Valon Avdyli në foto (në të majt) me disa luftëtarë të tjerë të IS , të ashtuquajturit “shtet islamik” në Siri. Valoni është vëllai i Egzon Avdylit, i vrarë në Siri me 2014, e që para se të vritej atje, qe zgjedhur nga ana a “vëllezërve Muslimanë” që ta udhëhiqte organizatën “Profetens Ummah” në Oslo, pra në krye të organizatës “Populli i Profetit”.
Policia fillimisht nuk kishte asnjë dyshim ndaj vëllezërve, por vetëm më vonë mori vesh se ata ishin larguar nga vendi, shkruan policia në një komunikatë për media.
Dy vëllezërit e dënuar më herët për veprimtari terroriste Valon Avdyli (35) dhe Visar Avdyli (32) nga Bærum i Norvegjisë, tashmë janë në kërkim ndërkombëtar pas vrasjes që ndodhi në Mortensrud me 7 tetor 2021.
Një xhaxha i vëllezërve shqiptarë, shkruan sot document.no, në qershor është dënuar me 5 vite burg për finansim të terrorit.
Valon dhe Visar Avdyli, dy vëllezër shqiptarë nga Kosova janë shpallur në kërkim nga policia norvegjeze për një vrasje të ndodhur në Mortensrud më 7 tetor.
Vëllezërit akuzohen për vrasjen në bashkëpunim në vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adan i cili u qëllua jashtë shkollës në Lofsrud.
Ata i kanë thënë avokatit të tyre Svein Holden se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Në vitin 2016, vëllezërit Avdyli u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas klauzolës së re kundër terrorizmit.
Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.
Valon Avdyli qe dënuar nga Gjykata e Apelit me katër vjet e gjashtë muaj burg për pjesëmarrje në IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua me tetë muaj për mbështetje materiale ndaj vëllait të tretë; Egzon Avdyli. Sipas TV 2, Visari gjithashtu ka një dënim për veprimtari të dhunshme nga Trøndelag në 2017.
Në krye të “vëllezërve myslimanë” … Egzon Avdyli ishte zëdhënës i “Popullit të Profetit” (Profetens Ummah) para se të udhëtonte për në Siri, ku luftoi për IS. Ai vdiq në prill 2014.

Keto jane organizu nga KLERI MUSLIMAN ne Kosove.
Per keto organizime u pat arrestu edhe imami i xhamise se Madhe te Prishtines i nderuemi SHEFQET KRASNIQI.
A thu s’din kurgja Naim Terrnava per keto pune?
Nuk dijne asgja as organet e shtetit te Kosoves?
Te gjithe keto bajne punen e Serbise, se ciles i intereson demaskimi i shqiptarve te Kosoves.
Tesh shifnja hejrin.