ARKIVI:
22 Dhjetor 2024

Lufta mbrojtëse e Shqiptarëve me Gjergj Kastriotin kundër Perandorinë Osmane, islami dhe mizoritë pushtuese

Shkrime relevante

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Kalendari historik-Presidenti Rugova, 23 Dhjetor 2005: Pavarësia e Kosovës, e padiskutueshme

Presidencë- Kosove - Ibrahim Rugova e Behlul Jashari me kalendarin e...

Mërgimtarët sa më parë ta bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje në votimin e zgjedhjeve të 9 SHKURTIT 2024

MËRGATA SHQIPTARE NË BOTË ME SELI NË NJU JORK Mërgata Shqipatre në...

Angazhimi kundër terrorizmit global , është angazhim për një botë pa fanatizëm dhe dhunë

Lirim Gashi, Prizren ( shqip , gjermanisht, anglisht dhe norvegjisht) ___ Tragjedia e Magdeburgut...

Shpërndaj

Islam Idrizi
Nga: Pal Idrizi
___
Përse Perandoria Osmane, ishte në gjendje të shtypte çdo forcë, çdo grup apo individ që do të përpiqej të kthente identitetin e Arbërit?
Si shumë të tjerë, them edhe unë se për t’iu shmangur të pavërtetave, përqarjes nga e cila vetëm armiqt përfitojnë, ne duhet të kthehemi mbrapa, shumë mbrapa në kohë, në mënyrë që ne të kemi më lehtë, për të nxjerr të sigurtë hapin, drejtë së ardhmës. Ne, kombi ynë kemi trashiguar vlera të pakontestueshme.
Në fakt jemi të BEKUAR. Lindur e rritur me çdo gjë që na lidh neve si komb, me rrënjët pellazgo ilire. Trungu ynë, si një trup i vetëm ku ne gjejmë përveç lavdisë edhe ngrohtësinë dhe sigurinë. Qe dhe mbetet epoka e artë e Arbërit, sidomos koha kur kur shteti i ynë arbëror kishte në krye atin e shenjtë, të pathyeshmin, Gjergj Kastrioti.
-Gjithçka qe kemi ne sot, krenohemi, lartësohemi dhe identifikohemi përmes kulturës, gjuhës e gjakut, simboleve që na përfaqësojnë, zakoneve e veshjeve tona të lashta e të bukura e deri tek veglat muzikore, dorshkrimeve të pakta por të një rëndësie të veçant, tekstet dhe interpretimet magjike që nuk ngjasojnë me asnjë etni tjetër. Të gjitha k’to, falë paraardhësve, vlerave që lan pas.
Ne mbijetuam përmes këtyre vlerave, si pasardhës të tyre.
Gjakë nga gjaku i Arbërit
Gjuha e Arbërit
Simbolet e Arbërit
Flamuri i (Gjergj Kastriotit) Arbërit
Shqiponja e Arbërit
Hapsira, tokat e tij, ku frymon e jeton gjithçka, falë Epokës së artë të Arbërit. Betejat e pafund‘me për të ruajtur tokat, nderin, kulturën e paraardhësve Pellazgo-Ilire, e kush më mirë e bëri se Arbërit?
Gjithçka kemi sot, falë epokës së lavdishme të Arbërit.
Besëlidhja e Princave të Arbërit
Historia e Arbërit Arbërit, kulturën e gjuhën, tokën (edhe pse të t’kurrur, kujto Gadishullin Ilirik, zot i saj ishin ilirët) e besimin në krishterizëm e kishin të trashiguar nga ilirët.
Prandaj, ata nuk heçën dorë nga trashigimia kulturore e të parëve. Arbërit sfiduan superfuqinë e kohës Perandorinë Osmane dhe e mposhtën, për një çerek-shekulli, siç bënë paraardhësit Ilir kundër romakëve dhe të tjerëve.
Arbërit nuk pranuan as gjuhë e as kulturë e aq më pak fenë e pushtuesëve apo të dikujt tjetër. Arbërit kishin pasurin më të çmuar, atë që kishin trashiguar nga Ilirët. (kurse ne sot ???)
-Prijësi, strategu, i papërsëritëshmi, ati ynë Gjergj Kastrioti, la pas, thesare të çmuara për historinë, ai la nder, dritë e jetë mbi tokën, mbi hapsirën arbërore.
Kur fillon epoka e errët pushtuese e Perandorisë Osmane…???
U vranë, i prenë, përdhunuan gratë e vajzat, ne kemi edhe sot e ksajdite, shenja të kësaj masakre, si psh: Guri i vajzës, apo guri i nusës, shkëmbi i vajzave, etj. Pra të gjitha këto emërtime, mbajnë një histori në vete. Pasqyrojnë të vërtetat e bijës së Arbërit që nuk donin të binin në duar të kriminelëve otoman dhe vetëvriteshin. I dëbuan, të tjerë që kapën rob dhe përdornin si mburoj, dogjën, shkatërrun gjithçka edhe të mjellurat, rezervave ushqimore i‘u vu flaka, njëlloj vepruan edhe fushat pjellore. Pyjeve, ku zakonishtë strehoheshin (përkohësishtë) banorët e zonës kur zhvillohej beteja (përballja mes vendasve arbëror e pushtuesve otoman), po ashtu i’u vu flaka. Qëllimi i pushtuesëve ishte: Të mos kenë ku të strehoheshin banorët, malet ishin shtëpia e dytë për arbnorët, vendstrehim por edhe vendtakim.
Largë vendbanimeve bëheshin takimet dhe thurej strategjia për t‘i sulmuar osmanët. Pra pushtuesit osman ishin aq mizor sa që nuk kursyen asgjë, as malet. Shkatërruan e dogjën gjithçka gjetën.
Një numër i konsiderueshëm morën arratin, qëllimi ishte për t’iu shpëtuar duarve të vrasësve osman, të paktën të shpëtonin fëmijët e të moshuarit. Vendosen disa në Itali, të tjerë në Kroaci edhe më larg, nga do, me mendimin se do të rigrupoheshin e të ktheheshin në atdhe për të luftuar pushtuesit osaman. Tmerrin e përditshëm… vrasjet, varjet në litar, prerja e kokës ata që nuk pranonin të konvertoheshin në fenë e pushtuesëve otoman, mbytja më mizore me gurë, në sy të familjarëve e sidomos fëmijëve.
Të tjerë që nga plagët vdiqën rrugës, numër shumë i madh i tyre u vorrosën skajeve të rrugës, gjatë largimit, të tjerë që i përbiu deti, pa mundur të arrinin destinacionin. K‘shtu e përshkruajnë situatën të gjithë protagonistët e asajakohe. Mbi këto zhvillime rrënqethëse, asnjë autor i librit që shkruan për mesjetën nuk e anashkalon këtë periudh të hidhur e prekse, për vështërsitë që patën paraardhësit tanë Arbër, pas ndarjes nga jeta e atit, Gjergj Kastrioti. Shumë nga të kapurit rob, një numër i konsiderueshëm i tyre u dërguan në Turqi, atje ku mbaheshin si skllevër, e shiteshin si kafshë, në një treg i cili edhe sot (mbase sot nuk ekziston? Por deri vonë, në shekullin njëzetë, PO!) e asaj dite, quhej pazari (tregu) i arnautëve, ngjitur me tregun e kafshëve. Kjo ishte perandoria vrasëse osmane.
– E pra, çdo feja e tyre në këtë mes? Ne kishim të tonën, ishim të krishter, vet toka të jep shijen, ndjesin të jesh i tillë. Jemi në Europ. Europa, i gjithi i tillë ishte-është, Krishtere. Njëher me forcë, e pastaj përmes fesë islame, shkatërroi gjithçka në mënyr që t’a kishte më lehtë konvertimin nga të Krishter në musliman dhe këtë (vendorët-arbnorët) e bënë si një gjë të përkohëshme (duke shpresuar se gjithë ata që kishin lënë vendin, shumë prej tyre prijës, do të ktheheshin, e arbnorët do ta rimernin prap vetën), nga ata të pakët që kishin mbetur, sepse dëbimi, vrasjet, pastaj lëvizja sa në një vend në të tjetrin, e sa të tjerë të vendosur në zona të thella malore për t’i ikur-shpëtuar nga çmendurie e të çmendurve….ishte e vetmja rrugë për të mbijetuar.
O vdekjen o fenë (e pushtuesëve). Konvertimin nga një fe në të tjetrën. Në një fe e cila i luftoi (dhe vazhdon t’i luftoi) këto vlera të çmuara e jetike për kombin. Objekiv kryesor kishin (kanë) ç‘bërjen e më pas zhdukjen e këtyre vlerave, përmes forcës e aty k’tu me forma e mjete ndryshme që zgjidhte armiku, dhe më pas, zëvendësimin me kulturën, ideologjin, me të ashtuquajturën „fenë islame“të tyren.
Dhe k’shtu vazhdoi, deri sa osmanët krijuan bindjen se arbërit dhe historia e tyre tashmë konsiderohej e vdekur, e harruar, edhe pse vërtet e bëri, nuk u kursye në asgjë, që ajo të humbet, e të harrohet, edhe duke zhvarrosur e më pas zhdukur eshtrat e të vdekurve. Pra, leremë të gjallët por edhe varret, të vdekurit, gjurmët e të taneve ti fshinte nga faqja e dheut. Kishat dhe manastiret i shkatërroi. I shkatërroj katedralet, bobliotekat, universitetin e Durrësot. Krejt atë që ishte arsimimi dhe kultura e mje populli. Aty k’tu mbi themelet e tyre ndërtoi xhami, e çka nuk bëri pushtuesi osman.
Megjithatë, ne jemi k’tu ku jemi dhe do të jemi përgjithmonë. Me plagë e dhimbje të m’dhaja të shkaktuara nga ky përbindësh primitiv i cili edhe atëher kur iku me bishtë nër’shalë, u shiti tek fqinjët tanë pjesë të tokave tona, pasuroi ata, pra fqinjët tanë, e neve na rëndoi edhe më tej duke na coptuar për të satën herë.
-Dhe ju! Ju më thoni! Se ishte-është fe e paqës?? Ju i quani edhe „vëllezër!“
Ju thoni: „Kombi ynë shpëtoi, falë Perandorisë Osmane, se nuk ishin pushtues e vrasës, por sundues, e ishte k’tu për të mirën tonë, se ata (osmanët), gjëja na shpëtuan nga sllavët!“ Por, sllavët, para se pushtohej arbëria nga vrasësit otoman, nuk guxonin as frym të merrnin e lere më ta bënin të fortin në sy të tanëve, sidomos kur kishim krytrimin gjallë, e qe besa edhe para tij.
-Mbase atje ku ka lindur si ideologji-fe, ka qenë e tillë? Por, kjo gjë mua nuk më inetreson fare. Tek ne, nuk ka qenë e tillë kurrë. Pra, asnjëherë e „paqës“, në çdo periudhë kohore, nuk ka qenë e nuk është e tillë. Që d‘i të fshehi duart e gjakosura…po, këtë gjë e bënë mirë dhe mjeshtërishtë.
Është „rritur“, duke u ushqyer (“ kjo fe e paqës“) me gjakun e të tanëve. Duke masakruar e dëbuar të gjithë ata që merrnin guximin t’a quanin veten, Arbër. Prandaj ne sot kemi gjithandej të shtrira degëzimet e një trungu: Arbëreshët, Arvanitasit, Arnautët dhe në vendorigjinë Shqipëtarët, „falë“ këtyre krimeve që ka bërë mbi ne perandoria osmane, që ju i quani „të paqës“ dhe ju, ju vllazëroheni me ta!?
-Nga gjithë ky përshkrim, i reduktuar. Vetvetiu lind pyetja. Nga të qenurit të krishter, në musliman? Dim rrethanat, njohim zhvillimet e kohës Por, përse edhe nga të qenurit Arbër u kthyem në Shqipëtarë?? Ku ishte qëllimi dhe kush fshihet pas tij???
A ishin të vetëdishëm Rilindasit tanë? Përse perandoria osmane, ishte në gjendje të shtypte çdo forcë, çdo grup apo individ që do të përpiqej të kthente identitetin e Arbërit? Që të fsheh krimet e bëra ndaj Arbnorëve, duke gënjyer e manipuluar të vërtetën. Gjëja se një identitet i till nuk ka ekzistuar në Ballkan! Se të till ka vetëm në Itali dhe se nga atje kanë ardhur Arbërit, se i kemi luftuar e i kemi kthyer mbrapsht!??
Por, përse kjo gënjeshtër u pranua të tanët dhe përse heshtet edhe sot e kësajdite. Përse duhej të „shpëtohej“ perandoria vrasëse osmane ndaj një gjenocidit që kishte ushtruar përgjatë gjithë historisë, ndaj Arbnorëve?
Sepse pasojat i shohim sot! Edhe sot luhet me identitetin tonë, nga Shqipëtarë don t’na kthejnë në kosovarë, etj.!?? Kur do ta mësojmë të vërtetën? Pa dashur ti fus të tjerët (ndërkombëtarët) në këtë mes, sepse e vërteta fshihet diku në mesin tonë!
Pra, që unë t’i shmangem kësaj mjegulle ndër ne, krijuar qëllimisht nga armqtë, unë s’kam qenë, as nuk më keni as sot as kurrë në jetë pjesë të një feje apo ideologjie e cila më ka ndar e poshtruar përgjatë gjithë historisë dhe vazhdon t’a bëjë një gjë të tillë. Pra, unë jam njashtu siç i kishim paraardhësit tanë Arbër. Jam njashtu siç ishte ati i ynë, Gjergj Kastrioti.
Pal Islam Idrizi 30.11.2023 Ingolstadt
Hap fotografinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu