ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Marjana Bulku: Një retrospektivë 10 -vjeçare në 110 -vjetorin e Vatrës

Shkrime relevante

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Depolitizimi i mërgatës!

Florim Zeqa Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por...

Shpërndaj

Marjana Bulku, New York

Vatra është liria e ëndërruar e shqiptarëve mërgimtarë por edhe atyre që e ëndërruan AMERIKEN  në SHQIPËRINË e vetburgosur , them unë qysh nga dita e parë që shkela në Vater me të madhen Tinka KURTI në krah e cila e mahnitur pas fotografive në muret e Vatrës njohu familjarë  të saj që nuk i kishte mundur ti takonte për së gjalli, pastaj ndaloi në minibustin e nënë Terezës e mori në duar  me fjalët “ Lutu për ne, Lutu për ne “,nisi të rrecitonte vargje që dikur  ia kishte kushtuar asaj.

Në fakt unë e kisha takuar vatrën  dhe vatranet  kohë më parë teksa promovohej vepra e Mal Berishës ; “ Jeta dhe veprimtaria e jashtzakonshme” Charls Telford Eriksonit për Shqipërinë dhe për shqiptarët “një amerikan i jashtzakonshem që e deshi SHQIPERINË jashtzakonisht , aty pashë për herë të parë vatranet fisnike që nën prezantimin dinjitoz  të autorit të vepres MAL Berisha, anëtar nderi i VATRES, donin, çmonin dhe respektonin aq shume njeri – tjerin, historitë e tyre sidomos ato të mundimit.

Aty njoha Agim Rexhen , një vatran fisnik që I dhuron sistematikisht Vatrës dhe çeshtjes kombetare: kohë , energji , para.

Aty njoha Harry Bajraktarin , këtë shqiptaro -amerikan të pakursyer për çeshtjen kombetare.

Aty njoha Gjon Bucajn fisnik ( ndjesë pastë ), Dritan Mishton , konsull ynë asaj kohë , Idriz Lamaj prej urtesisë të të cilit ke kaq shumë për të mësuar , etj  dhe keshtu Vatra mbeti tek une sa antike po aq edhe brilante por gjithmonë vitale sepse të tillë e mbante energjia që këta aktiviste të quajtur vatrane shkembenin me njeri- tjetrin.

Vatra i ftonte shqiptaret bujare të dhuronin kur kandidonte Mark Gjonaj, Suzan Shkreli, kur festohej dielli, kur Shqipëria dhe Kosova renkonte nga genocide, termeti ,gjithçka  bëhej  transparente nga i ndjeri dhe i nderuari Dalip Greca në  gazetën mbishekullore Dielli.

Do të mbetet i paharruar viti i  Konices në Vater ( 2016 – ta mos gabohem) ai set referencash dhe komunikimesh me ikonat e gazetarise si: Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, formati  i të cileve i dha vatres së ketij shekulli permasat e një institucioni që të gjithë duan ta vizitojne , të promovojne veprat e tyre, veten , miqtë .

Sepse Vatra keshtu na mesoi që tja ruajme historinë duke respektuar kontributet e cdo njerit Jetëgjatësia e saj na mësoi të mos i fryjmë zjarrit të urrejtjes, as atij të përçarjes ndaj Misioni i Vatrës  është i përjetshëm , do të referonte sot edhe  ish -kryetari i saj Asllan Bushati.

Po po. Misioni u Vatrës do mbetet i përjetshëm përsa  kohë në vendin tonë amë  ende mungon liria, drejtësia, demokracia.​

Marjana  Bulku

Qershor 2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu