Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë
____
Një aforizëm kinez thotë “ Jetofshi në kohë interesante”.
Dhe vërtet koha që ne po jetojmë, ose kohët që ne kemi jetuar deri më tashti un mendoj se janë interesante. Shumë nga konceptet politike dhe ato historike po kthehen mbrapsht, po paragjykohen dhe edhe po anatemohen. Duke shkaktuar konfuzion dhe pakënaqësi ku nuk po merret vesh se kush është viktima dhe kush është sulmuesi.
Në këtë kohën tonë në pothuajse 30 vjeçarin e fundit po anatemohen dhe paragjykohen tre lëvizjet kryesore madhore politike dhe ushtarake të popullit shqiptar. Ato lëvizje të cilat në historografinë tonë konsiderohen si kryengritje ose luftëra çlirimtare, por që unë mendoj se ato hynë tek revolucionet.
Sipas fjalorit ushtarak amerikan revolucion quhet : “Një përpjekje për të modifikuar sistemin ekzistues politik tërësisht ose së paku pjesërisht përmes përdorimit jokushtetues ose të paligjshëm të forcës ose të protestës”.
Vendi ynë ka kaluar tre revolucione të tilla që kanë sjellë ndryshime rrënjësore jo vetëm në anën politike por edhe atë shoqërore si dhe fushën e mendimit në gjithë trojet tona kombëtare.
Revolucioni i parë që po paragjykohet dhe anatemohet në këtë 30 vjeçar , por më pak se dy të tjerët është Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Organizata e parë politike dhe ushtarake mbarëshqiptare me frymëzim patriotik e themeluar në Prizren , më 10 Qershor 1878.
E konsideroj këtë si revolucion sepse ajo arriti të formulonte dhe të afirmonte për herë të parë në arenën ndërkombëtare kombin shqiptar si subjekt i të drejtave kombëtare. Gjithashtu për herë të parë u arrit një kundërshtim unik i formuluar politikisht kundër copëtimit të trojeve etnike shqiptare, të vendosura në Kongresin e Berlinit në favor të fqinjëve. Si dhe arriti për herë të parë të realizonte bashkimin e tërë trojeve etnike shqiptare në Ballkan në një formacion shtetëror autonom në kuadër të Perandorisë Osmane, si hapi i parë për të krijuar shtetin shqiptar të pavarur.
Kjo lidhje arriti të grumbullonte një ushtri që e quajti Roja Kombëtare prej 250 mijë luftëtarësh, por gjatë aktivitetit të saj ushtarak arriti të angazhonte 50 mij forca, ndërsa drejtpërdrejt në luftime vetëm 15,000 forca.
Revolucioni i dytë që është paragjykuar dhe anatameuar pafundësisht dhe vazhdon akoma të paragjykohet e anatemohet më shumë se dy të tjerat është Lufta Antifashiste Nacional Ҫlirimtare e cila u zhvillua gjatë Luftës së Dytë Botërore deri më 29 Nëndor i 1944.
Edhe këtë e konsideroj si revolucion sepse për herë të parë arriti të bënte çlirimin e pjesës më të madhe të trojeve shqiptare, duke nisur me ato që ndodheshin nën republikën e Shqipërisë të përcaktuara nga Traktati i Londrës në 1913 tërësisht dhe vetëm me forcat e veta. Duke qënë vëndi i vetëm pas Bashkimit Sovjetik që arrin të çlirohet pa ndërhyrjen në territorin e saj të ushtrive të huaja aleate. Gjithashtu arrin të bëjë edhe çlirimin e një pjese tjetër të trojeve shqiptare atë të krahinës së Kosovës duke arritur që pengojë mos realizimin e vendimit të marrë në Jalë nga fuqitë e mëdha për të shpopulluar të gjitha ato vende që ju bashkangjitën fashizmit gjatë luftës së dytë botërore dhe krijuan njësi ushtarake sulmuese si pjesë përbërëse të formacioneve naziste.
Por ky revolucion arriti që të ndërroi edhe formën e qeverisjes në Shqipëri. Ku u nis me Kongresin e Përmetit dhe më pas me vendimin e 11 Janarit 1946, Shqipëria kaloi nga regjimi Monarkist i asaj kohe në regjimin Republikan, në të cilin vazhdojmë edhe sot. Edhe pse datën 11 Janar që është data e themelimit të republikës nuk e kemi festë shtetërore. Absurde!
Kjo ushtri gjatë aktivitetit të saj arriti të grumbullonte një forcë prej 70 mijë luftëtarësh dhe të angazhionte drejtpërsëdrejti në luftime 35,000 luftëtarë.
Ndërsa revolucioni i tretë i cili është paragjykuar dhe anatemuar prej momentit që nisi dhe vazhdon edhe sot të sulmohet është lufta e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.
Për ndryshim nga dy të tjerat kjo forcë ishte një forcë vetëm ushtarake por që arriti të sillte edhe zgjidhje politike.
Në organizimin e saj UҪK nuk kishte asnjë organizim politik.
Shumë e ngatërrojnë Drejtorinë Politike të Shtabit të Përgjithëshëm të UҪK-s si udhëheqëse politike të luftës së saj. Por në realitet UCK-ja nuk kishte një udhëheqësi politike dhe as edhe një strukturë politike në formacionin e saj.
Kërkesa e saj kryesore ishte vetëm ushtarake, çlirimi i vendit nga pushtimi serb.
Kjo ushtri gjatë aktivitetit të saj arriti të grumbullnte një forcë prej 47 mijë luftëtarësh dhe të angazhonte drejtpërsëdrejti në luftime 25,000 luftëtarë.
Edhe këtë e konsideroj si revolucion sepse arriti të bashkonte sërish gjith shqiptarët, jo vetëm ata me banim në trojet etnike por edhe ata në diasporë në përkrahje të këtij organizimi. Arriti të sillte vullnetarë nga të gjitha vendet e botës ku banonin shqiptarë, pati edhe vullnetarë të huaj duke i dhënë asaj ushtrie një lloj internacionalizmi. Por më kryesorja arriti të bindte shqiptarët se Kosova mund të çlirohet dhe Sërbia mund të luftohet. Dhe arriti çlirimin e vendit me ndihmën e aleatëve ndërkombëtarë perendimorë. Ku si rezultat i kësaj lufte erdhi themelimi i shtetit të Kosovës.
Por me gjithë këto, sërish UҪK kishte paragjykues dhe anatemues.
Sulmi ndaj këtij organizimi ka filluar nga subjekte dhe individë të ndryshëm politik që në momentin që UҪK u krijua. Dhe pas përfundimit të luftës ka filluar edhe sulmi juridik ndaj saj. Sulm i cili kulmoi me themelimin e Gjykatës Speciale e cila njihet si : Institucioni Gjyqësor Special i Zhvendosur i Kosovës
E ngritur për delegimin e gjyqeve të krimeve të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)
Sulmi ndaj kësaj organizate po kulmon tashti me proceset gjyqësore që kanë nisur ndaj ish pjesëtarëve të saj. Edhe në procesin e parë të kësaj gjykate ndaj Sali Mustafës, Prokuroria Speciale e Kosovës disa herë e theksoi gjatë fjalës së saj se ”UҪK ka ushtruar dhunë ndaj kundërshtarëve të saj politik”. Kjo gjë vazhdoi edhe në procesin e sapo nisur ndaj anëtarëve të drejtorisë politike të SHP të UҪK-së.
Edhe këtu që në fillim prokuroria speciale jo vetëm që artikulon të njëjtën shprehje se “ UҪK ka ushtruar dhunë ndaj kundërshtarëve të saj politikë” por këtu ajo ka paraqitur edhe dëshmitarë të fshehur (emrat e të cilëve do i bëj publik në të ardhmen), të cilët pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë për mos të kryer aktivitet politik në rradhët e UҪK-së.
Por le ta shohim pak më specifikisht këtë që kam shkruar më lart.
Ashtu si e them edhe më lart. UҪK nuk kishte në rradhët e saj asnjë organizim politik. Ajo nuk përfaqësohej nga asnjë organizatë politike, legale ose ilegale, brënda ose jashtë Kosovës. Është e vërtetë se LPK (Lëvizja Popullore e Kosovës) mbahet si themeluese e kësaj ushtrie, por në momentin e themelimit të Shtabit të Përgjithëshëm në 10 Qershor të 1998, datë që përkon me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kemi një shkëputje totale nga LPK dhe kryesia e saj.
Ky shtab formohet nga disa individë ku vetëm 3 prej tyre ishin anëtatrë të LPK dhe nuk u formua nga kryesia e LPK dhe nuk i jepte llogari asaj asnjëherë.
Në rradhët e saj UҪK nuk kishte shtrirje politike, ose siç njihet ndryshe komisar ashtu si kishin të gjitha formacionet ushtarake në Lëvizjen Antifashiste Nacional Ҫlirimtare.
UҪK-ja duke mos pasur një parti ose lëvizje politike si përfaqësuese të sajën dhe duke mos patur aktivitet politik në rradhët e saj nuk kishte kundërshtar politik. Sepse është llogjikë e thjeshtë të cilën prokuroria speciale e ka vështirë ta kuptojë, se kur nuk je i angazhuar politikisht nuk mund të kesh kundërshtar politik.
Pjesëmarrja në rradhët e UҪK-s ishte mbi baza vullnetare. Dhe çdokush që bëhej pjesë e kësaj lëvizje të armatosur i nënshtrohej betimit të saj :
“Unë, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.
Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë,
vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar,
i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time
të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të Atdheut.
Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës
dhe nëse tradhtoj, qoftë i humbur gjaku im.
Betohem, betohem, betohem!”
Ashtu si edhe shihet në këtë betim nuk bëhet fjalë aspak për ndonjë angazhim politik ashtu si pretendon prokuroria në delirimin e saj.
Ndaj cilido individ që ka veshur uniformën e UҪK-s dhe ka bërë betimin e saj ka qënë i detyruar të lëri jasht angazhimin e tij politik me cilëndo forcë politike të ketë qënë.
Dhe sipas Nenit 4 të Konventës së Gjenevës një forcë e armatosur konsiderohet si ushtri kur ajo plotëson :
A) Komandohet nga një person që mban përgjegjësi për vartësit e tij
B) Mban shenja dalluese që dallohen nga larg
C) Mban armë haptazi
D) I ushtron operacionet e saja në përputhje me ligjet dhe rregullat e luftës.
UҪK i plotësonte të 4 këto kushte dhe si e tillë ajo mund të kosiderohet një ushtri e rregullt dhe në çdo ushtri të rregullt të botës ndalohet çfardolloj aktiviteti politik.
Ndaj, ai dëshmitari dhe çdo dëshmitar tjetër që mund të dali e të flasi se e kanë ndaluar të bëjë aktivitet politik në rradhët e UҪK-së, me uniformën e saj dhe në zonat e kontrolluara nga UҪK. Për më tepër propagandë në emër të një organizimi politik i cili nuk e njihte UҪK-në, ka shkelur betimin e UҪK-së dhe rregullat e saj. Ndaj ai duhet ta konsideroj veten me fat që komanda ku ai ka qënë nuk ka bërë më e pakta përjashtimin e tij nga rradhët e UҪK-së dhe më e shumta arrestimin e tij dhe dhënien gjyqit ushtarak të UҪK-së.
Është absurd të pranohet si dëshmi një paçavure e tillë e të përdoret si fakt nga ana e një prokurorie injorante, kur UҪK në 13 gusht të 1998 i kërkoi Adem Demaçit që të pranonte detyrën e përfaqësuesit politik të SHP të UҪK-s, i vuri kusht që ai duhet ta bënte atë si individ e jo si kryetar i partisë politike të cilën ai e kryesonte. Dhe Adem Demaçi pranoi duke u dorëhequr nga partia e tij nga të gjitha funksionet politike në të. Kur ekziston ky fakt si mund të pranohet që një anëtar i thjeshtë i UҪK-s të mund të ushtronte aktivitet opilitk pasi ishte anëtarësuar në UҪK!
Një fakt tjetër që hedh poshtë këtë luftën specialte të Prokurorisë Speciale ndaj UҪK-s është edhe vetë njëri nga të akuzuarit në atë sallë gjyqi. Jakup Krasniqi i cili kryente detyrën e zëdhënësit të SHP të UҪK-së në momentin e anëtarësimit të tij në këtë formacion ishte anëtar i LDK dhe jo një anëtar i thjeshtë i saj, por anetar i kryesis te LDK-s. Por ai nuk bëri asnjë aktivitet politik në emër të asaj partie gjatë kohës që mbante veshur uniformën e UҪK-së.
Ndaj pala mbrojtëse sot duhet të kërkojë nga kjo gjykatë përjashtimin e të gjitha atyre dëshmive dhe dëshmitarëve që pretendojnë se ju është bërë presion për mos ushtrim të aktivitetit të tyre politik, ndërkohë që kanë pranuar të marrin pjesë në një organizatë ushtarake apolitike.
Fund i pjesës së parë.