ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Nga: Agim Vuniqi
___
Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse shtete të konsoliduar institucionalisht) e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, derisa Kosova e dalur nga lufta ishte e dërmuar fizikisht, materialisht me shumë dëme të mëdha kolaterale nga lufta, e papërgatitur kadrovikisht për periudhën e shtete ndërtimit.
Partitë politike pa përvojë demokratike, as statutare, pa administratë të konsoliduar shtetërore, iu rrekën punës të cilën e dinin më së miri, e të cilën e kishin bartur nga sistemi kolonial serb, korrupsionin, vjedhjen, hajninë, duke e konsideruar shtetin armik të përbetuar të cilin duhet lënduar sa më shumë, për të rritur pasurinë individuale, familjare, mahallore. “Pra atë që dinin e bënë më së miri, ngritën sistemin e familjeve të mëdha dhe të te feud-vlerave, ku në vend te ligjit vepronte kanuni, ja ky ishte modeli tranzicional i Kosovës se ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit.
Si duket “demokracia” parlamentare ishte dërrase kërcyese për të krijuar pasuri enorme. Fataliteti më i madh ishte se shumë kuadro udhëheqëse, të cilët demonstruan pjekuri institucionale dhe pjekuri kombëtare lëshuan pozitat e tyre udhëheqëse për të dobësuar sundimin kolonial serbë. Por ç’ndodhi realisht, ata u ndoqën nga “komandantet” partizanë, duke bërë trysni në UNMIK dhe EULEX se ata kanë damkën e “komunistëve”, nga ata të cilët shquheshin si barinj të mirë, të pa edukuar dhe të pashkollë”.
Shumë nga kuadrot cilësore u zhgënjyen, disa prej tyre morën rrugën e mërgimit, disa nga ta që ishin të afërte me “jurishnikët” me kalash shfrytëzuan lidhjet me serbë për të vazhduar “kumbarinë” biznesore, e disa u pensionuan dhe iu bashkëngjiten listës së gjatë të asistencës sociale. “Çlirimtarët e njëmendë u dëshpëruan, shumë nga ta u vranë, një numër sish bënë vetëvrasje, shumë sish mbetën në asistencë sociale, ja kjo ishte pasqyra reale e sundueseve dhe votueseve.
Sistemi zgjedhor debakël i vërtetë
Sistemi zgjedhor ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papërgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullën e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeçare në punë. Selitë partiake diktonin çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike, e çuditshme, apo jo?
Sistemi zgjedhor me lista të hapura
Edhe ai me lista të hapura nuk ndryshoi shumë gjendjen. Fatmirësisht në horizont doli një lëvizje e re LVV e cila tuboi shumicën e të rinjve të pakënaqur, zyrat e LVV-së ishin shkolla e tyre politike, ndërsa lideri i profilizuar qe po dilte në sipërfaqe Albin Kurti rriti shpresat e tyre. Aktiviteti i tyre ishte jo vetëm teorik, por edhe praktikë, përdorën metodat e vetme të rrëzimit të sundueseve shqipfolës, atë të presionit publik dhe të dridhjes së pushtetit me aksione “jo te buta”, të cilat nuk patën ndonjë simpati te qytetarët e moshuar e të cilit veç se ishin adaptuar jetës në robëri”.
“Qetësia” qytetare nuk korrespondonte me realitetin e krijuar, sepse republika po zhbëhej nga dialogu i fshehtë me Serbinë dhe ndarja territoriale e Kosovës përmes enklavave, që ishin përgatitje për ndarjen definitive të Kosovës. “Prandaj me plotë gojën them, se qëllimi arsyetoi veprimet e gazit lotsjellës në parlament dhe në rrugë; ishte mënyra e vetme e lodhjes së pushtetit dhe e tërheqjes së vëmendjes të ndërkombëtarëve se shqiptarët janë ‘kafshë politike” të Aristotelit, por jo aq të buta sa të dorëzohen krejtësisht.
Të pasurit ekskluziv
Vlen gjithsesi të potencohet fakti se pa SHBA, organizatat e jashtme jo qeveritare të autorizuara nga qendrat e globit, të cilat kontribuuan dukshëm në konsolidimin e politikës kadrovike dhe atë institucionale në Kosovë, shumë bursistë përfituan bursa të shkollimit jashtë, duke iu kthyer vendit me njohuri të reja. Pra Kosova edhe pse kishte bartur nga e kaluara një eksperiencë të edukimit deri te kutia e votës, aty fillonte dhe përfundonte “demokracia” e bartur nga partizmi, ku lideri ishte “Plaku” i cili duhet dëgjuar, andaj u krijuan ofiqe te legjendarëve, të liderëve historike, të baballarëve të kombit e çka jo tjetër, si zëvendësim i monarkisë Zogiane, e mbretit, e familjes mbretërore, e oborrtareve deri te populli, pra ishte një përzierje “tallava” ne mes te monarkisë dhe republikës se Robespierit. Zgjedhjet lokale dhe ato qendrore fillonin dhe përfundonin, me premtime të papërgjegjshme, me recitale, dhe garim i mujsharëve që përqafuan sistemin zgjedhor proporcional se pari me lista të mbyllura, pastaj me lista të hapura, duke krijuar kështu nga servilët partiakë-pushtetarë, të pasurit ekskluziv”.
Protestat pjesë e lirisë së artë
Se si është zhvilluar demokracia në Amerike, duhet theksuar se kjo nuk u bë ndryshe, por vetëm përmes protestave, pasi u realizua e drejta për të votuar zezakët, pastaj për realizimin e të drejtave të femrës. Keni harruar Rosa Parks, Malkolm X, Martin Luter King, protestat e mëdha kundër luftës në Vietnam, protestat para Wall Street, e shumë e shumë protesta të përditshme.
“Keni harruar si erdhën shqiptaret deri këtu përmes protestave, protesta te vazhdueshme në SHBA, para OKB-së, në Washington DC, e kudo në Amerikë, pastaj si u ndërrua pushteti pro-putinist në Ukrainë, pastaj protestat në Greqi kundër korrupsionit dhe burokratizimit të aparatit shtetëror, protestat e “xhaketë-verdhëve” në Francë, protesta kudo në Evropë.Kështu po evropianizohej Kosova, jo përmes qyqarllëkut dhe makinerisë votuese, shpeshherë të përfolur për vjedhje votash. Pra detyrë e liderëve është para se gjithash konkretizimi i premtimeve te dhëna elektoratit. Me pak politike, me shumë punë dhe rezultate konkrete. Nuk realizohen detyrat qeveritare ndryshe. Disa ushtarakë, sikurse ish komandanti i FSK-së gjeneral Kastratati çuditërisht ishin skeptik lidhur me planin e Kurtit për shërbimin e obligueshëm ushtarak tremujor, duke e konsideruar edhe të tejkaluar, gabojnë rëndë për faktin se FSK ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Iovas, që nga koha e gjeneral Agim Çekut”.
Idea për shërbimin e obliguar ushtarak
Idea e Kurtit ishte e shkëlqyeshme, ngase të rinjtë do të kishin rastin të aftësohen në lëmi të ndryshme jo vetëm ushtarake, por edhe shkencore.
“Pra shërbimi ushtarak i të rinjve është profesional, njëjtë sikurse statusi i Gardës Kombëtare në SHBA, apo ai në Izrael shërbimi ushtarak është i obliguar si për meshkuj ashtu dhe për femra. Rekrutimi ekziston në Izrael për të gjithë qytetarët izraelitë mbi moshën 18 vjeç që janë çifutë, Druze ose Cirkasian; Qytetarët arabë të Izraelit nuk janë rekrutuar. Përjashtime të tjera bëhen në baza fetare, fizike ose psikologjike. Kohëzgjatja normale e shërbimit të detyrueshëm aktualisht është dy vjet dhe tetë muaj për burrat (me disa role që kërkojnë një shërbim shtesë katër muaj), dhe dy vjet për gratë (me disa role që kërkojnë një shërbim shtesë tetë muaj). Në vitin 2013, 26% e rekrutëve të mundshëm u përjashtuan nga shërbimi ushtarak: 13.5% për arsye fetare, 4% për arsye të shëndetit mendor, 2% për arsye shëndetësore fizike, 3% për shkak të regjistrave kriminale dhe 3% për shkak të banimit jashtë vendit. Ligji i Shërbimit të Mbrojtjes së Izraelit rregullon këto detyra dhe përjashtime.
Sipas Ligjit për Shërbimin e Mbrojtjes, regjistrimi në Forcat e Mbrojtjes izraelite është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët izraelitë që janë mbushur 18 vjeç (me përjashtimet e lartpërmendura të përcaktuara në Ligjin e Shërbimit të Mbrojtjes)”, mendoj unë në veten e parë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu