ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Marrëveshja e Kumanovës, bajraktarizmi dhe historia

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Nga: Dritan Goxhaj, ushtarak, Tiranë

____

Muaji qershor ka dy data të rëndësishme të cilat në shqiptarët i përkujtojmë vazhdimisht, por ama nuk ju japim atyre rëndësinë që ato kanë secila.

Data e parë është data 10 Qershor, në këtë datë u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit në vitin 1878, ndërsa data e dytë, që ne e përkujtojmë më shumë se të parën, është data 12 qershor e vitit 1999, që njihet si Marrëveshja e Kumanovës.

Datën e parë, ne shqiptarët jemi vetë aktorë të kësaj ngjarjeje madhore në historinë tonë kombëtare, ndërsa në të dytën ne jemi spektatorë të kësaj ngjarjeje, pasi bajraktarizmi i brumosur ndër ne nuk na la të bëheshim aktorë, e të merrnim pjesë edhe në këtë ngjarje të historisë moderne të kombit tonë.

Më datë 9 qershor të 1999 filluan në Kumanovë bisedimet midis Shtabit të NATO-s dhe Shtabit të Ushtrisë Jugosllave. Gjatë këtyre bisedimeve në këtë ditë forcat serbe kërkuan siguri dhe garanci nga NATO se focat e tyre në tërheqje nga Kosova nuk do të gjendeshin nën sulmin e forcave të UҪK-së. Me këtë kërkesë ata i ndërprenë bisedimet derisa të merrnin garancinë që kërkuan.

Po këtë ditë në drekë, menjëherë forcat amerikane kërkuan një takim me UҪK për të diskutuar për këtë problem. Takimi u mbajt në Tiranë dhe në të morën pjesë nga ana jonë Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, Azem Syla dhe Kolonel Bislim Zyrapi, i cili kish qënë Shef i Shtabit të Përgjithëshëm të UҪK-së nga qershori 1998 deri në Prill të 1999, kur ishte zëvendësuar  në këtë detyrë me vendim të Qeverisë së Përkohshme dhe i ishte caktuar detyra e drejtuesit të Operacionit Shigjeta, që u zhvillua në kufirin verior të shqipërisë me Kosovën, në malin e Pashtrikut dhe në Koshare.

Në këtë takim pala amerikane bëri ofertën që në bisedimet e Kumanovës të merrte pjesë edhe Bislim Zyrapi si përfaqësues i UҪK-së dhe ish-Shef i Shtabit të saj. Ky propozim i amerikanëve u refuzua nga Azem Syla, i cili shtronte pretendimin që të merrte pjesë qeveria në ato bisedime.

Sërish amerikanët ngulnin këmbë duke sqaruar që kjo ishte një takim në nivel teknik dhe që do të rezultonte me një marëveshje tekniko-ushtarake, ndaj në të duhej që patjetër të merrte pjesë ushtria, që ishte UҪK-ja  dhe përfaqësues i shtabit të saj dhe ata ngulnin këmbë që ky të ishte Bislim Zyrapi.

Duke parë këmbënguljen e amerikanëve, atëhere Azem Syla kërkoi leje që të bënte një telefonatë Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme Hashim Thaçit. Pasi foli disa minuta me të jashtë lokalit ku u mbajt takimi, u kthye duke thënë që edhe kryeministri është i mendimit që ata, d.m.th. qeveria, duhet të marrin pjesë në këto bisedime.

Amerikanët u irrituan nga ky lloj bajraktarizmi dhe thanë që jo, asnjë nuk do marrë pjesë në këto bisedime dhe u larguan nga takimi. Kështu bajraktarizmi i shqiptarëve na pengoi të merrnim pjesë në këtë kapitullim të Serbisë. Bajraktarizmi dhe injoranca na pamundësoi që të ishim pjesë e historisë. Dhe ky bajraktarizëm i hapi rrugë më pas edhe themelimit të një gjykate diskriminuese ndaj UҪK-së.

Un jam i bindur, që nëse ne shqiptarët do të ishim pjesë e asaj marëveshje tekniko-ushtarake në Kumanovë, të përfaqësuar nga UҪK-ja, ku ajo do të vinte firmën dhe siglën e saj në datë 12 qershor, në të njëjtën letër me atë të NATO-s, sot nuk do të ekzistonte kjo gjykatë. Ndaj edhe i kthehem këtij shkrimi në fillim, ku them që ne nuk i festojmë këto data sipas rëndësisë së tyre. Më shumë festojmë e përkujtojmë datën 12 qershor, në të cilën bajaraktarizmi dhe injoranca na mohuan shansin e të qënit protagonist të historisë sonë, sesa datën 10 qershor, në të cilën dituria dhe patriotizmi na bënë protagonistë të historisë sonë.

Me datë 12 qershor 1999, nuk fituam ne, por NATO. Me datë 10 qershor 1878 fituam ne, u vetëdijësuam dhe hymë në radhën e kombeve që dinë të mbrojnë vetveten.

Më datë 18 qershor 1999 në fshatin Berishë të Kosovës në shtëpinë e Zogajve, aty ku qe instaluar Qeveria e përkohshme, filluan bisedimet midis shtabit të KFOR-it dhe shtabit të UҪK-së për çmobilizimin dhe demilitarizimin e UҪK-së. Më datë 20 u nënshkrua demilitarizimi dhe shpërbërja e UҪK-së.

A mendoni se po të kishim pranuar të ishim pjesë e bisedimeve në Kumanovë do ishte çmilitarizuar dhe shuar UҪK-ja?

Historia është e pamëshirmshme ndaj atyre që nuk dinë ta lexojnë atë.

P.S. Beato ignoranza.

©Dritan Goxhaj

_____

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu