ARKIVI:
23 Dhjetor 2024

Luftuam shumë e përfituam pak! Pse?

Shkrime relevante

Zëri i ndërgjegjës kombëtare thërret për ndryshim!

Shqiptarë të Plavës dikur..., para se pasardhësit e tyre të bëheshin...

Ja si mund të duket Anglia e bukur, e së ardhmes…!

Jorgo Mandili 21 dhjetor 2024 ___ Britania ishte përpara të gjitha vendeve perëndimore në...

Si i dëboi UÇK-ja hoxhëllarët dhe predikuesit e fesë islame nga frontet e luftës

Luan Dibrani, Gjermani ___ Gjatë periudhës së luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e...

Interesat kombëtare të Kosovës, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe konteksti më i gjerë gjeopolitik

Agim Vuniqi, New York ___ Roli i Shqipërisë dhe deklaratat e kryeministrit Rama Fjala...

Shpërndaj

Nga: Adem Breznica

Dy gjërat që nuk arritëm t’i perceptojmë nga historia, prandaj edhe nuk kemi marrë mësim prej tyre, janë:

1. Kemi luftuar më së shumti nga të gjithë;
2. Kemi përfituar më së paku nga të gjithë.

Ne luftuam shumë kundër të tjerëve, gjatë të gjitha kohërave, por më së shumti kundër njëri-tjetrit.
E keqja është se luftërat kundër armiqve të jashtëm nuk i kemi çuar deri në finale; nuk i kemi ndjekur armiqtë deri në strehën e tyre të fundit. Dhe kjo, më vonë, na është kthyer në hakmarrje. Ne nuk i nënshtruan për të na larë haraç, por meqë ishim krenar, ata që i zumë, në shumë prej raste, i morëm për shërbëtorë, e në raste të tjera i lamë të iknin. Me kaq ishim të kënaqur.
Na ka mjaftuar thyerja e tyre, dhe akoma më shumë, na ka ngazëllyer ikja e tyre…
Fitonim shpeshherë, por i ndanim meritat vetëm për veten, e kur humbnim ndonjëherë, fajin e linim jetim.
Meqë jetimi mbetej i pastrehë, në rastin e parë të diskutimeve mes nesh, ia gjenim strehën tek njëri-tjetri: “ti je fajtori” dhe “ti je tradhtari”!
Tash, kur i gjetëm strehën fajit, lavdi e meritat mbetën për ne, e faji për tjetrin. Filluam garën e lojës me kapuç, kush është më trimi e më bajraktari mes nesh, që zakonisht na përfundonte me fjalosje, ngatërresa, lëçitje…
Pra, armiku kaloi në mesin tonë.

Shumica e të tjerëve fqinjë (ballkanik) u lindën nga çarjet tona të brendshme, të kaluara në ndarje fragmentare, të margjinalizuara nga ana jonë, të avancuara tutje në kosh lëçitjesh tona, të shndërruara në bashkëpunëtorë të ndikimeve të jashtme, të bullizuara në maksimum nga ana jonë, të kaluara në identitete të reja, të shndërruara në kërcënim ndaj neve, dhe në fund të goditura prej nesh.
Goditja jonë ndaj tyre vetëm sa ua përforcoi këtyre identitetin e ri, të krijuar në strehimoret e azileve që ua lamë në trashëgimi, duke ua bërë mik e aleat kundër nesh të keqen më të madhe të kohës moderne (Rusinë)…
Pastaj pjesën tjetër të historisë mirë e perceptojmë.
E keqja e madhe (Rusia) ndërhyri kundër nesh, në emër të mbrojtjes së lëçitjeve tona, duke i joshur zemrat e mendjet e tyre me “mbrojtjen” e ofruar, e duke i përvetësuar shpirtrat e shitur me identitetin e ri që do t’u jepte rolin e gogolit të ardhshëm.
Kështu të lëçiturit tanë të moçëm, që gjetën strehë nën ombrellën e të keqes, pa bërë thuajse asnjë luftë të lavdishme e pa fituar asnjë gjysmë beteje të vogël, përveç atyre që ua fituan prurjet e hedhura vazhdimisht prej nesh, në gjithë këto përzierje të mëdha mes Lindjes e Perëndimit, Veriut e Jugut, dolën pa asnjë ferrë në këmbë, duke ngadhënjyer kundër nesh e duke përfituar në kurrizin tonë.

Pra, ne luftuam më së shumti me më së shumti beteja të fituara.
Por, pa i çuar gjërat deri në fund, lufta nuk fitohet.
Fitoret e betejave na u kthyen në humbje luftërash për ne, e fitore luftërash për ata që i humbën betejat. Tamam, në “Fitore të Pirros”.
Si rezultat, ne luftuam, e këta, ata përfituan!
Dhe ne akoma vazhdojmë të përqendrohemi në fitore betejash mes nesh, e humbje luftërash ndaj të tjerëve.

A mund dhe çfarë duhet nxjerrë mësim nga kjo, si më sipër?!
Po, mundemi!
Hedhja e fajit tek njëri-tjetri ka mbjell armiqësi mes nesh; lënia jetim e tij, na ka ekspozuar ndaj pësimeve tjera;
Prandaj, fajin duhet adresuar në formë spirale, duke filluar nga veta e parë. Si rezultat do të habitemi se si ai më pak na godet ne e më shumë të tjerët, për dallim nga ajo që, kur i fajësonim të tjerët, më shpesh na godiste ne se sa ata.
Ndërkaq, meritat duhet ndarë në formë vorbulle. Nisur nga ky koncept, do ta shohim sa shpesh ato arrijnë tek ne e sa më rrallë çalojnë në periferi.

  • Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Zotri i nderuar Adem Breznica. Ju falemnderit per kete shkrim. Nga zemra Ju falemnderit per kete shkrim. E lexova disa here. Me rikujtoj permbajtja e shkrimit te Juaj disa libra, dhe nje film teper sinjifikant dhe nje ndodhi qe e ka pas Abei im Bekim Berisha ne lufte e cilin asnjehere nuk e kam tregu askujt. Se pari do te e permendi parimin nga libri “Arti i Luftimit” te Sun Tzu (Sun Wu), gjeneral dhe strateg kinez: ” Fitorja eshte e rezervume per ata qe jane te gatshem te e paguajn ate cmim” ( Victory is reserved for those who are willing to pay it’s price). E shkrova ne anglisht sepse nuk jam e sigurt qe ne shqip e kam perkthyer drejt. Pastaj disa pjese te shkrimit te Juaj lidhen me disa ngjarje e parime nga Bibla – Beselidhja e Vjeter. E shume pjese te Kanunit te Leke Dujagjinit lidhen me Beslidhjen e Vjeter nga Bibla. Ku permenden dhe jetesohen nocione: Faji, Ndeshkimi… Armiku. Ju ketu dikund po e nenvizoni se “Fajin e linim jetim”. Perosnalisht une e kisha lone Fajin jetim per tona kohna. Dhe nuk e kisha perdore ate nocion kurre- “Faji”. Shume bare e rande qe behet toksike, autotoksike-vetetoksike. Pra vethelmuese. E kunderta nga kjo eshte Liria e mbrendshme e cdo individi. Liria e mbrendshme eshte parakusht per Liri te jashtme. E na, nese flasim ne shumes, kurre nuk kemi vetedijesu nocionin e Lirise se mbrendeshme individuale e si parakusht te pakushtezum per Liri te jashtme. Ikim nga Liria e mbrendshme sikurse ata njerz , persona nga Shpella e Platonit ( Libri Shteti, kapitulli i VII, dialogu ne mes Sokratit dhe Glaukonit). Disi… pikerisht pse shqipetaret fajsojne njeri tjetrin eshte ndjenje e Fajit, qe shume veshtire mbahet, dhe ndoshta per kete, po them ndoshta, per kete kane nevoje te ikim nga Liria e mbrendshme individuale e te mshefemi ne turme dhe te cekin shpesh e te brohorisin: Une jam patriot! Na jemi patriota!! Na jemi SHQIETAR!! Cka i bjen ajo perveq nje parulle …e ne esencete zbrazet…. zbrezet. E te ishim ne mbrendesi te lire, nuk kishim pas nevoje per kesi parolla dhe cekje: “Une jam patriot”. Pra, perseri ikja nga liria individuale, e mbrendshme, personale. Kjo thenie e Sun Tzu e permban ne vehte te gjitha keto, ketu qe permenda. Pikerisht per kete: JO e madhe fajit, JO e madhe ndeshkimit, e si pasojes se ndjenjes se fajit, ndjenjes te jemi me pak te vlefshem, e qe ne finale kerkon kompenzim e me se shpeshti ate materiale, e qe ehte dukuri teper e rrezikshme. E njeriu i lire, ne mbrendesi i lire, nuk ka nevoje as per supstituim te ndjenjes se fajit dhe/apo ndeshkimit dhe vetendeshkimit. Njeriu, cdo individ, cdo njeri mund te jet, te ndihet i lire edhe ne burg. Per kete, pikerisht per kete flet filmi “The Shawshank Redemption” i gjirum me 1994. Gjindet ne vend te pare te Listes te filmave me te mire te te gjitha kohrave dhe nga analistet e per shkak te asaj lirie te mbrendshme te personazhit i cili ishte ne burg 20 vjet per krimin qe nuk e ka bo. Por ishte i lire ne mbrendesi,ne burg, i lire ne mbrendesi, dhe ne nje skene thote se ate, Liri te mbrendshme askush ASKUSH nuk mund te ta mer. Askush. Dhe ne nje menyre nga analistet ky film lidhet me nocione kryesore ne Beslidhjen e Re, me Krishtin, emni i te cilit edhe sot e kesaj dite, mas me shume se 2000 vjet cdo dite, tekstualisht cdo dite, eshte emen me i permendun ne Bote. A ishim na Iliret te lire, Ju si pasardhes i Ilirve, I Lire, dhe na tjeret, bashk me Juve? Ndoshta mbetet vetem pyetje retorike dhe asgje me teper. Ju Falemnderit per Vemendje zotri Adem Breznica. Diana Rexhepi

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër