ARKIVI:
2 Dhjetor 2024

Lufta psikologjike, polarizimet, ndikimi i rrjeteve sociale dhe rreziku për dëmtimin e rendit demokratik

Shkrime relevante

Lufta psikologjike, polarizimet, ndikimi i rrjeteve sociale dhe rreziku për dëmtimin e rendit demokratik

Afrim Musliu, analist, Suedi ___ Çështjet që janë të një natyre shumë komplekse,...

Kosovë urime datëlindja e shpëtimtarit!

Florim Zeqa    Në 80 vjetorin e lindjes së presidentit historik Ibrahim Rugova Në...

“Dokumentari” “Rruga e çlirimit” në shërbim të shtrembërimit të së vërtetës

Nga: Adnan Asllani Më 28 nëntor 2024, në Radio Televizionin e Kosovës,...

Mbrëmje festive në Gjenevë për nderim të tri ngjarjeve madhore

Nga: Arif Ejupi Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, që nga ekzistimi i tij...

Reagim ndaj akuzave të gazetarit Lirim Mehmetaj: Mbështetje për Ministrin Peci dhe punën e fermerëve

Nga: Luan Dibrani Dua të reagoj ndaj akuzave të bëra nga gazetari...

Shpërndaj

Afrim Musliu, analist, Suedi
___
Çështjet që janë të një natyre shumë komplekse, nëpër mediat sociale paraqiten si të zeza ose si të bardha. Mediat sociale gjithashtu e kanë bërë më të lehtë për të menduar në favor të pro dhe kundër, sepse media e inkurajon atë, e që ka anë dhe grupe të qarta që e bëjnë më të lehtë të mendosh e debatosh impulsivisht ose në afekt.
Nuk duhet të jetë problem që njerëzit të mendojnë ndryshe. Nga ana tjetër, besohet se mund të ketë probleme nëse ka grupe të forta që nuk dëgjojnë njëri-tjetrin. Me rrjetet sociale ekziston rreziku që të largoheni më shumë nga e vërteta dhe nga ajo që ju vetë me të vërtetë mendoni. Kjo mund të bëjë që ju të ndiqni atë që mendon grupi në vend që të merreni me një çështje vetë. Nëse thelloheni në një çështje, ajo rrallëherë bëhet një ‘po’ e qartë ku zbulon dallime të mëdha nga ajo që ju imponohet nga grupi që e simpatizon, që e mbështetë apo që i takon. Duhet pasë parasyshë se e vërteta gjithmonë ka më shumë se një anë.
Mospajtimi shpesh vlenë jo vetëm për opinionet, por edhe për personin, e që në psikologji quhet ‘polarizim afektiv’, i cili justifikon mosdëgjimin e të tjerëve. Në atë mënyrë, besimi në demokraci minohet dhe në planin afatgjatë rrezikon që rendi demokratik edhe të dëmtohet.
Profesori i psikologjisë sociale, Jonathan Haidt, në librin e tij “The Righteous Mind” (Mendja e Drejtë), beson se njerëzit janë shumë të shpejtë për të refuzuar pozicionet e tjera pa i marrë ato plotësisht në konsideratë. Ai poashtu raporton rezultatet e një studimi që tregon paaftësinë e njerëzve në kuptimin e të kuptuarit dhe vlerësimit racional të argumenteve të njëri-tjetrit, ku klima politike zakonisht ashpërsohet nga polarizimi në rritje. Argumenti gjithnjë e më shumë bazohet në sulme personale në kurriz të çështjeve faktike. Këtë Haidt e quan “psikologji politike”.
Paragjykimet e ndryshme njohëse dhe rëndësia e inteligjencës për mënyrën se si veprojmë në një kontekst politik janë tema të përsëritura në bisedën tonë. Paragjykimi i realizmit naiv ka të bëjë me prirjen tonë për të besuar veten për ta parë botën me objektivitet, dhe që të gjithë – madje edhe kundërshtarët politikë – duhet të shohin të njëjtën gjë dhe të nxjerrin të njëjtat përfundime. Nëse jo, ne i gjykojmë ata: ata janë të ndikuar nga interesat personale ose nga një ideologji politike. Një shpjegim tjetër mund të jetë se njerëzit inteligjentë zakonisht janë më të interesuar për politikë, dhe sa më i madh të jetë angazhimi politik, aq më të qarta janë bllokimet e naivitetit politik dhe paragjykimeve të tjera. Edhe ajo është vërtetuar shkencërisht.
Andaj, psikologjia klinike mund të përdoret për të krijuar një dialog politik më të mirë dhe për të zvogëluar një polarizim të përshkallëzuar që kërcënon besimin në demokraci.
Sjelljet politike që drejtohen nga psikologjia:
• Paragjykimi njohës – një lloj gabimi sistematik i mendimit që ndoshta ka një origjinë evolucionare. Ata veprojnë si shkurticë në përpunimin e informacionit dhe çojnë lehtësisht në interpretime dhe vendime irracionale.
• Realizëm naiv – një paragjykim që mund të krahasohet me një pikë të verbër mendore dhe na bën të mirë duke paragjykuar të tjerët, por jo veten.
• Vetëmbrojtja psikologjike – e quajtur ndryshe edhe arsyetimi i motivuar – është një emër shumëpërfshirës për shumë paragjykime që na bën të interpretojmë informacionin (cognitive bias) në mënyrë që të pajtohet me botëkuptimin tonë të mëparshëm dhe mendimet dhe vlerat mbizotëruese në komunitetin tonë shoqëror.
Në një vend si Kosova ku masmediave në masë të madhe iu mungon objektiviteti, e më shumë etika dhe profesionalizmi gazetaresk, të cilat më shumë i referohen rrjeteve sociale dhe “gazetarisë” së Facebookut, sesa gazetarisë hulumtuese e objektive, e të cilat i takojnë grupeve të ndryshme të interesit, ku subjektiviteti i gazetarëve dhe opinionistëve e analistëve të ndryshëm është i tejdukshëm, është shumë vështirë që si individ të mbrohesh nga ndikimi negativ i një politike psikologjike të partive politike të cilat me vetëdije të plotë e duan një shoqëri të polarizuar, ku kundërshtimet politike e ideologjike shndërrohen në armiqësi e urrejtje të ndërsjellë.
Këtu shteti duhet të krijojë ligje dhe rregulla të qarta që iu ndalon masmediave që të merren me interpretimin e statuseve të ndryshme të rrjeteve sociale e të lajmeve të ndryshme të rrejshme, të cilat në një vend perëndimorë nuk kalojnë pa ndëshkim. Pra, ndikimi i rrjeteve sociale nuk duhet të ketë ndihmën e masmediave, poqëse duam që në të ardhmën ta kemi një shoqëri të shëndoshë dhe një demokraci të standardeve euro-perëndimore.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu