ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Maria – Nëna e Hyjit

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Dom Lush Gjergji, Prishtinë

Përshpirtëria e Nënës Tereze:

“Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të mbulojë me hijen e vet. Prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë – Biri i Hyjit.”                                                                                            (Lk 1, 35)“

“Maria e pranoi Jezusin në emër të të gjithë neve dhe, edhe pse ishte Nëna e Hyjit, ajo e shpalli veten shërbëtorja e Zotit.”                     (Nëna Tereze)

Asnjë njeri nuk ka bashkëpunuar me Zotin si bëri Virgjëra Mari, me aq fe, dashuri, thjeshtësi, përkushtim. Aty edhe është madhëria e saj: e madhe, tejet e madhe, e vetme, sepse jetonte me Zotin dhe për Zotin, duke pranuar dhe zbatuar planin hyjnor në të gjitha. Kështu ajo është bërë Bashkëpunëtorja e Zotit dhe njerëzimit, Nëna e Birit të Hyjit, Jezu Krishtit, Nëna e Hyjit.

“Por kur erdhi koha e caktuar, Hyji dërgoi Birin e vet, të lindur prej gruaje, të nënshtruar Ligjit, që t’i shpërblente të nënshtruarit e Ligjit, që ne ta fitonim bijësinë në shpirt.” (Gal 4, 4-5)

Në një vend tjetër, Shën Pali shkruan kështu: “Kini në ju po ato ndjenja që ishin në Krishtin Jezus: i cili, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe për kah pamja e jashtme dukej vetëm njeri. E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekje në kryq.” (Fil 2, 5-8)

Edhe Ungjilli e paraqet Jezusin si Birin e Hyjit, Birin e Marisë, Shëlbuesin e botës: “Ai do ta shëlbojë popullin e vet prej mëkateve të tija.” (Mt 1, 21)

Pohimi i Jezusit: “Zemër, biro! Të janë falur mëkatet!” (Mt 9, 2), kishte shkaktuar një reagim që ungjilltari Marku e përshkruan kështu: “Ç’po flet ky kështu? Po blasfemon! Kush mund të falë mëkatet përveç një Hyji të vetëm?” (Mk 2, 7)

Jezusi vetë, duke e përmbledhur jetën e tij, u thotë apostujve: “Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë – deri në të sosur të botës!” (Mt 28, 20)

Ungjilli i Lukës e paraqet Marinë si Nënën e Birit të Hyjit: “Shpirti Shenjt do të zbresë në ty e fuqia e Hyjit të tejetlartë do të mbulojë me hijen e vet; prandaj ky Fëmijë do të jetë i shenjtë – Biri i Hyjit.” (Lk 1, 35)

Elizabeta, tejet e lumtur se e pa Marinë, e përjetoi në Të Jezusin ende të palindur, thotë: çfarë fati, hiri, dhurate kam që të unë të vijë Nëna e Zotit! (krhs. Ml 1, 43)

Prandaj, Maria është personaliteti qendror – njerëzor për ndërhyrjen e Zotit në historinë e shëlbimit për mbarë njerëzimin. Kjo e vërtetë që shpallur qysh në Koncilin e Kostandinopojës (381), atë të Efesit (431), të Kalcedonisë (451), dhe që vërtetuar edhe në Koncile tjerë, së fundi në Koncili e Dytë të Vatikanit (1962-1965).

Koncili i Kostandinopojës saktësisht shpallë kështu: “Et incarnatus est de Spiritu Sancto ex Maria Virgine” – Dhe u bë njeri prej Shpirtit Shenjt  prej Marisë Virgjër. Në Koncilin e Efesit, kjo e vërtetë qe thënë edhe më qartë, duke e shpallë Virgjërën Mari Nënë të Hyjit me këto fjalë: “Kush nuk e pranon që Jezusi është Hyji i vërtetë dhe Virgjëra Shenjte Nëna e Hyjit…, përjashtohet prej Kishës.”

Koncili II i Vatikanit, në kushtetutën dogmatike “Lumen Gentium”, në kreun e VIII vërteton plotësisht këtë të vërtetë, duke e quajtur Virgjërën Mari Nëna e Hyjit dhe duke e paraqitur atë edhe si Ndërmjetëse tonë.

Kjo festë, rikthehet prapë pas Koncili të Dytë të Vatikanit, “ditën e parë të janarit, sipas liturgjisë së moçme të Qytetit” me këtë emërtim: E kremtja e Marisë tejet të Shenjtë Nëna e Hyjit, duke e lidhur “me kohën e kërshëndellave.”

Festa dhe e vërteta që Virgjëra Mari e papërlyer e ngjizi dhe lindi Jezu Krishtin, Shëlbuesin tonë, për virtyt të Shpirtit Shenjt, nuk është nderim vetëm për Marinë, por edhe për ne, për mbarë njerëzimin. Biri i Hyjit ka lindur prej Marisë Virgjër për shëlbimin tonë. Shën Papa Pali VI e ka lidhur këtë festë me Ditën Botërore të Paqes, “që pranohet gjithnjë e më shumë dhe  bënë të piqen në zemrat e shumë njerëzve frytet e paqes.” (MC 5)

Maria, gjithmonë Virgjër, domethënë Virgjër para, gjatë dhe pas lindjes së Jezusit, sepse kjo ishte vepër e Shpirtit Shenjt dhe e Virgjërës Mari (khs. Mt 1, 18-25; Lk 1, 26-38).

Zoja e Papërlyer: e zgjedhur dhe parapëlqyer për planin e shëlbimit që të jetë Nëna e Hyjit, qe pa mëkat burimor apo origjinal të Adamit dhe Evës, jetoi pa mëkat. (khs. Lk 1, 28. 41; Gjn 16, 13)

Virgjëra Mari, kurrë nuk ka qenë nën ndikim dhe sundimin e mëkatit, dhe as që mund të jetë, sepse ishte zgjedhur që të jetë Nëna e Hyjit, dhe si e tillë na ndihmon, përkrahë edhe ne në luftë kundër mëkatit, si bijtë  dhe bijat e saja.

Maria, është ngritur në qiell me trup dhe me shpirt, që të mund t’i pranonte dhe gëzonte frytet e ngjalljes së Jezu Krishtit,  të veprës  së shëlbimit.

Maria – Nëna e Krishtit dhe Kishës, kështu ishte shpallur nga Shën Papa Pali VI ne seksionin e fundit të Koncilit të Dytë të Vatikanit.

Për ne, është shumë e rëndësishme të kemi një dashuri të thellë për Marinë… Madhëria e saj është në përvujtëri,  në fe dhe në dashuri. Ajo e ka pranuar Jezusin në emër të gjithë neve, dhe edhe pse ishte Nëna e Hyjit, ajo e shpallë veten shërbëtorja e Zotit… Kongregata jonë është nën mbrojtjen e sigurt të Virgjërës Mari. Edhe pse punojmë në rrethana të vështira dhe të rrezikshme, me ata që janë të përjashtuar dhe të braktisur, deri me tani nuk ka ndodhë asgjë e keqe motrave tona, sepse ne shkojmë në takim me botën me rruzare në dorë, me uratë në buzë, me zemër plot dashuri për Zotin dhe për të afërmin…

Virgjëra Mari e ka mësuar Jezusin të ecte, të lutej, të lahej, t’i bënte gjithë këto veprime të vogla, që e bëjnë jetën e njeriut kaq të bukur… Edhe tash ajo është e gatshme të na ndihmojë, mësojë si ta njohim, duam, shërbejmë dhe dëshmojmë Jezusin…

Unë mendoj që nëse Jezusi ishte i aftë ta dëgjonte Marinë, edhe ne do të duhej të jemi të aftë për ta dëgjuar atë. Te këmbët e kryqit Maria bashkëndau mundimin me Krishtin. Ajo vazhdimisht hynë në jetën tonë, në jetën e botës, që të na sjellë gëzim e paqe, që të na udhëheqë kah Zoti. Kjo është detyra e Marisë sot dhe gjithmonë.” (Nëna Tereze)

Prishtinë, 12 prill 2023 – Radio Maria – Kosovë

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Z. Lushi, mos u merr vetem me shpirteroren por nganjehere merru edhe me shperdorimet qe po ndodhin ne gjirin e kishes se Kosoves. Fatkeqesisht per cdo dite e me teper po beheni si BIK-u. Ardhja ne krye te kishes katolike te ipeshkevit Dodë Gjergji ishte nje vendim i keq. At simpati te madhe qe kishin qytetaret e Kosoves per kishen katolike fatkeqesisht per cdo dite e me shume po zbehet. Prandaj sa me pare duhet qe kisha te reagoje dhe te keqen ta largoje nga gjiri i saj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu