ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Maca nën sofër

Shkrime relevante

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Dje, pasdite, në Gjenevë të Zvicrës, u varros Aktori ynë i njohur Adem Muji

Arif Ejupi Me 21.12.2024 Më 16 dhjetor të këtij viti pas keqësimit të...

Shpërndaj

Raif Gashi, shkrimtar nga Prishtina
Tregim
Nëna ime më kishte sjell në këtë botë, diku më mal, e kishin rrokur dhimbjet e nuk kishte mund me arritur te mjeku, pra shkurt, unë jam i lindur në mal.
U rrita si i malit, gjithnjë me një ashpërsi mali. Si fëmijë kurrë bukë nuk jam ngi. Thonë se, njëherë më kanë shpallur për të vdekur. po, po edhe vorrin e kishin hapur. Një trup e kishin sharrua për dërrasa. Pasi thanë lajmin se kisha vdek, erdhen gjinja me më vorrosur, u nisën e rrugës për te vorret diku te dardha e Krahinit, e tërhoqën këtë lajm.
Fëmijët e lagjës nuk më donin, as nuk më pranonin në lojën që luanin, e as në lojën symsheltas. Me bagëti më duhej të rri në këmbë gjithnjë, edhe hijet m’u bënin ujk dhe hije ujku. Në shkollë shkova i ri, te gjitha pesshat ua marrsha të tjerëve. Besoni isha shumë halitan, krejt e kishin thënë atëherë. Në shkollë nuk duroja fare. Edhe këtu kisha tiparet e njeriut të malit. Si çoban i deleve edhe pse ujku i hante delet pa më pyet, unë mbetsha fajtor dhe merrsha shpërblim një rrahje me rrip, e herë-herë edhe me çka kishte më ngatë.
Kur i rraha disa çoban shkije, hangra rreh se djemtë e axhës thanë se unë isha fajtor. Që atëherë nuk flas me ta. Kur shkova në gjimnaz të gjithë më thërrisnin katundar, deri sa ua pata skuqur me shpulla faqet “sheherlive” Tefikut e Faikut, e u qetësuan të tjerët. Ruajuni iu kishin thënë të tjerëve Tefiku e Faiku për mua, se ky ish i egër. Në gjimnaz profesoresha e serbishtes ma la njësh. Në gjimnaz më burgosën shoqen time të klasës, pata qajtë për të deri sa u kthye. Në gjimnaz lexoja secilën libër që më binte në dorë, edhe vjedhë kamë libër atë kohë. Në gjimnaz më kanë rrahur edhe profesorët që nuk më kuptonin, bile Adem Musmurati më ka pas rrahur shumë keq, por edhe unë ia shava nanën. Ha, ha, ha.
Kur shkova në fakultet situata ndërroj krejt. Lëndët profesionale merrja (dhjetë), e në sociologji (pesë), pesë herë rresht. Mos të harroj se secili fakultet ka pasur argatë të pushtetit, e këtu ishte sociologu që veç ka ikur në botën tjetër.
Kur hyna në ilegale nuk gjeja shokë për farë.
Kur më burgosën nana ime qau me lot, e axha im kërkoi me u nda me vëllain e vetë.
Shumëkush u gëzua. E ka lyp dhe e ka gjet, kishin thënë. Edhe një mik shtëpie kishte kërkuar që të prishet miqësia, sepse ia kisha prish hesapet me shkjaun. Nuk kishte faj i gjori punonte në ”Narodna odbranen” e shkjaut, e për kurreshtjen e juaj po ju tregoj se ende punon ai far pisi, në një post përgjegjës, bile po e respektojnë më shumë se mua.
Gjatë burgut më thanë se nuk mundem me u martua me atë që e doja.
Kur e pata pyetur babën tim se a po vjen ndokush mysafirë me ndejt, ai mu përgjigj shkurt se: kanë humb krejt bir-o. Kur dola nga burgu, të parët më vizituan disa zagar të shkjaut. Disa vinin në mbrëmje e disa të tjerë as nuk guxoni të ndihen gjallë.
Nuk e paska ndreq burgu hiq, thonin rrethi.
Në dasmën time vura vetëm një flamur, edhe atë me shqiponjë. Shumëkush bënte dasmë me shkja në ballë të dasmorëve e me dy flamuj, të shkjaut të parinë, e shqiponjën të dytën. Kishin kumbari me ta të shkretit. E kumbaria nuk prishet lehtë. Më parë prisheshinë me vëlla se me shkja.
Shumëkush nga ata sot janë në ballë të vendit, bile “patriot” me za.
Edhe këtu dola i mundur. Ha, ha, ha.
Kur ia drejtova pushkën shkaut, prapë më shanë, e nuk më lanë gjë pa thënë, bile edhe argat shkau më bënë.
Kur shkau u shporr nga këtu ata horra thanë: na e dëbuam, pa therë në këmbë e në ballë të vendit përsëri.
Përsëri mbeta i keq, por nuk jam i keq, edhe pse vendlindjen e kam në mal.
Unë ju dua shumë, e nga ju kërkoj të më doni vetëm sa e dashtët armikun.
Shkrimi është i Hygara Meka

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu