Prof. Bajram Binaku, Pejë
______
* Vetëmashtrimi ynë …!
Me 1999 u çlirua Kosova, me 2008 shpalli pavarësinë! Kishim një UÇK, pas lufte, pastaj FSK-në e se fundmi dhe një ushtri, pa marr parasysh se a quhet ushtri apo forca ushtarake! Kryesore kemi një organizim ushtarak, me të cilin mund të operojmë e mburremi. Mirëpo ta kesh një ushtri, të pa përfeksionuar deri në shkallën më të lartë pregatitore, të shkolluar e të aftësuar në të gjitha fushat e artit ushtarak dhe një ushtri të armatosur jo mjaftueshëm, tregon se edhe sovranitetin e kemi të kufizuar. Shqiptarët në aspektin e mbrojtjes nuk duhet të jenë të ndarë si komb në dy apo më shumë pjesë, qe faktikisht jemi. Dobësia jonë është, se edhe Shqipëria nuk ka kapacitete ushtarake mbrojtëse, sikur qe kishte në kohën e Enver Hoxhës!
Në anën tjetër Serbia po armatoset në të madhe nga shtete të ndryshme, sidomos nga lindja. Përse ajo armatoset, lindë pyetja? Sigurisht për të sulmuar. Kënd do të sulmojë po ti vinte shansi?
E para do të ishte Kosova, pastaj Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, besa dhe shtetet tjera duke përfshirë dhe Shqipërinë. Kroacia po armatoset më të madhe. Arsyeja e vetme, është mbrojtja nga invazioni serb. Serbia njef vetem gjuhën e forcës, prandaj shtetet për rreth saj mund të garantojnë paqen vetem duke krijuar një ushtri mirë të armatosur. Bisedimet qe po zhvillohen mes palëve në Bruksel mund të prishen qe në momentin e parë pasi të forcohet ndikimi i rus në Ballkan. Shpresoj, qe kjo mos të ndodhë kurrë. Shqiptarët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se luftën nuk e kemi fituar me Serbinë, kemi fituar një nga betejat e shumta brenda 100 viteve, e cila ka rezultue me fitore dhe shpallje të pavarësisë me miqët tonë ndërkombëtar, sidomos me ata amerikanë!
Para pak ditësh serbët ja kishin mësyer veriut të Kosovës. Do të kishin ardhur deri të Ura e Ibrit, po të mos i ndalonte KFOR-i!
Ata e kanë llogaritur këtë aventurë, e cila nuk është drejtuar vetem kundër Kosovës, po edhe kundër KFOR-it, EULEKS-it e organizatave tjera ndërkombëtare. Bisedimet me Serbi mund të rezultojnë të suksesshme vetem atëherë kur Ushtria jonë është e aftë t’a mbrojë çdo pëllëmbë të teritorit të vet.
Serbia do t’i zbatojë marrveshtjet vetem kur t’a kemi një përkrahje nga Shqipëria, e cila do të ketë një ushtri të fortë e të armatosur.
Si shtet qe jemi duhet të koordinphemi edhe me bashkëkombasit për rreth, në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Sanxhak e diasporë !
Serbia pret, qe ne të jemi të ndarë e të na gëlltitë një nga një. Këtë, udhëheqësitë tona nuk duhet t’a tolerojnë! Më mirë është të ngrihet një konflikt sikur qe ishte i ngrirë me Greqin, se sa të bëjmë koncesione në emër të një pajtimo të përhershëm me Serbinë.
Nuk do të ketë pajtim pa pasur një ushtri të fortë!
Bashkimi i forcave ushtarake, me një memorandum mes Kosovës e Shqipërisë, duhet të ndodhë sa më shpejtë, qe është e mundur. Edhe Shqipëria duhet të mendojë, se mund të jetë e sulmuar, prandaj një ushtri e fortë i nevojitet. Sa më parë aq më mirë. Nuk guxojmë ti mbyllim sytë tani, kur po pregatitet një rend i ri botëror i nisur nga Rusia, me luftë e i ndihmuar nga Kina e shtetet arabe!