ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Lutje përgjëruese Kryeministrit Kurti, koordinohu me Washingtonin dhe Brukselin !

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Nga: Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
*
PËR URTI RACIONALE – NË VEND TË SOVRANIZMIT ARROGANT
*
Edhe unë, si shumë bashkatdhetarë, jam i përfshimë nga ankthi, sepse po na sundon një kryeministër që nuk po jemi në gjendje ta parashikojmë. Prandaj, nuk po më mbetet tjetër vetëm të uroj që KM Kurti të dominohet nga urtia racionale për vendimmarrje politike, si burrë shteti!
Për ata që nuk e dinë, po e potencojë, në momentin kurcial për fatin tonë, ishte sovranizmi fashistoid delirant i Millosheviqit, që provokoi ndryshimi e qëndrimit për 180 shkallë të Aleancës NATO dhe Rusisë.
Fatkeqësisht pothuajse gjithë Bota edhe në vitin 1998 ishte përcaktuar për viktimizimi të Kosovës. Edhe politikanë sundimtarë të Shqipërisë. Prandaj Serbisë i qe dhënë OKAY i heshtur për ta shtyp Kryengritjen e Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës, e cila ishte organizuar në kuadër të UÇK-së. Pritej që gjatë dimrit Serbia do ta shtypte Kryengritjen tonë. Por, meqë Serbia nuk po ia delte, qysh në vjeshtë 1998 diplomacia operative u përcaktua të ndërmerr angazhime diplomatike për ta nënshtruar Kryengritjen dhe ta viktimizonte Kosovën, për hir të sigurisë në rajon. Prandaj u përgatit Konferencë komplotiste në Rambuje, me skenar nga A deri në ZH. U caktua Treshja operative që duhej ta koordinonte komplotin: Hill (USA), Petrisch (BE), Majorski (Rusi).
Konferenca në Rambuje, e nisur më 6 shkurt 1999, u përmbyll pa sukses më 23 shkurt 1999, meqë delegacionet nuk e nënshkruan tekstin e marrëveshjes. U barzfajësuan Millosheviç dhe Thaçi. Atëherë dhe sot mendoj se delegacioni serb refuzoi sepse komandohej nga Millosheviqi, fashistoid delirant, të cilit i qe ofrua tekst marrëveshjeve funde e krye pro Serbisë. Ndërsa Thaçi refuzoi nënshkrimin sepse e komandoi DGSE-ja serbofile franceze.
Organizatorëve të Konfencës u mbeti ta përfitonin Presidentin e Francës, Jacques Chirac, që ta urdhëronte DGSE-në për ta komandua Thaçin që ta firmos “marrëveshjen”. Kjo u arrit dhe më 15 mars 1999 me nënshkrim në Paris. Fatmirësisht as në Paris delgacioni serb nuk e firmosi.
Më 23 mars 1998 Treshja komplotiste, serbofile, Hill-Petritsch-Majorski, shkoi në Beograd për ta lut edhe njëherë Millosheviqin të miratonte “marrëveshjen”. Gjatë takimi, Rusi Majorski i përgjërohet Millosheviqit. Millosheviqi me arrogancë e refuzon edhe përgjërimin e tij. Majorskit duhet t’i ketë plas filmi: “Nga ky moment nuk e ke mbrojtjen e Rusisë!” [Bazuar në rrëfimet e Wolfgan Petritsch-it.]
Ajo Treshe i raporton Vashingtonit, Brukselit, Moskës. Pason vendimmarrja për bombardim të Serbisë nga NATO – “për ta evituar katastrofën humanitare në Kosovë”.
I rrëfeva këto fragmente dramatike për të arsyetuar ankthin që po më shkakton kryeniqësia e KM Kurti, sepse po i ngjanë sovranizmit delirant të Millosheviqit.
Ende ka idiotë që besojnë së USA, për hir të interesave gjeostragjike të saj, nuk e viktimizon asnjëherë Shtetin e Kosovës, prandaj kanë luksin ta arsyetojnë edhe fyerjen që KM Kurti ia bëri Sekretarit Amerikan të Shtetit, Zotëriut BLINKEN!!
Edhe njëherë lutje përgjëruese KM Kurti: të koordinohet me Vashingtonin dhe Brukselin!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu