ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Ma kthe Varrin!

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Shkruan : Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
Nga paslufta në Kosovë, kaluan dy dekada.
Janë vrarë shumë aktivist dhe kontribues të mëdhenj të çështjes kombëtare të LDK.
Bashkëpuntor të afërt të Ibrahim Rgovës,njerëzit e shpirtit dhe të besës së Ibrahim Rugovës.
Dhembja ishte e madhe kur vraheshin ajka e patriotizmit dhe vetëdijës më të lart kombëtare. Çdo ditë,javë ,muaj, Dr: Ibrahim Rugova, cungohej nga krahët duke ia vrarë, derdh gjakun në tokë,tmerrshëm,bashkëaktivistave të tij,që Rugova kishte besë dhe amanete në realizimin e kauzës së tij të fuqishme për ta bërë Kosovën shtet të pavarur demokratik.
Pas vdekjes së Presidentit të moderuar shqiptar Ibrahim Rugova , e që ishte vdekje shumë e rëndë dhe e madhe për Kosovën, skenarët e banditave përbrenda LDK ,të shitur te SHIKU , me humbjen e Rugovës ,
filluan ta ngrisin kokën nga qepa e zezë dhe e mbërthyer për të gjallë të Rugovës, për me zënë vende dhe poste, në realizimin e argatllakut të marrë nga SHIK, për thyerjen përbrenda të veprimtarëve kombëtar të deriatëhershëm që i kishte Rugova në zemrën e tij , e të cilët ishin ,të pa zhytur dhe të pakorruptuar ndonjëherë në veprimtarin e tyre patriotike dhe kombëtare.
Nuk e di ku e kam lexuar, por po u’a rikujtojë lexues të mi, këtë thënjen që gjithë ma ” rresh”, trurin :
“Do të vie një kohë kur vrasësi nuk e din pse ka vrarë dhe i vrari nuk e di pse është vrarë”.
Andaj:
S’të shpëton syri e as mendja,as fati, e as kujtimi,as ai moment kur ti je ligshtue dhe ke veprue padrejt, e veprimet e tua të papeshuara për një të kaluar të hidhur ta qajnë shpirtin edhe sot.
Fraksionet ishin mollë sherri…
Partitë ishin mollë sherri në Kosovë…
Ne jemi rritur në luftë; e kemi parë luftën; kemi shpëtuar gjallë; i kemi parë vëllezërit tanë duke na i rrah shkau ,duke na i helmuar fëmijët e nxënësit nëpër shkolla, duke na i kthye ushtarët në arkivole të masakruar e vrarë , duke na e vrarë rinin për çdo ditë të zotit, neve asnjë dramë nuk na duket e madhe, më e madhe se drama që e kemi ndjerë dhe e kemi parë me sy dhe zemër gjatë luftes .
Këtij populli të harruar dhe të shtrirë për toke , asgjë, bash-bash asgjë nuk i duket interesant sot ,e as nuk e frikëson, nuk e tmerronë, e as nuk na zgjon prej gjumit që është gjysmë-vdekje, as frika e as vdekja.
E ne personazhet e përhershme në të parë dhe dëgjuar, të skandaleve shqiptare,që po na dalin nga nëntryeza tradhtit çdo ditë,
” po bëjmë gjum”, sepse kemi parë drama edhe më të mëdha. Kemi parë arrestime edhe më të mëdha. Kemi parë vdekje edhe më të mëdha. E kemi duruar shumë.
Ne s’dimë çka është Drejtësia, të cilën e ndajnë dhe bëjmë çfarë të duam me të, njerëzit e padrejtë dhe kriminelët, me nofka shqiptare ,e sa për këta të huajt edhe këta në bëfshin Drejtësi ,lirshëm mund të them se toka është katrore!?
Dramat që po vazhdojnë në Kosovë ,e që për regjisor kanë krerët politikë,këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptar,po kujtohet se sot ju ka ardhë dita, me i shërue profilet e tyre nga vetit e egra ,e të tmerrshme që i kanë atribue sa ishin shefa të krimeve të rënda që kanë ndodhë në Kosovë.
Shefat e krimeve me çdo kusht sot duken të butë, fragjil, të ndjeshëm, e jo qysh na kanë mësuar PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja ,neve popullin se shefat e shefave ishin ”Gestapo”,që syri vërr s’ju bën, a shkelin nëpër kufoma.
Gati arriti të na bind ”butësia” e shefit, ama e tradhtoi goja, gjuha që është armiku më i madh i njeriut, bash si Ram Marajn kur i gadiste, gaditun njerëzit, ren të LDK kishe është “zbulues special i leshit”. A keni harrue a jo?
-SOT:
Paradite pashë gazetarët , shokët e shoqet e mia, në homazhe, e ndezur qirinjë,të një të vrari në burg ,nga radhët e LVV, e ku m’u kujtua arkivoli.
Saherë është varrosur nga një i ri, vajzë e re , nga dhuna shqiptare tash ,(që nuk po vie prej serbëve) , por nga dora e vëllaut që mendon ndryshe ,etiketon ndryshe dhe vranë ndryshe , dheu përtrin dheun, ende pa i ra dheu fytyrës çunit apo goces ,ku dhuna ringjallet!
-MOTO:
”I thashë në gjumë Kryeministrit tim Albin Kurtit , se nëse do të pyeteshin këta (pleq të papërmirësueshëm, e të pa mëshirshëm të SHIKUT ),ne ende do të ishim duke ndezë qirinjë netëve pa gjumë, duke rivarrosur të rinjët dhunshëm, duke kujtuar se paqa është liri, duke të kujtuar ty se ti bën të pamunduren- të mundur ,e duke të të kujtuar ty se nga dituria, mudesh me kalue në harresë, (siç e dinë amerikanët) se paqe pa liri nuk ka, i ditur pa harruar diçka nuk ka, i fortë pa u ligshtuar ndonjëherë nuk ka ,sepse paqja është armëpushim,është papërmirësim, është e pa dhunë,e pa rivarrosje, e pa dashuri, e çka jo?
– LAJME:
Shëndet mendor ka, katarsisi të çmendur s’ka, nuk ka miratim por ka çmenduri.
Pjesëmarrja e zotit në aktin e krijimit,lulëzimit,rritjes, frytit dhe plakjes,e besojë se është fenomen botëror, këtë metafor e beson edhe Danillo Kishi.
Ligji për shëndet mendor, tani do ta kemi edhe në bulevardin ”Dëshmorët e kombit”, në Tiranë, nëpër të cilin Edi Rama ka vendosur të thej kufij ,e të krijojë aleanca,me ata që na kanë vrarë e sakatuar.
Sot,
Kemi një kryeministër të Shqipërisë, i rizgjedhur në mandatin e tretë qeverisës, që është shumë miqësor, e i afërm me Vuçiqin( ky ndjellës dhe gjakëpirës shqiptar ), dhe jopërfillës ndaj kosovarëve dhe Kosovës.
Ky Edi Rama, në vend qe të koordinon çdo veprim me Insitucionet e Kosovës, luan me ndjenjat dhe vuajtjet tona, faktorizon dhe rehabiliton Vuçiqin, hap rrugën e okupimit ekonomik të Shqipërisë dhe nga janari i vitit të ardhshëm sjellë Serbinë këmbëkryq në çdo pore të jetës shqiptare.
Kështu po thotë vet Edi Rama.
Ne Shqipëri, fatkeqësisht, mungojnë zërat e arsyes që të ndalin këtë bishë që do t’i kushtojë shtrejt popullit shqiptar dhe çështjes sonë kombëtare.Pra edhe këtu
do të thotë se paqa u takon dëshmorëve, jo njerëzve të gjallë.
‘Sado-kudo dikush do të përfitojë nga idea hyjnore e Edi Ramës: shqiptarët këmbëkryq do të sodisin femrat
kah kalojnë bulevardit, se për të meditur nuk meditojnë shqiptarët kur kufinjët e tyre shtramohen dhe derdhet leku”.
Ky shkrim i imi duhet të ketë një metaforë,mendojë, duhet të jetë ”pjesëmarrje të Zotit në aktin e krijimit të të mirës dhe të të keqes”.
-HARROVA:
Gati harrova me u rikthye te LDK , e këta LDK-istat e sotëm.
Por mu kujtuan vrasjet. E kush mund ti harrojë?
Të gjithë e dimë se gati për 1 dekad ,PDK dhe LDK kanë qeverisur bashkë.
Sa herë që PDK ia rrëzonte qeverin LDK, për me mbledh vota të majme këta të LDK thirreshin në patriotët e vrarë para dhe pas luftës.
Citojë: Sapo ta marrim qeverin do ti zbulojmë dhe do ti prangosim ,e ti qesim para derjtësisë vrasësit e Enver Malokut, Ahmet Krasniqit, Xhemail Mustafës, Tahir Zemajt , Sabahate Tolajt,Isuf Haklajt.
Një mik i imi ,ish gazetar nga radhët e LDK, i punësuar në një sektor të Ministrisë së Brenshme të RK.
Ai vet më ka treguar që Ministri Skender Hyseni e as ai Agim Veliu, kurrë ,as te dere s’ju ka shkue ,me i përshëndet,e lere më me u kërkue ndonjë letër apo dosje për të vrarët e pasluftes në Kosovë. Pra për me i hetue dhe me i zbulue vrasësit e njerërzve të mëdhenj duhet me qenë ”rrotë”, e jo kalavesh i rrushit të zi, (kush i ka lexuar shkrimet e mia e dinë se kënd e quaj unë rrush të zi),i cili vet ka pas dorë në udhërdhënje dhe përhapje markash dhe dollar,e po ta kryen punën e zbulimit dhe kundërzbulimit.
Si është e mundur një qeveritar udhërdhënës ta hetojë veten,kjo s’ka logjikë,por logjikë ka që ata për dy dekada, janë thirrë në emër të burrave të mëdhenjë që i ka pas Kosova ,e kanë blue vota me thas. Derisa u ra boja…
– KUJTOJË:
Albin, Glauk, Albulen, Xhelal…
E ju shokët dhe dashamirët e Astrit Deharit…
Astriti u vra dhunshëm në burgun e Kosovës duke u akuzuar padrejtësisht si terrorist.
Gjurmët e krimit nuk fshihen leht ,sepse unë ende besojë në gojdhënat e odave se gjaku nuk të lëshon kurrë.
Ato gjurmë nuk zhduken kurrë sepse dorasit dhe udhërdhënsit , logjikisht e kanë të vrarë shpirtin dhe trurin, me flijimin dhe dhunën që ia kan shkaktua Astritit studentit të mjekësisë.
Unë fare mirë e di që drejtësia në Kosovë është e mykur,e kalbur ,e t’kurrur me miliarda padrejtësi .
Unë e di që mashtrimet dhe premtimet nuk zgjasin gjithmonë!
Ashtu qysh e di ,që për flijimin e Bekim Berishes, Komandant Abejes një përgjegjësi të madhe e mban ai që është në Hagë ,ku gabimet e tij janë aq të mëdha sa s’po mundem, me ia kuptue peshën e barrës qysh e mbanë brenda shpirtit dhe njerëzores .
Ashtu qysh e di,që për vrasjen e Xhemajl Mustafës një përgjegjësi të madhe e ka Fadil Syleviqi (kishe i vdekur). E që edhe 500 milion dëshmi ti jep në Hag me fytyrë të kamuflluar, verdiktin e drejtësisë s’ka me pas qare pa e rrëfye,e me u zbulue nga vet miku i tij.
Ashu qysh e di që komandant Tahir Zemajn e kanë vra ” hijet e zeza “,nga Shqipëria me pagesë të majme nga sigurimci i kazinove në Zvicer.
Ashtu qysh e di që Kolonel Ahmet Krasniqin e ka vrarë Feriz Kërrnaja për një shumë parash nga plancat e hoteleve të Rognerit në Tiran.
Kam frikë se edhe vrasja makabre e dhunshme e Astritit ka me mbet veq premtim fushate sepse drejtësia e Kosovës fund e krye është e kapur nga njerëzit që kanë punuar “hon e donë “,për Serbi ,e tash për SHIK.
Vështirë është shumë, me u pastrue peshorja e drejtësisë sepse shumë polic ,prokurorë e gjykatës trupin e kanë nëpër Institucionet e Kosovës, a kokën u’a dirigjon e kaluara e tyre e tmerrshne dhe SHIK-u.
PS:
Unë në ora 20:00 ndeza qirinjë për shpirtin e bardhë dhe kombëtar të Astritit!
Paqja dhe mëshira e zotit i bëftë dritë Astritit!
Unë qirinjët i ndeza në ballkonin tim,por hoxha ma tërhoqi vëmendjen të respektojë rregullat sepse jam bërë e padisiplinuar.
Sidoqoftë faleminderit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu