Prof. Tomasz Kamusella
- Universiteti i Shën Andreas
Martesa e vështirë ndërmjet ndryshimësisë dhe demokracisë në Europën qendrore pas 1989
(Skicë – Ligjëratë e mbajtur nw Hotel Tirana International nëntor 2015)
Demokracia = sundim i popullit
Popullsia e tërë shtetit = qytetarët e shtetit, pavarsisht gjuhës, fesë, gjinisë, profesionit, etnisë, racës etj
Qytetarët janë të barabartë para ligjit = sundimi i ligjit
Të gjithë, si qytetarë, kanë të drejtë për të marrë pjesë në politikë, si në zgjedhje ashtu edhe në marrjen e posteve.
Funksioni kryesor i demokracisë është kalimi pa gjak i pushtetit nga një qeveri te tjetra
Ndryshimësia
Demokracia nuk është thjesht sundim i shumicës, gjë që mund të sjellë në tirani.
Mekanizmta për të përcjellë edhe zërat e atyre që nuk dëgjohen qartë përmes kutisë së votimit:
Të drejtat e njeriut
Të drejtat e pakicave (individëve)
Të drejtat e pakicave (kolektivave)
Parimi bazë: frenimi i diskriminimit të personave dhe grupeve të tjera për shkak të gjuhës, racës, fesë, gjinisë, profesionit etnisë etj
Ku është Europa Qendrore
Prerja e mesme e barazlarguar vertikalisht (Veri-Jug) e kontinentit të Europës nga Skandinavia në Ballkan
Komunizmi dhe mbizotërimi sovjetik në Europën Qendrore
Ngjarjet gjeopolitike
-Pakicat dhe ndryshimësia etnike fajësohen për mosqendrueshmërinë e Europës ndërmjet dy luftrave dhe shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore
– Holokausti i hebrejve dhe romëve Lufta e Dytë Botërore
– Ndryshojnë kufijtë pas 1945
– Largimi dhe dëbimi masiv pas 1944/1945 i miliona gjermanëve, hungarezëve, polakëve, ukrainasve, sllovakëve, hebrejve, grekëve, turqëve, shqiptarëve, maqedonasve etj
– Ndërmjet 1938-1950 rreth 50-60 milionë njerëz u çrrënjosën me force.
– Komunizmi i stilit sovjetik, i padëshiruar, por BS fitoi ligjërisht mbizotërim duke vendosur shtete kombëtare etnogjuhësorë “të pastër” (homogjenë) në një linjë me nacionalizmin gjuhësor të Europës Qendrore.
– Nuk ka dispozita kolektive ose individuale për pakicat.
– Një përjashtim: Republika Federale e Jugosllavisë.
-Viti 1968 dhe ndëshkimi sovjetik: Federalizimi i Ҫekosllovakisë
Shtetet pas-sovjetike dhe pas jugosllave në Europën Qendrore
Kronologjia gjeopolitike
1989- Ndarja e Bllokut Sovjetik
1990- Ribashkimi i Gjermanisë
1991- Ndarja e Bashkimit Sovjetik
1991.2- Rënia e komunizmit në Shqipëri
1993- Ndarja e Ҫekosllovakisë
1991-2008- Ndarja e Jugosllavisë
Demokracia dhe ndryshimësia (1)
A mund të jetë një shtet shumëfetar demokratik dhe i qendrueshëm?- Po. Gjermania (katolikë, protestante, myslimanë)
A mund të jetë një shtet shumëgjuhësor demokratik dhe i qendrueshëm?-Po. Finlanda (finlandisht dhe suedisht); Belgjika (hollandisht, gjermanisht, frëngjisht)
A mund të jetë një shtet shumëfetar dhe shumëgjuhësor demokratik dhe i qendrueshëm?- Po. Zvicra (katolikë, protestantë, myslimanë/ frëngjisht, gjermanisht, italisht, romanshe)
A duhet një demokraci etnikisht e ndryshme të përqafojë një tip të caktuar shtetësie, që të jetë e qendrueshme dhe e suksesëshme?- Jo, Finlanda dygjuhëshe është një shtet unitary, ndërsa Belgjika shumëgjuhëshe është një federatë (megjithatë modeli federal parapëlqehet në demokracitë etnikisht të ndryshme).
Demokracia dhe ndryshimësia (2)
Atëhere, kush vendos për qendrueshmërinë dhe suksesin në rastin e shteteve etnikisht të ndryshëm?
- Liri, barazi, vëllazëri ose mirëkuptim dhe përfshirje e plotë të të gjithëve në politikë dhe vendimmarrje, status të barabartë për të gjithë dhe barazi para ligjit, solidaritet social (ndër të tjera, rishpërndarje e të mirave materiale dhe shërbim shëndetsor pa pagesë, të barabartë dhe mirëqenie sociale për të gjithë).
- Përfytyrimi (social): mundësi të barabarta zgjidhjesh apo disa ide dhe koncepte të paramenduara pengojnë imagjinatën sociale për të punuar në maksimumin e saj?
- Presione të jashtme, që mund të jenë të dëmshme ose pozitive (në botën e sotme të globalizuar, ekonomia është pjesë e këtij faktori, falë ndërlidhjeve dhe shkëmbimeve ekonomike në mbarë botën).
Bota është e ndryshme
Të gjithë shtetet ekzistues janë të ndryshëm,
(në një shkallë larmie)
Ndryshimësia dhe homogjeniteti: Një gosti e lëvizëshme (1)
Kur një shtet (rajon) ose një grup njërëzor (komb, shoqëri) vështrohet si e ndryshme (heterogjene) ose homogjene, kjo varet nga (përfytyrimi politik) qysh vallë ndryshimësia/homogjeniteti është përkufizuar në një moment të dhënë.
Për shembull
- Zvicra vështrohet si homogjene nga vetë banorët e saj, sepse i tërë kombi zviceran përbëhet nga qytetarët zviceranë, pavarësisht ndryshimeve fetare apo gjuhësore.
- Gjermania vështrohet si homogjene nga vetë qytetarët e saj, sepse të gjithë flasin të njëjtën gjuhë dhe pas 1945 nuk bëhen kërkesa për territore të tjera gjermanisht folëse jashtë Gjermanisë.
- Suedia përceptohet nga qytetarët e vet si homogjene, sepse të gjithë flasin suedisht dhe (kanë qenë në të shkuarën) të prirë të jenë anëtarë të një shteti të Kishës Luteriane.
Ndryshimësia dhe homogjeniteti-një gosti në lëvizje (2)
Por:
- Të huajt e vështrojnë Zvicrën si të ndryshme duke marrë parasysh katër gjuhët zyrtare të saj.
- Më 1871-1888 gjermanët katolikë shtypeshin. Ata quheshin qytetarë të shkallës së dytë, si një rrezik për unitetin e shtetit kombëtar gjerman të sapo ngritur.
- Një europianoqendror mund ta vështrojë Suedinë si një shtet kombëtar jo i përsosur, duke marrë parasysh suedishtfolësit në Finlandë, ku suedishtja është një gjuhë bashkëzyrtare.
- Shtetësia mund të jetë gjithashtu e paplotë, kur u është ndaluar banorëve, si psh në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku vetëm 13 % e kanë atë.
Demokracia e sotme- = ndryshimësi?
- Në politikën e sotme demokratike
Heterogjeniteti = homogjeniteti
- Paradoks?
- Njerëzit dhe grupet e tyre janë të ndryshëm
- Por të gjithë njerëzit janë të njëjtë
Europa Qendrore paskomuniste: Nacionalizmi dhe mospranimi i ndryshimësisë
Nacionalizmi etnogjuhësor është tipi mbizotërues i nacionalizmit në Europën Qendrore
– gjuha+ kombi= shteti.
Si shtesë, a) gjuha duhet të jetë një dhe b) mos ta ketë atë një shtet tjetër (emri i dijetarëve për këtë mbivendosje hapësinore dhe ideologjike të tre elementeve: izomorfizmi normativ i gjuhës, kombit dhe shtetit)
- Me 1991 shteti jo kombëtar i BS u copëtua në 15 shtete kombëtarë etnogjuhësorë.
- Me 1993 shteti jo kombëtar dyetnik, Ҫekosllovakia, u nda në dy shtete kombëtare etnogjuhësorë.
- Ndërmjet 1991-2008 shteti jo kombëtar i Jugosllavisë u nda në 7 shtete kombëtarë etnogjuhësorë (me përjashtim të Kosovës) dhe serbokroatishtja në katër gjuhë të veçanta.
Presioni i jashtëm për të pranuar ndryshimësinë
1991 (sapo u nënshkrua traktati 2+4) traktati polako-gjerman për fqinjësinë e mirë, i pari në Europën e pas luftës, traktat me dispozita kolektive (klauzola për pakicat) për një pakicë.
1993-95 Pakti për stabilitetin në Europë (Plani Balladur)- 200 traktate dypalëshe (shumica me klauzola për pakicat) ndërmjet shteteve të BE nga Gjermania dhe Italia deri te Rusia, nga Estonia te Turqia.
1993 – kriteret e Kopenhagës (përshtatshmëria për negociata me BE) politike
(demokracia funksionale+ të drejtat e njeriut + të drejtat e pakicave),
ekonomike (ekonomia e tregut të lirë),
ligjore (pranimi i të gjitha kërkesave komunitare).
Mbi këtë bazë, ndërmjet 2004 dhe 2011 dy shtete pasjugosllave (Sllovenia, Kroacia), tre shtete pas sovjetike (Estonia, Lituania, Letonia), gjashtë shtete paskomuniste (Polonia, Ҫekia, Sllovakia, Hungaria, Rumania, Bullgaria) iu bashkuan BE.
Hipokrizia europerëndimore (franceze?): asnjë vend europian në perëndim të Gjermanisë/Italisë (pritej të bashkohej) nuk u bashkua me Traktatin e Stabilitetit në Europë, dhe asnjërit nuk iu kërkua të plotësojë kriteret e Kopenhagës, veçanërisht për sa u përket të drejtave të pakicave. Prandaj asnjë pakicë ose gjuhë pakice nuk njihet në Francë.
Këshilli i Europës: Të drejtat e njeriut dhe të pakicave për të gjithë në Europë
- Karta europiane për gjuhët rajonale ose të pakicave (ECRML), e nënshkruar me 1992, hyri në fuqi me 1998
- Marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare (FCNM) e nënshkruar me 1995 hyri në forcë me 1998
A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (1)
Po, por vetëm në një shkallë të kufizuar. Duke paguar një tribut heshturazi, duke ndjekur politikën e homogjenizimit etnogjuhësor (pastrim). Ose duke i vëzhguar të drejtat e përshkruara për pakicat deri në momentin e bashkimit me BE, dhe mandej duke mos i kqyrur ato.
Shembuj
Shënim: (a) do të thotë sukses (b) do të thotë dështim, (d) do të thotë dilemë
Polonia (a) 1997 Kushtetuta: Kombi polak përbëhet nga të gjithë qytetarët polakë, pavarësisht ndryshimeve fetare, gjuhësore, etnike dhe raciale. Në të vërtetë (b1) vetëm polonisht folësit trajtohen si “polakë të vërtetë”, që idealisht duhet të jenë katolikë. Në diskutimet publike një “polak i vërtetë” nuk mund të jetë një hebre (antisemitizëm) ose i krishterë ortodoks, jo më mysliman.
(b2) Pas 1950 popullsia jo etnogjuhësore polake ishte rreth 1%. Në bazë të numurimit me 2011, silezianët etnikisht jo polakë (që flasin gjuhën e vet sileziane), rreth 850000, kapin rreth 2 % të bnorëve të vendit. Prandaj silezianët nuk njihen si pakicë dhe gjuha e tyre, zyrtarisht, konsiderohet të jetë ‘jo-ekzistente.
A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (2)
Republika Ҫeke: (a) në 1992, 100 000 romë u privuan nga shtetësia, por gjatë 1996-2003 e rifituan shtësinë çeke. (b) Romët vazhdojnë të konsiderohen si qytetarë të shkallës së dytë.
Estonia dhe Letonia: (b) para Luftës së Dytë Botërore pakicat përbënin më pak se 10 %, pas 1991 rusët përbënin pothuaj gjysmën e popullsisë. (a/d) shtetësia për të gjithë, pasi kalojnë provimin e gjuhës. Rusishtfolësit abstenojnë duke perceptuar estonishten/letonishten, nga qëndrimi perandorak, si ‘gjuhë lokale të parëndësishme. (a/bI BE dhe pasaporta letone estone, që nga viti 2007 (zona Shëngen) u lejon të udhëtojnë dhe të punojnë në tërë BE.
Kroacia: (a) anëtarësia në BE, e drejta për kthimin e serbëve refugjatë dhe të pronave të tyre dhe për alfabetin cirilik serb. (b) dispozitat janë vrojtuar me thyerje.
Kroacia: protestë kundër futjes së cirilikeve
A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (3)
Burime të tjera të presionit të jashtëm: lufta e fundit, paqëruajtësit e OKB/NATO-s
Shembuj
Moldavia: (a) Autonomi territoriale për Transnistrinë e shkëputur dhe Gagauzinë e trazuar. Integriteti i shtetit u ruajt, së bashku me shumëgjuhësinë e vërtetë në moldavisht/rumanisht në shkronja latine dhe në rusisht në cirilik, anembanë shtetit.. (b) Transnistria nuk iu bashkua Moldavisë, disa rajone të tjera kërkojnë autonomi, ndërsa nacionalistët prorumunë kërkojnë bashkim me Rumaninë.
A mundet presioni i jashtëm të veprojë pa ndërkombëtarizimin e vlerave të përshkruara? (4)
Bosnia: (Shënim: e vetmja federatë ekzistuese paskomuniste në Europën Qendrore) (a) 1995 Dayton, bashkimi i Republikës unike serbe dhe e Federatës kroato-boshnjake. Ruajtja e shtetit. (b) Shteti nuk është funksional, Republika Serbe kërkon pavarësi, apartheid biblik, cirilikë në Republikën Serbe, alfabet latin në Federatë.
Finlanda, shermbull për t’u marrë parasysh
Që nga viti 1922, finlandishtja dhe suedishtja janë gjuhë bashkëzyrtare dhe kombëtare të Finlandës që banohet nga një komb i vetëm i finlandezëve (I përbërë nga finnët etnikë dhe suedezët etnikë). Për më tepër, Ishujt Åland janë një territor autonom, ku suedishtja është gjuha e vetme zyrtare. Suedishtfolësit përbëjnë 5 % të popullsisë së Finlandës, por të gjithë e mësojnë në shkollë, si suedishten ashtu dhe finlandishten.
Në shumë mënyra, struktura sociopolitike e Finlandës është po kaq e komplikuar si ajo e Bosnjes. Ndryshimi është se atje kjo zhvillohet së brendëshmi, me pak shtyrje nga jashtë.
Përfundim: ushqim për të menduar
Është vetëm imagjinata njerëzore e lidhur me disa ide kafshësh shtëpiake (lexo: nacionalizmi etnolinguistik në Europën Qendrore) që pengon miratimin e zgjidhjeve novatore që mund të përfshijnë me sukses të gjithë banorët në një trup politik.
A mund të krahasohet Kosova me Finlandën? A mund të përbëjnë, si shqiptarët etnikë, ashtu edhe serbët etnikë një komb dygjuhësh kosovarësh? A mund t’u jepet autonomi enklavave serbe të Kosovës (apo rajoni i Mitrovicës) si Ishujt Åland? A mund të jetë Serbia për Kosovën, si Suedia për Finlandën?
Përktheu: Bardhyl Selimi, Tiranë, më 12 janar 2023