ARKIVI:
26 Nëntor 2024

Lufta në Shadervan të Prizrenit e Prengë Ndrec Mollës me mirditorët e tjerë kundër serbëve më 28 nëntor 1944

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

Ilustrim ... Florim Zeqa  Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa...

Shpërndaj

Nga: Nue Oroshi, historian
____
Shqiptarët nga Mirdita historikisht kanë qenë atdhetarë dhe kanë luftuar për mbrojtjen e tokës arbnore pa u lakuar dhe pa i llogaritur veshtirësitë qofshin ato familjare apo jetësore. Ata luftonin për këtë dhe, edhe e jepnin jetën si me le. Njëri ndër ata atdhetarë që i shërbeu Shqipërisë Etnike pa u luhatur deri në momentin e fundit të jetës është edhe Preng Ndrec Molla. Preng Ndrec Molla, lindi më 2 shkurt 1901 në fshatin Malaj të Mirditës. Nga viti 1926 deri në vitin 1928 mbaroi Shkollën Ushtarake të N/Oficerave në Tiranë me rezultate të shkëlqyera me pas shërbeu në disa pozicione në shtetin shqiptar ku mori pjesë edhe në luftën për mbrojtjen e Shqipërisë nga pushtues të ndryshëm. Në këtë shkrim do të flasim për një rezistencë të armatosur të mirditorëve në qytetin e Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në kohën e bashkimit të trojeve shqiptare Preng Ndrec Molla me familje ishte vendosur në Arbanë të Prizrenit dhe për të mbijetuar ishin edhe pronar të një kafeje në Shadervan të Prizrenit ku edhe ndodhi rezistenca e armatosur kundër forcave serbe. Për këtë ngjarje historike ende nuk është shkruar asgjë nga historianët shqiptarë. Por dëshminë e plotë të kësaj ngjarje e kemi nga djali i Preng Ndrec Mollës i ndjeri Ndrecë Molla lënë në librin e tij te botuar në Prishtinë në vitin 2018 më titull: ” Udha e Brezave “, që përgaditi për botim djali i tij publicisti dhe historiani Leon Molla. Në dëshminë e Ndrec Mollës për luftën e Mirditorëve kundër serbëve ne Shadërvan të Prizrenit shkruhet:
” Ishte dita e Pamvarësisë së Shqipërisë, data 28 nëntor 1944. Unë ndodhësha mbrenda në kafën e Shatervanit që ka qënë në qënder të qytetit të Prizrenit e cila ishte pronë e familjes time dhe në këtë ditë të shënuar kombëtare, babai im Preng Ndrec Molla bashkë me xhaxhain Mark Ndrec Molla që në mëngjes herët vendosën Flamurin Kombëtar në një shtizë në hyrje të kafenesë. Gjatë gjithë ditës vinin dhe shkonin shqiptarë në kafenenë tonë, por në mbrëmje duke perënduar dielli erdhi Frrok Radaçi nga Përlati i Mirditës bashkë edhe me disa të tjerë hyrën në kafe. Pas pak kohe filloi festa në nderim të ditës së Pamvarësisë. Gjithçka ishte përgatitur siç duhej në këtë ditë të veçantë. Babai dhe xhaxhai im i kishin mbushur muret e brendëshme të kafenesë me flamuj kombëtarë. Në tavolinat e shtruara me të gjitha të mirat ishin ulur njerëzit grupe-grupe duke ngrënë e pirë. Në njërën nga tavolinat që ndodhej afër banakut të kafenesë ishin ulur babai im, xhaxhai si dhe Frrok Radaçi.Por ky gëzim u kthye në gjakderdhje. Ishte ora rreth 22:00 ku një oficer serb i shoqëruar nga dy ushtarë, kur po kalonin rrugës pranë Shatërvanit vurën re tek dera e kafenesë tonë që po valvitej Flamuri Kombëtarë Shqiptarë dhe u ndalën për një çast.
Oficeri serb hyri i tencionuar mbrenda i cili bashkë me dy ushtarët e tjerë iu afruan banakut të kafenesë. Me një shqipe të coptuar tha: “Kush e ka vendosur flamurin shqiptarë aty jashtë?”Frrok Radaçi me ironi i përgjigjet: “Uluni e festoni edhe ju me ne!”Oficeri serb për një moment shtangu në këmbë, vështroi për rreth duke parë me habi muret të cilat ishin mbushur gjithandej me flamuj shqiptarë.U kthye nga banaku dhe shtriu dorën duke e kapur një flamur i cili ishte i vendosur mbi banak, e hoqi nga aty, e hodhi në dysheme dhe në kohën që po shkilte flamurin me këmbë, oficeri serb nxori pistoletën dhe e vrau në vend Frrok Radaçin.Sa hap e mbyll sytë e kam parë oficerin serb bashkë me dy ushtarët e tij të vdekur në vend kokë për kokë mbi flamurin shqiptarë.Babai dhe xhaxhai bashkë me disa shqiptarë të tjerë i morën tre trupat e pajetë serb dhe i rreshtuan në oborr të kafenesë që ishte dhe sheshi i Shatervanit, kurse trupin e pajetë të Frrok Radaçit ashtu siç ishte me të shpejtë e çuan tek varrezat e Prizrenit dhe e varrosën afër një Selvie ku tre vjet më parë xhaxhai im Mark Ndrec Molla kishte varrosur bijën e tij 4 vjeçare e quajtur Prenë. Pasi e varrosën trupin e pajetë të Frrok Radaçit, babai dhe xhaxhai mbyllën banesat, po ashtu dhe kafen e Shatervanin e u larguam të gjithë në drejtim të Shqipërisë.Ne na përcollën dy italianë të mbetur nga lufta me makinat e tyre deri afër Drinit.Në Dri na ndihmoi Llesh Gjomarkaj, djali i Kapedanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit dhe forcat e tij për të kaluar Drinin gjatë rrugës për tu kthyer në Mirditë.Më vonë babai im mori vesh se forcat serbe në orët e para të datës 29 nëntor 1944 kishin shkuar për kontroll tek kafeneja, po ashtu dhe tek shtëpia jonë që ndodhej në Dushanovë që sot quhet Arbana dhe tek shtëpia e xhaxhait në qytetin e Prizrenit.Që nga ajo kohë ne nuk u kthyem më në Dushanovë (Arbanë) sepse në Shqipëri ndaj familjes tonë do të fillonte përndjekja nga regjimi komunist. “
Hakmarrja e komunistve shqiptar kundër familjes Molla
Duke ditur luftën që kishin bërë kundër serbëve familja Molla komunistët nuk mundën ta kapërdinë asesi për luftën e nacionalistëve kundër vëllezërve te tyre idologjik komunist. Kjo familje ishte përkrahëse e familjes se Kapidaneve të Mirditës dhe e përkrahnin luftën e Kapidan Mark Gjon Markut por që u ndeshkuan rend. Në këtë familje u vranë apo u mbytën në mënyra të ndryshme Preng Ndrec Molla , Bibë Preng Molla, Zef Bibë Molla, Pashk Mark Molla,Ndue Preng Molla dhe Mark Ndue Molla. Më 15 maj 1947 helmohet nga segmentet e Sigurimit të Shtetit dhe vdes edhe atdhetari i Shqipërisë Etnike Preng Ndrec Molla. Edhe pse familja Molla u vra, u burgos dhe u maltretue rëndë nga komunistët pansllavist shqiptarë ajo qëndroi e pa lekundur. Dy pinjoll të kësaj familje që po japin kontribut të madhë kombëtar janë edhe Avokati dhe atdhetari i njohur Ndre Molla, si dhe kusheriri i ti nipi i Preng Ndrec Mollës publicisti dhe historiani Leon Molla. Derisa avokati i njohur Ndre Molla jep kontribut në luftën antikomuniste,duke u përballur me neokomunistët shqiptar qe nuk janë të pakët, dhe jep kontribut të çmuar për zbardhjen e masakrave te komunistëve në të gjitha trojet shqiptare e në veçanti në Mirditë, nipi i Preng Ndrec Mollës, historiani Leon Molla po e vazhdon aktivitetin kombëtar të gjyshit të ti. Leoni ju bëri thirrje mirditorëve që të hiqen simbolet turke nga Mirdita ku thirrjes së tij ju përgjigjën shumë mirditor dhe hodhën në ujë simbolet turke. Për këtë Leoni edhe u dënua nga një gjykatë proturke në Lezhë, pastaj Turqia dhe Serbia i ndaluan me dekret hyrjen në këto shtete kurse vendi i lindjes Shqipëria e dënoj me burg në mungesë.
Në përfundim të këtij shkrimi për kontributin e Preng Ndrec Mollës dhe familjes së gjerë Molla dhënë tokës Arbnore vij në përfundim se familjet e mëdha atdhetare e kanë mbajtur të gjallë luftën e nacionalizmës shqiptare për ta mbajtur dhe për ta bërë Shqiperinë. E njëra nga këto familje është edhe familja atdhetare Molla nga Malaj e Mirditës e cila u sakrifikua per ta bërë Shqipërinë-Shqipëri.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu