ARKIVI:
23 Janar 2025

Mark Krasniqi akademiku dhe patrioti i shquar, përkujtim në përvjetorin e të lindjes së tij, 19 tetor 1920

Shkrime relevante

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

A thue duhet shufër…?

Nikolin Sh. Lëmezhi Poezi A thue duhet shufër…?   Në derë të shejtnores, gdhendë kjartë e...

Shpërndaj

Ndoc Bushgjoka, shkrimtar e studiues, Tropojë-Tiranë
***
* Mark Krasniqi akademiku dhe patrioti i shquar.
(Në përvjetorin e lindjes 19 tetor 1920)
“Kryqit as Hënës nuk ju kam bërë hyzmetin, po as nuk kam qenë kundër tyre. Në pllakën e varrit le të jenë vetëm emri e mbiemri, edhe shqipja dykrenore mbi atë emër.”
Mark Krasniqi.
Ishte fundi i qershorit i vitit 1980.
Ne qytetin Bajram Curri organizohej nje Konference shkencore, ku perveç studiuesve vendas, ishin ftuar e merrnin pjese edhe studiues nga Kosova.
Kush nuk e ka jetuar ate kohe, ose nuk ka pase dijeni, nuk mund ta dije, se me sa deshire dhe dashuri, priteshin vellezerit kosovare.
Sot i japin gojes e dores nga te duan.
Nejse.
Mes studiuesve kosovare ishte dhe Mark Krasniqi.
Pak para se me fillue aktiviteti, pergjegjesi i ekipit te studiuesve kosovare, qe ishte nje serb, tha se Mark Krasniqi nuk ishte pjese e ekipit dhe se nuk do lejohej te ishte pjesmarres ne konference.
Provokimii ishte i rende dhe banal. Siç eshte ne natyren e shkaut.
Mikepritesit nuk mund te nderhynin ne organizimin qe ishte bere jo nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, por nga Beogradi.
Menjehere organizatoret njoftuan qendren per provokimin dhe diskriminimin qe i behej akademikut dhe studiuesit Mark Krasniqi.
Nga lart u porosit:
“Ne nuk mund te nderhyjme ne kompetencat e ekipit shkencor te Kosoves, por Mark Krasniqi eshte i mirepritur me te gjitha nderimet vellazerore.
Pyeteni ku do te shkoje dhe plotesojani te gjitha kerkesat.”
Keto ja percollen akademikut Krasniqi, dhe i thane ku do me shkue,? – Ne Valbone, ne Fierze, ne Bytyq, ne Nikaj -Mertur etj.
Ai i falenderoj dhe u tha:
– Se pari ne biblioteken e qytetit se kam nje dhurate modeste.
E pastaj ku te doni.
Sa per ne NIKAJ – MERTUR, me i pase kambet si kam pase dikur ju kallzoj une rrugen.
Akademiku i shquar shkoi ne Biblioteken e qytetit dhe i dhuroi nje liber qe e kishte sjelle apostafat.
Ishte libri ” Gjurme e gjurmime”. Botim i Institutit Albanologjik te Prishtines i vitit 1979.
Nuk e di a eshte sot ai liber e ku gjendet. Por brenda kopertines ka pase kete shenim:
“Bibliotekes se qytetit Bajram Curri. me deshire qe studiuesit e saj ta njohin dhe ta duan sa me shume Kosoven Kreshnike.
Mark Krasniqi. Bajram Curri 30/6/1980 “
Disa dite me pas e mora ate liber dhe i jam mirenjohes autorit, per punen e mire dhe trimerore qe ka bere.
Mark Krasniqi i kishte shoket te rralle.
Vepra e tij duhet te studiohet e te na frymezoje per atdhetarine e diturine.
I qofte dheu i lehte ne ate jete, e u nderofte perjete.
Sot m’u kujtua ai moment ne 102 vjetorin e lindjes se burrit, atdhetarit dhe intelektualit te pashoq Mark Krasniqi.
Lavdi ne jete te jeteve, punes dhe vepres se Tij.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu