ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Lufta çlirimtare në Kosovë dhe NATO-ja

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

Nga: Dilaver Goxhaj

Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte një  luftë  e nisur rastësishtë, por ajo është  një  luftë  që  i ka rrënjët në  përpjekjet shekullore të  të  gjithë  popullit shqiptar që  jeton në  Kosovë  dhe ish Jugosllavi për liri, pavarësi dhe zhvillin shoqëror. Si e tillë, ajo ndryshon shumë  nga luftrat e mëparëshme, si nga qëllimet ashtu edhe nga rezultatet dhe agazhimi në  të .

LUFTA   GJATE  VITIT  1998

Fillimet e kësaj lufte i kemi qysh në  vitet 60-të, të  cilat sollën hapjen e universitetit të  Prishtinës, shpalljen e Kushtetutës dhe fitoren e autonomisë  së  Kosovës. Më  vonë, paralel me  arsimimin dhe zhvillimin kulturor, kërkesat e popullit shqiptar në  Kosovë  erdhën në  rritje, derisa në  vitin 1981, ai zemërim shpërtheu në  demostrata të  fuqishme, me kërkesën: “Kosova Republikë “. Kjo kërkesë nuk u shqit më  nga zemra, mendja dhe goja e popullit shqiptar në  Kosovë e trojet e tjera shqiptare për gati 20 vjet, pavarësisht nga vrasjet, burgimet ,torturat dhe masakrat që  iu bënë.  Kjo rezistencë  e hapur e populit shqiptar prej vitit 1981 eci drejt progresit. Në  vitin 1989, kur Sërbia arriti kulmin e padrejtësive, me heqien e autonomies së Kosovës  dhe suprimimin e Kushtetutës së saj, në  skenën politike të  popullit tonë  në  Kosovë  doli një  forcë  e re politike, e cila i dha kahe të reja kësaj rezistence aktive, duke e shndërruar në  rezistencë  pasive. Kjo lloj rezistence fillon me braktisjen e punës nga e gjithë  policia shqiptare; me mbylljen e gjithë sistemit shkollor e zhvillimin e tij nëpër bodrume, dhe lëshimin më  vonë  të  të  gjitha vëndeve të  punës nga të  gjithë  shqiptarët, e në  mënyrë  të  veçantë  u braktisën  mediat, ku u pamundësua komunikimi me popullin.

Këto, jo vetëm që  i erdhën regjimit sërb në  favor, por e vështirësoi së tepërmi punën me njerzit dhe protesta më  e ashpër ishte demostrimi me arkivolë  në  krahë, e cila dukej si e mjaftueshme për të  fituar lirinë! Kjo mënyrë  “të  luftuari”, jo vetëm që  nuk e shqetësonte aspak Beogradin, por priteshin me buzëqeshje edhe nga diplomacia ndërkombë tare. Kjo e favorizoi Millosheviçin që  të  hiqte nga Kosova pjesën dërmuese të  ushtrisë  aktive e policisë sekrete për t’i përdorur në  republikat e tjera rrebele, pa e çarë  kokën për shtetin fantazmë  të  Kosovës, me institucione gjoja paralele, por që  nuk ekzistonte as në  qëndër e as në  bazë. “Në  realitet, këto leva pseudoshkencore – shkruan Blerim Shala -shërbenin për të  mbajtur nën kontroll popullatën shqiptare.”(Vitet e Kosovës,f.23). Kjo lloj politike vazhdoi 8 vjet. Kjo solli mos ftuarjen dhe mos përmëndijn e Kosovës në  Dejton, pasi, “Në  Dejton u ftuan ata që  kanë  luftuar”,u shpreh në  janar të  vitit 1996 Rudolf Perina, shef i misionit diplomatik të SHBA në  Beograg .

Si përfundim mund të  themi se, Kosova, deri në  vitin 1997 ishte e papërgatitur tërësisht politikisht e ushtarakisht, për luftë  të  armatosur, edhe pse kishim dy parti politike ilegale që  punonin në këtë  drejtim, me organet e tyre “Zëri i Kosovës” dhe “Çlirimi”. Mos trajtimi i çështies së  Kosovës në  Dejton i hodhi në  aktivitet më  të  madh këto dy forca politike ilegale, duke kaluar në  organizimin dhe aktivizimin e grupeve ilegale të  armatosura, duke luftuar kundër policisë  dhe agjentëve sërbë  si dhe filloi blerja në  masë  e armatimit prej idealistëve shqiptarë. Nga më  aktivët ishte grupi i Adem Jasharit.

Trazirat në  Shqipëri krijuan kushtet për armatosjen e shpejtë  të  popullsisë  mbi bazën e vetorganizimit dhe vetveprimit, pavarësisht se bëheshin përpjekje që  këto veprime të  viheshin nën kontrollin e Shtabit të Përgjithëshëm. “Faktikishtë – shprehet Xhavi Haliti – kemi qënë  krejtësishtë të  pa përgatitur me bazë  materiale, deri në  fillimin e sulmit të  sërbëve në  Prekaz. Sulmi i Prekazit e ka gjetur fondin e UÇK-së  me borxhe”.(Zëri,27.03.2000)

Lufta e Jasharajve në  Prekaz shërbeu si sinjal i shpërthimit masiv të  luftës së  armatosur dhe i rriti në  mënyrë  maramëndëse radhët e UÇK-së. Pra, gjarjet, prej vitit 1990 e deri në 5 Mars 1998, i zunë në befasi Sërbinë, Komunitetin Ndërkombëtar, organizatorët e UÇK-së  si dhe politikanët  shqiptarë. Sërbia u befasua nga dorëzimi i vëndeve të  punës e të armëve nga policia shqiptare si dhe dorzimi i mediave, gjë që ajo pat menduar se do të harxhonte  kohë, mund e forca për marrien e tyre; dhe së dyti, me shpërthimin e luftës, pas Prekazit, në  formën e një bumi.

Edhe Komuniteti Ndërkombëtar u zu në  befasi me shpërthimin e UÇK-së, pasi ishte vënë  në gjumë nga politika ultra nënshtruese e forcave politike shqiptare në  Kosovë.

Edhe Organizatorët e UÇK-së u kapën në befasi, pasi përgatitjet për armatim dhe luftë i kishin parashikuar me ritme më të ngadalta dhe për një  periudhë  më  të  vonët.

Ndërsa, përsa u përket forcave politike shqiptare, ato jo që u kapën në befasi dhe u shokuan, por u pozicionuan jo drejt për mbështëtjen e saj, duke qënë  të  bindura se ia kishin shplarë trurin popullit.

Shpërthimi në  shkallë të gjërë i luftës së armatosur në të gjitha krahinat e Kosovës, duke e kapur Sërbinë  në befasi, bëri të  mundur që  për 5 muaj, (mars – korrik 1998), UÇK-ja të arrijë në shifrat 40 mijë luftëtarë dhe të merret nën kontroll 45% e territorit të Kosovës, kryesisht fshati. Mirëpo, duke qënë  se lufta i kapi në  befasi organizatorët e saj, nuk u arrit që Shtabi drejtues t’u paraprinte të  gjitha veprimeve luftarake, me një  strategji të  studjuar hollë. Kjo bëri atë që pala e jonë  të  llogariste për kundërshtar policinë sërbe dhe jo ushtrinë sërbe, prandaj dhe armatimi i asaj periudhe është  totalisht armatim i lehtë, armë krahu. Sërbia, duke u zënë  në  befasi dhe, njëkohësishtë, për të fituar kohë, u detyrua që  këta 5 (pesë) muaj të  bëjë  luftime mbrojtëse, duke sjellë në Kosovë  përforcimë  të të gjitha llojeve të armëve dhe forcave. Pasi u përgatit mirë në këtë drejtim, më  24 Korrik 1998 Serbia kaloi në ofesivë, por me drejtime, duke e filluar me Drenicën. Luftimet e ashpra midis dy ushtrive vazhduan deri në  30 shtator, kur shpallet armëpushimi.

Këtë  luftë  populli shqiptar në  Kosovë  e filloi me format e thjeshta  të  qëndresës kundër pushtuesit sërb, dhe shumë  shpejt e organizoi dhe e zgjeroi, duke e shndërruar në  një  luftë  të  përgjithëshme, por që e detyroi Sërbinë  të  angazhoi deri 59 mijë trupa ushtarako-policore, dhe i nxorrëm jashtë  luftimit rreth 400 ushtarë  e paramilitarë  të  vrarë, mbi 500 të  plagosur, iu shkatërruan më se 50 tanke e mjete të  tjera të  blinduara, 3 helikopterë  të  rrëzuar si dhe iu kap e iu azgjësua një sasi e madhe municioni luftarak.

Duke qënë  një luftë tepër e pabarabartë , e izoluar pothuajse nga e gjithë  bota, UÇK-ja pësoi humbje të  ndjeshme dhe u detyrua të  lëshoi një  pjesë  të  territoreve të  saj, duke kaluar në  forma të  reja organizimi dhe luftimi. Gjatë  asaj periudhe lufte patëm rreth 2300 të vrarë, ku rreth 2000 ishin civilë dhe të tjerët luftëtarë, na u dogjën 29 mijë shtëpi shqiptarësh dhe u përzunë  nga Kosova 200 mijë  banorë.

NDËRHYRIA   NDËRKOMBETARE, 24 Mars 1999

Lufta e armatosur, me zhvillime kaq të  padëshiruara, e vuri në  lëvizie më  aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare, ku në Tetor  të vitit 1998, Këshilli i Sigurimit (KS) i OKB-së  kërkoi nga Sërbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarit; tërheqjen e gjithë forcave të  sjella në  Kosovë  prej fillimit të  vitit; pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma; të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre; t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të  ndryshme të  ndihmave humanitare; të  lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë  të  huaj, si dhe të bënte një  grafik kohor për bisedime me  shqiptarët, për autonominë  e Kosovës.

Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në  Kosovë, pasi ajo rrezikonte të  përhapej edhe në  vëndet e tjera ballkanike ku ka shqiptarë, gjë  që  do të  rindizte konfliktin ballkanik, ku mund të  përfshiheshin edhe dy antarë të  NATO-s, (Greqia dhe Turqia); të  shmangej katastrofa humanitare dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve, midis shqiptarëve dhe serbëve.

Kjo bëri të  mundur që  UÇK-ja ta pranoi armëpushimin e propozuar. Armëpushimi u shfrytëzua nga të  dyja palët ndërluftuese, edhe pse vazhdonin bisedimet ndërkombëtare dhe në Kosovë  patën ardhur vëzhguesit nga 34 vënde antare të  OSBE-së.

Prezenca e vëzhguesve ishta fitore për UÇK-në, pasi i dha mundësi që të  riorganizoi tërë  strukturat e saj; të ridimensionohej; të rivendoste lidhjet e humbura; të eleminonte pasojat, si dhe të  bënte furnizime me materiale luftarake, municione, ushqime, veshmbathie, medikamente etj.

Por, edhe Sërbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë  periudhë armëpushimi, ku mundi të  përqëndroi në  Kosovë rreth 100 mijë forca, duke llogaritur forca të  ushtrisë, policisë, sigurimit, paramilitarë  dhe popullsi të  mobilizuar nga sërbët, romët, malazezë të  Vrakës së Shkodrës etj. Krahas kryerjes së  këtyre veprimeve, pala serbe vazhdonte të digjte e vriste shqiptarë. Ky shtet, si shteti më hipokrit i njohur deritash, i inkurajuar edhe nga bërja e njërit veshi shurdh e njërit sy qorr nga shumë shtete të Evropës, e sidomos nga fqinjët tanë, e shumëfishoi terrorin e fshehtë, dhe duke gdhirë 16 Janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.

Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të  qartë  për ato që  ndodhnin dhe do të  ndodhnin në  Kosovë, në  rast se nuk do të  ndërhyhej ushtarakisht. Reçaku konfirmoi atë  që sejcili nga shtetet demokratike kishte frikë se po ndothte me të  vërtetë në Kosovë. Ajo masakër konfirmoi atë që shqiptarët kishin shekuj që e hiqnin në kurriz, ndërsa disa shtete kishin vite që e dinin, por heshtnin. Reçaku i bindi të  gjithë  se Serbia po luante me Bashkësinë  Ndërkombëtare dhe se nuk kish ndërmend të ndëronte rrugë në  lidhje me Kosovën. “Perëndimi u zu në  befasi nga ajo që ndodhi në Reçak. – shprehet analisti Pedi Eshdaun – Ai tregoi se Millosheviçi nuk është  pjesë e zgjidhjes, por problemi”.(Zëri,30.03.2000). Si rjedhojë, ngjarja e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën.

Konferenca e Rambujesë, pasi hartoi dokumentin e kosultuara me të  dyja palët ndërluftuese, kërkonte: tërheqjen e të  gjitha forcave ushtarako – policore serbe, ato paramilitare e rezerviste serbe nga Kosova; kthimin e gjithë refugjatëve shqipëtarë  në  trojet e shtëpitë e veta në siguri dhe vetqeverisje, si dhe vendosjen e një  force ndërkombëtare sigurie në  Kosovë, për të  parandaluar kthimin e dhunës.

Këto kërkesa ishin më  të  avancuara se ato të  Këshillit të  Sigurimit, të  cilat edhe mund të ishin më  të  avancuara, në rast se delegacioni shqiptar do të ishte më  unik, “Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të  ngocuar”, sikundër shprehet Kristian Pauls, ambasador pranë  Ministrisë  së  Jashtme Gjermane dhe pjesmarrës në atë  Konferencë. (Zëri,03.04.2000).

Kush ishte shkaku i kësaj dobësie prej palës shqiptare?

“Periudha e gjatë e sundimit sërb i ka lenë strukturat shqiptare në  Kosovë, pa një  lidership natyror. Në  mungesë  të  një  udhëheqieje organike, shoqëria kosovare u shoqërua nga një  anarki politike, mu në çastin kur neve na nevojiteshin liderë të fuqishëm…Udhëheqja shqiptare nuk mundi të  krijohej nën praninë  sërbe”.-përgjigjet Riçard Hollbruk.(Zëri,14.4.2000)

Refuzmi mëndjemadh i Serbisë për të pranuar vendimet e Rambujesë, bëri të mundur kalimin në  përdorimin e forces nga ana e ndërkombëtarëve, pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.

NATO – ja vendosi të  kryej goditje vetëm nga ajri! Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve ndërkombëtare.

Presidenti Klinton, qysh më 24 Mars 1999, natën e parë të bombardimeve, deklaroi në TV se, “Unë nuk kam ndërmend  të  fus trupat tona në  Kosovë  për të  bërë luftë”.

Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të  NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman,shprehet: “Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të  zhvilluar një  luftë  kundër Jugosllavisë, me qëllim që  ta mposhtë  këtë  vënd. Sikur NATO të kishte patur një interes të  tillë, atëhere një operacion i tillë  do të  ishte zhvilluar në  mënyrë  krejt tjetër, shumë  më  shkatërues.”(Zëri,25.4.2000)

Lufta ajrore e NATO-s, e cila fillloi më 24 Mars 1999, e gjeti UÇK-në  në  përleshje të ashpra me ushtrinë serbe, e cila (Serbia) pati ndërmarrë  dy  goditje të  fuqishme të njëkohëshme, të  sfazuara në  dy ditë: në  ZO të  Drenicës dhe në atë  të  Pashtrikut, ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të  blinduar, si dhe mbi 40 mijë  forca, të  mbështetura me artileri lëvizëse e stacionare të shumtë.

Gjatë javës së fundit të Marsit, e cila ishte faza e parë  e bombardimeve nga NATO, jo vetëm që mbi Kosovë  veçse binte shi e dëborë pa pushim, por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të  objekteve ushtarake serbe në  Kosovë. Në  atë  fazë  ish parashikuar nga NATO thjesht fitimi i supermacisë  në  ajër dhe goditja e gjithë objekteve serbe në ish Jugosllavi, të  karakterit ekonomiko -strategjik, që  ndikonin në  ecurinë e luftës, ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake, qendrat e rafinimit e ruajtjes së  karburanteve, linjat hekurudhore, urat etj. Në  këto kushte, ushtria serbe në  Kosovë ende nuk e ndjente goditjen e NATO-s, prandaj ajo vepronte me intensitet të  lartë. Kjo periudhë është  faza e shpërngulieve më  të  mëdha të popullsisë, si dhe kemi luftimet më të ashpra nga ana e forcave të UÇK-së.

Gjithashtu, në  këtë  fazë, qysh ditën e parë janë  vendosur lidhjet midis Shtabit tonë  të Përgjithshëm të UCK-së dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave serbe në Kosovë, por më vonë erdhi duke u forcuar bashkëveprimi luftarak.

Faza e dytë  e goditjeve të  aviacionit nga ana e NATO-s, 1 deri 30 Prill 1999, kishte për objekt goditjeje një  gamë  më të gjërë objektivash serbe në Kosovë, ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore, objektet ushtarake në  Kosovë, grumbullimet e forcave dhe të  teknikës të tyre etj.

Në  këtë  fazë  ushtria serbë  kaloi në një strategji të re, në  shpërndarjen e forcave të veta, duke i nxjerrë nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë  e fshatarëve, në pyje dhe në banesa (lagje) qytetesh. P.sh., brigadën e tankeve që  e kish përqëndruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të  mjeteve, poshtë  banesave të  lagjes Dardania, te Kurrizi.

Përsa i përket veprimit të  forcave të  UÇK-së gjatë kësaj faze, ato ishin të  kombinuara: luftime mbrojtëse, por edhe sulmuese. Këto të fundit kryheshin me formacione deri në  kompani, pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqëndruara më shumë se bataljon.

Aviacioni i Aleancës filloi të veproi me intensitet mbi Kosovë vetëm pas datës 10 Prill 1999, pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike, pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re me raketa të  programuara bëheshin në  vijimësi kundër objekteve të  mëdha tokësore.

Strategjia e ushtrisë  serbe, qysh në  fillim të  ofensivës së saj, ishte: të përfundonte spastrimin etnik të  Kosovës dhe më  vonë  të  përçante unitetin e NATO-s, duke pranuar edhe bombardime, pasi  do të  fitonte më  shumë, do të  përjetësonte Kosovën si pjesë të saj, duke i afruar NATO-s konçesione të  rreme.

Ndërsa strategjia e NATO-s ishte: Të  dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta pa aftësuar atë  ta mbante Kosovën nën pushtim. Pra, NATO luftonte jo për përfitim territoresh, por për paqen, lirinë  dhe sigurinë  e popullsisë  që  jeton me shekuj në  Kosovë. Domethënë  se NATO u bind se populli shqiptar kish 18 vjet që  po masakrohej, gjë  që përbënte kërcënim për tërë  rajonin; ajo ishte njohtur me operacionin “Potkoi” dhe qëllimet e tij; si dhe u vu para përgjegjësisë  morale kur ndodhi Reçaku, ngaqë pat deklaruar se nuk do të lejomë  një  Bosnjë  të  dytë, ndërkohë  që  Reçaku ishte një  Srebenicë e dytë.

Shpopullimi total i pjesës më  të  madhe të  Kosovës, brenda një afati kohor shumë të shkurtër që bëri Millosheviçi, e befasoi jo vetëm NATO-n por të tërë  komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se pas javës së  parë  të  bombardimeve se Serbia do të  dorzohej. Kjo ndodhi edhe për faktin se në  këto dy javë luftimet e forcave të UÇK-së ishin aq të  ashpra, sa na u konsumua një  sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh. Si rrjedhojë, repartet e UÇK-së  filluan t’i pakësonin luftimet sulmuese me forca të  shumta. Gjithashtu, një  pjesë e madhe e popullsisë u strehuan në  zonat që  kontrollonte UÇK-ja, gjë  që  formacionet tona u detyruan të  kryenin luftime mbrojtëse, në  mbrojtje të  kësaj popullsie, si p.sh. në  Shalë  të  Bajgores, Qyqavicë, Berishë , Nerodimë, Dushkajë, Gallap, Pagarushë, ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në  secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i luftimeve të  filluara nga Millosheviçi dhe as i bombardimeve ajrore te NATO-s, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë. Konfliktin etnik, Sërbia e shndërroi në spastrim etnik.

Në periudhën midis dy fazave të goditjeve ajrore, në  1 Prill 1999 krijohet Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e cila lëshoi thirrjen për mobilizim të  përgjithshëm. Kjo, jo vetëm që  e fuqizoi luftën, por ngriti lartë  edhe moralin e luftëtarëve të  UÇK-së  dhe të  popullit që  ndodhej në  Kosovë. Mirëpo, në  këtë  moment dramatik të  popullit shqipëtar në Kosovë, nuk pranoi LDK-ja të  kyçej në  këtë  qeveri, edhe pse pati rënë dakort në prezencën e zonjës Ollbrajt në rambuje dhe e kish nënshkruar marrveshjen. Me sa kuptohet, këtu janë vënë interesat partiake dhe personale mbi ato kombëtare. Këtë na e shpreh fare hapur Kryeministri I Qeverisë paralele në Kosovë, z.Bujar Bukoshi, i cili thotë: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që  të shkatërronte institucionet që  kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë, ai nuk pranonte, ngaqë dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm.

Në  kë to kushte UÇK-së  iu desh që  të  kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan. Pse u refuzua furnizimi I UCK-së nga NATO?

Arësyet janë  të shumta, por ne po rendisim disa:

  1. Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe pasuesit e tyre, si aleat i UÇK-së .
  2. Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së, sepse i është  friguar qëllimit të saj, pavarësisë së Kosovës, si dhe  tutej nga propaganda Serbe e ndonjë  force politike shqipëtare, të  cilat e paraqesnin UÇK-në  ideologjike (marksiste) dhe terroriste.
  3. Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë e Kosovës  me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje.
  4. Mos krijimi i qeverisë gjithperfshirëse e frigoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të  luftës civile dhe do të  akuzohej ajo si përkrahëse e krahut më  të  fortë.
  5. Perëndimi nuk parashikonte futjen në luftim të  forcave tokësore.
  6. Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë  e shpreh shumë qartë  z.Xhimi Shia: ”Në një aleancë prej 19 demokracive, gjithmonë  do të  ketë  opinione të  ndryshme… Më  duhet të  jem i sinqertë, para fillimit të  konfliktit jo të gjithë  aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së.” (Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë  Ministrisë  së  Jashtme Gjermane, z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të  UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë  politike të  UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000). Bindjet politike  të tyre për UCK-në ishin ato të propaganduara nga LDK dhe aletatët e saj; ndërsa filozofia politike ishte pavaresia e Kosovës, e shprehur në betimin e saj.

Të  gjitha këto hezitime të Perëndimit sollën trimërimin e Millosheviçit, i cili, në  kohën e zhvillimit të  Konferencës së Rambujesë konstatoi se disa politikanë  bënë  deklarata të tilla, të  cilat mund të  interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për  të vepruar. Atë e trimëroi gjithashtu edhe mos-përgatitja e NATO-s për të  përdorur forcat tokësore. Nëse Millosheviçi do të ish ballafaquar me një  kërcënim të  tillë qysh në  fillim të  luftës, ai me siguri që do të  kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të  ishte zhvilluar ndryshe, dhe Kosova sot me siguri që do të  ishte më ndryshe.

Ne fillim të  fazës së tretë, 1 Maj 1999, duke e parë  se ish bërë  gabim mos-parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në  përdorim avjonët e frontit “A- 10 ” , të  cilët janë  të  paracaktuar për luftë në lartësi të ulta  kundër mjeteve të  blinduara dhe forcave të  tjera në terren. Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më  18 Maj, Presidenti  Klinton  deklaroi: “Ne apo aleanca jonë   nuk duhet të  përjashtojmë  asnjë  mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë “, dhe u rrit numri i avjonëve në  1200 copë. Kjo deklaratë  si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në, përsëri nga z. Klinton më  23.05.1999: “Millosheviçi nuk e ka eleminuar UÇK-në . Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës. Ajo ka filluar të  ndërrmarrë  ofensivë  kundër forcave Serbe, të  cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë  tonë  dhe me këmbënguljen e UÇK-së “, e detyruan Serbinë  që  t’i bënte hesapet ndryshe .

Gjithashtu, Serbia mashtroi vehten se shqipëtarët e shpërngulur nuk do të  ktheheshin më në Kosovë, me  qënë se  ishin të  shpërndarë  në  30 shtete dhe, si rrjedhojë,  raporti i popullsisë  do të  ishte në  favor të  Serbëve dhe pakicave të  tjera. Kjo, si dhe izolimi total i tij nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë  të  sistemit energjitik, burimin bazë  të  ekonomisë  së  Serbisë, të  përziera me friken e futjes në  përdorim të  forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë  si Gjermania në  fund të  Luftë s së  Dytë  Botërore, e detyruan Serbinë  të  pranonte kapitullimin pa kushte, më  10 Qershor 1999, në  Kumanovë, pa prezencën e UÇK-së edhe pse palë  fituese! Këtu qëndron edhe një  nga manovrat  e shteteve pjesëtare në  NATO, por miq të Serbisë. Kjo edhe për ndonjë  gabim trashanik tonin.

Në  këtë  luftë  barrën më  të  rëndë  e morrën mbi shpatulla SH B A, pasi zotëronin një  potencial më  të  madh për ta mbajtur atë barrë; e mbajti populli shqiptar i Kosovës, e në  mënyrë të veçantë  UÇK-ja si dhe populli në Shqipëri.

Lufta Clirimtare në Kosovë është  lufta e dytë  e madhe  që  populli dhe kombi shqipëtar rradhitet me fitimtarët. Dhe çudia qëndron në atë  se ato forca që  e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në  Luftën .e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër Luftës Çlirimtare të  Kosovës!, gjë  që të bind se ato dirizhohen nga qëllime të të huajve.

Lufta e jonë  Çlirimtare dy vjeçare, 997-1999, i shkaktoi Kosovës rreth 2.000 dëshmorë, 12.000 viktima, 4.000 të  zhdukur dhe 6.000 të  burgosur ende; 80 mijë  shtëpi të  djegura e të  shkatërruara dhe pothuaj tërë  blegtorinë të zhdukur, gjë që janë  tepër të  ndjeshme për të  ardhmen e Kosovës. Ndërsa, Serbia humbi 1/3 e mjeteve të  blinduara në  Kosovë ; pajisjet e saj për të  prodhuar armatim, municione e automjete; të  gjitha kapacitetet e saj për të  rafinuar produktet e naftës, si dhe iu vranë e iu plagosën rreth 10 mijë ushtarë e forca të  tjera, por mbi të  gjitha Serbia e Madhe u rrudhos, ajo e humbi Kosovën.

“Askush nuk kërkon prej shqipëtarëve të  harrojnë  të  kaluarën . Por ne presim prej shqiptarëve të  preokupohen me të  kaluarën, pa nxjerrë  prej saj arsyetime për hakmarrje”, thotë  z. Riçard Hollbruk ( Zëri , 14 .04.2000). Ky është  mesazhi që  duhet të  nxjerrim  nga kjo luftë .

Kolonel Dilaver Goxhaj

* Këtë shkrim e kam shkruar në Prishtinë, më  31.05.2000.

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu