Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
Lufta çlirimtare e Kosovës nuk ishte një luftë e nisur rastësishtë ,por ajo është një luftë që i ka rrënjët në përpjekiet shekullore të të gjithë popullit shqiptar që jeton në Kosovë dhe ish Jugosllavi për liri,pavarësi dhe zhvillin shoqëror.Si e tillë ajo ndryshon shumë nga luftrat e më parëshme si nga qëllimet ashtu edhe nga rezultatet dhe agazhimi në të .
LUFTA GJATE VITIT 1998
Fillimet e kësaj lufte i kemi qysh në vitet 60-të ,të cilat sollën hapjen e universitetit të Prishtinës,shpallien e kushtetutës dhe fioren e autonomisë së Kosovës.Më vonë ,paralel me arsimimin dhe zhvillimin kulturor,kërkesat e popullit shqiptar në Kosovë erdhën në rritje,deri sa në vitin 1981 ,ai shpërtheu në demostrata të fuqishme,me kërkesën “Kosova Republikë “.Kjo kërkesë nuk u shqit më nga zemra,mendia dhe goja e popullit shqiptar të Kosovës, për gati 20 vjet,pavarësisht nga vrasiet,burgimet ,torturat dhe masakrat që iu bënë .Kjo rezistencë e hapur e populit shqiptar prej vitit 1981 eci drejt progresit.Në vitin 1989,kur Sërbia arriti kulmin e padrejtësive,me heqien e autonomisë dhe suprimimin e kushtetutës,në skenën politike të popullit tonë në Kosovë doli një forcë e re politike,e cila i dha kahe të reja kësaj rezistence aktive,duke e shndëruar në rezistencë pasive.Kjo lloj rezistence fillon me braktisien e punës nga e gjithë policia shqiptare;me mbyllien e gjithë sistemit shkollor e zhvillimin e tij nëpër bodrume, dhe lëshimin më vonë të të gjitha vëndeve të punës nga të gjithë shqiptarët, e në mënyrë të veçantë u braktisën mediat,ku u pamundësua komunikimi me popullin.Këto, jo vetëm që i erdhën regjimit sërb në favor,por e vështirësoi së tepërmi punën me njerzit dhe protest më e ashpër ishte demostrimi me arkivolë në krahë ,e cila dukej si e mjaftueshme për të fituar lirinë .Kjo më nyrë të luftuari, jo vetëm që nuk e shqetësonte aspak Beogradin,por priteshin me buzëqeshie edhe nga diplomacia ndërkombë tare.Kjo e favorizoi Millosheviçin që të hiqte nga Kosova pjesën dërmuese të ushtrisë aktive e policisë sekrete pë r t’i përdorur në republikat e tjera rebele,pa e çarë kokën për shtetin fantazmë të Kosovës,me institucione gjoja paralele,por që nuk ekzistonte as në qëndër e as në bazë .”Në realitet,këto leva pseudoshkencore-shkruan Blerim Shala-shërbenin për të mbajtur nën kontroll popullatën shqiptare”(Vitet e Kosovës,f.23).Kjo lloj politike vazhdoi 8 vjet.Kjo solli mos ftuarien dhe mos përmëndien e Kosovës në Dejton,pasi,”Në Dejton u ftuan ata që kanë luftuar”,u shpreh në janar të vitit 1996 ,Rudolf Perina,shef i misionit diplomatik të SHBA në Beograg .
Si përfundim,mund të themi se Kosova,deri në vitin 1997 ishte e papërgatitur tërësisht politikisht e ushtarakisht ,për luftë të armatosur,edhe pse kishim dy parti politike ilegale që punonin në këtë drejtim,me organet e tyre”Zëri i Kosovës”dhe”Çlirimi”.Mos trajtimi i çështies së Kosovës në Dejton i hodhi në aktivitet më të madh kë to dy forca ilegale,duke kaluar në organizimin dhe aktivizimin e grupeve ilegale të armatosura,duke luftuar kundër policisë dhe agjentëve sërbë si dhe filloi bleria në masë e armatimit.Nga më aktivët ishte grupi i Adem Jasharit.
Trazirat në Shqipëri krijuan kushtet për armatosien e shpejtë të popullsisë, mbi bazën e vetorganizimit dhe vetveprimit,pavarësisht se bëheshin përpjekie që kë to veprime të viheshin nën kontrollin e Shtabit të Përgjithëshëm.”Faktikishtë -shprehet Xhavi Haliti-kemi qënë krejtësisht të pa përgatitur me bazë materiale,deri në fillimin e sulmit të sërbëve në Prekaz.Sulmi i Prekazit e ka gjetur fondin e UÇK-së me borxhe”.(Zëri,27.03.2000)
Lufta e Jasharajve në Prekaz shërbeu si sinjal i shpërthimit masiv të luftës së armatosur dhe i rriti në mënyrë maramëndëse radhët e UÇK-së .Pra,ngjariet, prej vitit 1990 e deri në 5Mars 1998, i zunë në befasi Sërbinë ,Komunitetin Ndërkombëtar , organizatorët e UÇK-së si dhe politikanë shqiptarë .Sërbia u befasua nga dorzimi i vëndeve të punës e të armëve nga policia shqiptare si dhe dorzimi i mediave,gjë që ajo pat menduar se do të harxhonte kohë,mund e forca përmarrien e tyre dhe, së dyti, me shpërthimin e luftës,pas Prekazit,në formën e një bumi.Komuniteti ndërkombë tar u zu në befasi me shpërthimin e UÇK-së ,pasi ishte vënë në gjumë nga politika ultra nënshtruese e forcave politike shqiptare në Kosovë .Organizatorët e UÇK-së u kapën në befasi ,pasi përgatitjet për armatim dhe luftë i kishin parashikuar me ritme më të ngadalta dhe për një periudhë më të vonët.Ndërsa,përsa u përket forcave politike shqiptare, ato jo që u kapën në befasi dhe u shokuan ,por u pozicionuan jo drejt për mbështëtien e saj,duke qënë të bindura se ia kishin shplarë trurin popullit.
Shpërthimi në shkallë të gjërë i luftës së armatosur në të gjitha krahinat e Kosovës,duke e kapur Sërbinë në befasi,bëri të mundur që për 5muaj,mars -korrik 1998,UÇK-ja të arrijë në shifrat 40 mijë luftëtarë dhe të merret nën kontroll 45% e territorit të Kosovës,kryesisht fshati.Mirë po,duke qënë se lufta i kapi në befasi organizatorët e saj,nuk u arrit që shtabi drejtues t’u paraprinte të gjitha veprimeve luftarake,me një strategji të studjuar hollë .Kjo bëri atë që pala e jonë të llogarisë për kundërshtar, policinë sërbe dhe jo ushtrinë sërbe,ndaj dhe armatimi i asaj periudhe është totalisht armatim i lehtë .Sërbia,duke u zënë në befasi dhe për të fituar kohë ,u detyrua që këta 5 muaj të bëjë luftime mbrojtëse,duke sjellë përforcimë të të gjitha llojeve të armëve dhe forcave.Pasi u përgatit,më 24 Korrik 1998,kaloi në ofesivë ,por me drejtime,duke e filluar me Drenicën.Luftimet e ashpra midis dy ushtrive vazhduan deri në 30 shtator,kur shpallet armëpushimi.
Këtë luftë populli shqiptar në Kosovë e filloi me format e thjeshta të qëndresës ,kundër pushtuesit sërb dhe shumë shpejt e organizoi dhe e zgjeroi,dukee shndëruar në një luftë të përgjithëshme,duke e detyruar Sërbinë të angazhoi deri 59 mijë trupa ushtarako-policore,dhe i nxorrëm jashtë luftimit rreth 400 ushtarë e paramilitarë të vrarë ,mbi 500 të plagosur,iu shkatëruan më se 50 tanke e mjete të tjera të blinduara,3 helikopterë të rrëzuar si dhe iu kap e iu azgjësua një sasi e madhe municioni luftarak.
Duke qënë një luftë tepër e pabarabartë ,e izoluar pothuajse nga e gjithë bota,UÇK-ja pësoi humbie të ndjeshme dhe u detyrua të lëshoi një pjesë të territoreve të saj,duke kaluar në forma të reja organizimi dhe luftimi.Gjatë asaj periudhe lufte patëm rreth 2300 të vrarë ,ku rreth 2000 ishin civilë ,na u dogjën 29 mijë shtëpi shqiptarësh dhe u përzunë nga Kosova 200 mijë banorë .
NDERHYRIA NDERKOMBETARE
Lufta e armatosur, me zhvillime kaq të padëshiruara,vuri në lëvizie më aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare,ku në tetor të vitit 1998,Kë shilli i Sigurimit i OKB-së kë rkoi nga Së rbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarit;tërheqien e gjithë forcave të sjella në Kosovë prej fillimit të vitit;pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma;të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre;t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të ndryshme të ndihmave humanitare;të lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë të huaj si dhe të bënte një grafik kohor për bisedime me shqiptarët, për autonominë e Kosovës.
Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në Kosovë ,pasi ajo rrezikonte të përhapej edhe në vëndet e tjera ku ka shqiptarë ,gjë që do të rindizte konfliktin ballkanik,ku mund të futeshin edhe dy antare të NATO-s,Greqia dhe Turqia;të shmangej katastrofa humanitar dhe të arrihej paqe përmes bisedimeve ,midis shqiptarëve dhe sërbëve.
Kjo bëri të mundur që UÇK-ja ta pranoi armëpushimin e propouar.Ai u shfrytëzua nga të dyja palët ndërluftuese,edhe pse vazhdonin bisedimet ndërkombëtare dhe në Kosovë patën ardhur vëzhguesit nga 34 vënde antare të OSBE-së Prezenca e vëzhguesve ishta fitore për UÇK-në ,pasi i dha mundësi që të riorganizoi tërë strukturate saj;të ridimensionohet;të rivendosi lidhjet e humbura;të eleminonte pasojat si dhe të bënte furnizime me materiale luftarake,municione,ushqime,veshmbathie,medikamente etj.Por, edhe Sërbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë periudhë ,ku mundi të përqëndroi në Kosovë rreth 100 mijë forca,duke llogaritur forca të ushtrisë ,policisë ,sigurimit,paramilitarë dhe popullsi të mobilizuar nga sërbët,romët,malazez të Vrakës etj.
Krahas kryeries së këtyre veprimeve ,pala sërbe vazhdonte te digjte e vriste.Ky shtet,si shteti më hipokrit i njohur deritash,i inkurajuar nga bëria e njërit vesh shurdh e njërit sy qorr nga shumë shtete të Evropës, e sidomos nga fqinjët tanë ,e shumëfishoi terrorin e fshehtë dhe më 16 janar 1999 kreu masakrën e Reçakut.Dënimi i asaj masakre nga Uilliam Uoker i dha diplomacisë botërore dhe NATO-s një pasqyrë më të qartë për ato që ndodhnin dhe do të ndodhnin në Kosovë ,në rast se nuk do të ndërhyhej ushtarakisht.Reçaku konfirmoi atë që sejcili nga shtetet demokratike kishte frikë se po ndothte me të vërtetë në Kosovë.Ajo masakër konfirmoi atë që shqiptarët kishin shekuj që e hiqnin në kurriz,ndërsa disa shtete kish vite që e dinin,por heshtnin.Reçaku i bindi të gjithë se Sërbia po luante me bashkësinë ndërkombëtare dhe se nuk kish ndër mend të ndëronte rrugë,në lidhje me Kosovën.”Perëndimi u zu në befasi nga ajo që ndodhi në Reçak-shprehet analisti Pedi Eshdaun-Ai tregoi se Millosheviçi nuk është pjesë e zgjidhjes,por problemi”.(Zëri,30.03.2000)Si rjedhojë ,ngjaria e Reçakut e afroi dhe e shpejtoi Koferencën Ndërkombëtare për Kosovën.
Koferenca e Rambujesë pasi hartoi dokumentin e kosultuar me të dyja palët ndërluftuese,kërkonte: tërheqine të gjitha forcave ushtarako-policore,paramilitare e rezerviste sërbe nga Kosova;kthimine gjithë refugjatëve shqipëtarë në trojet e shtëpitë e veta në siguri dhe vetqeverisie si dhe vendosien e një force ndërkombëtare sigurie në Kosovë ,per të parandaluar kthimin e dhunës.Këto kërkesa ishin më të avancuara se ato të Këshillit të Sigurimit,të cilat edhe mund të ishin më të avancuara në rast se delegacioni shqiptar do të ishte më unik,”Pasi, pala shqiptare ishte përgatitur dobët për të ngocuar”, shprehet Kristian Pauls,ambasador pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane dhe pjesmarës në atë koferencë (Zëri,03.04.2000).
Kush ishte shkaku i kësaj dobësie? “Periudha e gjatë e sundimit sërb i ka lenë strukturat shqiptare në Kosovë,pa një lidership natyror.Në mungesë të një udhëheqieje organike,shoqëria kosovare u shoqërua nga një anarki politike,mu në çastin kur neve na nevoiteshin liderë të fuqishëm…Udhëheqia shqiptare nuk mundi të krijohej nën praninë sërbe”.-përgjigjet Riçard Hollbruk.(Zëri,14.4.2000)
Refuzmi mëndiemadh i Sërbisë për të pranuar vendimet e Rambujesë,bëri të mundur kalimin në përdorimine forcës,pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.NATO -ja vendosi të kryej goditje vetëm nga ajri.Pse vetëm nga ajri e jo edhe nga toka?Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve.
Presidenti Klinton,qysh më 24 Mars 1999,natën e parë të bombardimeve,deklaroi në TV se “Unë nuk kam ndërmend të fus trupat tona në Kosovë për të bërë luftë”.Ndërsa, ish shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjatë luftës në Kosovë,Klaus Nauman,shprehet:”Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të zhvilluar një luftë kundër Jugosllavisë,me qëllim që ta mposhtë këtë vënd.Sikur NATO të kishte patur një interes të tillë ,atëhere një operacion i tillë do të ishte zhvilluar në mënyrë krejt tjetër,shumë më shkatërues.”(Zëri,25.4.2000)
Lufta ajrore e NATO-s e gjeti UÇK-në në përleshie të ashpra me ushtrinë sërbe,e cila pati ndërmarë dy goditje të fuqishme ,të njëkohëshme,të sfazuara në dy ditë :në ZO të Drenicës dhe atë të Pashtrikut,ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të blinduar,si dhe mbi 40 mijë forca,të mbështetura me artileri të shumtë .Gjatë javës së fundit të Marsit,e cila ishte faza e parë e bombardimeve,jo vetëm që mbi Kosovë veçse binte shi e dëborë pa pushim ,por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të objekteve ushtarake sërbe në Kosovë .Në atë fazë ish parashikuar fitimi i supermacisë në ajër dhe goditja e gjithë objekteve sërbe në ish Jugosllavi, të karakterit ekonomiko -strategjik,që ndikonin në ecurinë e luftës,ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake,qendrat e rafinimit e ruajtjes së karburanteve,linjat hekurudhore,urat etj.Në këto kushte,ushtria sërbe në Kosovë ende nuk e ndiente goditjen,prandaj ajo vepronte me intensitet të lartë .Kjo periudhë është faza e shpërngulieve më të mëdha të popullsisë dhe kemi luftimet më të ashpra të forcave të UÇK-së .
Gjithashtu,në këtë fazë ,qysh ditën e parë ,janë vendosur lidhjet midis Shtabit tonë të Përgjithshëm dhe NATO-s,i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave sërbe,por më vonë erdhi duke u forcuar.Faza e dytë e goditjeve të aviacionit,1 deri 30 Prill,kishte për objekte goditjeje një gamë më të gjërë objektivash sërbe,ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore,objektet ushtarake në Kosovë ,grumbullimet e forcave dhe të teknikës etj.
Në këtë fazë ushtria sërbë kaloi në shpërndarien e forcave të veta,duke i nxjerrë nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë e fshatarëve,pyje dhe banesa qytetesh.P.sh.,brigadën e tankeve që e kish përqëndruar në Prishtinë e pat fshehur në tunelin e kalimit të mjeteve ,poshtë banesave të lagjes Dardania.
Përsa i përket veprimit të forcave të UÇK-së , gjatë kësaj faze,ato ishin të kombinuara:luftime mbrojtëse,por edhe sulmuese.Këto të fundit,me formacione deri në kompani,pasi edhe forcat e armikut nuk i gjeje të përqëndruara.
Aviacioni i Aleancës filloi të veproi me intensitet mbi Kosovë ,vetëm pas datës 10 prill,pasi atëhere u përmirësuan kushtet meteorologjike,pavarësishit se goditjet nga fluturimet mbi re ,me raketa të programuara,bëheshin në vijimësi,kundër objekteve të mëdha tokesore.
Strategjia e ushtrisë sërbe,qysh në fillim të ofensivës së saj ishte:të përfundonte spastrimin etnik të Kosovës dhe më vonë të përçante unitetin e NATO-s,duke pranuar edhe bombardime,pasi do të fitonte më shumë ,do të përjetë sonte Kosovën,duke i afruar NATO-s konçesione të reme.Ndërsa strategjia e NATO-s ishte:Të dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Sërbisë ,për ta pa aftësuar atë ta mbante Kosovën nën pushtim.Pra ,jo për përfitim territoresh,por për paqen,lirinë dhe sigurinë e popullsisë që jeton me shekuj në Kosovë .Domethë në seNATO-ja u bind se populli shqiptar kish 18 vjet që po masakrohej,gjë që përbënte kërcënim për tërë rajonin;ajo ishte njojtur me operacionin”Patkoi”,dhe qëllimet e tij;si dhe u vu para përgjegjësisë morale,kur ndodhi Reçaku,sepse pat deklaruar se nuk do të lejomë një Bosnjë të dytë ,ndërkohë që Reçaku ishte një Srebenicë e dytë .
Shpopullimi total i pjesës më të madhe të Kosovës,për një afat kohor shumë të shkurtër,që bëri Millosheviçi,e befasoi jo vetëm NATO-n ,por të tërë komunitetin ndërkombëtar,i cili shpresonte se pas javës së parë të bombardimeve,Së rbia do të dorzohej.Kjo ndodhi edhe për faktin se në kë to dy javë luftimet e forcave të UÇK-së ishin aq të ashpra sa u konsumua një sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh.Si rrjedhojë ,repartet e UÇK-së filluan ti pakësonin luftimet sulmueseme forca të shumta.Gjithashtu , një pjesë e madhe e popullsisë u strehuan në zonat që kontrollonte UÇK-ja, gjë që formacionet tona u detyruan të kryenin luftime mbrojtëse,në mbrojtje të kësaj popullsie, si në Shalë të Bajgores,Qyqavicë , Berishë , Nerodimë , Dushkajë ,Gallap,Pagarushë , ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në secilin rajon. Këta refugjatë nuk ishin rezultat i luftimeve të filluara nga Millosheviçi dhe as i bombardimeve ajrore te NATO-s, por luftimet e Millosheviçit u kryen pikërisht për të krijuar refugjatë .Konfliktin etnik, Sërbia e shndëroi në spastrim etnik.
Në periudhën midis dy fazave të goditjeve ajrore,në 1 prill 1999,krijohet Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, e cila lëshoi thirjen për mobilizim të përgjithshëm. Kjo jo vetëm që e fuqizoi luftën, por ngriti lartë edhe moralin e luftëtarë ve të UÇK-së dhe të popullit që ndodhej në Kosovë . Mirë po në kë të moment dramatike të popullit shqipëtar, nuk pranoi të kyçej në këtë qeveri,LDK-ja, edhe pse pati rënë dakort dhe e kish nënshkruar marrveshien.Me sa kuptohet,këtu janë vënë interesat partiake dhe personale, mbi ato kombëtare.Këtë e shpreh fare hapur z.Bujar Bukoshi, i cili thotë :” Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së , për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që të shkatërronte institucionet që kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000). Me një fjalë ai nuk pranonte ,se dëshironte të ngelej kryeministër i përjetshëm.
Në kë to kushte UÇK-së iu desh që të kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan.Pse?
Arësyet janë të shumta por ne po rendisim disa:
1.Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia,Rusia,Kina dhe simpatizantët e tyre , si aleat i UÇK-së .
2.Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së , sepse i është friguar qëllimit të saj,pavarësisë së Kosovës, si dhe tutej nga propaganda Serbe e ndonjë force politike shqipëtare ,të cilat e paraqisnin UÇK-në ideologjike dhe terroriste.
3.Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e realizonte pavarësinë me forcat e veta, gjë që nuk ishte pranuar në Rambuje.
- Mos krijimi i qeverisë gjithperfshirëse e frigoi NATO-n se mos lufta jonë merrte kahe të luftës civile dhe do të akuzohej ajo si përkrahë se e krahut më të fortë .
5.Nuk parashikonte futjen në luftim të forcave tokësore.
6.Nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë .Këtë e shpreh shumë qartë Xhimi Shia: ” Në një aleancë, prej 19 demokracive, gjithmonë do të ketë opinione të ndryshme… Më duhet të jem i sinqertë , para fillimit të konfliktit jo të gjithë aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së “.(Zëri,23.03.2000).Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë Ministrisë së jashtme Gjermane,z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë politike të UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000), që ishte pavaresia e Kosovës.
Të gjitha këto sollen trimërimin e Millosheviçit , i cili në kohën e zhvillimit të konferencës të Rambujesë pa se disa politikanë bënë deklarata të tilla , të cilat mund të interpretoheshin si mos dëshirë e NATO-s për të vepruar.Atë e trimëroi edhe mos pregatitja e NATO-s për të përdorur forcat tokësore.Po të ish ballafaquar ai me një kërcënim të tillë , qysh në fillim të luftës, Millosheviçi me siguri që do të kishte reaguar ndryshe, lufta me siguri do të ishte zhvilluar ndryshe dhe Kosova sot me siguri që do të ishte më ndryshe.
Ne fillim të fazës së tretë , 1 maj, duke e parë se ish bërë gabim mos parashikimi i forcave tokësore, NATO futi në përdorim avjonët e frontit” A- 10 ” , të cilët janë të paracaktuar për luftë kundër mjeteve të blinduara dhe forcave të tjera në tokë . Duke parë mos tërheqjen e Millosheviçit, më 18 maj,Presidenti Klinton deklaroi :” Ne apo aleanca jonë nuk duhet të përjashtojmë asnjë mundësi për përdorimin e forcave tokësore në Kosovë ” , dhe u rrit numri i avjonë ve në 1200 copë . Kjo deklaratë si dhe mbështetja e hapur për UÇK-në , përsë ri nga z. Klinton më 23.05.1999:” Millosheviçi nuk e ka eleminuar UÇK-në . Madje rradhët e saj po shtohen dita ditës .Ajo ka filluar të ndërrmarë ofensivë kundër forcave Serbe , të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve ajrore. Tani Millosheviçi po përballet me vendosmërinë tonë dhe me këmbënguljen e UÇK-së “, e detyruan Serbinë që t’i bëjë hesapet ndryshe .
Operacioni “Patkoi”, një operacion ushtarak i Serbisë që e synonte zhbërjen e Kosovës duke e futur nën kthetrat e ushtrisë së saj. (Skica është e Kolonel Dilaver Goxhaj nga Tirana).
Gjithashtu, Serbia mashtroi vehten se shqipëtarët e shpërngulur nuk do të ktheheshin më në Kosovë , me qënë se ishin të shpërndarë në 30 shtete dhe , si rrjedhojë , raporti i popullsisë do të ishte në favor të Serbëve dhe pakicave të tjera. Kjo, si dhe izolimi total i tij nga skena ndërkombëtare dhe kërcënimet e NATO-s për pa aftësimin e plotë të sistemit energjitik , burimin bazë të ekonomisë së Serbisë , të përziera me friken e futjes në përdorim të forcave tokësore nga ana e NATO-s, gjë që mund ta bënte Serbinë si Gjermania në fund të Luftë s së Dytë Botë rore, e detyruan Serbinë të pranonte kapitullimin pa kushte , më 10 Qershor 1999 në Kumanovë , pa prezencën e UÇK-së ,si palë fituese .Këtu qëndron edhe një nga manovrat e shteteve pjesëtare në NATO , por miq të Serbisë. Kjo edhe për ndonjë gabim tonin.
Në këtë luftë barrën më të rëndë e morrën mbi shpatulla SH B A, pasi zotëronin një potencial më të madh për ta mbajtur atë barrë ; populli i Kosovës , e në mënyrë të veçantë UÇK-ja si dhe Shqipëria.
Është lufta e dytë e madhe që populli dhe kombi shqipëtar rradhitet me fitimtarët . Dhe çudia qëndron në atë se ato forca që e kundërshtuan Luftën Çlirimtare në Luftën .e II Botërore, po ato forca dolën edhe kundër luftës Çlirimtare të Kosovës , gjë që të bind se ato dirizhohen nga qëllime të të huajve .
Lufta e jonë Çlirimtare dy vjeçare ,1997-1999 , i shkaktoi Kosovës rreth 2000 dëshmorë , 12000 viktima , 4000 të zhdukur dhe 6000 të burgosur ende ; 80 mijë shtëpi të djegura e të shkatërruara dhe po thuaj tërë blegtorinë të zhdukur, gjë që janë tepër të ndjeshme për të ardhmen e Kosovës. Ndërsa, Serbia humbi 1/3 e mjeteve të blinduara në Kosovë ; paisjet e saj për të prodhuar armatim , municione e automjete;të gjitha kapacitetet e saj për të rafinuar produktet e naftës , si dhe iu vranë e iu plagosën rreth 10mijë ushtarë e forca të tjera , por mbi të gjitha Serbia e Madhe u rrudhos, ajo e humbi Kosovën .
“Askush nuk kërkon prej shqipëtarëve të harrojnë të kaluarën . Por ne presim prej shqiptarëve të preokupohen me të kaluarën, pa nxjerrë prej saj arsyetime për hakmarrje”, thotë z. Riçard Hollbruk ( Zëri , 14 .04.2000). Ky është mesazhi që duhet të nxjerrim nga kjo luftë .
Prishtinë më 31.05.2000.
Dilaver Goxhaj ( Shpëtim Golemi )