ARKIVI:
16 Nëntor 2024

Maqedonia as me Talat Xhaferin nuk do të flas shqip!

Shkrime relevante

Ja, këta janë përgjegjësit e vërshimës së fashizmit islamik në Shqiptari…?

Msc Belisar Jezerci KUSH JANË PERGJEGJËSIT KRYESOR TË ESKALIMIT TË ISLAMIT RADIKAL...

Xhamia e Erdonait në Prishtinë, xhami për zhdukjen e Dardanëve

Nga Belisar Jezerci ___ "XHAMIA" QENDRORE NE PRISHTINË! Kjo ndërtesë me emrin e kamufluar...

Istogu dhe trimat e tij në hisori

Bardh Mustafë Nengurra Ka vite që nëpër Istog debatohet për disa...

A duhet miratuar Eutanazia në Shqipëri?

Pirro Prifti, Tiranë Një debat i madh por edhe një problem  kompleks...

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Uglanin

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Zgjedhja në rrethana normale e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut do t’na bënte të gjithëve të ndjehemi të lumtur dhe krenar, por zgjedhja e përkohshme pa mandat të plotë kushtetues dhe juridik, nuk është gjë tjetër, veqse një vetmashtrim i shqiptarëve! Në këtë situatë të krijuar, shqiptarët kanë të drejtë për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht!

Kryeministër simbolik për gëzim të përkohshëm të shqiptarëve

Shqiptarët e Maqedonisë edhe pse e bën luftën “çlirimtare”, jo vetëm që nuk u çliruan nga pushtuesit maqedon, nuk e fituan asnjë të drejt kushtetuese, madje as të drejtën e popullit shtetformues, siq e kanë minoritetet tjera në rajon!

Serbët edhe pse shumfish më pak në numër në Kosovë sesa shqiptarët në Maqedoni kanë fituar më shumë të drejta sesa çdo minoritet në shtetet e rajonit dhe në botë.

Glorifikimi i tepruar i rastit të Talat Xhaferit, si kryeministri i parë dhe historik në Maqedoninë e Veriut, paraqet (vet)mashtrimin më të madh dhe historik të shqiptarëve në këtë shtet!

Pasi dihet mirëfilli, se një qeveri kalimtare nuk ka kompetenca të plota juridike dhe as të drejtën e marrjes së vendimeve dhe as të nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Rasti i Talat Xhaferit është tregues, se sa lehtë mashtrohen shqiptarët për pozita, qofshin ato edhe të përkohshme, duke u larguar nga interesi madhor i kërkimit të drejtës ndërkombëtare për të qenë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut!

Pas tre muajve krenarie kombëtare, rrjedha e lumit do të kthehet në vendin e vet, pra shqiptarët do të kthehen përseri në minooritet pa asnjë të drejt!

Pas tre muajve, ky kryeministër dhe këto parti politike shqiptare që u kënaqen me postin e një kryeministri transitor, do ta hedhin vallen ‘alla maqedonçe’ si më parë, pa e fituar asnjë të drejtë kombëtare, pra as të drejtën e dy gjuhësisë në tërë territorin e shtetit maqedon!

Por, e mira është se për këta tre muaj do të dëgjojmë fjalë të mëdha dhe glorifikuese, do të dëgjojmë edhe këngë folklorike dhe patriotike, të cilave pas tre muajve do t’iu humb shija e dëgjimit!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu