ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Maqedonia – 31 vjet shtet i pavarur

Shkrime relevante

Shpërndaj

Dijana Toska, Shkup
___
Frika për të folur na është shndërruar në një zakon të pashkruar qyqarllëku, i cili me vetëdije po na rreshton në anën e erët të historisë.
U themelua si shtet unitarist dhe ekskluzivisht për popullin maqedon , ndërsa të gjithë të tjerët do të konsiderohen minoritete me të drejta ligjore të limituara kombëtare.
Shqiptarët paten tri momentume historike për ta ndryshuar juridikisht statusin e tyre kombëtarë nga një pakicë në element shtetëformues si e drejtë e tyre e natyrshme dhe lashtë historike, gjeografike, kulturore që ka rrënjë të lashta në trashigimin qindravjeçare e të jetuarit në këtë hapësirë e njohur tani si RV e Maqedonisë, por nuk e shfrytëzuan dhe kjo as nuk mund të arsyetohet e as tu falet.
Për këto 31 vjet faktori politik shqiptarë arriti disa rezultate të cilat më shumë ishin të imponuara nga faktori ndërkombëtarë që edhe pjesëtarë të pakicave të tjera që jetojnë këtu të jenë pjesë e sistemit e administratës dhe të udhëheqin me resore të caktuara shtetërore. Sot, mund ti gjesh kudo në çdo pore të jetës të punësuar si militant partiak dhe dorën në zemër është një sukses në krahasim me vite më pare kur shqiptari mund të hynte në një institucion shtetëror veq për tu ankuar ose gjykuar.
Për 31 vjet faktori politik shqiptar pozitë e opozitë asnjëherë nuk arriti të organizojë një takim të përbashkët, të ndërtojë një strategji kombëtare për të drejtat dhe liritë, për statusin juridiko kushtetues të këtij populli ndaj të cilit do të rrjedhnin obligime e përgjegjësi partiake e të qenurit pjesë e koalicionimeve parazgjedhore deri në bashkëqeverisje me partnerin maqedonas.
Si rezultat i kësaj bashkëqeverisjeje pa ndonjë platformë strategjike kombëtare edhe pas 31 vitesh, shqiptarët nuk arritën të bëhen element shtetëformues, nuk arritën ta zyrtarizojnë gjuhën shqipe, por përkundrazi aq e poshtëruan e njollosën, degraduan sa sot ajo ka marr një përkufizim fashist të një pakice prej 20%.
Pas 31 vitesh shqiptarët vazhdojnë të mbijetojnë si një etnitet pa e rrumbullaksuar identitetin dhe sovranitetin e tyre kombëtarë dhe kulturor në shtetin e tyre, edhepse janë pjesë e pushtetit e që në rrethana normale konsiderohet një avantazh jetik për ti ndryshuar standartet diskriminuese të imponuara nga partnerët koalicionues.
Sot dy etnitetet numerikisht më të mëdha në këtë shtet, maqedon e shqiptar, bashkëqeverisin pa ndonjë strategji të përbashkët për të ndërtuar një shtet stabil, një shtet të qytetarëve të saj me të drejta të barabarta, një shtet të përcaktuar qartë pro perëndimit i cili ka potencial e resurse natyrore për tu zhvilluar e krijuar një standard më të lartë jetese për qytetarët e saj.
Dhe përderisa dy etnitete nuk kanë asnjë lider vizionar, burrështetas e patriot që me vendosmëri do ta shpienin shtetin pro perendimit e qytetarët e saj do ti rreshtonin në krah me civilizimin, kurrë nuk do të gjej stabilitet as të brendshëm e as të jashtëm do të zhgaravitet mes lindjes e perendimit, do ta degradoj edhe më rëndë ekzistimin e saj si shtet sovran e të pavarur me turbulenca nacional shoveniste brenda për brenda saj.
Të gjitha të arriturat e shqiptarëve për këto 31 vite janë kozmetike, infrastrukturore, sistemore që i gëzojnë pakicat në çdo shtet demokratik, ato fundamentalet siç po shihet janë kafshatë e rëndë për tu arritur me këtë kapacitet intelektual e kombëtarë që kanë treguar liderët shqiptarë me gjithë stafin akademik që kemi.
Hendikep i palës maqedone edhe mëtej mbetet kontestimi i identitetit të tij kombëtar, ndërsa ne si komb u bëmë pjesë e këtij shteti me identitet të qartë kombëtarë, trung të pastër dhe unik, ndërkohë që partitë politike shqiptare me veprimet e tyre shkatërruan e përçan këtë trung, për pak vota ju shitën dreqit e t’birit për të na tkurrur, për të na ndryshuar vlerën e identitetit shekullor kombëtarë, pikërisht ashtu siç kanë dashur të na shohin gjithmonë armiqët tanë.
Sidomos këto 10 vitet e fundit një pjesë e madhe e popullatës tonë fatkeqësisht ka vendosur të bashkëjetoj me ne, por, me një identitet të huaj i cili çdo ditë e më shumë po merr hov jo vetëm në shtëpitë tona, po edhe në institucione shtetërore, në universitete, shkolla e deri në çerdhe të improvizuara ku po shkilen të drejtat elementare të fëmijve tanë.
Shteti nuk ndërmerrë asnjë hap për ti luftuar dhe vendosur ligjin mbi këto dukuri devijante e kriminele që stimulohen me para të pista e që legalisht dhe ilegalisht futen nga shumë fronte, sepse ndoshta kjo gjendje e jona gjendje e mjeruar i përshtatet.
Heshtë Avokati i Popullit që është edhe shqiptar për shkeljen flagrante të të drejtave elementare të fëmijëve. Heshtin profesorët universitar, heshtin akademik e intelektual, heshtin mediet.
Frika për të folur na është shndërruar në një zakon të pashkruar qyqarllëku, i cili me vetëdije po na rreshton në anën e erët të historisë.
Bravo për NE!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu