ARKIVI:
2 Prill 2025

Manipulantët e procesit zgjedhor!

Shkrime relevante

Pse Kosova nuk është shtet i konsoliduar ?

Autori: Lirim Gashi, Prizren __ (në shqip dhe serbisht) __ Shteti është pasqyrë e qytetarëve...

Me murtajë kundër kujtesës historike shqiptare

 Jusuf Buxhovit "PER TE TERRA MIA - LE CONFESSIONE DI GJON...

Rusia i fton 160,000 të rinj për shërbim ushtarak

Russian Prime Minister Mikhail Mishustin leads a meeting with his deputies...

Autopsia e socializmit feudal

Eshref Ymeri (Dështimi i një sistemi politik)                            Para disa kohësh, miku...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Shqiptarët e robëruar të Kosovës më të mbrojtur kanë qenë nga Bibla e Kurani, por edhe nga Kanuni i Lekë Dukagjinit sesa nga Kushtetuta e shtetit të pavarur dhe sovran!

Kryetarët matrapaz të komunave të Kosovës

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e adaptuar nga aktet dhe nën-aktet ligjore të Kushtetutave të vendeve evro-perëndimore, përveqse të pazbatueshme në praktikë, me vakumet e shumta nga brenda, ju ka dhënë mundësi manipulimi politikanëve të papërgjegjshëm të të gjitha llojeve dhe ngjyrave.

Shëmbulli më enklantakt i abuzimit të vakumit ligjor është ai i kandidimit për deputet i kryetarëve të komunave!

Nga momenti i kandidimit të një kryetari të komunës për deputet e deri në momentin e çertifikimit të deputetëve nga KQZ, komunat mbeten pa kryetar!

Edhe pas çertifikimit të deputetëve, vakumi kushtetues po ua mundëson atyre të zgjedhin prapë mes postit të kryetarit të komunës dhe deputetit në Kuvend!

Në këtë situatë ballafaqohemi me një situatë paradoksale dhe të pazakont, kur kryetarët me votat e fituara për deputet kthehen përseri në postin e kryetarit të komunës dhe anasjelltas, kurse kryetarët humbës pa fije turpi përseri kthehen në postin e kryetarit të komunës!

Rregullimi me një akt ligjor, i cili ua pamundëson kandidimin kryetarëve të komunave do ta parandalonte lehtësisht abuzimin me voten e qytetarëve për llogari të partive të inkriminuara politike!

Nëse nuk parandalohen me ligje në Kuvendin e Kosovës këto lojra të pandershme politike, do të krijohen paradokse tjera, të ngulfatjes së vullnetit të elektoratit për dalje në zgjedhje! Për shkak se me tërheqjen e kandidatëve (kryetarëve) fitues prej postit të deputetit, po ndodhin kontrabandime të posteve politike në Kuvendin e Kosovës!

Kryetarët e zgjedhur për deputet, nuk e lëshojnë postin e deputetit për çështje humanitare, por këtë e bëjnë në këmbim të diçkaje më të madhe të ofruar nga liderët partiakë.

Lirisht mund të themi se, kryetarët e komunave mbeten manipulantët më të mëdhenj të dhe më të papërgjegjshëm të procesit zgjedhor, të cilët për disa muaj i lanë postet vakante në komunat që drejtojnë për t’a zierë mirë çorbën elektorale brenda subjekteve politike, duke i lënë jashtë procesit zgjedhor aktivistët dhe veprimtarët më të spikatur!

Kjo i ka dhënë shije të keqe demokracisë parlamentare dhe sistemit zgjedhor në veçanti. Në fakt, kjo është mënyra më e keq e pengimit të ndryshimeve politike në vendin tonë!

Zgjedhjet komunale të vjeshtës së këtij viti janë mundësi e mirë e ndëshkimit të shkelësve manipulantëve të sistemit zgjedhor, përkatësisht të kryetarëve të komunave që lanë postet e tyre për garën zgjedhore në nivelin qendror! Ata që ia kthyen shpinën qytetarëve të komunës, qoftë për interes personal apo partiak nuk janë gjë tjetër veçse abuzues të pushtetit dhe përfitues nga buxheti i shtetit për interesa personale dhe klanore.

Mos ua falni gabimet manipulantëve, ndëshkoni me votë në zgjedhjet lokale!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu