Pasojat e bombardimeve të Rusisë në Ukrainë…, pamje të sotshme nga Kiev sot.
Florim Zeqa, Itali
Edhe pse situata në Ukrainë është krejtësisht tjetër në krahasim me Kosovën, skenarët e pushtuesve serbë janë të përafërt, do të thoja identik me ata rus. Rreziku i invazionit serb në veri është më i madh se asnjë herë më pas 12 qershorit të vitit 1999.
Tensionet luftënxitëse në Ballkan, e ndihmojnë Putinin në Ukrainë
Pushtimin e Ukrainës nga Rusia cariste e Vlladimir Putinit duhet shiquar si tendencë për përmbysje të balancit politik dhe ushtarak në botë dhe krijimin e një rendi të ri botërorë. Prishjen e balanacit aktual politik botërorë dhe krijimin e një situate të favorshme pas krijimit të rendit të ri botërorë, Serbia do ta shfrytëzojë për sulm ushtarak ndaj Kosovës dhe jo vetëm.
Implikimi eventual ushtarak i SHBA-ve në Ukrainë përveqse do të shkaktojë krizë të përgjithshme globale, pasojat e sigurisë do të jenë të paparashikueshme. Këtë situatë duhet shiquar edhe si mundësi për mospërhapjen e luftës nukleare me përmasa shkatërrimtare për njerëzimin.
Heshtjen e Serbisë karrshi invazionit rus në Ukrainë, duhet kuptuar si një përgatitje të shtetit serb për ripushtimin e veriut, e mbase edhe të Kosovës në tërësi!
Serbia do të përpiqet ta shfrytëzojë shëmbullin e vëllaut të madhë, Rusisë, gjegjësisht sulmin ndaj Ukrainës për sulm ndaj Kosovës dhe më gjërë.
Prandaj, me qëllim të shpërqëndrimit të vëmendjes së opinionit botërorë nga Ukraina, Rusia do të përkujdeset për ngritjen e tensioneve luftënxitëse në Ballkan, e në veçanti në ish republikat jugosllave, të cilat u lanë në gjak dy dekada më parë nga barbaria serbe.
Të rishikohen rezervat shtetërore dhe të rritet shkalla e gatishmërisë kombëtare
Përderisa zhvillimet dramatike pas pushtimit të Ukrainës kanë reflektuar pasiguri në shumicën e shteteve të Bashkimit Europian, e njëjta gjë nuk po ndodhë në vendin tonë! Kur të gjitha shtetet po i bëjnë llogaritë, se çfarë do të ndodhë në rast të përfshirjes në luftë të SHBA-ve, politikanët kosovarë dhe ata shqiptarë në përgjithësi po ndjehen tepër komod dhe të relaksuar në pozicionet e tyre politike dhe partiake!
Përderisa Serbia po rritë rezervat e shtetit me artikuj ushqimor dhe po mbushë rezervaret me naftë, politikanët shqiptarë janë të zënë me njëri-tjetrin për interesa partiake.
Përderisa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian janë duke i përcjellur me shqetësim të madh zhvillimet ushtarake në Ukrainë, ne ende në parlamentet tona merremi me njëri-tjetrin, me akuza dhe kundër akuza, me sharje e fyerje pa asnjë shqetësim nga situata konfliktuoze e përmasave glogale, thuajse e gjithë bota sillet rreth nesh!
Kjo sjellje indiferente dhe mostrajtimi i duhur i situatës çfarë e kemi me fqinjin verior-Serbinë, mund t’na kthehet në bumerang fatal për shtetin e Kosovës.
Kosova dhe Shqipëria, përveq përgatitjes ushtarake, duhet të jenë në gjendje gatishmerie edhe sa u përket rezervave shtetërore të ushqimeve dhe ilaçeve për përballimin e krizës eventuale humanitare.
E pajustifikueshme sjellja indiferente e politik-bërjes kosovare përballë rrezikut global
Më shumë se asnjëherë më parë, Kosovës dhe Shqipërisë i duhet koordinim dhe bashkërendim i veprimeve politike me SHBA-në dhe partnerët tjerë strategjikë perëndimor, e në veqanti i duhet unifikimi i spektrit politik vendor.
Që kjo të ndodhë, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës në mënyrë imediate duhet të suspendojnë të gjitha agjendat politike që shkaktojnë përplasje të brendshme politike dhe sociale në vend.
Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në stabilitetin e brendshëm politik, furnizimin e qytetarëve me energji elektrike 24 orë pa ndërprerje, sigurimin e rezervave ushqimore dhe barnave për popullatën për një afat kohorë së paku gjashtë mujorë, ngase nuk i dihet çfarë do t’na sjellë e nesërmja!
P.S. Derisa unë po e shkruaja këtë artikull, oshëtima e lëvizjes së aeroplanëve ushtarak të NATO-së nga baza ushtarake e Avianos për në atë të Viçencas dhe anasjelltas, më ktheu 23 vite pas, kur për 78 ditë e netë rresht shkonin e vinin aeroplan bombardues nga baza ushtarake e NATO-s në Aviano.