ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Lufta e Çanakalasë e vitit 1915 dhe pakuptimësia e rënies “shehid” të 25 mijë shqiptarëve, vendi i të cilëve ishte i sapopushtuar nga Serbia!

Shkrime relevante

Shpërndaj


Shkruan Nafi Çegrani

Nga analet historike: Lufta e Çanakalasë

( Ose  ndryshe e njohur si Beteja e Gallipolit ku me mijëra shqiptarë nga ana e Pollogut dhe troje të tjera etniknike shqiptare morën pjesë malësor të devotshëm të veshur me guna e tirqi me gajtana, me trasta në kra dhe tejet të varfur, në këmbë mbathur opinga prej lëkure demash, u nisën drejtë rrashtave te Jedrnes dhe Jemenit nga  pranvera e 1915 deri  në fillim tëvitit 1916 në trojet e Jedrenesë…)
. ..Kjo ishte një nga betejat më të madhe në luftën e parë botërore ku u viktimizuan me mijëra shqiptarë, ku heroikisht humbën jetën edhe 7-8 burra nga Çegrani e që nuk u dihen as varret. Ndër to u shquan si trima dhe guximtarë Xhelë Muja dhe Azis Bilikbashi nga Çegrani (sipas rrëfimeve të plakut haxhi Kasam Las Balliut, nga i cili mbajti shënime Nafi Çegrani.

( Shqiptarët që morën pjesë në Luftën e Çanakalasë ).
Sipas të dhënave nga pleqët e Çegranit, nga rrëfimet e tyre të përcjellura brez pas brezi, edhe sot mbahet mend ato histori dhe fate tragjike të shqiptarëve nga ana e Pollogut të cilët morrën pjesë në luftën e Çanakalasë, dhe e tërë kjo histori tragjike shprehet edhe përmes këngës elegjike e cila po këndohet brez pas brezi në Çegran e gjetiu . Këngëtarët popullor si Beqir Loku, Baki Loku, Sefë Peçi, Emurlla Sallaku dhe babai im Tekiu shpesh në Oda burrash me aq mallë e dhimbje këndonin këngën e mrekullueshme të Çanakalasë, e cila këndohet edhe sot nga Vëllezërit Sejdiu, nga këngëtarë të rapsodit kërçovarë madje edhe në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare… ! Në esencë është një këngë turke, po ashtu me melodi turke, por që është përkthyer në disa gjuhë të popujve të Ballkanit. Këndohet edhe greqisht, madje është kënduar nga këngëtarja më e njohur greke e të gjitha kohëve. Pastaj është kënduar dhe këndohet edhe në Bullgari e Maqedoni, dhe këndohet kudo të vendet e Turqisë, nga Jedrene e Anadoll dhe gjer në Jemen e Avganistan. Është kënduar dhe këndohet edhe në trojet shqiptare, veçmas në Kosovë, në Sanxhak, Bosnje  dhe në Maqedoni. Është një elegji, ku i këndohet një tragjedie njerëzore e ndodhur përtej horizonteve të Lindjes dhe Mediteranit.,
Ende sipas historianeve shtrohet pyetja se si ka mundesi, qe shqiptaret kane marre pjes masivisht ne kete lufte,dhe konkretisht ne betejen e Çanakalas.Dhe ne nje moment kur pase luftes se pare Ballkanike
Turqia i kishte humbur te gjitha kto troje, qe deri ateher ishin ne kuader te Perendoris Osmane.
Faktet jan kokforte,sepse para luftes se par Ballkanike teritoret e Maqedonis se sotme te Kosoves te Sanxhakut e tjer,kishin hyre ne kuader te Mbreteris Serbo – Malazeze.Serbet filluan presionin e madhe per shpernguljen e Shqiptareve nga Trojet e tyre.Nderkohe qe nje pjes e madhe e popullesise Shqiptare u vra,sipas statistikave zyrtare 120 – 150  mije Shqiptar u vrane nga Serbo – Malazezet.Ndersa pjesa tjeter u shperngul ne drejtim te Turqise.Gjithsesi mbetet ende enigme se si ka mundesi dhe se si e pse Shqiptaret shkuan aqe large me mijera kilometra,dhe per te mbrojtur nje shtet tjeter,per te cilin dhane edhe jeten.
Shqiptarët, në përgjithësi, jemi popull shumë i vjetër dhe i veçantë, autokton në këto troje ku janë zhvilluar luftëra mijëvjeçare për të na dëbuar e shkatërruar, për të na zhdukur fare si racë dhe si komb në shtigjet e Ballkanit, edhe atëherë kur kemi qenë mburoje për të tjerët gje mbajtur jetën gjallë të popujve të Gadizshurllit Ballkanik…
Kundër trungut dhe historisë shqiptare, kundër trojeve tona shekullore, janë bërë falsifikime të shumta dhe të pandalura sipas misioneve sllavo-ruse, planeve dhe strategjive të të huajve, uzurpues e okupator, regjime sulltanësh e carësh, mbretërishë e kraljash të cilët venin e vinin nga larg, qofshin ata edhe sllavët nga Karpatet. U vërsulën mbi tokat shqiptare, mbi vatrat e vatanin, mbi popullin e vuajtur dhe të varfër, bënë djegie dhe masakra… Madje edhe me gënjeshtrat e tyre armiqësore rreth të qënurit dhe historisë, bënë kërdi edhe ndaj rrënjës e rracës sonë të hyjnishme, duke na luftuar e grabitur që nga zanafilla… E shqiptarët luftuan si trima edhe në Çanakala, ku me mijëra mbeten atje në varre të djegura ku as sot nuk u dihen eshtrat as emrat.

( sa për ilustrim të celi edhe këtë: Edhe në epokat e kohës dhe shekujve, gjatë historisë dhe stuhive të jetës si valë deti, jeta e shqiptarëve ka qenë shumë e vështirë dhe me shumë stuhi e rrëmuja, nën sundimet e huaja shekullor, të carave e sulltanësh, bizantine e ruso ortodokse greke.
Ende i kujtojmë dëbimet e shqiptarëve nga trojet e veta të stërlashta që nga Molla e Kuqe dhe Toplica, tej horizonteve të Nishit, kur u dindën muhaxherët shqiptarë, ende i dëgjojmë tmerrret kur serbët u rrëmbenin nënave fëmijët dhe i hidhnin në zjarrë ku piqeshin si mish qengji, apo kur nënat me barrë i therrnin në bark dhe ua nxjerrnin foshnjën ende të njomë pa lindur, i ngulnin të gjallë në bajoneta. Ua digjnin varret, pleq e fëmijë i hidhnin në kamarre me dru të ndezura nga zjarri e i digjnin si të ishin patate. Është mirë të lexoni me kujdes librin “Beteja e Toplicës” dhe të bindeni se me qindra e mijëra pleq, gra e fëmijë bëheshin shkrumb e hi, të lexoni me kujdes për tmerrret e Çamërisë, prej nga grekët dëbuan me dhunë të paparë popullsinë shqiptare. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Lumë të Hasit, për çka flet edhe serbi Dimitrije Tucoviq, ndonëse për këtë rrëfejnë edhe pleqtë që me sytë e tyre kishin parë teksa gjaku rridhte si lumë, e prej nga e kanë rrënjën edhe fisi Loke, Liket, Balliset, Silishtet, Toket etj. andej nga ecën monopateve të gjata edhe Mujet dhe disa familje të tjera nga nga Mati e Lura. Kurse bashkë me Balliset erdhën nga Bulqiza e Dibrës dhe Peshkopisë edhe shumë familje të tjera nga ato rrethina, duke u vendosur në fshatrat rrëzë maleve dhe Fushիgropës së Pollogut. Dikur të gjitha këto anë ishin toka etnike shqiptare të atyre shekujve, kur shqiptaria shtrihej gjetiu në gjithë Pollogun e kështu me radhë. që autori në këtë vepër i përmend me shume kujdes e pedantëri familjet në fshatin e Çegran. Gjithë këndej historia njeh shumë fatkeqësi shqiptarësh, fisesh dhe trungjeve të tyre të madje gjeografikisht të shkapërderdhur në trojet ballkanike, e për çka rrëfejnë edhe pleqtë që mbajnë mend në breza, edhe historia. Nga historia në shekuj kuptojmë edhe ato ndodhi që rrëfejnë edhe spahinjtë e Lumës. Rëfimet e tyre janë të gjata dhe rrënqethëse rreth terrorit të paparë, djegies, vrasjeve, plaçkitjeve, dhunimeve, krimeve ndaj shqiptarëve, të dëbimeve nga vatrat dhe oxhaqet, duke bërë spastrime etnike të shqiptarëve gjithandej Lumës dhe viseve të tjera me rrethinë të Dibrës e Peshkopisë gjer në Has e Tropojë, duke i përcjell i njëjti fat tragjik si ata të trojeve arbërore deri në fushat e Nishit dhe Toplicës shqiptare).
– Sigurisht, këtë e them nga fakti, duke menduar shpeshherë se mos kjo mund të ndodhë edhe tek pasardhësit tanë, aq më tepër në kushtet e një emigracioni të madh që ka përfshirë jo vetëm Çegranin dhe fshatrat për rreth, por gjetiu trojet tona ku jetojnë shqiptarët hallexhinj dhe të vuajtur, duke mbajt në shpinë plagët shekullore të gurbetit si një peshë guri për të mbijetuar,- do të thotë autori, Nafi Çegrani dhe vazhdon më tej:
“Duke u nisur nga këto ide dhe mendime, që kur isha në qelitë skëterë të burgjeve jugosllave në Bosne, ndërmorra me vetën time këtë nismë që sapo të dilja në dritën e “lirisë” ddo të shkruaja rreth bioegjenetikës dhe historinë e origjinës apo gjenezën e fisit tim, të mëhallës MUJE kur të parët tanë me rrënjë nga Çamëria, u enden maleve dhe grykave ballkanike duke u përballur me shumë stuhi e furtuna shekullore dhe me shumë sakrificas ku , madje pas disa qindra vitesh, erdhën me karvanin e tyre dhe u vëndoën në Çegranin e sotëm ku janë duke u zhvilluar brez pas brezi dhe BREZAT E TYRE ZËVENBDËSOJNË BREZAT “!
Shqiptarët si popull dhe si koimb nuk kishte shumë gjëra në jetë, pos tokës dhe maleve që i lindën, pos Kosovës ku riten grunjërat dhe Çamësirë ku rriten luledielli dhe prodhohej vaj. Një familje të vogël, një shtëpi, rebelizmin dhe qëllimine tij human, njerëzor dhe shumë dimensional të ngjeshur me egon dhe dinjitetin e tij.
Paksa e çuditshme; rebelizmi nuk shoqërohet me qëllime që nuk i takojnë ndjenjës së dashurisë universal edhe asaj që është e hyjnishme, e falë nga Perëndia.Megjithatë duhet të cek se edhe Rebelizmi, në një mënyrë apo ndryshe, është ndjesi e “tepruar” e momentit për t’ia plotësuar vetes disa dëshira jo fort të zakonshme.
I butë me shpirtin e tij human! I serrt kur e njollosët pa faj, sepse i tillë është shqiptari, zemër mali… I tillë është shqiptari me dinjitet dhe vurtite humane e njerëzpre!
I çuditshëm dhe jo i zakonshëm ishte edhe vetë fati i tyure si ai i Sizifit. Me peshën e padrejtësive mbi supe. Rebelizmi i tij shpiente nënjë qëllim të përkryer, rrugëtimi i tij deri te realizimi i atij qëllimi, mund të ishte gjithçka përveç se i përkryer.Shqiptari ka qenë gjithmonë tema kryesore në rrugëtimet e jetës së tij plotë bariera, sakrifica dhe mburje edhe gjatë rejimeve të mbretëtve e sulltanëve, të kralhave e regjimeve komuniste…. Shqiptari me guximin që e shoqëronte, ishte gjëja më interesante që i kishin ndodhur atij në jetën plotë rrëmija e rrëmete, edhe kur nisej në beteja si ato që vajtën në Luftën e çuditshme të Çanakalasë prej nga nuk u kthyen më..
Jo që të jetë rënuar ose rrokullisur me peshën e rëndë të Gurit të padrejtësisë me përmasa mali, atë nuk kishin guxuar që ta ndalonin atë rrokullisje që do përpinte kodrën prej shkëmbenjësh tunxhitar si stepë e thepisur me gryka tmerresh e pellgje gjaku si ato të Galipolit…!
…Rrugëtimi i tyre prej lufte e sakrifice që bënë në Çanakala ndër vite, pavarësishtë rënieve të tyre të stërmundimshëm në istikame, ku u mbeten eshtart, gjurmët nuk humben dhe ende përkujtohet nga rrëfimet dhe gojëdhënat e pleqëve dhe gjeneratave të shkuara, mbeten si toje të dredhira në labirinthet e kohës ( identike si tregimim mbi fatin tragjik të Xhingis Kanit, me Gurin e rëndë vë në qafë, mbi shpatulla si të ishin ordi mongoliane !)
… E sot ? Ende edhe sot, në pllakën mbi varrin e tyre me emra dhe pa emra të shjruar, në vend të epitafit shkruhet: „Jetoi për ideal “

Historianet thone se nje nga arsyet, ka qene mobilizimi me dhune i shqiptareve nga Serbet,per te luftuar perkrah ushtrise Serbe.Me fillimin e luftes se I Boterore ushtria serbe per ti’u kunderven ushtrise Austro – Hungareze dhe asaj Gjermane mobilizoi Shqiptaret me dhune dhe i vendosi ne vijen e pare,te frontit qe te shkojne mish per top,me qellim qe te perballojne sulmin Gjerman,dhe njekohesisht te likujdoje shqiptaret ne lufte me Austro – Hungarine.Shperngulja ka filluar ne Tetor te vitit 1912 ku pjesa me e madhe e popullesis shqiptare u vendos ne Anadoll dhe Azine e Vogel,sepse austro – hungaria ne fillim te luftes se pare boterore i shpalli lufte Serbise,nderkohe qe Serbia shpall mobilizimin e pergjithshem.
Shqiptaret per t’iu kunderven mobilizimit ne rradhet e ushtrise serbe,u shperngulen drejt Turqise.
Nga tetori i vitit 1912 e deri ne fund te vitit 1915 rreth 500.000 shqiptare shkuan dhe u vendosen ne Turqi.Historianet Turqe thone se shqiptaret kan luftuar krah – perkrah me ushtaret Turqe ne betejen e Canakalas,turqit thone se eshte shume interresante ,se si ka mundesi qe pase tratativave te shqiptareve te vitit 1910 – 1911 – 1912 per tu ndare nga perandoria, vetem tre vjet me vone,shqiptaret pra ne vitin 1915 shkuan per te shpetuar Turqine.Dhe te habitur nga ky fakt serish turqit thone se shqiptaret erdhen symbyllur,per te mbrojtur turqine,nga e cila ishin ndare ne vitin 1912.
Çka do te thote se faktoret e brendeshem,dhe te jashtem per Pavaresin e Shqiperise gjithnje sipas historianeve turqe nuk jene real.Sipas historianeve shqiptare aso kohe shqiptaret kishin vetem nje alternative ose mobilizimin ne ushtrin Serbe ose vdekjen.Pikerisht ne kete kohe filloi edhe lufta e cila mbetet histori më vete.
Ne betejen e Çanakalas jane vrar 503.000 luftetare.253.000 te vrare nga radhet e Aleances se Antantes.
Dhe 250.000 te vrare nga radhet e Ushtrise Osmane.ne mese te cileve kan mbetur te vrare 25.000 Shqiptare.Nderkohe qe te mobilizuar ne radhet e ushtrise Turke kane qene afro 33.000 shqiptarë.
Nga njëra anë luftonin ushtritë Angleze dheFranceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria osmane me ndihmë nga Austro-Hungaria dheGjermania. Të dyja ushtritë kishin rreth 250.000 veta. Në fund të betejës, Perandoria Osmane fitoi. Rreth 280,000 veta ku afro 20.000 ishin shqiptarë të vrarë për shkak të luftës, e disave as sot nuk u dihen varret.

(Vijon )

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Ta them te verteten, ky shkrim i z. Cegrani mu duk shume konfuz dhe asgje nuk kuptova se cka deshi te thot.
    Nuk e kuptoj autorin se perse mundohet qe keta vullnetare myslimane t’i aresyetoje gjeja me mobilizimin serb te shqiptareve kunder austro-hungarezeve. Eshte e ditur qe mobilizimi i popullates myslimane te Ballkanit per t’i shkuar ne ndihme Turqise u be vetem atehere kur sulltan Reshati V beri thirrje per ndihme. Thirrjes ju pergjigjen me shume se 50.000 vullnetare myslimane nga Ballkani, prej te cileve rreth 40.000 ishin shqiptare. Pjesen tjeter te vullnetareve kryesisht e perbenin boshnjaket.
    Eshte e sigurte qe keta vullnetare ishin ne procesin e asimilimit ne turq. Ata me shume ndiheshin turq se sa shqiptare, prandaj shkuan ne Turqi per ta dhene jeten per baba dovletin.

  2. Nafi Çegrani

    Komentuesi nuk e ka kupuar thelbin e shkrimit. Flet sa që nuk thotë asgjë që është esenciale e luftës së shqiptarëve si viktima tragjike në luftën e Çanakalasë , për çka duhet të shkruajnë historianët në baza shkencore…

  3. Autori i shlrimit troillon duke pohuar se ne Qanakale vdiqen 25 000 Shqiptarë,.

    Asnjeri nga keta qe vdiqne nuk ishte Shqiptar , por ata ishin Musliman.

    Eshte turp me i quajt Muslimanet si Shqiptare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu