Shqipëria është një ndër katër portat hyrëse të mallrave kontrabandë për në Unionin Evropian, së bashku me Egjiptin, Marokun dhe Ukrainën.
Kështu thotë një studim i fundit i zyrës së pronësisë intelektuale të Bashkimit SEvropian, OECD , EUROPOL dhe NTERPOL .
Të dhënat e raportit i referohen vitit 2013, të fundit ku ka shifra reale, dhe flasin për një industri globale që vlen plot 460 miliardë dollarë, nga ku 85 miliardë dollarë vetëm në Unionin Europian.
Shqipëria figuron në listën e dhjetë vendeve që janë burim i produkteve farmaceutike të falsifikuara, dhe mban vendin e 7-të në këtë listë globale, duke qenë e vetmja evropiane.
Sa i përket produkteve kozmetike dhe parfumeve të falsifikuara, Shqipëria është e gjashta në botë, dhe e treta në Evropë. Në të dyja këto kategori, si për produktet farmaceutike, e si për ato kozmetike, Shqipëria nuk figuron në listën e eksportuesve më të mëdhenj në Europë, çka do të thotë se, një pjesë e mirë e këtyre produkteve mbeten në Shqipëri, ose kontrabandohen në vendet e rajonit:Kosovë, Maqedoni,Malin e Zi ,Serbi, Luginë të Preshevës , Bosnjë Hercegovinë, Republika Serpska etj.
Sipas Bashkimit Evropian, OECD dhe Europol, Turqia shfrytëzon Shqipërinë si portën kryesore hyrëse të produkteve të falsifikuara drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Për furnizimin e Europës me parfume dhe produkte kozmetike falso, Shqipëria nuk njeh rivalë në kontinent. Rruga kryesore e transportit është tokësore.
Për produktet e lëkurës dhe çantat, Shqipëria është e treta në botë, dhe e para në Evropë, madje ia kalon edhe Hong Kongut, që është ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj në botë të produkteve të falsifikuara.
Te e njëjta kategori, në tabelën e importeve, Shqipëria zbret në vendin e 9-të, çka do të thotë se, një pjesë e madhe e këtyre produkteve janë të destinuara për tregun e brendshëm.
Shqipëria, Bosnja dhe Maroku janë ndër tre vendet kryesore të kontrabandës së këpucëve në Europë. E njëjta gjë vlen për syzet e diellit, pajisjet mjekësore, e sidomos për lojërat e fëmijëve, dhe pajisjet sportive.
Në Koosvë ka nisë të Lulëzoi tregtia farmaceutike me preparte të ndryshme destinuar për tregun e Republikës së Kosovës,nëpërmes firmave jo ekzistente shqiptare “on line”, ku ktë firma të pa regjistruara në tregun shqiptar I shesin prodhimet e veta të fallcifikuara farmacetike nëpërmes instagramit, faceboocut, tik-Tokut disa prodhime në përmes postës së shpejtë të firmave Postman të dërgueve shqiptar anonIm nga Tirana për tritorin e Kosovës në farmacitë fjala vjen “Pronatural”Tirana dhe distributor “Pronatural” Prishtina ku shesin produkte të nduardurshme farmaceutike me çmime enorme për suplementet metabolike Diabetes melitus me emrin “Gluconax”, të prodhuesit Estonez, apo të sëmurjes se Prostatës me emrin “Prostatol complex”,”Epimedium complex”,apo Disfunkxionit erektil “Fortex capsule “me çmime enorme.
Të gjitha këto produkte janë të pa licencuar në Agjencitë farmaceutike(AKPM në Kosovë dhe Shqipëri) dhe të gjitha këto ilaqe që propagandohën në gazeta si dhe televizionet tona më pagesë, dhe në Instagram dhe Facebook pa pagesë ti bijnë më postë të shpejtë pa kurrfarë fature por me ca kode referuese, që shitën pa tatim ( më pare në dorë) pa kurrfarë prospekti për përdorim, posa ta bije shoferi I postës së shpejtë !..
.Dhe për çudi të gjithë shpiksit e këtyre ilaqeve janë shqiptar, student të njohur të mjekësisë në vend ,apo mjek në zë shqiptar që punojnë në Institucione të “famshme” botërore.
Nuk e dijë a ka Inspektorat sanitar,AKPM., MInistri të Tregtisë,Hapsinore,Polici të Kosovës,MSH etj. që ti kontrollojë këto “ilaqe” që bartën pa fatura,me postë të shpejtë në Kosovë e gjetkë.