Hysen Ibrahimi, Suedi/Förslöv, 06.03.2025
Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe shqiptarëve në Kosovë janë dukshëm të ndryshme nga ato të popullit amerikan dhe ukrainas, si në strategji ashtu edhe në besimin reciprok, siç e di mirë Presidenti Trump
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin faktori kryesor në ndërhyrjen e NATO-s, edhe pse mund të themi se SHBA-të tashmë kishin vendosur të ndërhynin vetë duke bombarduar Beogradin dhe gjithë Serbinë mbi forca kriminale të ushtrisë dhe policisë serbe. Pse? Sepse SHBA-të e dinë që shqiptarët janë pro SHBA-ve dhe zgjerimi territorial i popullit shqiptar i shkon për shtati SHBA-së si zonë më vete në rajon. Kjo është ndryshe nga Ukraina, sepse SHBA nuk mund të krijojë asnjë bazë ushtarake në Ukrainë, e lëre më anëtarësimin e Ukrainës në NATO, të paktën për kohën që po flasim. Ndaj Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe shqiptarëve në Kosovë janë dukshëm të ndryshme nga ato të popullit amerikan dhe ukrainas, si në strategji ashtu edhe në besimin reciprok, siç e di mirë Presidenti Trump.
Nga 24 mars 1999 deri më 12 qershor 1999, për 78 ditë pa ndërprerje, Beogradi u bombardua nga NATO-ja, përkatësisht SHBA-ja, kjo nuk ndodhi me Ukrainën, megjithëse për Ukrainën pati mbështetje nga SHBA-të, por nuk kishte asnjë ndërhyrje dhe nuk do të ketë, pasi dihet se populli ukrainas dhe rus ka të njëjtën besim.
Vendimi për të ndërhyrë ishte një vendim i guximshëm i Presidentit Bill Clinton
Qëllimi kryesor i këtyre bombardimeve ishte shpëtimi i një populli nga gjenocidi, ose thjesht shpëtimi i një populli nga gjenocidi dhe më pas krijimi i shtetit të Republikës së Kosovës, ku sot është themeluar baza më e madhe ushtarake e NATO-s në Evropën Juglindore në bazën e Kosovës Bondstil.
Nisur nga kjo, ky sukses i madh dhe historik nuk mund të harrohet, pasi Kosova u çlirua me ndërhyrjen e NATO-s të udhëhequr nga SHBA-të me kosto të mëdha dhe tani Serbisë po i jepet territor apo një shoqërim me pushtete ekzekutive (një “Republikë e Serbisë”, si Republika Serbska në BH), që nuk duhet pranuar nga Presidenti Trump në asnjë rrethanë.
Një vendim i guximshëm i Presidentit Bill Clinton
Qëllimi kryesor i këtyre bombardimeve ishte shpëtimi i një populli nga gjenocidi, ose thjesht shpëtimi i një populli nga gjenocidi dhe më pas krijimi i shtetit të Republikës së Kosovës, ku sot është themeluar baza më e madhe ushtarake e NATO-s në Evropën Juglindore në bazën e Kosovës Bondstil. NATO krijoi një bazë ushtarake në Bondstel sepse një gjë të tillë u kërkua në Evropën Juglindore për arsye sigurie nga Serbia, e cila është një satelit i Rusisë. SHBA thotë: “Ballkani është një zonë e re strategjike për SHBA-në, ndaj ne duhet të zhvendosim trupa të mëdha në Ballkan, sepse rreziku është i përhershëm në këtë zonë të Evropës Juglindore”.
Presidenti Donald Trump sot nuk ka nevojë thjeshtë vetëm për marrëdhënie të mira me shqiptarët, por interesat e dy popujve Amerikan dhe Shqiptar, kanë nevojë për një strategji të përbashkët. Shqiptarët janë populli më besnik i popullit amerikan.
Nga Prsedisnti Tramp, gjatë manadatit të tij, Kosova të anëtarësohet në NATO dhe në organizmat ndërkombëtar duke u njohur edhe nga shumë shtete që ende nuk e kanë njohur. Ne populli shqiptar, përjetësisht ju jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Institucionet të cilat do të dalin nga këto zgjedhje, prioritet mbi prioritetet duhet të kenë bashkëpunimin me Shteteve të Bashkuara të Amerikës me në krye Presidentin Tramp.
Jemi të bindur se gjatë presidencës së tij, presidenti Trump e ka për t’a anëtarësuar Kosovën, anëtare të NATO-s, pastaj në organizata tjera ndërkombëtare, si dhe për të ndikuar me autoritetin e tij njohjen e shtetit të Kosovës nga shumë shtete të tjera që ende nuk janë njohur.
Ne shqiptarët, përjetësisht mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për ndihmën e tyre. Institucionet e Republikës së Kosovës që do të dalin nga këto zgjedhje duhet të kenë prioritet bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me në krye presidentin Donald Trump.
Nëqoftë se dikujt ia ke shpëtuar jetën, ke marrë për obligim që tërë jetën të kujdesësh për te!