet
pa përfunduar në vargonj, ku mendja druhet
t’i zbuloja dëshirat e fshehta, atje ku janë
që bota s’ti ka njohur e dashura Zanë!

L O V E S O N G S
– 83 –
Je robina ime e parfumosur në shkretëtirë
lundroj në Nilin tënd, tokës së pa ngirë …
Oh, po i shoh larg piramidat e përjetësisë
le ta mbjellim kudo Edenin e dashurisë!

Nga lotët në qeshje, nga puthjet në dehje:
të kam dhënë ndjenjat e dala prej meje …
Në perandorinë e heshtjes: Të kam bërë zë
kur fatet tona lidhen, s’na ndan dot asgjë!

Që nga koha e lashtë, kur ka lindur fjala
e në trupat tanë, na është kthyer mish
kam pas celebruar ndjenjat tona të arta
Vlerat tua princërore, në shpirt i kam grish.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 84 –
29.ARTI PËR TË DASHUR

Oh çfarë pushime flladitëse
në këtë vapë tmerr-përzhitëse
Mes trupit tim dhe rimave plot stil:
Vendosu mirë, o poet kopil!

Lere jetën të na diktojë mirësinë
Muzikën e saj sublime të ndritjes
frymoj artin e madh për dashurinë
mes lopëve alpine, në luginat e Zvicrës.

I kaloj përditë gjitha gardhet e mprehta
në arenë e kap demin e madh për brirësh
isha qorr-medet, në mbretëritë e errëta
në mitin e Likornes, më thuaj pse më fshihesh?

Ëndrrat e tua intime, janë që mot muza ime
për një jetë të artë, të zhytem në përqafime
Ta kalojmë këtë mort e mos të shkrihem kot
se me këtë pasaportë, mund të ketë pak sport.

L O V E S O N G S
– 85 –
Si zhigolo i ëmbël, një Richard Gjere në verë
në të gjitha kazinotë e kisha syrin e mprehtë
Kam hedhur ca fustane me vlerë nëpër erë
të princeshave gjak nxehtë, që më trokisnin në derë!

Duhej t’i lehtësoja me klass e me pak finesë
nga një tepricë parash që vinin prej Dedesë
t’i argëtoja si cjap, disa mbrëmje, por fshehtë
në pallatet e Monakos, mes krahëve të Morfesë …

Oh çfarë pushime flladitëse
në këtë vapë tmerr-përzhitëse
Mes trupit tim dhe rimave plot stil:
Vendosu mirë, o poet kopil!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 86 –
30.KOKË MË KOKË

E zbritur në shtratin tim engjëllor
në ditën e zbarkimit të madh aleat
Një qiell kapriçioz plot meteorë
na i mbuloi horizontet pa afat.

Në një apokalips zjarri, pa kontroll
të një armate të pa emër në mirësi
O ty, të shpalla femrën time idol
që të bashkohemi në përjetësi!

Ah, pse vallë neve kokë për kokë
Jeta na shkoj kot së koti, në këtë Botë …
Në trurin tim, pa kapitull inicial
hedh poezinë tonë, me titull kapital

Arritëm në fundin e fushatës sime
herë me luftime, herë pa luftime
Rrugicave tek eci, dalë ngadalë
lagem prej lotit tënd në qepallë …

L O V E S O N G S
– 87 –

Mirë se çelni trëndafila plot erë
Parfumi juaj më mbush n‘atmosferë
Për dashurinë, hapini dyer e dritare
Lumturia na pret në ishujt Baleare!

Mos harro si isha gjatë netëve dimërore
Agimeve të bukura me afshe pranverore
Prej ditës së të kam njohur, hyjni plot dritë
të kam thurur magji të thellë në shpirt!

E zbritur në shtratin tim engjëllor
në ditën e zbarkimit të madh aleat
Një qiell kapriçioz plot meteorë
na i mbuloi horizontet pa afat.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 88 –
31.ARRATISJE NË EROS

Në hilet e tua të ëmbla dhelparake
eksploron pa fund misteret madhore
Hijeshia jote prej nimfe miturake
e justifikon orën e fundit policore.

Nga arratisjet në erosin plot dridhje
në planete të egra, në zona plot stuhi
Engjëj me dritë, mes zemrash në pritje
Vdekjen e kemi mposhtur me lavdi!

Po digjem e shkrihem, o Ledi paradoks
teksa punoj si aktor në “Filmat Fox”
adresomi skandalet që bën pa intoks
të rejat e ditës, mi hidh në “Love box”!

Je super ekstravagante, në këtë shtet
po ti lehtësoj dhimbjet, se jam Mbret
Teatri yt magjik, më tërheq si magnet
tatëpjetës me shigjeta, ç’po me vret …

L O V E S O N G S
– 89 –

Le ta pimë një gotë verë, si çdo herë
në këto lugina, ku shpërthen një verë
Ku ta di, tjetrën herë, në Stratosferë:
mund jam Orfeu yt … ti Euridiçia me vlerë

Duke modeluar brumin tënd trupor
Shqisat tua sublime më ngacmojnë çdo orë …
Kam humbur orientimin, jam toreador
n’udhëkryqet e mahnitshme, si kalorës madhështor.

Në hilet e tua të ëmbla dhelparake
eksploron pa fund misteret madhore
Hijeshia jote prej nimfe miturake
e justifikon orën e fundit policore.

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 90 –
32.PARA KOHE, S’ËSHTË KOHA!

Në logun e zanave plot melhem
të kam hedh fjalët mbushur ujem
Mendimet ti vëmë si molla në gem
ca pare nën dorë, mi jep në Eden?

Me këmbë të gjata, moj Burbuqe
aq elegante sa një kësulë kuqe …
Muzgut, kur hijshëm ec në trotuar
më shkatërron, më bën fshatar!

Oh, valsi magjik i lumturisë na qesh
ç’po i bën zemrat të sillen në rreth
“Mbaju o trim, mund të jetë vështirë
por kush ngutet, nuk përfundon mirë!”

Lulediellet e dashurisë me shkëlqim
presin diellin dritë plotë në agim
Para sezonit të gjuetisë në vjeshtë:
m’i thur vargjet e tua për fejesë

L O V E S O N G S
– 91 –

E qëndisur me fije ari dhe mister
mes meridianëve ku shpirti më bredh
Ah po, moj thëllëzë, të dua pafund
si marinari mbi anijen, që era tund …

Pafajësisë, duke notuar në pasion
një ëndrrën e ëmbël, po na kaplon
Brishtësinë tënde lëre në duart e mia
në prushin e afshit, lart na ngre magjia.

Në logun e zanave plot melhem
të kam hedh fjalët mbushur ujem
Mendimet ti vëmë si molla në gem
ca pare nën dorë, mi jep në Eden?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 92 –
33.KOKTEJI I LUMTURISË

Në përzierjen e koktejit të zemrës:
duhet një dozë e mirë dhembshurie
disa fjalë të ndritshme plot me dije
pa harruar, ca gjeste fine alegrie …

Një fije emocioni me yll, pa dritë-hije
një parfum erotizmi, në atmosferë lirie
një ujëvarë pasionesh me fllade rinie
një sfond humanizmi ngritur me vetëdije.

Një shije të papritur, kulluar me përjetime
një grimëz besnikërie e pastër dhe sublime
një kujdes i theksuar, në detaje intime
gjatë viteve që do vijnë, në jetën time.

Një bindshmëri të pathyeshme fizike
kur qenia merr estetikë të mahnitshme
Horizonteve ku ngjyrat janë të lëvizshme
Dëshirat për dashuri bëhen të dridhshme …

L O V E S O N G S
– 93 –

Mes të dukshmes dhe të padukshmes
në mbretërinë sentimentale të së bukurës
Ardhmëria jonë është fryt i mbrujtjes
mes kohës që kalon hapësirave të fugës.

Japim e marrim, në një balancim perfekt
ju buzëqeshim dy poleve, pa pretekst …
Rrugët po na hapen, nën një ylber hyjnor
për tu dashur gjithmonë n’Edenin parajsor!

Është formula e lumturisë, herët në agim
që na jep flatra shqiponje për fluturim
që na dërgon në botëra të panjohura
në: “Të dua pafundësisht”, si akt në përjetim.

Në përzierjen e koktejit të zemrës:
duhet një dozë e mirë dhembshurie
disa fjalë të ndritshme plot me dije
pa harruar, ca gjeste fine alegrie …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 94 –
34.PROPOZIM I SHIJSHEM

Psikologen duke e puthur me pahir
të gjitha plagët i kam shëruar në zefir
Por ky Idil që më ngërtheu, jo për mirë
më zhyti në zero, më ktheu në vampir!

Çfarë të themi mbi shëtitjet tona të lira
buzë brigjeve të lumit që rridhte nën blira?
Në ngjitje si Shën Pjetri, në shkallën tjetër
në ballon mbretërore e imagjinoj fejesën …

Ëndrrat e mia parakalojnë paprerë
përgjatë autostradave, ku fryn shumë erë
Vështirë e kam pasur, pas ti lë në ferrë
Instinktet e mia, prej nomadi të bjerrë.

Djall me brirë, mbeta duke i marrë me t’mirë
Zonjushat delikate, që kërkonin mëshirë …
Lotët duke ua fshirë, përgjatë minutit të dëlirë
Kujtim aristokratik, në kokën e poetit të lirë!

L O V E S O N G S
– 95 –

Mes nesh, ekziston një pafajësi e brishtë
një qasje aq e ëmbël, në Kullën e fildishtë
Osiris, të falem, më jep një shpirt të krishtë
që Nil-Krokot, t’mos më hanë në kallamishtë!

Mediumet indiane më thanë në prag:
Do piqesh dikur me shpirtin binjak
me atë që të është destinuar për fat
mes dy Hemisferave tokësore, në ag …

Psikologen duke e puthur me pahir
të gjitha plagët i kam shëruar në zefir
Por ky Idil që më ngërtheu, jo për mirë
më zhyti në zero, më ktheu në vampir!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 96 –
35.DIALOG NË “3 D”

Ëndrrat na kanë ndjekur n‘ajri
si qeni im besnik, nëpër fugë
Mes nesh, shuhet nën shi, fjala mërzi
Pasioni, si mrekulli, na pret në çdo rrugë!

Kam kërkuar n’Iliri, lumturinë hyjnore
aty ku kam shkuar, mes engjëjve në dritë
Për t’i bashkuar në Gjithësi, zemrat prore
dëgjuar kam pa kufi, jehonat dhe meloditë …

E pastaj, era e marrë më dehi mbi livadhe
Qielli vajtoj me mall, për orën time fatale
Qeshjet do na shkundin nesër nëpër altare
Iluzionet mund t’na ikin, n’aurorat boreale …

Ne i përziejmë parajsat e kësaj Bote
Ah, trupat tanë të djersitur plot afsh
Sa duhemi si të çmendur pa kode Mors
Puhiza na sjell aroma, puthjeve në prag!

L O V E S O N G S
– 97 –
Prej ditës së parë, që të kam njohur
O Galaksi e pa eksploruar dhe e ndrojtur
Këmbë e krye, më ke zhveshur, pa ndarë
Kujtimet nëpër kohë, më rrjedhin si ujëvarë!

Do i përgjigjem zërit tënd, o bilbileshë
gjer në jetën tjetër, me nostalgji e shpresë
Heshtjes tënde të ëmbël, do i jap pak jetë
në Varkën e Noes, ku Zoti na çon ftesë!

Ëndrrat na kanë ndjekur n‘ajri
si qeni im besnik, nëpër fugë
Mes nesh, shuhet nën shi, fjala mërzi
Pasioni, si mrekulli, na pret në çdo rrugë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 98 –
36.PO SHOH JETEN NË LULËZIM!

Buzëqeshja jote me zuri në ëndërr
pa më dhënë asnjë lajmërim
Ah, me ty moj në çdo mbrëmje
e shoh jetën, veç në lulëzim!

I lexoj në buzët e tua trëndafil
ca heshtje të çuditshme në kandil
Ftomë të lutem, në ethet pambarim
sepse jam i ëmbël dhe bandill …

Oh, zemrat tona janë të krijuar mike
për një shkrirje, për një bashkim
Mirë se vjen, indiania ime aq besnike
me një liker pasionesh në tërbim!

E vendos yllin tim, në kupolën e shtatë
duke lundruar si faraon deri n‘amshim
Të gjitha emocionet derdhen pa estradë
Oqeanit blu pafund, zhytur në kaltërim.

L O V E S O N G S
– 99 –

Do e krijojmë çdo stinë, veprën artistike
mbi faqet e flakta të dashurisë mitike
Nën diellin mesdhetar, me hove romantike
i shndërrojmë ditët tona, n’aventura historike.

Eja të këndojmë së bashku në duet
Simfoninë tonë sentimentale, pa dert
Çdonjëri me nota madhore dhe stilin e vet
për ta sfiduar vdekjen fatale që na pret …

Kur shpirtrat viganë, të jenë mbushur pil
Trupat e lazdruar të shkumojnë qejf e tym:
do fluturojmë si dallëndyshet në shtegtim
përmbi çdo jehonë, në planetin tim!

Buzëqeshja jote me zuri befas
pa më dhënë asnjë lajmërim
Ah, me ty moj në çdo mbrëmje
e shoh jetën, veç në lulëzim!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 100 –
37.DON KISHOT I KOHES

Nga e madhja parajsë e bardhë
gjer në parajsën blu oqeanike:
mbjell në katër horizonte pa anë
të gjitha ndjenjat e mia idilike!

Si një Don Kishot i kohës mondane
i uritur në mungesë sentimentale
Dashuritë më sillen në rrotullantë
si mullinjtë e erës kudo në Holandë.

Kalorës i lashtë i përkohshmërisë
i ushqyer nga ëndrrat e fëmijërisë
Në agun e mëngjeseve me pikalashtë
Qenia jote ma bën shpirtin të paqtë …

Pa ty, që më ngre në qiell me diell
Jeta ime jetime përfundon në fyell
Nëse një ditë, nuk do më duash më
do kthehem në pluhur … ose në asgjë!

L O V E S O N G S
– 101 –
Oh, moj bukuroshja ime njomëzake
m’i rikujton legjendat tona romake
Më thuaj, kur mund të vij të marr
në kështjellën time perandorake?

Nimfë ireale e sensuale, frut në gem
sikurse shega e kuqe e shpirtit tem
përplasur nga vala, qetësi nuk gjen …
Do jem bandilli i mrekullisë që vjen!

Nga e madhja parajsë e bardhë
gjer në parajsën blu oqeanike:
mbjell në katër horizonte pa anë
të gjitha ndjenjat e mia idilike!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 102 –
38.NË ARENAT E NATËS

Waouw, “Rock and Roll” në ekstrem
Pamje engjëlli në “Kopsht Eden”
Dikur ke qenë ma e paturpshme
Rrugës së klithjes në gen!

Të dua, o Zot, sa shumë që të dua
nuk di sesi ta shpreh, këtë verem
Do ta zgjedhoj këtë temë në krua
para se të iki e të bëhem ujem …

Në arenat e nxehta, të natës së kuqe
mes demave, do e varim jetën tonë
Ah, do luftojmë me fuga e me huqe
mes pasionesh, që me brirë na sfidojnë!

Mes mbretërve dhe mbretëreshave
Luftërave të egra dhe dashurive të ëmbla:
po tërbohem në valse plot ëndrra
duke të përqafuar, në sallonin e shpresave …

L O V E S O N G S
– 103 –

Afër trupit tënd, si sublim në vapë
i veshur me njëmijë ngjyra këndezore.
A do të jem unë mrekullia e shtatë
për një ngjizje të ardhshme shpirtërore?

E cila zanë mund të mi plotësojë sonte
Humnerat dhe pritjet e mia, pa gjetje?
Nëse hyjnesha ka lindur mbi Tokën,
le t’më adhurojë përjetësisht në heshtje!

Waouw, “Rock and Roll” në ekstrem
Pamje engjëlli në “Kopsht Eden”
Dikur ke qenë ma e paturpshme
Rrugës së klithjes në gen!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 104 –
39.NETËT TONA PLOT FISHEKËZJARRE!

Netët tona ndrijnë me njëmijë zjarre
në sytë tanë, ku kalojnë ëndrra drite
Dashuria shpërthen çdo çast me afshe
po sfidojmë zotërat e mëdhenj në ikje.

I menduar për ty në muzgje portokalli
parfumoj pritjet e mia të gjata, në angulli
Fjalët nuk më vijnë, si ti gjej nuk e di?
Agimi më gjen zgjuar … poet në dehuri!

Nga vendi ku ne shihemi, për së tepërmi të etur
në një vatan të humbur, pa emër dhe të tretur
E paramendojmë botën tjetër, ende të fjetur
Oqean që pushton pafundësinë e heshtur …

E ja, ku jam i vetmuar, si eremit i trishtuar
përballë pafuqisë time, ujk duke uluruar
Mendimet ma mbyllën derën e vajtimeve
dhe ma plumbosën mirë, kurajën e dështuar.

L O V E S O N G S
– 105 –

Ah, dreqi ta hajë faqen e bardhë, si dardhë
i fundosur në alkoolin që djeg, porsi flakë
E dashur: Jeta vazhdon, dallgë përmbi dallgë
na këndon një serenatë, diku lart në parajsë!

I fundosur nën flladet e tua, si një idiomë
rreth gjetheve të gjelbra, netëve aq vonë …
pyeti asketët në shpella: Çfarë do na thonë
cili është misioni ynë qendror mbi këtë Tokë?

Netët tona ndrijnë me njëmijë zjarre
në sytë tanë, ku kalojnë ëndrra drite
Dashuria shpërthen çdo çast me afshe
po sfidojmë zotërat e mëdhenj në ikje.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 106 –
40.JAZZ EKZISTENCIAL

Xhazi mi zgjon papritmas endjet
cepat sekrete të qenies … dhembjet
Nuk pajtohemi asnjëherë me sendet
me të kaluarën që mes nesh gjendet!

Oh, aq larg e lart memories tonë
anash shinave të trenit, natën vonë
do ri takohemi nën vesën e hollë
afër fontanës “Tri jetët” në Romë!

Në buzë i kam puthjet e tua të ëmbla
Përkëdheljet e baladave në shi …
Flirtimet tona aq romantike, nën bli
para bashkimit të ardhshëm në alkimi.

Një valë nostalgjie, zemrën ma zbeh,
më rikthen në këto peizazhe plot haré
ku jemi dashur dhe jemi grindur, nën re
Ah, lotoja e jetës, do vendosë për né!

L O V E S O N G S
– 107 –

Thuhet që çdo ekzistencë ka pretencë
është qëndisur me kujtime që n’esencë
me fraza të shkëmbyera pa licencë
Ëndrra të fshira … harresës në koshiencë.

Të dehur nga transparenca divine
Klith në erë: “Ah, enigma e pafundme!”
Mos je boshti im … dhurata e Zotit sublime
lugina plot parfume, në këtë jetë të lume?

Xhazi mi zgjon papritmas endjet
cepat sekrete të qenies … dhembjet
Nuk pajtohemi asnjëherë me sendet
me të kaluarën që mes nesh gjendet!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 108 –
41.MELODI MUZGËRORE

Aty, ku mi vendos shputat e tua
ç’po çelin lulet … bari gjelbëron
Vij pas zërit tënd gjer në krua
pasi të dua: A thua bota do mbaron?

“Të jesh apo të mos jesh” në kozmos
A është kjo një pyetje në diskutim?
Mes mëdyshjes dhe realitetit që sos:
Mos vendosja është vdekje në amshim!

Më në fund, në këtë tokë të mjerë
vijmë dhe shkojmë si një hije jete
Bluzi ma plotëson qenien paprerë
me ëndrrat që rrëshqasin në përpjekje.

Dje sikurse sot, me këngë dhe me lot
rreth lumit që shkumon, po notoj …
Netëve të melankolisë, mendimit si loz
qeshi si një faraon dhe ajrisë fluturoj.

L O V E S O N G S
– 109 –
Duke bredhur shekujve mes furtunave
në të kaluarat e largët antike, po shkoj …
Heshtja jote është e prekshme lagunave
Prezenca idilike me flet dhe t’adhuroj!

Kam rilindur në zemrën tënde me burime
në sfondin e një buzëqeshje sublime
Në rrugën e lumturisë pa shtrembërime
na hapet një perandori me re, pupline …

Aty, ku mi vendos shputat e tua
ç’po çelin lulet … bari gjelbëron
Vij pas zërit tënd gjer në krua
pasi të dua: A thua bota do mbaron?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 110 –
42. BOTA E RE

O Kolombi im, pa kolombinën divine
ruaje mirë Amerikën megalo-narcisike
Këtu, në botën e re, kemi makinën meskine
dhjetë mijë vezë, për ardhmërinë jetime!

Në flatrat e dëshirës tënde, marr arratinë
Pema e ndjenjave të mia, lulëzon aq mirë
Me ndez gjer në skuqje, për dashurinë
mes valëve të rilindjes, në alkiminë e lirë …

Pa shaka, unë kam rrjedhur, o Mike
pushtuar nga imazhi yt, nëpër brigje
i rrëmbyer në oqean nga balena mitike:
Celebroj si titan, pasionet atlantike …

L O V E S O N G S
– 111 –
Refugjat klandestin, me trille dhe me hile
në qiellin e ekstazave, të shoh “Blu Marine”
Mes pishave plot parfum, flas lidhje e pa lidhje
Puthjet prej luleshtrydheje më mbushin dhimbje!

Shikimi yt, m‘oksigjenon me ca buzëqeshje
zbukuron planetin tim, më rinon pa sekrete
Dihet që s’ka mbret pa një mbretëresh maureske
afrohu në qiellin e shtatë, rreth dashurisë danteske!

O Kolombi im, pa kolombinën divine
ruaje mirë Amerikën megalo-narcisike
Këtu, në botën e re, kemi makinën meskine
dhjetë mijë vezë, për ardhmërinë jetime!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 112 –
43.PARALAJMËRIM!

Nga rrezet e diellit tek këngët verore
kishe aromë të këndshme lulebore …
surfoj mbi stinët e tua, plot dritë
por korrja kur do të jetë e në ç’ditë?

I zhytur gjatë musonëve, diku në Indokinë
po djersitem e po t’ofrohem, që tani me rimë
Dashuria jote më mpin … çfarë momenti sublim
i ndezur si qiriu, po pres një akt divin!

Je shpërthimi im diellor, A crazy Big-Bang
në këto ditë të grihosura, teksa rri shtang
rrezatimi i pafund, të kërkon gjer në yje
Jehona më përcjell … ç’janë agimet pa ty?

E magnetizuar nga engjëjt në fluturim
Aureolat polare, për ne nuk kanë mbarim
Je energjia e shpresës gjigante dhe pa kthim
që rigjeneron tokën amë, në universin tim!

L O V E S O N G S
– 113 –
Je jeta dhe gjaku im, që drejt Edenit, shkon
Vjeshta dhe pranvera që s’ndalet asnjëherë
Princesha me rroba të arta, që për mua vallëzon,
Rubini aq i shtrenjtë, një diamant plot me vlerë …

Ndërkohë të dua aq shumë, plot patos dhe afsh
përtej të gjitha kohërave, të shtruara në mëndafsh
Në eterin e kalimeve, mes krijesave mitike
mund të xixëllojmë ndryshe, në hapësirat kozmike!

Nga rrezet e diellit tek këngët verore
kishe aromë të këndshme lulebore …
surfoj mbi stinët e tua, plot dritë
por korrja kur do të jetë e në ç’ditë?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 114 –
44.NË UDHËKRYQET E FATIT

Udhëkryqeve të fatit, që ikte si jehonë
Ah, të takova rastësisht e imja ikonë
kryqëzuam fjalët tona, një natë tepër vonë …
nëse më braktis, do humbas përgjithmonë!

Mbi dete dhe kontinente në ndryshim
në këto parajsa jeshile, akoma në rikrijim:
më përcjell me ca vargje, në ishullin tënd intim
ku natyra edenike rilind pa përfundim …

Një botë e fsheh tjetrën, në një thellësi sublime
Muzika e zemrës tënde, më përkund në agime
Jo rrallë, dashuritë e mia të flakta pranverore
të kanë celebruar si princeshë, me lule bore!

Shikimet tona bashkohen, në një simbiozë yjore
e di që je e lumtur e rrethuar me kurorë …
Zogjtë po na cicërojnë balada jashtëkohore
ri ngrihemi si feniksi, pas zjarreve anësore.

L O V E S O N G S
– 115 –
Artistë i “I – Lirisë” në ringun e shpejtësisë
ma gjeni mbretëreshën e magjishme të rinisë!
Do i shkrijmë në ujërat termale të dashurisë
Pulsionet primitive të afshit dhe egërsisë …

Të dua, baby, siç duhet një mashkull të dojë
pa asnjë rrugë kthimi, me njëmijë porta hapur …
Gjithë të tjerat, do vazhdojnë, po themi, si një lojë
n’Asamblenë popullore, në dimensionin e katërt!

Udhëkryqeve të fatit, që ikte si jehonë
Ah, të takova rastësisht e imja ikonë
kryqëzuam fjalët tona, një natë tepër vonë …
nëse më braktis, do humbas përgjithmonë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 116 –
45.EDHE MUND TË DUHESHIM …

Sipas gjykatësin Samson, që pa pushuar këndon
i hutuar pas Dalides, ende në revolucion
Dashuria do kalon, si shpendi që fluturon
po pse ta denigroj krijesën që më tërbon?

Në emër të shtojzovalleve tona popullore
të nimfave të vitit, në kullat post-gjinore
do shëtisim në Monako, si aktorë, dorë për dore
gjatë pastrimit policor të thesareve epshërore.

Mund ti shkëmbejmë shërbimet tona me pahir
me një vulë mbretërore, të mbushur plot dëshirë
E ti shlyejmë dikur-diku, gjithë huazimet bankare
Nostalgjitë e sekserëve në bursat monetare.

Si amanet pa kandar, do t’ua lë kostumet e grisura
Paraardhësve të mi, Kelto Galesë, me fiksime të krisura
Vargjet e një renegati albanez, akoma pa patentë
dhe një arkë me grapa danteske ne Firencë.

L O V E S O N G S
– 117 –
Para se ti flakim maskat, nëpër valët detare,
le t’i hapim shpirtrat tanë, për bukurinë fatale!
Ah, ti ç’më ishe lulja e rrallë bodleriane
ndërsa unë, pluhuri i paparë, i sferave astrale.

Si mund të kënaqemi, më një natë unike
për të thënë, “Çao” në mëngjeset nordike
Mund të shkonim në altar, ne të dy, oj Mike
por ti, se ktheve kokën dhe si fantazmë më ike …

Sipas gjykatësin Samson, që pa pushuar këndon
i hutuar pas Dalides, ende në revolucion
Dashuria do kalon, si shpendi që fluturon
po pse ta denigroj krijesën që më tërbon?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 118 –
46. VETEN, MOS E LËSHO!

Ah, sa jam lodhur duke bredhur si idiot
nëpër rrugët e tempullarëve, kot së kot …
Koha ka ndryshuar, ka dalë një modë e re
Argëtim pa fund e nudo, diku në Saint Tropez!

Le t’i ndezim në Sorbonë, neuronet e trurit tonë
t’i stimulojmë gjithë ndjenjat, sa s’është vonë …
Aventurat dashurore, siç thoshte ishi im
janë shndërruar në biznes, vetëm për përfitim.

Dhëntë Zoti, ta kuptosh se kush jam unë
ta ndjesh mungesën time në punë apo në gjumë
një tufë me trëndafila ta blesh përherë në kthim
siç bënte në romanin ekzotik, i madhi “Lord Xhim”.

N’esencën e fjalëve t’ëmbla, që ti thashë pa vetëdije
Mendimet e skaduara që ngelën vonë nën hije
Ta bleva një fustan të kuq, për këto krishtlindje
dua të shoh si një yll, që rrezaton në gëzime …

L O V E S O N G S
– 119 –
Ju ika marinarëve të dehur, gjithë etje dhe uri
në darkën tonë solemne, një tigër do më përpijë.
Jeta pa surpriza është thjeshtë pluhur e hi
të vallëzojmë si fëmijë, në muzikën plot magji!

Waou, ç’ma ke një pamje sensuale, që më çmend fare
me një sfond mençuri, të fshehur në thjeshtësi …
të një bandilli kodosh, të një kapoje misterioz
që di çfarë bën me mitraloz dhe bixhozin bukur e loz!

Ah, sa jam lodhur duke bredhur si idiot
nëpër rrugët e tempullarëve, kot së kot …
Koha ka ndryshuar, ka dalë një modë e re
Argëtim pa fund e nudo, diku në Saint Tropez!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 120 –
47.HISTORI E ÇUDITSHME!

Është historia e tri zanave në shkëlqim
që si lepurushe, qumësht pijnë, pa përtim
shkumën ja nxjerrin mashkullit në agim
futur në çarçafë mëndafshi me travlim.

Mirëmëngjesi, na u zu fryma në këtë amulli
mundohemi të shpëtojmë, ku ka qetësi …
Për këshillat erotike të shqepura pa histori
Koha na kaloi, në një ashram në Indi!

Aventura në hapësirë dhe liker në brendësi
Mjegull e panik, gjithkund nëpër Gjithësi …
Para ore nuk është ora, për një fillim të ri
idioti i “Motrës” sime, pësoi një katalepsi!

Të bukurat e qytetit, me sfidojnë në aksion
Mendimet po më sillen e kjo fare nuk shkon …
Pas referatit në London, i mbushur plot pasion
vesh kostumin e filozofit dhe të jap një leksion!

L O V E S O N G S
– 121 –
Britmat e të gjallëve, në simfonitë e egra minore
në fundin e savanave, më zgjojnë afshe madhore
Trupat, ngjitur nëpër muzgje, kohërave virane
Vullkane me këngë e valle, të shenjta dhe profane …

S’i numërojmë korridoret dhe vrapojmë aq gjatë
kalojmë rastësisht në skena, duke bërë spakardë
para “Luleve të së keqes”, gagarisim si një patë
dashurohemi çmendurisht, thjesht për një natë!

Është historia e tri zanave në shkëlqim
që si lepurushe, qumësht pijnë, pa përtim
shkumën ja nxjerrin mashkullit në agim
futur në çarçafë mëndafshi me travlim.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 122 –
48.RIPËRTËRITJE …

O hej, këngët tepër romantike të rinisë
Qenia jote aq sublime e vajzërisë
ç’më rikthyen i krisur, në zemrën e Ilirisë
ma ringjallën papritur, shpirtin e dashurisë!

Por, kush ishim atëherë e sot, kush jemi ne
nisur nga fëminija jonë, atje larg në Atdhe?
Në mëngjes, banditë e në darkë, super princ
kryqëzuar në shekullin debil, pa qenë Krisht!

Duhemi nëpër ishuj, n‘aventura mizore
nën hënën që na përkëdhel, natën prore
E kemi gjithë botën në dorë, mbushur gëzim
pa asnjë Lek në xhep, jetojmë si në një film!

Je “Kësulëkuqja” ime e humbur nëpër pyje
unë, ujku i tërbuar, që vallëzon prapë nën yje.
Mos ndrysho asgjë e dashura Marie Lu
më ndjek tek eskimezët dhe futu në inglu!

L O V E S O N G S
– 123 –
Magjia na ka pushtuar, si ethet në pranverë
Kurës së ripërtëritjes, s’ndalemi asnjëherë …
se kemi marrë veten nga shpërthimi magjik
nga ky pasion mitik, që po vjen edhe po ik!

Dëshira na bllokon, me zambakë na rrethon
çdo mendim që lindet, nga thellësia buron …
Të dua pa protokoll, moj e bukura e dheut
nën qiellin e magjishëm të Detit të Mesdheut.

O hej, këngët tepër romantike të rinisë
Qenia jote aq sublime e vajzërisë
ç’më rikthyen i krisur, në zemrën e Ilirisë
ma ringjallën papritur, shpirtin e dashurisë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 124 –
49.PËR TY … KËTË BLUES!

Drita po më shfaqet horizontit të humbur
e shoh perëndimin e përskuqur në të dukur
më vjen një fytyrë femre, që më ndjell me gaz
një ylber pa emër, që më ndriçon në maraz!

Oh, pse më ka braktisur, ajo zanë, zë molisur
për një psikopat, që as dhitë e malit, s’i len rehat?
Fatkeqësisht, kam dështuar, si një yll i shuar
me një balenë pa vlerë, në plazhin e shkretuar …

Kush mund të më shpëtojë, në këtë lojë perfide
gjer nesër në mëngjes, më duhen ca ngushëllime
teksa në klub po dehem, me Marvin Gejnë, plot klithje
Jeta do na shpërthen në tragjedi intime.

Po rikthehem plot shpresë, në njerëzinë e pabesë
me nota mandoline, në rrugicat e kësaj stine …
Deti i kaltër, pa pendesë, i hedh dallgët e haresë
gjatë pranverës sublime, më mbush me një krijesë!

L O V E  S O N G S
– 125 –
Jam rebel, jam bandill … kush dreqin më ka thirr
në këtë mbrëmje pa stil, për ta jetuar këtë idil?
Më vesh plot bukuri, o energjia e syve të mi
do të dua gjithë jetën, si një engjëll në ajri!

Oh dashuria ime, oh shpirti im, plot vezullim
nuk kuptoj çfarë ka ndodhur, në këtë trillim?
Historia na i dogji pasionet, në zjarrin e papritur
të jam një ftesë në zemër, si një fëmijë i pa rritur …

Drita po më shfaqet horizontit të humbur
e shoh perëndimin e përskuqur në të dukur
më vjen një fytyrë femre, që më ndjell me gaz
një ylber pa emër, që më ndriçon në maraz!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 126 –
50.QYTETE TË NDRIÇUARA

Ah, shpeshherë më kanë frymëzuar
Qytetet e ndriçuara, me neone mitike …
Por asgjë nuk barazohet, moj e dashur Mike
me bukurinë hyjnore, që dikur ti ma kishe!

Mund të them pa frikë, që nga kohët e arta
nisur nga një intuitë e fortë dhe simbolike
Më kujtohen përqafimet, me ngjyra të flakta
Premtimet e tua të buta, me afshe surrealiste …

Për gjithmonë jam në etje, me një uri prej ariu
nga dita që m’ke mahnitur, trëndafili më mbiu.
A mos një magji ma ke gatuar, o nimfë e bekuar
për të ndjekur si i hutuar, aty ku kufiri ka firuar?

Fantazmat e mia defilojnë, përtej syve të shkruar
në netët e pasigurta, pa gjumë dhe i trazuar
takohemi në ishullin tënd, tek palma e praruar
në territoret e panjohura, atje ku të kam kërkuar!

L O V E S O N G S
– 127 –
Tej vështrimeve të ëmbla, ku agu lind me yll
kam parë Rrugën e Qumështit dhe lozur kam me fyell
Nga bluja e pafundme, që na ndjell në gji të saj
tek fjalët e mjaltuara, nga gëzimi kam qarë me vaj!

Të kam adhuruar si i marrë, me shpirtin e bardhë
mes krahëve të tu të njomë, flotova si në një përrallë …
Prita lindjen e agimeve dhe zgjimin triumfal
më i qetë se Shenjti i Zotit, në dekorin astral!

Ah, shpeshherë më kanë frymëzuar
Qytetet e ndriçuara, me neone mitike …
Por asgjë nuk barazohet, moj e dashur Mike
me bukurinë hyjnore, që dikur ti ma kishe!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 128 –
51.SHPRESAT TONA …

Sipas ish shoqeve të mia, me pretendime
të ngopura me revista plot mashtrime
Princi i kaltër, i kështjellave madhështore
do t’i marrë një ditë papritmas, për dore.

Kush i përngjan njërit, bashkohet me tjetrin
në kërkim të shpirtit binjak, shpotis Shën Pjetrin
Të gjithë tok, shpresojmë ende në Krishtlindje
më pas, mund të zhgënjehemi, aq keq në bindje!

Oh medet, na kaloi jeta duke pritur si Godoja
Bastet sportive të javës dhe numrat tek lotoja …
E më në fund, përfunduam si viçat në litar
të dielën në pazar, me zemrën plot zarar!

A gjendet një perëndeshë në Planetin tokësor
që ta veshin plot muzikë, simfoninë e dashurisë?
Të na sjell një fije dritë, në errësirën e hipokrizisë
gjithë energjinë që na duhet, për t’i ikur ligësisë!

L O V E S O N G S
– 129 –
Duhet që t’i besojmë, pa e thyer fatin e mirë
si t’ishte një ëndërr fëminore e ngopur në dëshirë
Ka aq shumë të reja, për t’i zbuluar në hapësirë
në botën marramendëse, ku vepron njeriu i lirë!

E kam ditur, që ishe premtimi im, më i mrekulluar
Dritë sysh, në këtë ditë të bekuar e të lulëzuar …
Një festival dëshirash … në alegri të madhëruar
shpërthim pasionesh vullkanike të dallgëzuar!

Sipas ish shoqeve të mia, me pretendime
të ngopura me revista plot mashtrime
Princi i kaltër, i kështjellave madhështore
do t’i marrë një ditë papritmas, për dore.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 130 –
52.ËNDRRA GJIGANDE

E dua dashurinë plot dashuri gjer në magji
Dehurinë e sentimenteve, që më jep lumturi
Pasionet pa rikthim dhe ikjet në aventura
Pafundësinë e përjetshme, që fshihet tek ti!

Ah, të gjitha dëshirat e flakta, mi përthith ky film
Momente të arta flotimi, në horizontin sublim
Hovet e pafajshme, të jetës sime plot rebelim
Magjinë e adoleshencës, plot ëndrra e shpërthim.

Hej, heshtjet tua më flasin me një prezencë si shkencë
të padukshmet pasione misterioze në elokuencë.
Imagjinatën hulumtuese dhe mizorisht tunduese
mes botëve paralele dhe zanave ngacmuese.

E dua lirinë e lirë, dashurinë e ripërtërirë
aq sa jetën dhe librat: Një të rrallë eliksir …
gjithë çka na ofron toka … rinimin tonë të arrirë
Shpirtrat do na vallëzojnë, mes muzave mbi këtë qiell!

Buzëqeshjet e lozonjareve, më bëjnë të kajdis fare
Nuhatjen e hollë të fantazive dhe ngjizjen e poezive.
Puthjet e pa hir dhe shpërthimet e konceptit të lirë
Krisjet kalimtare, të një rinie që rrëshqet për fare …

L O V E S O N G S
– 131 –
Prezenca jote kurruese, më nxjerr nga gjendja kritike
Mungesat e dhimbshme, transformohen në rreze drite.
Ringjallen kujtesa të ndezura me sekrete të fshehura
në festivalet festive, jemi në rrjetet e magjive!

Pyetjet pa përgjigje, janë kthyer në sëmundje kronike
Misteret e ëndrrave tona, pasqyrohen në jehona
Netët aq të ëmbla, paralajmërojmë ndijime të holla
Epshet na sjellin paqe, në një dashuri mitike.

Kthjellimet e papritura, vijnë si një valë anonime
Mbrëmjet e krishtlindjeve, bukurinë e rilindjeve
Jermitë e Ofelisë, që sillej në ëndërr, rrotull shtëpisë
përgjithmonë në një gjumë, me trillin e hajmalisë!

I dua të pa njohurat ekzistuese, që shfaqen pa dukje
të gjitha ngjarjet drithëruese, shkruar në papiruse
të padukshmen mahnitëse, lindur me rreze drite
të pathënat e frikshme, të një nate perfide.

E dua dashurinë plot dashuri gjer në magji
Dehurinë e sentimenteve, që më jep lumturi
Pasionet pa rikthim, dhe ikjet në aventura
Pafundësinë e përjetshme, që fshihet tek ti!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 132 –
53.ÇFARË JETE

Kur koka e vogël, drejton kokën e madhe
Morali vdes, përjetësisht s’ka më ndalesë
Truri shndërrohet në oaz erotik shthurjesh
bordeli i mëkatarit transformohet në festë.

U shndërruam në numra dosjesh, ç‘trishtim
në konsumatorë të paepur, plot turfullim
Vërtitemi poshtë e përpjetë, me angullim
gjer në të fundmin mallëngjim, pa përfundim.

E pastaj vjen irracionalja, krijohet banalja
Disfatat dhe humbjet plot dhembje, tallja
sikurse në një lojë shahu, që u luajt pa kujdes
i mbetur Mat, për medet, si një mukades.

Në këtë botë moderne, nuk ka më vlerë arti
të drejtuar nga seksi, dollari dhe nga mëkati
I pushkatojmë përditë, dëshirat plot dritë ashti
Idealet gjigande, që nuk na i le më në dorë, fati.

Jetojmë dita në tjetrën, si heshtja me veten
hamë gjithçka mundemi dhe me pas shkundemi
Ma në fund e bëjmë një xhiro në erën e krijimit
deri në kthesën e sajimit të mbarimit …

L O V E S O N G S
– 133 –
Çdo gjë mbetet në nivelin e ujit të Detit të kuq
në mendimin zero, sa herë që na nxjerrin huq.
Punë, metro, gjumë, asgjë më pak apo më shumë
Televizion, sport e loto … ku vete kështu, o Duq?

Egërsia e aparencave, na i anulon preferencat
Në një gjendje të dytë, i morëm dikur licencat
Anonimë që vallëzojnë përditë, në vetën e dytë
zbrazësi dhe në mungesë, gjer sa na erren sytë …

Ti festojmë ëndrrat fëminore, pasi nuk ka sekret
Festivalin e ndjenjave të forta rinore, plot shend
Mendimet që përparojnë dhe aq larg shkojnë
në këtë rrëmujë të paparë, që vërtet më tremb.

Kur koka e vogël, drejton kokën e madhe
Morali vdes, përjetësisht s’ka më ndalesë
Truri shndërrohet në oaz erotik shthurjesh
bordeli i mëkatarit transformohet në festë.

U shndërruam në numra dosjesh, ç‘trishtim
në konsumatorë të paepur, plot turfullim
Vërtitemi poshtë e përpjetë, me angullim
gjer në të fundmin mallëngjim, pa përfundim.

54.KUSH ISHA?

Heshtje dhe klithje, po i flet atij që isha
Oh, veç puthje dhe ikje, po i flas asaj që ishe
lakuriq dhe pa kufij, në ëndrra dhe shtigje
a ishim? S’kemi menduar që të jemi, o mike!

Mashtrimi përmes trupave, si fundi i kupave
na i heq disa pendesa, trurin e fshin fshesa
Është thjesht një troftë, që papritur bie në grep
pjekja e saj në zjarr, pak kënaqësi, na jep …

Mor horr i pandershëm, ç’më flet këso marrëzira
ma ke nxi shpirtin e prapë të marr me të mira …
plot prush në eksitim, zbulon pyjet e unit tim
do mbetesh si kaprolli hutuar, akoma në shfrenim!

Nëse s’më përgjigjesh, në hon do gremisesh
ta dërgoj një druvar, për të rrahur në pazar
një katundar të Marokut, që lëkurën ta shet
një alkoolik polonez, që fitilin në gojë ta ndez.

L O V E S O N G S
– 135 –
E kam moralin tim, plot lutje dhe mirëbesim
nuk bëj lëshim, i shenjtë është karakteri sublim
E kam brenda meje, dijen e qiellit, pa mbarim
Fjalët plot kuptim, që mi sjell vetë engjëlli im!

Në rrugën e alegrive, udhëtoj drejt mirësive
mes rrahjeve të zemrave tona, në dritë-hije
I shndërrojmë pikëllimet tona të vjetra, në gaz
në burime të përjetshme lumturie çdo çast.

Heshtje dhe klithje, po i flet atij që isha
Oh, veç puthje dhe ikje, po i flas asaj që ishe
lakuriq dhe pa kufij, në ëndrra dhe shtigje
a ishim? S’kemi menduar që të jemi, o mike!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 136 –
55.E PASHE PËRJTËSINË!

Oh, mbretëresha ime e sabahut të praruar
Marramendjet tua, keq më kanë pushtuar
Merre zemrën time dhe mbaje ndër duar
e ndiej veten anije, në luhatjen e dallgëzuar.

Pse instinkti më tundon dhe kaloj çdo hon?
Dorën tënde po e kërkoj, si një Princ në sallon
Po mbushem aroma malesh dhe hala pishash
nën shi të imët pas vapës, që dielli e konfirmon.

Kam ëndërruar shpeshherë, dimër e verë
Prezencën tënde pranë meje, si asnjëherë
me finesën e një gejshe e bukur si panterë
flakëruar nga dielli japonez, i kuq si çdo herë!

Silueta jote më inspiron, aq lart më dërgon
në rekuiemët e Mozartit, shuhem në piramidon
zhytur në krahët e tu të ëmbël, si një faraon
kam parë përjetësinë, në jetën që po shkon …

L O V E S O N G S
– 137 –

I paralizuar nga ora jote, nga misteri që e ke
s’kam mundur ti them dy fjalë, mbi këtë dhė
mbeta si mumje, në admirim plot refleksion
Zemra ime vdes, nëse ti nuk ekziston!

Më thuaj; Ç’ke pritur nga unë, në përjetim?
Në këtë ambient përrallor, ku jeta merr kuptim
të kam ndjekur hap pas hapi, si një delfin
ty, o hyjneshë e shenjtë, që nuk njeh plakërim!

Oh, mbretëresha ime e sabahut të praruar
Marramendjet tua, keq më kanë pushtuar
Merre zemrën time dhe mbaje ndër duar
e ndiej veten anije, në luhatjen e dallgëzuar.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 138 –
56.ASGJË NUK TINGËLLON KEQ !

Me nesh, gjithçka shkon në vaj engjëllushe
si elektrone të lira, në sillemi në hapësirë
Kokën e kemi mbushur Rock and roll e dëshirë
i zgjojmë ca aventura, në frymën më të mirë!

Ah, kjo është një dashuri që jeton në sinkron
si një kurë e përjetshme, që kurrë s’mbaron
Berlinit, dy anëve të murit, të ngjitur me beton
Çmendi … Ç’po i thirrnim njëri tjetrit me megafon?

I ushqyem jetët tona, me Xhakondën, në sfond
me piktura jashtë çmimi, të blera në London
dëshiroja të vlonim në emocione, plot pasion
si një në këngën Xhon Belushit, që na tërbon.

Le ti nxisim vullnetet tona, me klithje dhe jehona
t’i mbjellim disa rilindje, thellë në zemrat tona
t’i fshijmë ethet lehona, në acaret që sjell bora
t’i forcojmë dashuritë e papara, me puthjet tona …

L O V E S O N G S
– 139 –
Çfarë do ti, moj vajzë bukuroshe, kjo është jeta
Historitë kanë lulëzuar anembanë, si e vërteta
Po koha na është zbehur, si fotografitë e vjetra
që gjyshërit na i kanë sjellë nga kohërat e errëta.

Në eposet e kësaj epoke, si heronjtë me Atdhe
çdo gjë është e mundur, me vuajtje përmbi dhé
Pushtimi i Amerikës e hap një faqe të re
s’ka rënie në humnerë, se engjëj jemi ne …

Me nesh, gjithçka shkon në vaj engjëllushe
si elektrone të lira, në sillemi në hapësirë
Kokën e kemi mbushur Rock and roll e dëshirë
i zgjojmë ca aventura, në frymën më të mirë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 140 –
57.ËSHTË JETA QË VENDOS …

Është jeta që vendos mbi fatin tonë
nëse kalon ose kthehet në Dodonë,
nëse arrin në bregun tjetër të detit
s’do bie në ujin e akullt të rrëmetit!

I lodhur nga llafologjia jote bajate
Mendimet e gabuara e krejt pa fakte
me mua a pa mua, për keq a për mirë
pa e vulosur në inat, një lamtumirë …

Kalo në Car wash, o mike, sa është i lirë
për ta pastruar trurin, nga çdo ligësirë!
Zgjedhjet e tua katile, ma bëjnë me hile
të vërtetave me shqelm, unë kurrë s’u bie …

Askush nuk na ka faj, që ne qajmë me vaj
Dashuria nuk është një abonim në saraj.
Mjaft me fajtorë të pafajshëm, nën akuzë
kujtoje puthjen time të fundit në Sirakuzë!

L O V E S O N G S
– 141 –
Të kam dashur e pranoj dhe s’jam pishman
po ishte e shkuar, pa foljen e zgjedhur tamam
Sot, çdo kush bën çfarë të dojë, more xhan
askush nuk del perfekt, i zhveshur në hamam!

E kishe këngën lirike, me nota të ëmbla rinore
në skenën e besimeve, të odave malësore
dhe filozofinë edoniste, me bukuri përrallore
Antenat hyjnore, mbi bjeshkët bardhërore.

Është jeta që vendos mbi fatin tonë
nëse kalon ose kthehet në Dodonë
nëse arrin në bregun tjetër të detit
s’do bie në ujin e akullt të rrëmetit!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 142 –
58.SI ME TA THANË?

Shiu binte si perla të buta në dritë
në udhëkryqin e ideve të mia në pritë.
Kujtimet e tua ringjallin shpirtin tim
Fjalët e zhveshura ngrenë në rinim …

Aq shumë gjëra për të thënë, o zemër
sa nuk di si ta shpreh, pasionin tim, pa emër
Le ti lëmë ëndrrat tona të shpërthejnë
Dëshirat e buta, lart të ngazëllejnë

Urgjencat tua të sëmura … ah, më plakin
më verbojnë në plazh, dhembje më japin
A mos isha autori i librit, “Ikje pa kthim
përndjekur nga shtatë djaj e një Jakobin”?

Ma lër së paku një adresë rreth Mediteranesë
Buzë lumit të qetë, ku zogjtë këndojnë në foletë
O sojnike! Pse duhet të shkoj në një meshë
te prifti për t’i rrëfyer fantazitë pa ndalesë?

L O V E S O N G S
– 143 –
E kam ndjekur elegancën tënde, i mrekulluar
në rrugët e ekzilit të gjatë, duke ëndërruar
i zhytur në detin e parfumeve të Parisit
Ballove mondane të vetë nipit të Luigjit!

Ah, e bukura Mikeshë e shiut, që s’pushon
largohu anktheve të tua, nëse më dashuron
Jeta mund të na bashkojë, një ditë papritur
në luginat e lumturisë, mes yjeve të ndritur.

Shiu binte si perla të buta në dritë
në udhëkryqin e ideve të mia në pritë.
Kujtimet e tua ringjallin shpirtin tim
Fjalët e zhveshura ngrenë në rinim …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 144 –
59.A DO JESH YLLI IM?

Po pse puthjet me ty, më japin kaq trishtim
si librat e botës mbushur me plot pikëllim?
Mirë se vjen, o nimfë hyjnore, në Olimpin tim
në shkrirje zemrash pa kusht dhe në bashkim!

Yjet flisnin gjatë me mbretëritë e padukshme
në flladin e erës dimërore, që shkonte e vinte
Kokës time gëlonin premtime të padukshme
Oqeanit të madh të qenies, me valë tajfunike …

Shpirti, oh sa ulurin, mes qiellit gjen ngushëllim
ndjek rrugën mizore, në universe të fshehta
Gëzimet dhe hidhërimet, vorbullës pa shpëtim
kapërcenin stinë me galopime kali të shpejta.

Të përkëdhel thellësisht, në ujërat e kaltëruara
në rrezen e parë të dritës së gjelbër, në agim
Po t’i fal me përkushtim, ca fjalë të kodifikuara
për t’i gjetur si në filma, thesaret e pazbuluara …

L O V E S O N G S
– 145 –
Oazet e tua, mi ngrenë leshrat e kokës
Heshtja jote më kërcënon e asgjë nuk kuptoj
Me cilin medium hinduist duhet të humb kohën
Natën në kullën e Pizës, fatin tim ta konsultoj?

Fryn stuhi dhe acare, në hemisferën barbare
mbi tokën në fuzion, por mua s’ma ndjen fare …
Sublime para gjykatës së moralit, moj sojnike
eja të digjemi rërës së bardhë në Karaibe!

Po pse puthjet me ty, më japin kaq trishtim
si librat e botës mbushur me plot pikëllim?
Mirë se vjen, o nimfë hyjnore, në Olimpin tim
në shkrirje zemrash pa kusht dhe në bashkim!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 146 –
60.DUA TË QAJ!

Ah, po shënjoj njolla blu në të errët
nën një diell fshehur nga një re behari
kur të shoh duke kërcyer valsin magjik
mbi një plazh ranor me kokrriza ari …

Dhe prej dëshirës së flaktë, për të rigjetur
më vjen shpeshherë të qaj, si një dashnor i tretur
Ti më pate përkëdhelur në minder, si asnjëherë
gjatë arratisjeve tona të nxehta në çdo verë!

Hej, ti çliron gaz e shend, mbi këtë vend
Thjeshtësinë dhe lehtësinë, për tu blatuar
Shijen e një lirie, që nuk njeh të mbaruar
Ndjenjat e larta, në urgjencën e paduruar.

Nuk munda të mbaj më tepër nën hijen time
Kapriçioze dhe krenare, sigurisht sublime
E tejkaluar në çdo skelë, nëpër kërkime
Pasioneve të një dashurie plot gëlime.

L O V E S O N G S
– 147 –
I kam shënuar gjestet e pa mikluara
Frazat e pathëna dhe papritur të shuara
Mendimet e mia të keq formuara në çast
që të kanë larguar në dyshim … aq larg!

Si mund të shoh, zemërthyer e me pikëllim
në një poker që s’ka kufij e s’ka mbarim
vërtet; A i kemi pasur çelësat që në fillim
çka më duhet të paguaj akoma si këmbim?

Ah, po shënjoj njolla blu në të errët
nën një diell fshehur nga një re behari
kur të shoh duke kërcyer valsin magjik
mbi një plazh ranor me kokrriza ari …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 148 –
61.SO BEAUTIFUL …

Hej! Në horizontet e pa skaj e pa anë
një milimetër para boshësisë matanë
Ky emri yt po më verbon anembanë,
Parajsës së bardhë, ku lindi një fjalë!

E ndjej thellë, malet me lule e me erë
më dukeshin përballë teje të pavlerë
Finesa jote shpërthente në atmosferë
në një ironi të mprehtë nëpër eter.

Në Fjordet norvegjeze, kapur dorëpërdore
shijuam tortën “Alba” të ruajtur në dëborë
Testoj notat e mia të Solfezhit muzikor
para ariut të koleksionit “Dija nuk ka orë”!

Qenia jote vajzërore që më vesh me ar
spikaste qeshjen tënde të pastër qelibar.
Etjet tona mizore, ndiznin si me magji prore
Përjetësinë e zemrës në shkallën hyjnore.

L O V E S O N G S
– 149 –
Në fundin e netëve të mbushura me vesë
Zëri i një poeti të dehur vibron plot pendesë.
Dashuria e një jete, plot me dritë e me shpresë
inspiron qeniet e lira, në kudo në ujdhesë.

Oh mirësevjen e bukura ime Fatbardha,
nga kanionet e frikshme Sierra-Nevada
e ti ma ktheve: “Pasi më fole mrekullisht
merre unazën time dhe vëre në gisht”!

Hej! Në horizontet e pa skaj e pa anë
një milimetër para boshësisë matanë
Ky emri yt po më verbon anembanë,
Parajsës së bardhë, ku lindi një fjalë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 150 –
62.ÇFARË GUXIMI!

Një intuitë pa rrëshqitje me baritje
nga mbjellja deri ne korrje me ngjizje.
Oh, shpresoj që Dantoni i saj në ikje
Të na ftojë në të gjitha ballot aristokratike!

Nga vallëzimet klas deri në hingëllime
kjo specialiste shik e mistereve imtime
Të gjithë burrat e dheut i hodhi në gong
sipas stilit Kong Fu të gorillit King Kong.

E droguar nga liria e çartur nga euforia
Aktore me talent nëpër sallone me vija
dinte çdo moment të priste kokat armike
në revolucionet e përgjakura histerike.

Në shkallën më të lartë, doktoreshë në intriga
e zgjuar si skile mali, më e mprehtë se thika.
Oh, na u deshën ca skenarë të zgjuara ovale
për ta zbutur si bishën, në agimet boreale.

L O V E S O N G S
– 151 –
Një magjistare që i çmendte burrat fare
Noblesën dhe klerikatin i zhyste në mëkate
E mirë vendosur në hierarkinë e lartë sociale
na u emërua dukeshë me shumë kambiale.

Më fund, kur u bënë me laps të gjitha llogaritë
Miqtë e lanë në kolaps dhe iu zhdukën nga sytë
Por e ruajti kështjellën e saj fisnore me okë
u tha meshkujve hapur: “Thyeni qafën, o idiotë”!

Një intuitë pa rrëshqitje me baritje
nga mbjellja deri ne korrje me ngjizje.
Oh, shpresoj që Dantoni i saj në ikje
Të na ftojë në të gjitha ballot aristokratike!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 152 –
63.PËRTEJ KOHES

A ishte aroma e gjetheve të vjeshtës së tretë
Stuhia e ndjenjave, që më bëri me fletë?
Në hovet e mia të pandalshme mashkullore,
notoja përtej kohës, në sistemet hapësinore.

Në hipodromin e kuajve të dopuar për gara
përpara një pele të hajshme, me jele të arta
Krenaria më fluturoi në erë, me vrull të paparë
vura bast symbyllazi e u shndërrova në lypsar.

I shpupluar nga një handikap në nevojtore
në një mbrëmje orgjiake të stinës dimërore
Ngaqë nuk kisha thëllëza, inatin keq e nxora
oh, i piva nja dhjetë birra dhe i pjeka disa sorra.

Duke ju falë naivitetit tim, pa sens e pa kuptim
që e konsumova pa limit, i përlyer në pendim
u bëra pa e menduar, kloun në shesh qëndrim
Viktima e shënjuar, për tu sakrifikuar n‘agjërim!

L O V E S O N G S
– 153 –

Po ja, që furtuna edhi për ti fshirë me pa hirë
Mendimet e errëta, të mbytura në hungërirë
Në ajrin e ri të pranverës, mbushur plot dëshirë
e oksigjenova shpirtin, për një ditë më të mirë.

Në zemër të plazhit të Saint Tropesë, o miq …
pranë një “Bardoje” të rastit, vendosa të ha fiq
I hodha sërish thesaret e mia, krejt pa nguruar
në kotësirat ekstreme të një qejfi të shfrenuar.

A ishte aroma e gjetheve të vjeshtës së tretë
stuhia e ndjenjave, që më bëri me fletë?
Në hovet e mia të pandalshme mashkullore
notoja përtej kohës, në sistemet hapësinore.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 154 –
64.KUJTIMET E DIKURSHME

Ishte kënga e dashnorëve në ngritje
në ballkonet e Veronës, plot ndritje
Në zemrat tona të njoma që vibronin
mes kumbimeve të jehonave antike.

Nga Romeo i djegur, që kërkon emocion
deri tek Zhuljeta e bukur, që dashuron
Kam përqafuar jo rrallë me aq pasion
Nostalgjitë e mia ylberore, kur nis agon.

Të gjithë mbretëreshave të shekujve
Kleopatrave të dalldisura me afsh e turrë
jua kam ofruar zemrën dhe shpirtin tim
Pasuritë e mia si një titan, si një burrë …

Nga “Liz Tejloret” e filmave t‘adhuruar
tek “Merilinat” delikate, bekuar e mallkuar
Ju përgjigjem butësisht këtyre luleve praruar
mbjellim atë çfarë korrim, në të shkuar …

L O V E S O N G S
– 155 –

Le ta them hapur, mes yjeve hollivudiane
dhe trokthit pafund të ëndrrave homeriane
Dashuria jote e tërbuar, ende s’më ka liruar
më la si peshk pa ujë, në Romën noprane.

Oh mes “Penelopeve” të trishta në pritje
Uliset e sharmuar nga zanat ilirike
është libri i brendësive në kronikat epike
që shkruhet mes stuhive të larta idilike.

Ishte kënga e dashnorëve në ngritje
në ballkonet e Veronës, plot ndritje
Në zemrat tona të njoma që vibronin
mes kumbimeve të jehonave antike.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 156 –
65.INSPIRIM

Ah, ti më inspiron në perëndimin divin
Dëshira aq të zjarrta, krejt pa mbarim
shpateve me erë lulesh në mallëngjim
vrapojmë të dehur e jepemi në shfrenim.

Të zhytur në mesjetë, bjeshkëve florale
na tymosën me fjalë të kota, në skandale
Ku janë vlerat reale në çmendinë virale
në vendin e dajë Cemit, atje në skaje …

Na kanë thënë që atje larg në Moldavi
Romantizmi i Rilkes në dhé është shti
me seks në diskotekë, me drogë e magji
shoh vdekjen e jetës, si një tragji komedi.

Ndiqni mirë këshillat e emisioneve televizive
Lëvizjen e kursit të dollarit në bursat aziatike
Telenovelat turko-latine pa shije, me nder
në orët e darkës, me karkaleca deti e verë.

L O V E S O N G S
– 157 –

Yrysh në uljet vjetore të çmimeve me zarar
lazdroni mendjet në ëndrra, me veshje ngjyrë ar
e ndoshta ndonjë hamshor i uritur, i pa kajar
do e nderon princeshën, gjatë muajit janar?

Pengje të modës, from Paris too London
të kazinove të rastit, iluzioneve në aksion
A thua jeta e njeriut, sot është thjesht bixhoz
që përfundon në pleqëri me një pension?

Hej, zgjohu shpejt nga gjumi, moj ëmbëloshe
dhe jetoje jetën tënde pa limit, në ekstrem
shijoji gjithë Karaibet, qoshe në qoshe …
nëse e humb shansin, kurrë më nuk e gjen!

O Zot, sa shumë ti përbrenda, po më rrezaton
si një yll i mëngjesit, pranverës më lulëzon.
Ah, ti më inspiron në perëndimin divin
Dëshira aq të zjarrta, krejt pa mbarim

shpateve me erë lulesh në mallëngjim
vrapojmë të dehur e jepemi në shfrenim.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 158 –

66.NGJASHMËRI

Si në n‘oqeanin blu, ku vala valëron
gjatë stinës së meduzave në aksion
Vlera jote ka pësuar rënie, kjo më trishton
Po pse vajtojmë, pasi çdo gjë kalon?

Çuditërisht, çdo vjeshtë Remboja më pushton
në anijen e dehur që lundron në iluzion
notat e Chopin-it, më bëjnë të dashuroj
horizontit të zbehur, kur nata na mbulon.

Duke i gjuajtur vitet, si djalosh pa përtim
në thellësinë e ferrit, me vrull e me përdëllim
shkrihemi nga ari i vjehrrës, që se gjetëm dot
hapim gropa pa fund dhe i mbushim me lot …

Në rrethin e poetëve të humbur në meditim
u takuam krejt rastësisht në një kryqëzim.
Hej! Ose fiton ose shuhesh vorbullës, në agim
në një luftë epike, ku kullon gjak, pa mbarim!

L O V E S O N G S
– 159 –
Ti, po i ngjan mizorisht të madhit Dante
që u martua me hallën time mjaft pikante
ma dhuroi një çek parash, me dorën e saj
i dehur në një kazino e lashë në muajin Maj …

Dikur me Henri Misho e ca minakë të tjerë
mes fisesh endacake brodhëm pa ndërprerë
Ti me ke mbajtur me ngrohtësi fëmijërake
në orët e çajit, kur gjuanim topa marmelate.

Si në n‘oqeanin blu, ku vala valëron
gjatë stinës së meduzave në aksion.
Vlera jote ka pësuar rënie, kjo më trishton
po pse vajtojmë, pasi çdo gjë kalon?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 160 –

67.NË NATEN PLOT YJE …

Që nga koha e puthjes së gjatë
plot me yje, në natën e shtatë
ishe ti, ylli i bariut të ri, dashuria
që mi ndriçoj gjithë mendimet e mia.

Nga qeshjet e tua, me mall rinor
deri tek fjalët, plot nota, në Re Minor
isha ushtari yt, i betuar me fanfare
i këngës së pavdekshme çlirimtare.

Nga sfidat e fituara me aq pasion
tek projektet e hedhura në kanion
Prezenca jote e parfumosur, më tërbon
është mrekullia që në parajsë na çon!

Hej, nga teatri i demoduar, i harruar
tek filmi i valës së re, plot improvizim
mirupafshim, o liri, aq e adhuruar
hapësirave plot shenjtëri e pa mbarim.

LO V E  S O N G S
– 161 –
Nga alkooli hipnotik, tek kështjella keltike
mes ëndrrave të miliarderëve në fikje
në kohë paqeje apo lufte mitike:
Të dua moj luftëtarja ime energjike.

A mund te më shpëtosh këtë herë
nga poezia e zotërisë Apolinerë
që të kthemi në fillimet tona si erë
në vitet e dritës, të fshehura në eter?

Që nga koha e puthjes së gjatë
plot me yje, në natën e shtatë
ishe ti, ylli i bariut të ri, dashuria
që mi ndriçoj gjithë mendimet e mia.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 162 –
68.EUFORI DELIRANTE

Nga këndi i lojërave dimërore amerikane
tek sharmi magjik i karvanëve orientale
Fati im i pashkruar, më çudit dhe më kall
bëhem demon dhe lirinë time e shpall.

Nga fjalët e kësaj flete, të një jete me derte
tek ora e shpirtrave të vetmuar, laskaruar
pa Lek për ta celebruar, muzën e ëndërruar:
po ulërij hënës gjysmake, si ujku i tërbuar!

I dëshpëruar pa fund nën blinin e lulëzuar
jam duke u shfletuar, natës së mallkuar
Po tërfili i bekuar, me gjethe të xixëlluar
ma zbuloi fytyrën tënde, me ar të praruar.

Po ndizem e ti zhytesh nën qiellin e yllëzuar
si bishë e pa ngopur, që lodron pa pushuar
Në librezën me shkronja të ballos mbretërore
ke një vals të rezervuar me princin e kurorëzuar.

L O V E S O N G S
– 163 –
Dashura jonë është e bukur dhe më e ndriçuar
sesa filmat romantikë apo romanet e dalluar.
Jeta na i dërgon shenjat e saj, pa pushuar
le ti marrim frytet e ndjenjës së amshuar!

Me shekuj të adhuruar, në detin e kaltëruar
plot ëndrra të mbjella në trurin e iluminuar
Përkëdhelje dhe marramendje për t’u fiksuar
Gjithësisë së pashuar, të shpirtit vullkanuar.

Nga këndi i lojërave dimërore amerikane
tek sharmi magjik i karvanëve orientale
Fati im i pashkruar, më çudit dhe më kall
bëhem demon dhe lirinë time e shpall.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 164 –

69.SHËTITJE SENTIMENTALE

Mi pushton të gjitha mendimet, aq hollë
në vjeshtën mbushur me ngjyra, si rrallë herë
Ah, sa e bukur ishe për të kafshuar si mollë
në këtë tavernë të vjetër dhe të verdhë!

Shpeshherë i magjepsur si në livadhe të arta
nga freskia jote e paparë, oh shend e verë
e kishe futur stilin e vjetruar nëpër arka
veten për ta ngritur, në skenat alla Röhmer!

Duke surfuar me dridhje, në vijat trupore
gjer në dritat e tua shpirtërore, pa ndaluar
u zhyta si delfini i çorientuar e dola dore
mbi trekëndëshin tënd magjik e të bekuar.

Në lëkurën time e kam gdhendur me dritë
Karakterin tënd aq krenar, që e kam për zemër
Fjalët dhe puthjet m’i sjellin shtatë hyritë
të lehta si eteri kuq, në pjalmin e pa emër.

L O V E S O N G S
– 165 –

Përgjatë filozofimit mbi jetën e kërkuar
mbi ngjarjet e ditës, që ikin pa rikthim
Sytë e mi dashuror, mes njerëzve anonimë
kërkonin syqeshjet e tua, si një rrezatim …

Këngë e gaz mbi fytyrën tënde, pa vite
shkruhet historia e shekujve, siç ishte.
A jam dashnori yt kalimtar, plot shije
i peizazheve të tua fluore dhe alpine?

Mi pushton të gjitha mendimet, aq hollë
në vjeshtën mbushur me ngjyra, si rrallë herë
Ah, sa e bukur ishe për të kafshuar si mollë
në këtë tavernë të vjetër dhe të verdhë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 166 –
70.WHAT A WOMEN!
Ah butësisht romantike, moj e imja Mike
Perëndeshë e bukur me shkëlqime “Oniks”
po më dërgon nga babilonet e arta biblike
gjer në kohën astronomike të dimensionit Iks!

Mes saksofonit të Miles Devis, si dikur
uturimave të faraonëve të Egjiptit në Dashur
Si sfinksa të gdhendura në mes të shkretëtirës
nuk kemi ekstaza të ndaluara në aventurë …

Ti je falbala e asteriksit, gjatë agut të mëngjesit
me shikim radioaktiv, që botën papritur gurëzon
Mendimet e mia prej Jezuiti, oh, po më tundojnë
më japin lirinë e marrë, të udhëtimit në aksion.

Hero i Romës antike, me dekorata cezarike
para harqeve të qendrës, të lënë pas dore
m’i dhurove disa shpërblime emblematike
e më pas më zhgënjeve me kriza histerike.

L O V E S O N G S
– 167 –
E abonuar në kulturën e hiteve teknologjike
në frymëzimin e papushuar të miteve hipnotike
ishe mes divave të Amerikës së re empiriste
gjetja e Shekullit XX – Bomba ime atomike!

Moj lolita edonike e romaneve erotike
“On the Road sixty six, nëpër ëndrrat mitike”
Të merremi vesh mirë, mes dy skenave filmike
Dhe të dashurohemi si vampirë, në brigjet idilike.

Ah butësisht romantike, moj e imja mike
Perëndeshë e bukur me shkëlqime “Oniks”
po më dërgon nga babilonet e arta biblike
gjer në kohën astronomike të dimensionit Iks!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 168 –
71.TOTEMI I LUMTURISË

E pajisur me ngjyra edenike
me një thellësi të paparë
më çilesh si lule ekzotike
në tropiket hiper poetike.

Gdhend në këtë kullë të lashtë
Totemin antik të lumturisë
Zemrën dhe shpirtin, ta pashë
mes qeshjes dhe lotëve të mirësisë.

Nga ritet shoqërore prehistorike
tek virtytet post-moderniste
Jeta e çdo artisti në këto vise
ka fitore dhe dështime tragjike.

Dikur, i ngopur me ëndrra utopike
me baste kuajsh në hipodrome periferike
u pajtova në lukset e Jet Seteve helenike
duke lënë anash dashurinë kozmike …

L O V E S O N G S
– 169 –

Një sekondë para gijotinës
ftesës së fundit të xhebrailit
jashtë të vërtetës apo mashtrimit:
Të dua, përtej rrenave të Nastradinit!

Mbi dhé, je gjetja ime ultime
mes materies dhe eterit, në krijime
Shpirti im tokë e qiell, valon nga gëzimi
vezullon në dritën e parë të bekimit …

E pajisur me ngjyra edenike
me një thellësi të paparë
më çilesh si lule ekzotike
në tropiket hiper poetike.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 170 –

72.MBRËMBJE DISKO

For the Soirée Disco
in the Belgium Congo
with Congas and Combo
don’t forget the Frisco!

Sa erdha në këtë tubim
për vallëzim dhe dëfrim
e gjeta një belgo-latin
për një vëllazërim-bashkim …

Është alter-egoja im
për një kërcim me përfitim.
Ndoshta ka një tjetër qëllim
të më mjelin për investim?

Që nga koha e lashtë të Laskosë
në atmosferë seksi dhe të ngrohtë
të puthi nga lartë e poshtë
shoqëruar nga ritmet e Djangos!

I dekoruar në gadishullin e Nisës
si kalorës i merituar, i republikës
si aventurier i shthurur i Mirditës:
Shihemi nesër, për programin e ditës!

L O V E S O N G S
– 171 –

Asgjë s’të ka rezistuar, moj Elizë
je në krye të listës, për një vizë …
Të kam ndjekur si dhelpra në çdo pistë
Por çfarë planesh ke në jetë, o bishë?

Mos jam ndërkohë alpinisti yt
bufoni i rastit, tragji-komik?
Deliriumi nuk është pa risk
Jeta sillet akoma si një disk!

Again with that shit!
Je i gjurmuar nga ca policë
Strehohu sonte te Mis Alisë
se të pasurit ta ndajnë një rriskë …

For the Soirée Disco
in the Belgium Congo
with Congas and Combo
don’t forget the Frisco!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 172 –

73.O MREKULLI E MREKULLIRAVE!

Sot, dielli po zgjohet në këtë freski
si një ëndërr që të vjen, nën hije.
O mrekulli e mrekullirave, plot eufori:
A të meritoj, pas këtyre marrëzirave

i shtrirë nën bli, për vit të ri?
Last Swing in Honfleur
për të nderuar, moj motër
nuk ri vjen më ajo kohë

ku ishim të mbledhur në sofër!
I kishe flokët e shprishura
nën shi, pas disa puthjeve
Mes ideve të pa nisura

me ndiqje me ca thupra …
Flotonim disa orë
në ajrin e pranverës
Me të dashurën për dorë

Sa u ndreqte atmosfera.

L O V E S O N G S
– 173 –
Në detin e dalldisur
i hodha premtimet e mia.
A më donë si qiri i fikur
kur të më ngrinë bankiza?

Nuk dua asnjë mashtrim
veç zemrat në harmonizim
as hidhnim, as ankim, Miku im
pos librit tënd intim, i dashuri im!

Sot, dielli po zgjohet në këtë freski
si një ëndërr që të vjen, nën hije
O mrekulli e mrekullirave, plot eufori!
A të meritoj, pas këtyre marrëzirave
i shtrirë nën bli, për vit të ri?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 174 –

74.JE SEKRETI IM …

Je toka ime sekrete
enigma e pa deshifruar.
A thua, pas gjithë kësaj feste
mundem për t’u shumëzuar?

Njihemi tash ca shekuj
duhemi me një shpirt nur.
Ku me e ditur pse në esëll
ëndrrat më rrjedhin si ujë?

Kam uruar praninë tënde
gjatë verës së kaluar.
Mungesat e tua në mbrëmje
shpeshherë më kanë shkrumbuar!

Po pse në zemër të Francës
akoma e revoltuar
ma prishe heshtjen e natës
me një muzikë të tërbuar?

L O V E S O N G S
– 175 –

Pavarësisht çka mendon
Je ideali që më ndriçon
Pasioni që më verbon
Fjalori i artë që buron …

Dashurohemi dhe vallëzojmë
me një hovë plot jehonë
celebrojmë përgjithmonë
Përjetësinë … dhe pushojmë!

Je qielli im magnetik
Kozmosi super magjik
Pafundësia si mit
Tjetërsia gjer në hiç …

Je toka ime sekrete,
enigma e pa deshifruar.
A thua, pas gjithë kësaj feste,
mundem për t’u shumëzuar?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 176 –
75.POKER

Depresionin e tejkalojmë
afër portit të ankthit.
Me cilën fjalë do kalojmë
fatkeqësinë e hamamit?

Do luaj një kuadrat AS
dhe pastaj do marrë malin.
Trupin tënd do e thërras,
në momentin që më merr malli!

I am the King of the Dancefloor
what do you want, Leonorë?
Ka kohë që s’të kam në dorë
ç’të ndodhi më këtë hamshor?

Bujku na lëvroj tokën
kunatën dhe të shoqën …
Pushimet do vijnë pas korrjes
Sofra shtrohet pas lodhjes.

L O V E S O N G S
– 177 –

S’ka asgjë pa para kohës
i tha n’aksham lokja Noes!
Duhet t’i përshtatemi epokës
natyrës, deles dhe lopës …

A thua, pse jam mërzitë
me vetën dhe me komshitë?
Kam ndjekur rrugën e dhisë
pas lajmit të agjencisë!

Veç për ty, po e shpalosi
këtë qilim të vjetër persian
“Clear and cool” në kalë azgan
të pres sonte, për një derman …

Depresionin e tejkalojmë
afër portit të ankthit.
Me cilën fjalë do kalojmë
fatkeqësinë e hamamit?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 178 –

76.WHAT’S WRONG?

Sipas kafshës dhe njeriut
në bazë t’ëndrrës së leopardit
në këtë botë, pas këtij shiut
je endacaku im i rastit!

I dalë gjallë që nga janari
nga vala gjigande e oqeanit
erdha për të ringjallë
o Nimfa e Hindustanit!

Më ke mahnitur aq shumë
shndërruar vitet në shkumë
Jeta më rrjedhë si lumë
me diell dhe me furtunë …

Një turmë sentimentale
m’i thithi idealet
m’i ndaloj bakanalet
dhe më hodhi mes kanaleve.

L O V E S O N G S
– 179 –

I varur nga ti në Andorrë
ke gjithë fatin tim në dorë
nëse më beson për një orë
do vazhdojmë si gjithmonë …

I ke çelësat unikë të jetës time
kartat e mëdha ekzistenciale.
Çka na tha një vestale
për ardhmërinë familjare?

Sipas kafshës dhe njeriut
në bazë t’ëndrrës së leopardit
në këtë botë, pas këtij shiut
je endacaku im i rastit!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 180 –
77.DASHURIA S’ËSHTË PA NJË RISK!

Një radar armiqësor
më kish fotografuar
Çdo afrim dashuror
me ty, s’është i ndaluar!

Kafet s’i kemi numëruar
në Europën e lulëzuar.
A nuk, të kam kërkuar
kudo që kam kaluar …?

Ndoshta mes meje dhe teje
shumë vera kanë praruar
Kur nisë për të kullotë pela
do vij me të përqafuar …

Dashuria s’është pa një risk
kur jemi përballë Gjithësisë
Të zhytur në dimensionin Iks
fluturojmë drejt Perëndisë.

L O V E S O N G S
– 181 –
I qetësuar mes krahëve të tu
rishikoj gjithë jetën time
Dështimet i hodha në përrua
i ruajta kujtimet intime …

Fjalët e tua të pashlyeshme
ma zbukuruan realitetin
Nga katastrofat përmbytëse
mbërrim në kopshtin e xhenetit.

Një radar armiqësor
më kish fotografuar
Çdo afrim dashuror
me ty, s’është i ndaluar!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 182 –

78.UJVARË DEHURIE NË ORIENTIN
EKSPRES

Mes valëve epshërore
Pasioneve vullkanike
lundroj në qiejt kozmike
me gëzime dhe përqafime.

Në trenin Orient Express
m’i dhurove ca ledhatime.
Më mirë para se të vdes
t’i shijoj dëshirat intime!

Një dembeli gjigante
na pushtoj në këtë shpellë
shiko, Elsa Morante:
zjarrin s’e kemi vjedhë!

Në sensin e thellë të heshtjes
dhe artin e meditimit
Shkenca jote e erotizmit
m’i shleu kufijtë e durimit …

L O V E  S O N G S
– 183 –
Mes nesh, çdo gjë tingëllon bukur
s’i t’ishte një libër i shkruar
Arusha e madhe na vjen si busull
për të na drejtuar, ku s’kemi shkuar!

Belbëzojmë dhe murmurojmë
Aventurat e rinisë së njomë
Orakulli, na tha s’është vonë
që fati të na bashkojnë …

Mes valëve epshërore
Pasioneve vullkanike
lundroj në qiejt kozmike
me gëzime dhe përqafime.

S k ë n d e r  S H E R I F I
– 184 –
79.PO MË BËRË SHUMË LOJËRA …

E ndritshme dhe e mahnitshme
në shkumën e bardhë të ditës
Jeta me ty, s’më duket e frikshme
nën mbrojtjen e Afërditës.

A jam e gatshme për çka vijon,
në këtë roman dashurie?
Ec sa më drejtë dhe vazhdon
përndryshe, çdo gjë mbaron … !

Si pantera e borës në Tibetin mitik
e zbukuron historinë e Tokës
m’i zgjon ndjenjat e poetit romantik
i sfidon të gjitha pasionet e kohës.

Ma shpreh një dhembshuri
të larguar nga moderniteti
Të skicoj duke t’admiruar
me sy artisti, mes këtij qyteti …

L O V E  S O N G S
– 185 –

A e di, ku jemi takuar
gjatë natës të kiametit?
Misteri na ka bashkuar
për ta zbuluar më mirë sekretin!

E haluçinuar dhe në lotë
nën hijen e këtij plepi
Një zë më drejtoj sot
pranë atij që e ka çelësin!

E ndritshme dhe e mahnitshme
në shkumën e bardhë të ditës
Jeta me ty, s’më duket e frikshme
nën mbrojtjen e Afërditës.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 186 –

80.JE DIELLI I MISHËRUAR!

Je mrekullia e përjetshme
që më frymëzon përditë
Agimi aq i lezetshëm
që më gëzon pa limit!

Je dielli tepër sublim
në hapësirën e qiellit blu
Dallëndyshe me një premtim
në xhaz klubin “Nota Blu”.

I buzëqeshe përherë jetës
në vesën e mëngjesit,
Në pikën më të lartë të bjeshkës
ta hapa burimin e shpresës.

Pasioni yt aq poetik
m’i mundësoj ca zbulime
Zemra më foli pa risk
s’i t’ishte ora ime …

L O V E S O N G S
– 187 –
Takimi ynë i bekuar
sot na ka kurorëzuar
Jemi çifti i preferuar
në lagjen e betonuar!

Përjetësisht i mahnitur
nga shpirti yt i frymëzuar
Në çdo stinë kemi nisur
një simfoni të papërfunduar …

Je mrekullia e përjetshme
që më frymëzon përditë
Agimi aq i lezetshëm
që më gëzon pa limit!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 188 –
81.MIRË SE VJEN NË KËTË EUFORI!

Bie shi, fryn pa ndërprerë
në kujtesën tonë të flakosur
Më takon si të parën herë
në sheshin e dashnorëve të marrosur!

Mbi këtë dhé, je lutja ime
atë çka dua dhe dëshiroj
Odiseja antike në lulëzime
mes detit dhe zjarrit që më pajton.

Në zemrën time plot pasion
të adhuroj aq sa më lejon …
Parfumet e tua, sytë prej tigreshe
më ndjekin gjer kur drita agon.

Shpresat të vijnë hap pas hapi
në dëshirat e tua, po notoj.
Çfarë lumturie tani më kapi
në këtë shëtitje, pse po lotoj?

Je pasqyra që ëndërroj
Kryevepra që po e shënoj
Puthja e fundit që më shëroj
Ardhmëria që na vonoj …

L O V E S O N G S
– 189 –

Të kuptoj dhe s’të kuptoj
nën tekstin e deshifroj
ca herë dhe e ngatërroj
Misteri prapë do vazhdoj …

Ka fjalë që m’i lëshon
ofshamë që i murmuron
enigma që m’i sugjeron
Kënaqësi që s’mi lejon.

Pavarësisht çka pranon dhe çka s’pranon
të dua, kur bulëzon dhe rrezaton
kur më falë dhe kur më dënon
kur të gjithë barrierat t’i rrënoj.

Bie shi, fryn pa ndërprerë
në kujtesën tonë të flakosur
Më takon si të parën herë
në sheshin e dashnorëve të marrosur!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 190 –

82.ÇDO GJË VJEN E SHKON …

Kalojmë dhe tejkalojmë
të shpërbërë si gjithmonë
vajtojmë dhe e kërkojmë
Unitetin që e ëndërrojmë.

Luftojmë dhe e shndërrojmë
Bukurinë që e adhurojmë
Pendohemi dhe e lavdërojmë
Harmoninë që e shkatërrojmë.

Mes kohës dhe hapësirës
mbjellim mendimet tona
parfumojnë ajrin e ditës
lulëzojnë lirinë e kohës.

Refleksi ynë në pasqyrë
e pyet imazhin tonë.
A kemi sfond dhe yndyrë
mes njerëzve të shndërruar si klonë?

Kush jemi dhe sa peshojmë
në ketë cirkus të mjerë?
Absurdi do na pushtojnë
dhe do zhytemi në humnerë …

L O V E S O N G S
– 191 –

Desha t’ua lë një gjurmë
një fluturim në pranverë
E rafinuar si një flutur
të kam vizatuar ca herë.

Vallëzimi yt më ka hutuar
çdo gjë e kam harruar
gjithë koha mu anullua
Poezia u celebrua.

Fillova ta ri këndoj
lumturinë e ri gjetur
në Provancën ku po pushoj
pasi të dashuroj, shpirti më ka fjetur!

Të dua, mes dy brigjeve
në furi, përtej çdo kufij
Jeta më çoj jashtë ligjeve
në një kaos plot harmoni.

Kalojmë dhe tejkalojmë
të shpërbërë si gjithmonë
vajtojmë dhe e kërkojmë
Unitetin që e ëndërrojmë.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 192 –
83.FRYNË ERA E DASHURISË!

Pranvera e zbukuron
Fytyrën tënde fëminore
Jetojmë çka na takon
mes agimeve tokësore!

Je era e dashurisë
që frynë mbi jetën time
Drita e lumturisë
kur qielli më mbulon me hije.

Flaka e syve të tu
më përkëdhele në çdo mbrëmje
Ma ndiz një zjarr plot dru
gjatë natës së gështenjave!

Përtej murit të tingujve
fshihen të gjithë emrat
Mrekullia e gjithë ishujve
ngjan me atë të femrave.

L O V E S O N G S
– 193 –
Sikurse bletët e stinës
që fekondojnë çdo lule
Në mjaltin e luginës
shijojmë disa parfume …

Qeshja jote shpërthente
në muzgun e gadishullit
E bukura ime shkëlqente
në historinë e njerëzimit.

Pranvera e zbukuron
Fytyrën tënde fëminore
Jetojmë çka na takon
mes agimeve tokësore!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 194 –
84.HIJA JOTE MË NDJEK!

Hija jote po më ndjek
në bjeshkët e dikurshme
A më pranon si mjek
në të ardhmen e padukshme?

Të dua përjetësisht
gjer në asgjësinë e fundme
Perfekte si zakonisht
në horizontet e dukshme.

Je gjithë bota dhe askushi
në zemrën e bukurisë
Shpirti yt na këndon
Himnin e gjithësisë!

Ka shekuj që më rrjedh
në damarë dhe në gjak
Oqeani yt më merr
plot pasion, orë e çast …

I magnetizuar nga nata
esenca intime e ndjenjave
Më erdhe sikur thëllëza
me premtime dhe rrena.

L O V E S O N G S
– 195 –

Nëse fjalët eksplodojnë
në kopshtin e mirësive
M’i mbledh ca trëndafile
dhe të përqafoj më vonë!

Në parajsën e vajzave
e kam një “vizë kaluese”
një valixhe plot përralla
për t’i dehur ca nuse …

Dashuria po na lulëzon
gjatë mbrëmjeve pranverore
Trupi yt më sundon
në Galaksinë tokësore.

Hija jote po më ndjek
në bjeshkët e dikurshme
A më pranon si mjek
në të ardhmen e padukshme?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 196 –
85.IT’S CRAZY …

Larg, pas luftës së zjarrit
je dashuria ime e mundshme
Pavarësisht valutës së arit
të dua, më e djallëzuar se djalli!

I inspiruar tmerrësisht nga sytë e tu
Gjinjtë shpërthyes dhe arrogantë
Se di as vetë, çka kam kërkuar
në rrethin e nëntë të zotit Dantë?

Në heshtjen tënde aq të studiuar
perceptoj fjalët e pa shkruar
Dëshira më kap për t’u hutuar
në qiellin blu, je hyjnizuar …

Me një stil antik, aq delikat
më dukesh hënore në këtë shpat
I lumtur jam dhe me plot fat
Pasioni më la, një javë në shtrat!

L O V E S O N G S
– 197 –

Nën hovet e tua të furishme
Kaprolli lëshon një britmë të frikshme
Për t’i zgjidhur nyjat ekzistenciale
Mbreti na ftoj në gjuetinë sezonale.

Çuditërisht romantike në plazhet idilike
ta lash skenën e zbraztë për një dëshmi publike
Gjuhët tona rimonin gramatikën erotike
në batica e në zbatica, gjithë “i-të” e humbën pikën!

Larg, pas luftës së zjarrit
je dashuria ime e mundshme
Pavarësisht valutës së arit
të dua, më e djallëzuar se djalli!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 198 –
86.KARTËVIZITË!

Butësia jote e pakufi
Pasioni pa kulm në shpi.
Dëlirësia si një ujë burimi
të dua, përtej çdo çmimi!

Dhembshuria si rrezja e dritës
Freskia jote, si ajri i ditës
me karakterin mitik të Afërditës
Dashuria m’i zgjon notat lirike …

Gjeometria anatomike
Filozofia post platonike
Egërsia plot çoroditje
sfiduan durimin tim pasdite.

O shtojzovalle mjaft legjendare
gjithë këto magji, më nxorën fare …
Kjo histori s’blihet me pare
dëgjo Hendriksin me kitare!

L O V E S O N G S
– 199 –

Epshet e tua kohë pas kohe
hormonet dhe lëvizjet shpirtërore
sot hënore, nesër diellore
stuhitë po fryn nëpër oborre.

Thellësia e humbur në eter
Buzëqeshja jote, parajsë dhe ferr
Valle valore gjer në ekstrem
jam ylli yt, nëse më gjen!

Butësia jote e pakufi
Pasioni pa kulm në shpi
Dëlirësia si një ujë burimi
të dua, përtej çdo çmimi!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 200 –

87.WAIT AND SEE, BABY!

Je anija ime e dehur
heshtja e Perëndisë
përralla e librit të vjetër
Zjarri i mitologjisë.

M’i firmos fjalët me buzë
në vijat e dorës time
Harroj verat në Budvë
gjithë aventurat anonime!

Kujtimet na ringjallin
na vijnë dhe na fshihen
Sot, po ma puth ballin
si dikur lokja ime …

Besoju ëndrrave të tua
Sekreteve të fundosur
Dashuria është e pasosur
si deti aq i përsosur

L O V E S O N G S
– 201 –

Mendimet tona po lulëzojnë
në verën e bukur indiane
të dua gjer në jehonë
në xhunglat peruviane.

Nga qeshjet në dëlire
kërkoj një armëpushim.
Çfarë halli ke, moj Mire
gëzimi s’jeton pa hidhnim!

Je ngjyra e zanoreve
Opera e Gjithësisë
Misteri i meteorëve
parfumi i mirësisë …

Je anija ime e dehur
heshtja e Perëndisë
përralla e librit të vjetër
Zjarri i mitologjisë.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 202 –

88.NË BULEVARDIN E DËSHIRAVE

Cili mund të jetë dallimi
mes femrave dhe meshkujve?
Ndjenjat tona këndojnë, himnin
e përjetimeve të papara …

Dëshira e rastit na pret
në qoshen e bulevardit
si shitësi që na i shet
llafet para pazarit.

Po e dalloj horizontin
në rrudhat e ballit tënd
Pasionit, s’po ia shoh sfondin
në gjithë oqeanin tënd …

Zemra ime rreh për ty
përtej ligjit tokësor.
Dashuria na dogji në borë
si t’ishim ekstra tokësorë?

L O V E S O N G S
– 203 –

Në krahët e tu rrëqethem
ringjallem kur më emëron
Rimat më rrjedhin mbi çezmën
kur pasioni për ty, ushton!

Përjetësisht i burgosur
nga lidhja që kam me ty
Odiseja më ka flakosur
dhe ri sjellë në urtësi!

Cili mund të jetë dallimi
mes femrave dhe meshkujve?
Ndjenjat tona këndojnë himnin
e përjetimeve të papara …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 204 –

89.NË NIRVANA …

Dashuri, dashuri dhe përsëri dashuri
Dhembshuri, si në ditët tona më të lumtura
Ngrohtësi dhe butësi gjer në pafundësi
Miqësi dhe besnikëri, për festat më të bukura!

Delikatesë përtej kufijve të mundshmes
Kënaqësi me rreze të përsosura diellore
Pasione marramendëse me vrulle burimore
Zemra të tërbuara nën puthje engjëllore.

Freski sublime për të na e zbutur kohën
Shije të çuditshme që se kanë pushtuar Botën
Fjalë shpirtërore për këngën pranverore
Erose malësore në madhështinë e dekoreve.

Shikime të flakta që e sfidojnë dhe Zotin
Përkëdhelje anësore që ngjallin dridhjet trupore
Koma yjore në Galaksitë eprore
Formula shkencore, për t’mos më dalë prej dore!

L O V E  S O N G S
– 205 –

Bukuria tragjike tingëllon si një lamtumirë
në azuret mitike, më braktis për më mirë …
Kapërcyem gjithë legjendat antike të Ilirisë
Dashuria pa limit, i duhet poezisë!

Etja jote na i zgjon gjithë vullkanet e fjetura
për ty, do vizatoj planetet e pa gjetura …
Duke pushuar me muaj, si ariu në dimër
për kopshtin e lulëzuar, do e perfeksionoj rimën!

Dashuri, dashuri dhe përsëri dashuri
Dhembshuri, si në ditët tona më të lumtura
Ngrohtësi dhe butësi gjer në pafundësi
Miqësi dhe besnikëri, për festat më të bukura!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 206 –

90.PO KALLEM …

I flakose pa nevojë
Fatet tona të shkruara
Kujtimet na notojnë
si refrene në ujëra.

Pse i kallë për aq pak
vaporët në stuhi?
Dashuritë nuk duan shkak
për të mbjellë lumturi!

A duhet t’i mohojmë
Historitë e kaluara
Ndjenjat që na zotërojnë
gjatë ditëve të bekuara?

Mos u pendo, o e dashur
për pasionin e dështuar
se dikush ka për të ardhur
pa pritur e pa kujtuar …

L O V E S O N G S
– 207 –

Lëre derën e hapur
Dritaren për të freskuar
hidhe çekanin e draprin
e fillo për të vallëzuar!

Duhemi më shumë se shumë
nën dritën e kësaj vere
Jeta më drejton në lumë
mes ëndrrave të fjetura.

Nata na i inspiron ca aventura të qeta
Urtësia na mbulon me mendime të heshtura.
Kush na interpreton misteret e vërteta
sekretin që kalon, kur nuk i ke antenat?

I flakose pa nevojë
Fatet tona të shkruara
Kujtimet na notojnë
si refrene në ujëra.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 208 –

91.KRAHASIM ose PARALELIZËM MAGJIK!

Sikur sytë e tu që m’inspirojnë
si zogjtë e verës që në folenë këndojnë
si fryma e ëmbël, në anijet që lundrojnë:
E bekoj natën, kur të dy vezullojmë!

Sikur misteret e qiellit, që kalojnë
si valët e detit që pandërprerë valojnë
si mjalti i bletëve me nektarin tonë:
Je e paparë, moj e dashura zonjë!

Sikur një puthje në ballin tim të njomë
si shpërthimet e yjeve, kur fjalët na mungojnë
si kometat që s’dimë nga vijnë dhe shkojnë:
Të adhuroj gjer në të fundmen jehonë!

Sikur ëndrrat tona, që akoma kumbojnë
si ciklonet e qorrta, që na i paralajmërojnë
si bota tjetër, ku nesër mund të shkojmë:
Je ajri im, parfumi, si gjithmonë!

L O V E S O N G S
– 209 –

Sikur dielli i maskuar nga rretë e klimës tonë
si Galaksitë që s’dihet ku përfundojnë
si dashuria që lind, me qeshjen e foshnjës sonë:
Je perëndesha e Atdheut tonë!

Sikurse yjet që shpeshherë na festojnë
si gjithë fitoret që na përforcojnë
si zëri hyjnor i Profetëve tonë:
Je qenia ime, sot e përgjithmonë!

Sikur peshqit që ndoshta fluturojnë
si delfinët, që prej gëzimit vallëzojnë
si pasionet tona që na vullkanizojnë:
Je gjaku im, aty ku dejtë kalojnë!

Sikur sytë e tu që m’inspirojnë
si zogjtë e verës që në folenë këndojnë
si fryma e ëmbël, në anijet që lundrojnë:
E bekoj natën, kur të dy vezullojmë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 210 –

92.ASGJË NUK TË FRENON!

Është çudi, por të dua
korrim çka kemi mbjellë …
Se di sa jemi kuptuar?
Jam mbreti yt në këtë shpellë!

Pa pije të alkoolizuar, një liker të filtruar
në këtë mal pa thi, ku kemi për të shkuar?
Të kam falur ca herë, por më dukesh i mallkuar
cili është krimi im, në Krimenë e harruar?

Vajton sa të duash, në divanin e shterur
pamëshirë më dënon, me ndonjë lidhje tjetër
Gjyshja po na këshillon të dëgjojmë hoxhë dhe fretër
sharmi i vashave tona, nuk kufizohet në letër!

I dogja gjithë veprat e mia
në burgun e Burrelit
Mu shpall dhe anemia
kur brodha pa të gjetur!

L O V E S O N G S
– 211 –

Aktor i të gjitha skenave
të Shekspirit dhe të Molierit
Për të ma plotësuar defterin
mu trenove pas trenave …

Çdo gjë e ka kohën e vet
në rininë e përkohshme
Shiména më sjell lezet
me gjuhën e saj, për dreq!

Është çudi, por të dua
korrim çka kemi mbjellë …
Se di sa jemi kuptuar?
Jam mbreti yt në këtë shpellë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 212 –

93.FTESË

Të ftoj, o e shtrenjta ime
në një udhëtim pa kthim
një aventurë pa shpëtim
një dashuri, pa fillim as mbarim!

Është një natë plot shpresë
një romancë e pa qetë
një parfum aq i lehtë
një pasion përmbi detë …

Kemi ecur nëpër bjeshkë
në Sundance kemi qeshë
në një vapë tepër të nxehtë
dëliruam me të vërtetë …

Isha siç e di, magjistari yt
Ujku i rastit, tigri i çastit
Delja e sabahut, kushëriri i cjapit
për t’i shuajtur etjet e konakut.

Në dekoret romake
u inspiruam për mirë
Nuk e di pse u pake
kur t’u ndez një dëshirë?
L O V E S O N G S
– 213 –
Në Olimpin mitik
rrjedh një lumë idilik
pak a shumë romantik
të dua, në bregun magjik!
Nga një shmangie në tjetrën
lundrojmë n’anijen e dehur
E shoh vetën në bebëzen
e misterit të pa gjetur …
Të sugjeroj e dashura ëmbëloshe
që të fejohemi, pa kanosje
në natën e poemës bardhoshe
që sjell surpriza, në botën kodoshë.

Ah, më qetësoj heshtja jote
befasisht me çarmatose …
Për një eros në mes të ditës:
eja në luginën e të papriturës!

Të ftoj, o e shtrenjta ime
në një udhëtim pa kthim
një aventurë pa shpëtim
një dashuri, pa fillim as mbarim!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 214 –

94.EKSURSION POETIK

Ka në të pafundmen “Hapësirë – kohë”
Tregime dashurie aq të çuditshme
që përplasen në stuhinë e furishme
dhe na ringjallin papritmas, në çdo kohë!

Ka diku thellë brenda zemrës nën diell
një dritë hyjnore që rrezaton plot afshe
një dhuratë madhore, pikur prej qiellit
që celebron bukurinë tënde të skajshme.

Ka në shikimet e jetës me ndjenja
Pasione të humbura, në stres e faje
shenja plagësh të dhimbshme dhe të thella
që një i panjohur na i rikujton pa dashje.

Ka toka të shkrumbuara, të kalcinuar
Ëndrra rinore, akoma të pa realizuar
shpërthime vullkanesh të pa numëruar
rilindja e fatit përjetësisht i shkruar.

L O V E S O N G S
– 215 –

Ditë për ditë, moj hyjni me buzë të lyera
qëndrojmë në një vijë, siç na thotë natyra:
Azuri shtrihet pa kufi, nën Galaksitë e përkryera
Edenit lulëzon në magji, por si shihet dot fytyra!

Noton si sirenë në ujëra të kaltra
shkrihem me ty gjatë netëve të arta.
Mendimet i kemi mjaft të afërta
mirë se vjen në çarçafët e mëndafshta!

Ka në të pafundmen “Hapësirë – kohë”
Tregime dashurie aq të çuditshme
që përplasen në stuhinë e furishme
dhe na ringjallin papritmas, në çdo kohë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 216 –

95.DËSHIROJ TË TË DUA …

Me zërin tipik të Charles Baudelair-it
një gotë alkool dhe ca vargje të dehura
me zërin miqësor të Zhak Preverit:
Dua të të dua, përtej ferrit dhe xhenetit!

Me zërin pervers të Markezit De Sadë
që thurte ëndrra me një penë të artë,
me zërin luftarak të Lorkës në Granadë:
Dua të të dua, të dashuroj si një i marrë!

Me zërin surrealist të zotit André Breton
gjeniu i të cilit shkëlqen në horizont
me zërin e mjeshtrit të madh Luis Aragon:
Dua të të dua, gjer sa shpirti agon!

L O V E S O N G S
– 217 –

Me zërin simbolist të Pol Marie Verlenit
një absintë të kallur në gojën e tij vullkan
bashkë me Rembonë, që ka prekur ekstremin:
Dua të të dua, në jorgan pa asnjë plan!

Me zërin e mahnitshëm të piktorit Delvo
ca femra nudo në stacione treni të zbrazur
me zërin djallëzor e të shkretit Arto:
Dua të të dua, gjithë kohën si i çartur!

Me zërin ironik të muzikantit Boris Vian
shikimin e guximshëm të Robert Desnosit
kur të shuhet vetë dielli në ditën e kaosit:
Dua të të dua, të vdes mes qeshjes dhe lotit!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 218 –

96.YLL VEZULLUES

O vajzë, sa herë të shoh, në fantazinë time, kam frikë!
në korridor të rastësisë, të pikas si një shtrigë
më dukesh enigmatike, më tingëllon si intrigë …
Kur mund të përqafoj në unin e mirësisë?

Kur shtegton, apo shëtit me qenin tënd bardhosh
o yll i Jugut, në shkretëtirën e gjerë, më inspiron …
Me stilin e një dhelpre, zemrën ma bën kaposh
të skanoj e të zhvesh këmbë e krye, në postbllok!

E perceptoj nxehtësinë e trupit tënd plot rimë
epshet, ritet e tua erotike, më grisin gjer n’ujem …
Të ndez në kundra-Ut, me puthje e psherëtimë
Ngjalë rrëshqitëse te shtrati, që hamshorët i çmend!

Shikimi yt më bën të gëzuar, sa herë më kalëron
megjithëse e shoh, se është thjesht një iluzion …
Të dua çdo ditë dhe më shumë, por koha po kalon
në këtë lojë pasqyrash mizore, ku imazhi na mashtron!

L O V E S O N G S
– 219 –

Oh, sapo të shoh, moj fantazmë e padukshme
në korridorin e furisë, plot ngjyra, e pamposhtur …
kam zemrën që më rreh si një tamtam në gjëmim
me një muzikë të panjohur, në trupin e daltosur.

E bukur, ah moj zanë, sa shumë ma shtive dadën
vrapoj e rrëzohem dhe në rrugë e marr plagën …
Më dukesh enigmatike, deri në fund, plot intrigë
Ah, mu zgjua dashuria e ti ma kalle flakën!

Duke ndjekur yllin e Jugut, ta adresova një lutje
hutoje ujkun malësor, me një kapele të kuqe.
Për t’u bashkuar në tetor, na duhen disa kushte
Sepse e dashur nuse, je simfoni me shkëputje …

O vajzë, sa herë të shoh, në fantazmë, kam një frikë!
në korridor të rastësisë, të pikas si një shtrigë
më dukesh enigmatike, më tingëllon si intrigë …
Kur mund të përqafoj në unin e mirësisë?

S k ë n d e r S H E R I F I
– 220 –

97.HI BABY … Ç’ËSHTË PËRJETËSIA?

Hej, më thoni … A mos e keni gjetur?
Çfarë o Pjetër, përjetësinë e tretur!
Është triumfi planetar i njerëzisë humane
i psikologjisë shpëtimtare dhe i filozofisë elitare

mbi absurditetin fatal dhe idiotësinë globale …
Po fle lakuriq, si zakonisht
me veshin e djathtë mbi zemrën time
Gjestet e tua të pasigurta si shushurimë

mblidhen si iriq sikurse lumturia
në një hov poetik humbën në nanurimë …
Të vështroj, o shqiponjë, që në rrezen e parë
në bjeshkët tepër fisnike e të parëve tanë

Amanetet e tyre përsëri po ushtojnë
çka kemi për të lënë, duhet ta transmetojmë!
Bukuria pushton në çdo kohë, artistin e lirë
Modelet parakalojnë dhe i hynë në frymë

Dëshirat e tij sekrete, në rima mund t’i vijnë
Pasioni është një enigmë, që na fton në çdo stinë!

L O V E S O N G S
– 221 –

Ah, ca herë mu kanë lagur sytë e mi, prej lotit
perceptoj zjarrin mitik, n’antologjinë e Zotit …
Trupi yt vizaton pa përtesë, skicat e jetës time
një lis përqafon qiellin, në lamtumirën ultime

me një mijë degë të lulëzuara, çdo herë më sublime!
Dëgjoj frymëmarrjen tënde, aq të lehtë
shijoj pulsin e qetë, të një nimfe plot jetë …
Papritmas, i çel qerpikët e tu të fshehtë

kërkon diçka në heshtje, më sfidon duke qeshë!
Koshienca jonë arrin në sipërfaqe
dihet që kjo botë, s’mund të jetë pa telashe …
zbulojmë ca alfabete, provojmë disa ilaçe

meditojmë në këtë bahçe, mes luleve manushaqe.
Në savanën poetike shtrihemi sensualisht
Dielli perëndon mbi det … përkëdhelemi butësisht
Shpendët na shoqërojnë me një cicërim hipnotik
me ca puthje breshërore, dashurohemi ritmikisht.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 222 –

Vitet po kalojnë … buzët e tua shërojnë plagët e mia.
Mos valle, kjo është magjia dhe dashuria?
Ngjitur njëri me tjetrin, në këtë plazh me një morsë
me pëlqimin e xhindeve, mund të na shlyhet një borxh
jetuam atë çka jetuam, sot si bohem, nesër si lord!

Të dua, pa kalkulime aritmetike, me plot finesë
pa lojëra strategjike, për të m’i luajtur mendtë e kresë
pa skena kinematografike, nga Las Vegasi në Odesë
gjatë netëve të mallkuara dhe agimeve me një shpresë.

Hej, më thoni … A mos e keni gjetur?
Çfarë o Pjetër, përjetësinë e tretur!
Është triumfi planetar i njerëzisë humane
i psikologjisë shpëtimtare dhe i filozofisë elitare

mbi absurditetin fatal dhe idiotësinë globale …

L O V E S O N G S
– 223 –

98.JAM ÇKA ËSHTË E SHKRUAR …

Fryma e dashurisë
ma ka freskuar jetën
Përtej llafollogjisë
ka një dimension tjetër.

Sytë e tu më kanë folur
me një gjuhë pa fjalor
dhe një heshtje e përsosur
më ka marrë për dorë.

Jam ai, çka është e shkruar
çka ti se ke menduar
Mund të jesh e gabuar
por do më kuptosh dikur!

Dashuria na fton tani
eja, pa pse, as si?
Sinjali na u ndez në Shqipëri
na erdhi si një mrekulli …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 224 –

Emri yt është një premtim
që më është destinuar
Në hovet e tua plot shfrenim
më duket se jam droguar!

Deliriume titaneske
Ferre të tmerrshme danteske
Më thuaj pas kësaj martese;
A do na ngelin ca epshe?

Marrëzisht i dashuruar në ty
para Kombeve të Bashkuara
Ka kohë që më ke pas ra në sy
gjithë të tjerat qofshin të shkuara!

Je vetmia ime tokësore
nën qiejt blu-zi, yjësore,
Mes notave të mia muzikore
të përshëndes me valle malësore …

L O V E S O N G S
– 225 –

Nga hiçi tek infiniti
je fantazia e konkretizuar
rrënja ime e gurëzuar
nga shekulli i përjetuar.

Himni i dhembshurisë
i ndjenjave mjaft të rralla
Me verën e Perëndisë
do i lulëzojmë ca përralla.

Fryma e dashurisë
ma ka freskuar jetën
Përtej llafollogjisë
ka një dimension tjetër.

Ku me e ditur pse të dua?
Por kjo është histori tjetër …!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 226 –

99.SONTE, M’U KE SHFAQUR PLOT NUR!

Në këtë muzg të portokalltë
me një gotë verë në asfalt:
Mu shfaqe, si dikur, plot nur
më rrezatuese se kurrë
më e parfumuar se një lule
me një bukuri të pa përshkruar …

Nën fustanin e bardhë mbuluar
brenda qytetit në shfrenim
Thesar dhe mrekulli pambarim
Shikimet e botës duke i sfiduar.

Në këtë mbrëmje të rafinuar
mu shfaqe përsëri si dikur
më sensuale se asnjëherë
si orkide në pranverë …

Plot hijeshi, diamant e magji, natyrisht
të gjitha vështrimet, rëndonin mbi ty
Kur hidhje joshje mbi burrat në gjithësi:
të shkretët shpirtra u zhytën në çmenduri …

L O V E S O N G S
– 227 –
Pas trupit të bronzuar mes rrezeve diellore
dhe shikimet e qëllimshme anësore.
Një lakuriqësi provokuese djallëzore
vriste mendjet e paturpshme në këto dekore.
Si zakonisht, ti sërish mu rishfaqe, po – po, ti!
në dridhma ndjenjash dhe epshe të pakufi
të gjithë meshkujt dorëzuan armët nën shi.
Ah po, hamshorët e verës të çmendur për dashuri
panë nimfën blu të shtrirë si një hyri …
ngelën si hu, memec dhe të pa gjuhë
një ushtri e tërë, u bënë skllevërit e tu!
Në këtë prarim dielli të freskuar
me një ekzotizëm t’afirmuar
mu shfaqe mes oazeve me një pikë ujë …
me ca surpriza e plot shkëlqim
në savanet e frikshme në gjelbërim
n’oqeanet blu, sonte në tërbim …

Më e ëmbël se vetë ëmbëlsia
më e gjallë se natyra, më e lirë se liria
Në kulm-krijim me njëmijë fytyra
u rikthyem në burim, ku del yndyra …

S k ë n d e r S H E R I F I
– 228 –

Në plazhet biblike e shtrirë si nimfë, nën këtë yll
të putha butësisht, pranë valëve të detit Azur
dhe psherëtiva si fëmijë gjithë mallëngjim;
Ah, mund të na shkrihet dielli me këtë njerëzim!

Të na digjet shpirti me rrezet e arta të kurorëzimit
sipas thënieve t’Kuranit dhe t’Ungjillit.
Po, po … mu shfaqe moj e dashur, si dikur
më provokuese se Kleopatra e bekuar

Padyshim, më zhyte deri në belbëzim
nga djepi në qefin, i lehtë si një delfin …
Më bionde se kurrë, në këtë moment intim
Më e bukur se bukuria, përfundimisht në krijim …

Si Mbretëresha Nur e pikturave pa pëlhurë
t’imagjinova në qetësinë e Edenit, të premtuar
kur drita e parë lind dhe na paraqitet një xhind
kur sirena e detit shëtit kudo, në perëndim!

Waou, mu shfaqe, si dikur e dashuruar
më rrezatuese se kurrë
më e parfumuar se një lulë
me një mister të pa përshkruar …

L O V E S O N G S
– 229 –

100. MOJ E BUKURA EVË!

Në universin plot ëndrra
eja, për të fluturuar …
Po pse më pickoj arrza
me Evën e tërbuar?

Të emëruan Baroneshë
pas të dielës në meshë
M’i shleve mendtë e kresë
në fushat e Myzeqesë!

Me dy ditë shkollë në jetë
pa prekë me dorë, një fshesë.
A t’erdhi ndonjë ftesë
në pallatin e Elizesë?

Në zemrën e Sorbonës
dikush ta tha një fjalë …
Në teatrin e Dodonës:
Kush vjen, ka për t’u tallë!

S k ë n d e r S H E R I F I
– 230 –

Arritëm në një udhëkryq
të ndjenjave në kryqëzatë
E fshehur në një qyp
shpëtove nga kjo mërgatë …

Në heshtjen plot jehonë
ushtojnë përrallat antike
Mos të më vijë Ulisi vonë
kur të jem në gjendje kritike!

I shpopulluar natë e ditë
nga kjo botë pa mëshirë
kam pirë çdo eliksir
pa vargonj as zinxhirë …
Shpeshherë paradoksal

pa e ditur, se ku do dal?
Në Cap Canaveral
më fton kozmosi, pa skaj!

L O V E S O N G S
– 231 –
Nën hijen e një pishe
e shtrirë më një komshi.
Kur do na bien në hise
për t’u rrokullisur nën shi?

Dikur në jetën tjetër
ma shkruaj një epitaf.
A të dua? Po si patjetër
do ta faktoj nën plaf!

Mos len asgjë për nesër
mbi gurin e Shën Pjetrit
Shpirti ka për të na u gjetur
në sferat ku s’ka fjalë tjetër!

Në universin plot ëndrra
eja, për të fluturuar …
Po pse më pickoj arrza
me Evën e tërbuar?

 

BIOGRAFIA E AUTORIT
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
Skënder Sherifi, shkrimtar e poet i njohur, konsiderohet si përfaqësues më i denjë i krijuesve shqiptarë që zhvillojnë karrierën e tyre
jashtë atdheut.
Në një klimë të gjallë intelektuale mes kulturës franceze dhe belge,
Skënderi hyri me një autoritet të pabesueshëm, me një sërë krijimesh
rreth natyrës njerëzore me një force të tillë, saqë vargu i tij, së fundi,
mbizotëron përkrah shkrimtarëve të tjerë më mbresëlënës të kohës.
Skënder Sherifi, lindi në Kosovë, më 16 tetor 1954.
I ati Shpend Sherifi me origjinë nga Tropoja, ishte Oficer i Mbretit Zog
dhe u burgos nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, (1946 – 1951).
Ndërsa nëna e tij, Xhevahire SADRIA, shqiptare nga Mali i Zi, (fshati
Vuthaj), Plavë dhe Guci. Mistike e sufiste themeloi dhe inauguroi
Tyrben ose Teqenë e Sheh Ahmet Shkodra në Shkodër.
Ishte në moshën 1 vjeçare, kur familja e Skënderit, emigroi në
Bruksel, si refugjat politikë, me 1 gusht 1956.
Në vitin 1980, u diplomua me titullin Profesor i Gjuhës dhe Letërsisë
frënge.
Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetar profesionist i artit dhe
kulturës në radion dhe shtypin belg, duke realizuar rreth 700
intervista me krijuesit më të famshëm francezë, por edhe anglezë,
italianë e spanjollë në Bruksel dhe Paris, (artistë si; Sergio Leone,
Vittorio Gassman, Alberto Sordi, Gérard Depardieu, Jeanne Moreau,
Annie Girardot, Jean Réno, Juliette Binoche, Denis Lavant, Charles
Aznavour, Alain Bashung, Serge Reggiani, etj.).
Nga ‘1992 e në vazhdim, Skënderi ka punuar në arsim, fillimisht si
Profesor i Marrëdhënieve Publike, në shkencat e komunikimit, në
S k ë n d e r S H E R I F I
– 234 –
U.F.I. (Universiteti Frankofon Internacional) në Bruksel, por edhe në
disa shkolla të mesme të Belgjikës frankofone – i emëruar Profesor i
gjuhës frënge dhe i Edukatës civile apo qytetare, nga Ministria e
Arsimit në Bruksel.
Aktualisht ai jeton dhe punon në Bruksel, është i martuar me një
shqiptare dhe ka një djalë (Rafaelin 14 vjeçar).
BAZA FILLESTARE
Baza fillestare e ngjizjes si personalitet artistik, krijohet mes
shqiptarizmit familjar, afektiv, edukativ, shpirtëror, folklorik, mitik e
zakonor … dhe kozmopolitizmit planetar me gjithë avangardave
europiane dhe amerikane në ADN bazë të artistit!
Edhe pse Autori ka punuar si gazetar dhe profesor (për të plotësuar
nevojat praktike të jetës), në thelb është artist autentik i lindur dhe
në esencë “Poet”.
Me një kulturë apo trashëgimi të dyfishtë edhe pse ishte foshnje një
vjeçare kur erdhi në Belgjikë, autori është zotërues i dialektit të
shqipes së veriut. Ai u rrit dhe u edukuar nga familja e tij me frymën
shpirtërore kombëtare, me dashurinë absolute ndaj atdheut dhe
origjinës së tij.
Babai i Skënderit (Shpendi), organizonte “Oda Malësore” në
kryeqytetin belg, ku shkonin emigrantët shqiptarë dhe për këto
virtyte zgjidhet si personazh emblematik i romanit “Mërgata e
Qyqeve” – të Nasho Jorgaqi, me emrin e tij, Shpend ose zoti Shpendi.
Kështu Autori jetonte me familjen e tij në mes të Brukselit, pra në
kryeqytetin europian, në ambientet shqiptare kanunore, me ritet e
Shqipërisë veriore, me “Lahutën e Malësisë” etj.
Mirëpo paralelisht për nga formimi i tij frankofon dhe eksperiencat e
tij personale, mund të thuhet lirisht që brumosja artistike e Skënder
Sherifi e ka zanafillën në Maj 1968 në Paris, në Festivalin muzikor të
Woodstokut, në surrealizmit, në Popin dhe Rrokun, në Slamit dhe
Rrapin, në Ekzistencializmin, në Romanin e ri dhe Teatrin absurd, në
Beatnikët amerikanë, me Andy Wahrolin, Basquiat, Harringun, etj. …
me Nouvelle Vaguen e Godarit, me kinematografinë italiane,
L O V E S O N G S
– 235 –
amerikane, polake, suedeze, ruse, franceze, angleze, gjermane,
spanjolle dhe të gjithë historinë e arteve plastike botërore dhe të stileve muzikore.
Pra pikërisht gjithë kjo materie bazë, kjo alkimi e rrallë, unike, gati e
pamundur, ruhet në “Hard diskun” e autorit që nga fillimi i krijimtarisë së tij.
Nga ky paradoks aq befasues, i paparë në gjithë historinë e letërsisë
shqiptare, pra nga kjo eksperiencë unike e pa shembull, lind
natyralisht origjinaliteti dhe liria e tij absolute.
Duke theksuar që Autori e ka të fiksuar dhe të kultivuar damarin
shqiptar, që nga lindja me atë edukatën e tij familjare, diçka që ai vetë
e ka ruajtur si një trashëgimi, si një thesar, pa e mohuar asnjëherë,
përkundrazi duke e afirmuar atë deri sot. Pra shihet ajo besnikëri e
autorit ndaj origjinës së tij, me etapën kosovare dhe shqiptare e cila
e konsolidon në identitetin e tij, duke e pasuruar pak më tepër sesa
në emigracion, në një nivel universitar dhe akademik, për nga ana
kulturore dhe historike kombëtare.
Mbi këto themele zhvillohet autori Skënder Sherifi, me një itinerar
mjaft të guximshëm dhe aventuresk, që ndoshta nuk mund të
kuptohet direkt në leximin e parë, porse e ka një logjikë të brendshme
të qartë kur e analizon pak më thellë.
Rrugëtimi i tij nuk është aspak një Loto e rastit, sepse na dalin si evidente gjithë vijat apo pikat domethënëse, simbolike dhe
emblematike të itinerarit të tij.
Mirëpo origjinaliteti qëndron edhe në faktin, që çdo gjë vjen vetëm
përmes intuitës e jo si diçka krejt e paramenduar. Te Sherifi flet
instinkti primar, subkoshienca që organizohet pastaj në mënyrë tjetër
për t’na ofruar një sens, i cili e ka një logjikë të qartë.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 236 –
BIOGRAFIA ARTISTIKE LETRARE
Skënder Sherifi, ka filluar realisht të shkruajë në vitin 1968, që kur
ishte veçse 14 vjeç, (të gjitha tekstet e tij të asaj periudhe deri në vitin
1972, fatkeqësisht janë djegur).
Karriera e tij ka startuar me një “zjarr gjigant fjalësh”!
ETAPA E PARË – Formimi puro parisiane, në PARIS, (1976 deri 1990).
Skënder Sherifi, gjatë kohës së studimeve në Bruksel, i dërgon me
postë, (me sugjerimin e ish profesorit të tij) z. Pierre Seghers), 200
poezi impulsive të periudhës adoleshente në Paris. Dhe Seghersi do i
përgjigjet pas 7 muajve autorit anonim në Bruksel, me komplimente
gjigante, sublime e absolutisht të papara për këtë bir emigranti
shqiptar në Bruksel e sidomos ato kur vijnë nga “Papa i poezisë
franceze”!
I duket ky fakt autorit, si një “ëndërr e pabesueshme” … e fton pastaj
për një takim në shtëpinë e tij në Paris, duke i pohuar, që: “nuk ka
parë personalisht një poet aq të fuqishëm dhe aq origjinal për më se
10 vjet, në Paris”.
Theksojmë se, Pierre Seghersi ishte vetë një poet, themeluesi i një
Shtëpie Botuese (referencë në poezi) e cila mbante emrin e tij, dhe
realisht botuesi më i madh i poezisë në Europë, plus miku i gjithë
personaliteteve dhe autorëve më të famshëm që kishte Franca
(Eluard, Aragon) por dhe mik personal intim i Jacques Chiracut, që atë
kohë ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit, pastaj Ministër, Kryeministër
dhe President.
Pikërisht Pierre Seghersi e adopton Skënder Sherifin shpirtërisht duke
i hapur kështu portat e shtëpisë së tij dhe sidomos “Portat e Parisit”,
duke e udhëhequr si të ishte babai ose si Coachi i tij personal në
kryeqytetin e famshëm francez dhe botëror, deri në fundin e ‘1980.
Kështu që eksperiencat e akumuluara, jeta e tij parisiane, gjithë
takimet, përtalljet, përvojat letrare dhe njerëzore, do jenë për këtë
krijues të ri shqiptar, një privilegj jashtë çdo vlere.
L O V E S O N G S
– 237 –
Autori vetë na thotë: “Ky ka qenë universiteti im real i Oksfordit dhe
Harvardit, diçka e pa krahasueshme”!
Skënder Sherifi në rrugëtimin poetik është njohur, ballafaquar me
artistët e krijuesit më të famshëm të Shekullit XX – të, nëpër mjediset
e Parisit dhe Bregut të Azurit francez si: Louis Aragon, Claude Lévy
Strauss, Fernand Braudel, Jacques Lacan, Gilles Deleuze, Pierre
Emmanuel, Francis Bacon, Leo Ferré, Jean Luc Godard, Yves Bonnefoy,
Robert Sabatier, Arrabal, Topor, Norge, Lonesco, Arletty, Maurice
Blanchot, Ph. Soupault e dhjetëra të tjerë.
Diçka që nuk mund të përshkruhet!
Kjo eksperiencë parisiane plotësohet edhe me botën artistike belge
frankofone, pasi autori jeton edhe në Bruksel me familjen e tij, dhe
kështu i takon kohë pas kohe, të gjithë krijuesit më të afirmuar të
Belgjikës, (shkrimtarë, dramaturgë, aktorë, piktorë, regjisorë filmi,
muzikantë), të cilët i vijnë mysafirë edhe të shtëpia e tij. Të tillë janë:
Pierre Mertens, Jacques Sojcher, Jacques Izoard, William Cliff, Jean
Pierre Verheggen, Phillipe Jones, Georges Thines, Robert Goffin,
André Doms, Albert Ayguesparse, David Scheinert, Benoit Lamy, Paul
Delvaux, Toots Thielemans, J.M. Folon, André Delvaux, Les Frères
Dardenne, Jean Jacques Andrien, Arno, Vandekeybus, Jos de Pauë,
Geert Van Istendael, le Baron Georges Sion, Marcel Moreau, Hugo
Claus etj.
ETAPA E DYTË – Shqiptarizimi intelektual, rrënjosja e parë në
vendlindjen me IBRAHIM RUGOVA në KOSOVË, (1976 – 1980).
Për të respektuar një amanet të babait, i cili dëshironte që djali i tij të
ruajë dhe të pasurojë shqiptarizmin e tij, pra që mos e harronte
origjinën e tij, Skënder Sherifi pranon të shkojë në Prishtinë në vitin
1976, (edhe pse ishte në lukset supreme franceze dhe në kushte
ideale, të ofruara nga Pierre Seghersi në Paris dhe në Provencë).
I shtyrë nga gjaku shqiptar, nga gjeni i të parëve, nga zëri i brendshëm,
nga instinkti, shkon në Kosovë dhe mbërrin në shtëpinë e piktorit
shqiptaro-malazez, profesorin e Arteve plastike në Akademinë e
Prishtinës, zoti Rexhep Ferri dhe pas disa kohe shkon e jeton në
S k ë n d e r S H E R I F I
– 238 –
Konviktin e studentëve kosovarë në Prishtinë, përreth 4 vjet, deri në
fundin e vitit 1980.
I ndarë mes Parisit (të Pierre Seghersit) – Brukselit (ku jetonte familja
e tij) – dhe Prishtinës dhe gjatë asaj periudhe shqiptaro-kosovare,
shumë interesante për Autorin, sidomos në formimin e tij si shqiptar
është takimi me z. Ibrahim Rugovën, i cili do të luante më vonë po atë
rolin që kishte luajtur Pierre Seghersi në Paris, për autorin. Si një
dhuratë e ardhur direkt nga Qielli!
I mahnitur nga personaliteti, eksperienca, fuqia dhe origjinaliteti i
veprës së tij letrare e poetike, Rugova i duket Sherifi, si një mrekulli e
vërtetë për botën shqiptare.
Zoti Rugova, bëhet miku i tij, vëllai i tij shpirtëror në Kosovë, dhe
merret personalisht nga ana e tij etike, autentike dhe intelektuale, me
veprën aq atipike të Skënder Sherifit si poet (çka nuk e bën me asnjë
krijues tjetër gjatë gjithë Jetës së tij!).
Duke u njohur me nivelin artistik dhe origjinalitetin e krijimtarisë, gati
marsiane të Skënderit për botën shqiptare, në vitin 1976, Ibrahim
Rugova, sikurse Pierre Seghersi, e kupton rëndësinë dhe vlerën e saj
që mund të ketë në të ardhmen për brezat e ri.
Ai, me një ndershmëri të paparë, niset me idenë bazë: “Si mund ta
vendosë këtë Autor brenda gjithë normave letrare shqiptare, por i cili
na vjen me një eksperiencë dhe një pasuri njerëzore e artistike,
ndoshta unike dhe të papërsëritshme në krejt botën tonë shqiptare”?,
siç e thoshte ai vet në atë kohë.
Pra çka duhet të bëjmë me bërë me atë Njeri që e ka të njëjtën
origjinë me ne, por i cili vjen nga një tjetër galaksi poetike e pa njohur
në Kosovë”?
Ibrahim Rugova ia shtron spontanisht vetes detyrën njerëzore e
përfshirjes së krijimtarisë së S. Sherifit (në vitet 1976 – 1980), në
krijimtarinë shqiptare, bile me dy botime, në koleksionet e Rilindjes,
duke u përpjekur ta bëjë atë, anëtar të familjes letrare, përkrah
emrave më të rëndësishëm të Letërsisë kosovare, (detyrë që e
realizon me shumë sukses!).
Konkretisht ia përkthen vetë, dy vepra poetike autorit dhe ia boton
L O V E S O N G S
– 239 –
jashtë dëshirës kolektive të anëtarëve, te Shtëpia botuese Rilindja, në
vitin 1980, të parën me titullin: “LOJË DHE KUNDËRLOJË” dhe më
vonë të dytën: “OKSIGJENI”, të përshtatura në gjuhën shqipe nga vetë
z. Rugova, (një privilegj tepër i rrallë për autorin!).
Pastaj vet lexuesi mund ta analizojnë, sepse e merr vet Rugova atë
angazhim unik ndaj këtij Autori?
Rugova vendos kështu pra, veprën e Sherifit për herë të parë në
Familjen e Letërsisë shqiptare në Kosovë, duke e botuar direkt te
“Rilindja” në gjuhën shqipe, dhe pa e specifikuar ose theksuar fare në
libër, që ishte teksti komplet një përkthim i tij prej gjuhës frënge. Kjo
tregon madhështinë unike të këtij Njeriu në Botën shqiptare! Gjatë
atyre 4 viteve në Kosovë, natyrisht që Autori njihet personalisht me
gjithë elitën intelektuale dhe artistike të vendit, të cilët i takon, herë
pas here. Personalitete sikurse Ali Podrimja, Azem Shkreli, Esad
Mekulli, Enver Gjergjeku, Anton Pashku, Bekim Fehmiu, Faruk Begolli,
Fadil Hysaj, Agim Sopi, Muslim Mulliqi, Ali Hadri, Esad Stavileci, Pajazit
Nushi, Idriz Ajeti, Nexhmije Pagarusha, Mahmut Bakalli, Sinan Hasani,
Rexhep Zogaj, Ekrem Kryeziu, Bedri Emra, Xhevdet Xhafa, Fehmi Agani,
Rexhep Ismajli e plot të tjerë.
ETAPA E TRETË – Rikthimi i ULISIT në vendin e të parëve, në SHQIPËRI!,
(1990 deri sot në 2021).
Skënder Sherifi vjen për herë të parë në Shqipëri pas vitit 1990 dhe
zbulon Shqipërinë mitike, të cilën ia kishin ushqyer në shpirt prindërit
e tij.
Takimi në Tiranë, në 1991 te Hotel “Dajti”, me zotin Jusuf Vrioni është
një tjetër mundësi vlerësimi për të. Vrionin e mahnit leximi i një vepre
me titullin “PASSION”, me parametra moderne, çka e konfirmon ai
vetë në emisionin “Portret” të televizionit publik shqiptar në qershor
të vitit 1992, duke pohuar se: “Jam tepër i gëzuar që kam njohur një
Autor të tillë, i cili ka krijuar e konceptuar me siguri poezinë që do
shkruhet më vonë në Shekullin XXI, mund të thuhet një lloj “KULLË
BABELI post-moderne”, me një literaturë që është sot për sot, jashtë
çdo kufiri të njohur tokësor e planetar”.
S k ë n d e r S H E R I F I
– 240 –
Gjatë viteve më vonë, vlera e veprës së Sherifit, do e rikonfirmojnë,
përmes shkrimeve, prezantimeve publike dhe parathënieve të tyre,
disa personalitete shqiptare si kurse: Edmond Tupja, Moikom Zeqo,
Anton Papleka, Artan Fuga, Përparim Kabo, Mimoza Ahmeti, Ardian
Marashi e shumë të tjerë.
Në këtë etapë, në fakt rrënjoset përfundimisht Skënder Sherifi, në
Botën shqiptare dhe dikur ai vet e kupton pas vitit 2003, cili do jetë
misioni i tij jetësor!
Nëse frankofonia e tij është më se evidente, kur dihet jeta e tij
europiane, me periudhën belgo-pariziane, mund të afirmohet që
edhe shqiptarizmi i tij është po ashtu evident, kur dihet edukata e tij
familjare në fillim, me ritet e zakonet malësore dhe më vonë duke u
konsoliduar me etapën kosovare (përmes Rugovës) kurse tani me
etapën shqiptare, e cila vazhdon që prej 28 vite në Tiranë. Pra është
100% frankofon, por edhe 100% shqiptarofon dhe në realitet, të dy
anët nuk vijnë në kundërshtim, por e ushqejnë njëra-tjetrën në një
harmoni të thellë brenda tij!
Duhet ditur, që rrugëtimi aq i pasur dhe atipik i këtij autori, mes
Brukselit – Parisit – Prishtinës dhe Tiranës e ka një logjikë të
brendshme, mund të dallohet shumë qartë, brumi ose sensi shqiptar
i këtij itinerari tepër special, pa marrë para sysh se çka mund të thonë
të tjerët.
Pos asaj, në këto vitet e fundit vetë Autori ua ka propozuar lexuesve,
disa vepra të shkruara në gjuhën shqipe, të botuara dhe të promovuara në Tiranë.

L O V E S O N G S
– 241 –
DATA dhe EVENIMENTE
1. Në vitin 1980 dhe 1989, Prof.-Dr. Ibrahim Rugova ia përkthen
Autorit, dy vepra prej frëngjishtes në gjuhën shqipe dhe ia botoi
te RILINDJA, shtëpia botuese shtetërore e KOSOVËS. Ky është hapi
i parë, dhe prezenca fillestare e Veprës së Skënder Sherifit, pranë
Lexuesit shqiptar, dhe integrimi i tij brenda Literaturës sonë
Kombëtare. Veprat titullohen: “Lojë dhe Kundërlojë” dhe
“Oksigjeni“ në PRISHTINË dhe t’arkivuara në Bibliotekën e madhe
kombëtare.
2. Në vitin 1996 – botohet vepra e parë e autorit në Shqipëri, me
vendimin personal dhe mbështetjen direkte të z. Teodor Laço
(shkrimtar dhe Ministër i Kulturës), titulluar “ORA E METEOREVE“
– Globus R. 1996 – Tiranë, me një financim nga Ministria prej 700
dollarë US.
Mundësia e parë për lexuesit shqiptar për ta zbuluar veprën e këtij
autori në gjuhën shqipe brenda vendit. Pra 16 vite pas Kosovës,
ngaqë libri “Lojë dhe Kundërlojë” është botuar te Rilindja në vitin
1980!
3. Në vitin 2003, Autori përfshihet në Elitën e Letërsisë Botërore në
Fjalorin enciklopedik të famshëm LAROUSSE në Paris,
“Dictionnaire des Littératures Mondiales”, në mesin e 26 autorëve
më të rëndësishëm të Letërsisë shqiptare, prej nga fillimi i
shkrimeve shqipe në vitet 1400 dhe deri sot 2019, pra për 7
shekuj, “Histori dhe trashëgimi të Letërsisë shqiptare”. Figuron
pranë William Shakespearit, Bernard Shaw, Mary Shelley dhe
Samuel Sheppard në faqet 815/16 të fjalorit francez.
FJALOR enciklopedik e tematik mbi gjithë Letërsinë Botërore, i cili
publikohet çdo 25 ose 30 vite në PARIS – me gjenerata autorësh
me vlera të konfirmuara. Hyrja e autorit Skënder SHERIFI në atë
fjalor prestigjioz në vitin 2003 është natyrisht një ngjarje
S k ë n d e r S H E R I F I
– 242 –
madhore, një privilegj i rrallë, jo vetëm për itinerarin e vet autorit,
por edhe për gjithë publikun shqiptar, pastaj për Letërsinë
shqiptare në përgjithësi.
4. Në ‘2008, autori boton në Bruksel, librin e tij të famshëm, gati
simbolik dhe emblematik, një vepër globale jashtë të gjitha
normave letrare të njohura, me titullin “LOVE“ në versionin
origjinal francez. Vepër që mahniti opinionin dhe specialistët e
letërsisë dhe kritikën e mirënjohur të gazetës së përditshme belge
frankofone, “La Libre Belgique” e cila e vlerëson këtë vepër në TOP
10 -shen e librave më të mirë të të gjithë ‘2008, në hapësirën e
botimeve letrare frankofone të Francës – Zvicrës – Belgjikës dhe
Luksemburgut.
Skënder Sherifi është i vetmi autor me një vepër të zhanrit Poezi,
në këtë listë. Kështu që libri LOVE ngelet për lexuesin si një UFO,
si vepër KULT.
Do përshtatet pas 4 viteve në gjuhën shqipe nga Albert Nikolla dhe
do botohet në vitin 2012 në Tiranë te “ILAR” me mjaft sukses,
duke qenë ende sot si referencë e Poezisë moderne shqiptare, për
shumë Lexues.
5. Me rastin e ceremonive festive të 100 vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë, më 2012, në Tiranë – Autori ftohet personalisht nga
Kryeministri z. BERISHA, për të marrë pjesë në të gjitha ceremonitë dhe programet zyrtare të këtij përvjetori unik.
6. Në vitin 2015, autori feston simbolikisht në Tiranë “JUBILEUN“ e
tij, me ato tri datat super simbolike të rrugëtimit të tij human e
artistik:
Së pari 60 vjetorin e tij të lindjes;
Së dyti 25 vjetorin e pranisë dhe kontributit të tij kulturor dhe
letrar në Shqipëri;
Së treti 45 vjetorin e përvojës së tij praktike si shkrimtar. Me këtë
rast special, organizohen në TIRANË dy evenimente në Prill të vitit
2015.
a. Me iniciativën e z. Erion VELIAJ Ministër i Çështjeve Sociale
dhe Rinisë, organizohet një mbrëmje “Kujtese” dhe
L O V E S O N G S
– 243 –
prezantimi i gjithë veprës së Skënder Sherifi, tek Qendra e re
Kulturore për Rininë në Tiranë, më 8 prill 2015.
b. Kurse më datën 15 prill 2015, me iniciativën personale të znj.
Lindita NIKOLLA Ministre e Arsimit dhe Sportit, do të
organizohet një mbrëmje speciale te salla e “Teatrit
Spahivogli” në TIRANË, ku znj. Nikolla i dhuron solemnisht
Autorit në emrin e vet personal dhe atë të Qeverisë
shqiptare, “CERTIFIKATË MIRËNJOHJE KOMBËTARE“, për
gjithë veprën dhe angazhimin e tij në kulturën frankofone
dhe atë shqiptare, me vlerat unike që i ka përcjellë autori
gjatë dekadave të fundit.
7. Po në prill të ‘2016, pas një kërkese dhe nën drejtimin e Ministrisë
së Arsimit dhe Sporteve, autorit Skënder Sherifi do i organizohet,
një turne zyrtar nëpër 12 Shkolla të Mesme (Tiranë – Durrës –
Shkodër), ku prezantohet autori dhe vepra e tij para nxënësve
shqiptarë.
8. Në librin e tij të fundit francez, botuar me rastin e jubileut në
‘2015 në Bruksel titulluar “ODISEJA E DASHURISË”, janë
përmbledhur në pjesën e dytë të veprës, si Dosje shtesë, rreth 60
opinione profesionale mbi nivelin e veprës së tij nga disa autorë,
kritikë të specializuar belgë, francezë, shqiptarë, kosovarë,
zviceranë etj. Kjo vepër ngelet një vepër referenciale dhe si “kartë
vizitë” për prezantimin global të Autorit, para gjithë atyre që nuk
e njohin.
9. Autori ftohet nga z. Edi RAMA Kryeministër i Shqipërisë, për të
marrë pjesë si Personalitet shqiptar, në SAMITIN e parë të
DIASPORËS që u organizua në Tiranë, nga 18 – 20 Nëntor 2016.
10. Në muajin gusht dhe shtator 2017, Autori me iniciativën e tij
spontane i adreson dy veprat e tij (LOVE dhe ODISEJA E
DASHURISË) të dedikuara personalisht për Presidentin e
Republikës franceze, (z. Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së
tij, Brigitte Macron), të shoqëruar me dy letra personale mjaft të
argumentuara, të cilat trajtonin kryesisht këto tema:
S k ë n d e r S H E R I F I
– 244 –
 Letra e parë, në gusht trajtonte çështje që lidhen me artinkulturën dhe frankofoninë dhe rolin apo vendin e saj sot
në Botën shqiptare,
 Letra e dytë, trajtonte ekskluzivisht, përmes një analize
super të argumentuar, domosdoshmërinë e integrimit
urgjent politik të 6 shteteve Ballkanike që kanë ngelur sot,
jashtë BE-së, duke mbështetur në radhë të parë, interesat
e botës shqiptare natyrisht, në Shqipëri – Kosovë – Mal të
Zi dhe Maqedoni.
 Pse duhet bërë ky gjest politik madhor?
 Çfarë mund të fitojnë apo humbin konkretisht Bashkimi
Evropian me këtë veprim të guximshëm, puro politik?
Më datën 2 gusht 2017 dhe 27 shtator 2017, autori merr dy
përgjigje nga Presidenca franceze në Elysée, falënderuese për
librat, dhe ku shprehet mirënjohja, që përmes veprimtarisë
artistike është nderuar dhe pasuruar gjuha dhe kultura franceze,
dhe sigurohet se Presidenti francez, i ka marrë në konsideratë
përmbajtjet e këtyre dy letra.
11. Më dt. 30 shtator 2020, Presidenti i Shipërisë z. Ilir Meta, dekoroi
Autorin me Titullin “MJESHTËR I MADH I KOMBIT”.
AUTORI Skënder SHERIFI, pas hyrjes së tij në Fjalorin francez të
famshëm LAROUSSE në vitin 2003 në PARIS – si autor i evidentuar
shqiptarë, ka vendosur që t’ia dhurojë si TESTAMENT SHPIRTËROR
DHE LETRARË gjithë veprën e tij Kombit të tij, SHQIPËRISË, ku e ka
origjinën, gjenezën, dikund buzë Valbonës, por dhe KOSOVËS, ku ka
lindur në vitin 1954, në qytetin e Vitisë, por edhe si shenjë respekti
ndaj vëllait të tij shpirtëror Prof. Doc. Ibrahim Rugova, duke deklaruar
se Vepra e tij është një AMANET personal për gjithë Popullin shqiptar
kudo që të jetë, por prioritarisht për gjithë brezat e rinj që do vijnë në
dekadat e ardhshme.
Kështu që, nëse bazohemi në faktet dhe veprimet e tij konkrete që
flasin vet, mund të afirmohet që Autori e ka çuar pa asnjë diskutim
Misionin e tij, si Njeri, si Humanist universal e si Atdhetar shqiptar,
deri në fund.
L O V E S O N G S
– 245 –
BIBLIOGRAFIA (Lista e botimeve)
I. FRANCË (në frëngjisht)
1. Dikund Dikush, 1980 Poezi “Quelque part Quelqu’un“, Botimet:
Saint-Germain-des-Prés (Paris).
2. Oksigjeni, 1984 Poezi “Oxygène“, Botimet: Saint-Germain-des-Prés
(Paris).
II. KOSOVË (në shqip)
1. “Lojë dhe Kundërlojë“, 1980 – Poezi, Botimet: Rilindja, Prishtinë –
Kosovë, me një përkthim nga frëngjishtja, i Prof.Dr: Ibrahim
Rugova.
2. “Oksigjeni“,1989 Poezi, Botimet Rilindja, Prishtinë – Kosovë, me një
përkthim nga frëngjishtja i Prof.Dr: Ibrahim Rugova.
3. “POEZI“, qershor 2008, Prishtinë, Kosovë, Botimet Faik Konica të
dirigjuara nga miku i autorit: zoti Nazmi Rahmani, me një
parathënie të Ramadan Musliut.
III. KOSOVA (përkthim nga gjuha shqipe në frëngjisht)
1. “Dega e Pikëlluar La Solitude d’une Branche“, botuar në vitin 1980,
te Rilindja në Prishtinë.
Antologjia e Poezisë shqipe në ish-Jugosllavi me 20 poetë të
zgjedhur. Projekt i Rilindjes i mbështetur nga Institucionet e Krahinës
Autonome të Kosovës. Një promovim unik i poezisë shqiptare në 4
shtete dhe gjuhë evropiane: Francë – Angli – Gjermani dhe Spanjë
me një tirazh të botuar në të dy gjuhët, në 3000 kopje.
Ibrahim Rugova ia ka pas porositur vetë autorit përshtatjen e
Antologjisë poetike në gjuhën frënge.
Vepra është prezantuar me një interesim dhe sukses të madhnë
Panairet e Librit, dhe te Bota Frankofone dhe ka pasur një
mediatizim mjaft të gjerë në Francë – Zvicër e Belgjikë, me gjithë
influencën dhe statusin që kishte autori (Poet i njohur shqiptarofrankofon) duke pasur 27 artikuj shtypi, përveç disa emisioneve
nëpër radio e televizione. Pra ky ishte në fakt kontakti i parë i
S k ë n d e r S H E R I F I
– 246 –
Evropës me krijimtarinë e Poetëve shqiptarë të Kosovës dhe ish
Jugosllavisë dhe me realitetin specifik konkret të Kosovës në
kontinentin Europian, të cilin nuk e njihte fare Perëndimi.
IV. SHQIPËRI (në shqip)
1. “Ora e Meteorëve“, 1996 Tirana Shqipëri – Poezi. Botimet: Globus R.
të dirigjuara nga zoti Petraq Risto. Me një parathënie të Profesorit
Edmond Tupja (poet e përkthyes në Tiranë).
Kjo është vepra e parë që autori e ka botuar në Shqipëri, me një
mbështetje zyrtare shtetërore të Ministrit të Kulturës, zoti Theodor
Laço prej 700 dollarë USA. Dhe kontakti i parë i autorit me publikun
shqiptar të Tiranës. Libri u promovua po atë vit te sallat e Hotel
Rognerit, dhe u prezantua nga 2 Ministrat e Qeverisë shqiptare: zoti
Theodor Laço, dhe zoti Halit Shamata, dhe nga Edmond Tupja,
Jusuf Vrioni, etj,kurse Poezitë i recitoi aktorja e mirënjohur zj.
Margarita Xhepa.
2. “ATELJETË E ËNDRRAVE“, 2005 – Tirana, Shqipëri – Poezi.
Botimet: Globus R. të dirigjuara nga zoti Petraq Risto.
Përkthim në gjuhën shqipe i librit origjinal frëng i autorit: “Les Ateliers
du Rêve ”nga zoti: Albert Nikolla, vetë shkrimtar.
Me një parathënie të zotit Edmond Tupja dhe Moikom Zeqo.
3. “TRIO E PËRJETSHME“, mars 2011 – Tirana – Dramë, Botimet: ILAR
– të dirigjuara nga zoti Ilir Lleshi.
Tekst personal për Skenën shqiptare. Propozim për një Spektakël
origjinal skenik me 11 aktorë (me një kor modern dhe 3 role
kryesore). Me një parathënie të zotit Profesor Artan Fuga, dhe me
17 mendime mbi Veprën të shprehura nga disa Personalitete
frankofone dhe shqiptare të ardhura nga 4 shtete të ndryshme,
(Francë – Belgjikë – Shqipëri e Kosovë).
4. “LOVE“, mars 2012, Tirana – Shqipëri, Poezi dhe Prozë … Vepër
faraonike! Botimet: ILAR, të dirigjuara nga zoti Ilir Lleshi.
Adaptimi në gjuhën shqipe i kësaj vepre “kult” të autorit, e cila është
seleksionuar nga Shtypi belg, në listën e Top 10 – t’shes, së Librave
më të mirë të vitit 2008 në Belgjikë, dhe përkthimi i saj në shqip, u
bë me shumë mjeshtri nga zoti: Albert Nikolla, shkrimtar dhe kritik
letrar.
L O V E S O N G S
– 247 –
Vepra u prezantohet lexuesve shqiptarë nga 14 Personalitete të
ardhura nga 5 shtete të ndryshme (Francë – Belgjikë – Itali – Kosovë
e Shqipëri )
5. “DUKE PRITUR RILINDJEN E RE KOMBËTARE”, viti 2019 –
Tiranë – Prozë dhe Poezi. Projekt ende i papërfunduar …
Vepra e dytë e shkruar direkt në gjuhën shqipe nga vetë Autori.
Pjesa e parë: janë 20 tablo të zgjedhura nga autori në veprën e tij
origjinale në gjuhën frënge “PASSION” e botuar në vitin 2003 te
ONUFRI. Tablo të cilat i ka përshtatur deri diku, modifikuar dhe riinterpretuar gati si rikrijim i dytë shqip, direkt për Publikun shqiptar …
duke u dhënë Teksteve një brumë kombëtar.
Kurse pjesa e dytë: është një Thirrje, një Letër e hapur adresuar
Shqiptarëve, për një Rilindje të re Kombëtare, me argumentet dhe
vizionet personale të Autorit të cilat tingëllojnë sot si një Amanet.
Libri është mjaft i rëndësishëm dhe e ka një porosi thuajse
Testamentare.
Pastaj me këtë vepër, pas hapit të tij të parë, me dramën shqipe “Trio
e Përjetshme“ e kemi nga Autori një angazhim direkt, një pozicionim
të qartë, në Literaturën shqiptare, por edhe një kontribut në favor të
Kauzës Kombëtare në përgjithësi.
6. “SILENZIO“, 2016 – Adaptim në gjuhën shqipe i veprës së parë të
autorit të botuar me Poezi të Rinisë (volumi i parë, prej vitit 1972 deri
në 1975). Pra një zhytje në atmosferën e viteve 1970 në Evropë dhe
Amerikë me syrin atipik të autorit.
Pos faktit që kronologjikisht, vepra ka diçka historike në rrugëtimin e
Autorit. Ja pra, si ka pas filluar Sherifi në Poezi, para 45 vitesh? Në
moshën 17 vjeçare!
Për kuriozitet, ia vlen krahasimi me Literaturën shqiptare të vitit 1972
në Tiranë. Një përkthim nën mbikëqyrjen profesionale të zotit Albert
Nikolla.
7. “ODISEJA E DASHURISË”, 2018 – adaptim i lirë në gjuhën shqipe i
Librit të botuar në frëngjisht në Mars 2015, me rastin e Jubileut
special të Autorit i celebruar në Tiranë në Prill 2015. Një vepër me
një skenar tepër origjinal!
Pra janë 7 Cuname dashurie për 7 Ditët e javës .. Dhe një mesazh,
telegram, SMS ose mail dashurie për çdo ditë, adresuar një të
dashuri apo të dashure … krejtësisht i kemi 370 LOVE Letters!
S k ë n d e r S H E R I F I
– 248 –
Një kujdes maksimal kushtuar muzikalitetit, ritmit poetik, dhe
origjinalitetit të metaforave. Botim për ILARIN në Tiranë – gjatë vitit
2018
8. “BORDERLINE“, mars 2019 te ILARI në Tiranë.
Adaptim i lirë, i librit origjinal në frëngjisht, i botuar në vitin 2014
(pra ky është Volumi i dytë i veprave të Rinisë – tekstet e vitit 1976)
Vjen në vijim kronologjik të librit “SILENZIO“ vitet 1972-1975.
Gjithë poezitë janë të shkruara në moshën 21 vjeçare dhe e
simbolizojnë atë Botë aq të pasur dhe të shfrenuar, ku çdo gjë ishte
e mundshme e viteve 1970 (pas Revolucioneve të asaj kohe).
9. “FESTIVALI I PASIONEVE” adaptimi i lirë i veprës eksperimentale
franceze “PASSION” shkruar mes vitit 1982-84.Botuar te ILARI në
Tiranë – në Mars 2020!
Pra 65 Tablo poetike t’imagjinuara në shqip për Publikun shqiptarë,
të cilat rrjedhin si një ujëvarë, brenda një ritmi modern Rap, por të
shtrirë në Vargje edhe homeriane antike me një frymë të lashtë
shqiptare, të trashëguar nga eposet e vjetra por edhe super
moderne dhe futuriste. Ky libër shënon pa dyshim në Historinë e
Poezisë shqiptare bashkëkohore, një revolucion total dhe një
shembull konkret të një Modeli unik.
V. SHQIPËRI (në frëngjisht)
1. “LES ATELIERS DU RÊVE“, 2003 Tirana, Shqipëri – Poezi.
Botimet: ONUFRI, të dirigjuara nga zoti Bujar Hudhri.
Ky libër u botua pasi Autori hyri në Fjalorin e famshëm francez
“Larousse“ në Paris, ndër 26 shkrimtarët shqiptarë më të mirë
përgjatë këtyre 7 shekujve Letërsi shqiptare 1400 – 2003) si shenjë
homazhi. Vepra u mbështet me një fond nga Qendra Nacionale e
Letrave në PARIS. Me një parathënie të Profesorit shqiptar,
frankofon zoti Edmond Tupja.
2. “PASSION“, 2004 Tirana – Shqipëri, ONUFRI, Botime të dirigjuara
nga zoti Bujar Hudhri. Tekste të vitit 1982-1984.
Vepër me 65 Tablo të një poezie post-atomike dhe eksperimentale:
kujtesa ose memoria e Botës pas apokalipsit përmes një gjuhe
poetike frënge, tërësisht të shpikur dhe të ri kompozuar.
Libri u mbështet zyrtarisht me një fond nga Qendra Nacionale e
Letrave në PARIS.
L O V E S O N G S
– 249 –
Kjo vepër i prezantohet lexuesit frëng me 8 parathënie nga disa
Autorë prestigjiozë.
3. “CONVERSATIONS AVEC LA JEUNESSE ALBANAISE”, Tirana
2006 – Ese. Botimet: EMAL – në Tiranë, vepër me 450 faqe
Mendime, Reagime, Pyetje, dhe Analiza të lira personale e intime
mbi identitetin, realitetin dhe Botën shqiptare, siç e ka perceptuar
dhe përjetuar konkretisht Autori gjatë jetës së tij, me përvojën e tij
atipike dhe kozmopolite.
Me një sfond të improvizuar Filozofie, Sociologjie dhe Psikologjie
mbi Kombin.
VI. BELGJIKË – BRUKSEL (në frëngjisht)
1. “LOVE“, – 2008 Bruksel – Belgjikë Poezi e Prozë: 530 faqe. Botimet:
L’Esprit des Aigles – Bruxelles.
Libër i konsideruar nga Gazeta e përditshme belge: “La Libre
Belgique” në top 10-t’shin, e veprave letrare më të mira të krejt vitit
2008 të botuara në gjuhën frënge për në Belgjikë, duke i llogaritur të
gjitha botimet letrare në zhanret e ndryshme (roman-tregim-esebiografi-monografi-libër i vizatuar) të dala në treg nga 4 Shtetet
frankofone të Evropës (Francë-Belgjikë-Zvicër dhe Luksemburg)
Me një parathënie speciale të Profesorit Filozof e Sociolog, zoti Artan
Fuga.
2. “LE TRIO ÉTERNEL“, 2009 Bruksel – Belgjikë – Dramë (Trio e
Përjetshme) Botimet L’Esprit des Aigles – Bruxelles.
Propozim për një Spektakël skenik, multi artistik e poetik, me 11
aktorë (3 në rolet kryesore dhe 8 në rolin e korit modern).
Tekst origjinal i destinuar për të gjitha Skenat frankofone të Evropës.
Drama ka marrë pjesë në një Festival zbulimesh dramaturgjike të
vitit, dhe ka qenë pastaj e programuar për një seancë “Leximi artistik
publik të Veprës komplete“ … një “Work Shop” në Teatrin e Martirëve
(Théâtre des Martyrs) në Bruksel, me Regjinë personale të Drejtorit
të Teatrit zoti Daniel Scahaise dhe 11 aktorë belgë profesionalë në
skenë. Seanca u mbajt të hënën me 18 mars 2013 në orën 21, para
një Publiku profesional, gjithë specialistët e skenës dramaturgjike
belge.
3. “SILENZIO“, 2012 Bruksel – Belgjikë Prozë dhe Poezi – L’Esprit des
Aigles.
S k ë n d e r S H E R I F I
– 250 –
Volumi i parë i Poezive të Rinisë së Autorit, periudha Adoleshente.
Mosha 17 – 20 vjeç! Tekste të seleksionuara të viteve 1972 – 1973 –
1974 dhe 1975. (ose post Maj 1968 dhe Ëoodstocku).
Pra këtu i keni fillimet e njohura të Skënder Sherifit në Poezi, para
45 vitesh! Hapat e parë letrarë në aspektin zyrtar!
4. “BORDERLINE“, mars 2014 Bruksel – Prozë dhe Poezi.
Volumi i dytë i Poezive të Rinisë së Autorit, periudha e
Adoleshencës. Gjithë tekstet janë të shkruara në moshën 21 vjeç.
Tekste të seleksionuara nga krijimtaria e autorit gjatë gjithë vitit 1976.
Por libri fillon me një mendim të gjatë filozofik e sociologjik personal
të improvizuar në lidhje me problemet e ndryshme të kohës aktuale
(rreth 160 faqe prozë që paraprijnë 100 Poezi!)
Botimet belge: “L’Esprit des Aigles“ në Bruksel
5. “L’ODYSSÉE DE L’AMOUR“, Mars të vitit 2015. Prozë poetike e lirë,
në Botimet belge në Bruksel “L’Esprit des Aigles“
Valë dashurie të lira, të shprehura si Fotografi, si Klipe poetike, si
Mesazhe të shkurtra intime dashurie adresuar dikujt …
Me një kujdes të madh kushtuar origjinalitetit të imazheve, të
metaforave, të gjuhës së lirë poetike, por edhe provokuese,
romantiko sentimentale, por edhe surrealiste, pop rock, dhe
shpeshherë e papritur.
Me një formë ultra klasike, por me një sfond ultra special dhe sa më
origjinal. Libri i vitit Jubilar të Autorit (60 vjeçar – 25 vjet kontribut dhe
prezencë të vazhdueshme në Shqipëri, dhe 45 vjet përvojë letrare,
prej momenteve ku ka pas filluar të shkruajë rreth vitit 1968 – 69 …
me shkrimet e para të fillimit të adoleshencës).
Me këtë rast të Jubileut, autori merr solemnisht në Tiranë:
“Certifikatën e Mirënjohjes Kombëtare“ më 15 prill 2015 në Teatrin
“Spahivogli“ të Tiranës, nga zonja Lindita Nikolla, Ministria e Arsimit,
Rinisë dhe Sportit në Shqipëri. Një vit special dhe emblematik mjaft
me rëndësi për Autorin … !
6. KËNGË DASHURIE (LOVE SONGS – 1) Tekste poetike të shkruara
posaçërisht për Botën muzikore dhe këngën e autorëve, apo
argëtuese frankofone, dhe fillimisht franceze në FRANCË. Ky është
Volumi 1 – me 500 Këngë të ofruara.
Vepër e përfunduar në vitin 2018. Pritet pastaj dikur Volumi i dytë
për ta mbyllur këtë Kapitull kushtuar gjithë Këngës franceze!
L O V E S O N G S
– 251 –
Mund të lexohet dhe konsiderohet natyrisht edhe si Vepër puro
Poezie. Çka qëndron 100%. Mirëpo qëllimi parësor i Autorit, ishte
me ia kushtuar këtë Veprimtari të plotë, ose këtë Propozim personal
në 2 volume, Botës muzikore frankofone, me një material sa më
origjinal.
Si vazhdimësi e Këngës poetike franceze, të autorëve super
kualitativë e të rafinuar të cilët na kanë lënë një diskografi dhe
kontribut në top nivel, si për shembull: Léo Ferré – Georges Brassens
– Jacques Brel – Jean Ferrat – Claude Nougaro – Barbara – mund të
citojmë edhe Charles Aznavour – Guy Béart – Charles Trenet – Alain
Bashung, ndërkohë që kemi në të njëjtin stil anglo-sakson shembujt
e Bob Dylanit dhe Leonard Cohen. Dhe qëllimi ose ëndrra e autorit,
ishte me këtë rast, për t’ia propozuar Këngës frankofone,
mundësisht me këtë nivel të teksteve (të këtyre Mjeshtrave të
mëdhenj që i përmendem më sipër) pikërisht në gjuhën franceze,
krijimtarinë e tij në këtë fushë. Projekt për vitin 2020!
7. KËNGË DASHURIE (LOVE SONGS – 2) Vazhdimi i volumit të parë
me Tekste poetike për Këngën frankofone. Kemi përsëri 500
Tekste të tjera për ta mbyllur Projektin kushtuar Muzikës dhe
Këngës frankofone me 1000 Tekste.
Projekt gjigant për vitin 2021!
Diçka absolutisht e paparë në gjithë Botën shqiptare, si Kontribut i
një autori, adresuar direkt Këngës dhe Muzikës frankofone.

S k ë n d e r S H E R I F I
– 252 –
Shënim i veçantë në “LAROUSSE“, PARIS 2002 – 2003, mbi
autorin
SHERIFI (Skënder), shkrimtar shqiptar i Belgjikës, i lindur në Viti të Kosovës në
vitin 1954. Autor i disa Veprave me Poezi të botuara në Paris – Tiranë – Prishtinë
dhe Bruksel,
në gjuhën franceze dhe në gjuhën shqipe.
Ai shprehet me një Lirizëm vezullues, eksepcional, dhe na i hedh Fjalët e tij, sikur
Diejt mbi Detin e trazuar, duke i përzier me një Lumturi të rrallë, Stilet gjuhësore
tepër të rafinuara, me ato më popullore, argotike dhe zhargonore.
Autori na tërheq me Muzikën e kohës, në bordin e Anijes së tij Kozmike.
Në veprat e tij poetike:
(Dikund Dikush – 1980;Lojë dhe Kundërlojë – 1980; Oksigjeni – 1989; Ora e
Meteorëve – 1996) zhargonet argotike dhe ironia e tij shpërthyese, na imponojnë një
Modernitet.
Nga FJALORI enciklopedik francez LAROUSSE i Letërsisë Botërore – viti
2003 në Paris – dhe i botuar në çdo 25-30 vjet në FRANCË për të
nderuar vlerat universale të Letërsisë Planetare, (figuron te faqja 815-
816 e Fjalorit francez). Autori figuron në faqen e tij me gjithë Elitën e
Literaturës Botërore, pasi gjendet me Shakespeare, Bernard Shaë,
Mary Shelley dhe Samuel Sheppard. Konsiderohet nga vetë ekipi
francez i Fjalorit, në familjen e 26 Shkrimtarëve më të mirë në të
gjitha kohërat, kjo do të thotë konkretisht për gjatë 7 shekujve të
Letërsisë shqiptare, që kur njihen shkrimet tona në gjuhën shqipe dhe
deri sot (1400 – 2020)!
Kjo nderon jo vetëm Autorin, por gjithë Letërsinë shqiptare!

L O V E S O N G S
– 253 –
PERMBAJTJA
SHËNIM PËR LEXUESIN …………………………………………………………. 3
1. MORE AND MORE ………………………………………………………….. 28
2. MREKULLIA E DASHURIA ………………………………………………. 30
3. TI JE KULTI IM ……………………………………………………………….. 32
4. UDHA E NDJENJAVE ……………………………………………………… 34
5. KASHTA E KUMTRIT ………………………………………………………. 36
6. LIQENI I KONSTANCËS ………………………………………………….. 38
7. OQEANI I SYVE TË TU ……………………………………………………. 40
8. KAM DËGJUAR BOTËN ………………………………………………….. 42
9. SHPËRTHIM DHE SHKRIRJE ………………………………………….. 44
10. SI TA NDAL KOHËN? …………………………………………………… 46
11. MISTER MISTERESH ………………………………………………….. 48
12. HISTORI E ÇUDITSHME ……………………………………………… 50
13. DASHURIA JONË NDRIÇON ………………………………………… 52
14. “SAMBA” GJER NË AGIM! ……………………………………………. 54
15. DASHURI NDËR YJE …………………………………………………… 56
16. SHËTITJE IMAGJINARE ………………………………………………. 58
17. GJENDJA E BOTËS …………………………………………………….. 60
18. TË PËRQAFOJ DHE DRIDHEM ……………………………………. 62
19. ÇFARË ËSHTË GJITHË KJO LIRI? ……………………………….. 64
20. NUK ËSHTË JETA AQ ROZË! ……………………………………….. 66
21. PA PARANTEZA … ………………………………………………………. 68
22. S’KA MASHTRIM PA NJË PËRCAKTIM! …………………………. 70
23. DRITA IME M’U BËRE ………………………………………………….. 72
24. TË KËRKOJ AKOMA ……………………………………………………. 74
25. TË DUA NË THELB ……………………………………………………… 76
26. PËRQAFOHEMI NË ELIZÉ …………………………………………… 78
27. JAM DJALLUSHJA JOTE ……………………………………………… 80
28. QË KUR FOLJA KA LINDUR …………………………………………. 82
S k ë n d e r S H E R I F I
– 254 –
29. ARTI PËR TË DASHUR ……………………………………………….. 84
30. KOKË MË KOKË …………………………………………………………. 86
31. ARRATISJE NË EROS …………………………………………………. 88
32. PARA KOHE, S’ËSHTË KOHA! ……………………………………… 90
33. KOKTEJI I LUMTURISË ……………………………………………….. 92
34. PROPOZIM I SHIJSHEM ……………………………………………… 94
35. DIALOG NË “3 D” ………………………………………………………… 96
36. PO SHOH JETEN NË LULËZIM! …………………………………… 98
37. DON KISHOT I KOHES………………………………………………. 100
38. NË ARENAT E NATËS ……………………………………………….. 102
39. NETËT TONA PLOT FISHEKËZJARRE!……………………….. 104
40. JAZZ EKZISTENCIAL ………………………………………………… 106
41. MELODI MUZGËRORE ……………………………………………… 108
42. BOTA E RE……………………………………………………………….. 110
43. PARALAJMËRIM! ………………………………………………………. 112
44. NË UDHËKRYQET E FATIT ………………………………………… 114
45. EDHE MUND TË DUHESHIM … ………………………………….. 116
46. VETEN, MOS E LËSHO! …………………………………………….. 118
47. HISTORI E ÇUDITSHME! …………………………………………… 120
48. RIPËRTËRITJE … ……………………………………………………… 122
49. PËR TY … KËTË BLUES! …………………………………………… 124
50. QYTETE TË NDRIÇUARA ………………………………………….. 126
51. SHPRESAT TONA … ………………………………………………….. 128
52. ËNDRRA GJIGANDE …………………………………………………. 130
53. ÇFARË JETE ……………………………………………………………. 132
54. KUSH ISHA? …………………………………………………………….. 134
55. E PASHE PËRJTËSINË! …………………………………………….. 136
56. ASGJË NUK TINGËLLON KEQ ! …………………………………. 138
57. ËSHTË JETA QË VENDOS … ……………………………………… 140
58. SI ME TA THANË? …………………………………………………….. 142
59. A DO JESH YLLI IM? …………………………………………………. 144
60. DUA TË QAJ! ……………………………………………………………. 146
61. SO BEAUTIFUL … …………………………………………………….. 148
62. ÇFARË GUXIMI!………………………………………………………… 150
L O V E S O N G S
– 255 –
63. PËRTEJ KOHES ……………………………………………………….. 152
64. KUJTIMET E DIKURSHME …………………………………………. 154
65. INSPIRIM …………………………………………………………………. 156
66. NGJASHMËRI …………………………………………………………… 158
67. NË NATEN PLOT YJE … …………………………………………….. 160
68. EUFORI DELIRANTE …………………………………………………. 162
69. SHËTITJE SENTIMENTALE ……………………………………….. 164
70. WHAT A WOMEN! ……………………………………………………… 166
71. TOTEMI I LUMTURISË ………………………………………………. 168
72. MBRËMBJE DISKO …………………………………………………… 170
73. O MREKULLI E MREKULLIRAVE! ……………………………….. 172
74. JE SEKRETI IM … ……………………………………………………… 174
75. POKER …………………………………………………………………….. 176
76. WHAT’S WRONG? …………………………………………………….. 178
77. DASHURIA S’ËSHTË PA NJË RISK! …………………………….. 180
78. UJVARË DEHURIE NË ORIENTIN EKSPRES ……………….. 182
79. PO MË BËRË SHUMË LOJËRA … ……………………………….. 184
80. JE DIELLI I MISHËRUAR! …………………………………………… 186
81. MIRË SE VJEN NË KËTË EUFORI! ……………………………… 188
82. ÇDO GJË VJEN E SHKON … ……………………………………… 190
83. FRYNË ERA E DASHURISË! ………………………………………. 192
84. HIJA JOTE MË NDJEK! ………………………………………………. 194
85. IT’S CRAZY … …………………………………………………………… 196
86. KARTËVIZITË! ………………………………………………………….. 198
87. WAIT AND SEE, BABY! ………………………………………………. 200
88. NË BULEVARDIN E DËSHIRAVE ………………………………… 202
89. NË NIRVANA … …………………………………………………………. 204
90. PO KALLEM … ………………………………………………………….. 206
91. KRAHASIM ose PARALELIZËM MAGJIK! …………………….. 208
92. ASGJË NUK TË FRENON!………………………………………….. 210
93. FTESË ……………………………………………………………………… 212
94. EKSURSION POETIK ………………………………………………… 214
95. DËSHIROJ TË TË DUA … …………………………………………… 216
96. YLL VEZULLUES ………………………………………………………. 218
S k ë n d e r S H E R I F I
– 256 –
97. HI BABY … Ç’ËSHTË PËRJETËSIA? …………………………… 220
98. JAM ÇKA ËSHTË E SHKRUAR … ……………………………….. 223
99. SONTE, M’U KE SHFAQUR PLOT NUR! ………………………. 226
100. MOJ E BUKURA EVË! ……………………………………………….. 229
BIOGRAFIA E AUTORIT ………………………………………………………. 233
DATA dhe EVENIMENTE ……………………………………………………… 241
BIBLIOGRAFIA (Lista e botimeve) ……………………………………….. 245
PERMBAJTJA ……………………………………………………………………… 253

L O V E S O N G S
– 257 –

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu