Amina Nuraj, shqiptarja nga Sanxhaku që lufton për afirmimin e rrënjëve shqiptare në Sanxhak ka tërhequr vëmendjen se shqiptarët e këtij rajoni nuk kanë se si të luftojnë për shqiptarizimin e këtij vendi, pasi Sanxhaku veq është shqiptar.
Adresimi i Amina Nurajt:
“Nuk e kuptoj prej nga i vijnë dikujt mendime të kota se ne Shqiptarët i shqiptarizojmë Sanxhaklinjt. Shqiptari i Masbjeshkës (Sanxhakut) nuk mund të shqiptarizohet, pasi ai është i lindur si shqiptar pavarësisht se mund të mos dij të flas shqip tashmë, për shkak të lojërave të fatit nën pushtimin e egër serb është asimiluar prej krijesës fashiste jugosllave.
Kurrë dhe në asnjë tekst ne nuk i kemi nënçmuar Boshnjakët si komb, por disa individë Boshnjak na nënçmojnë ne Shqiptarëve të Masbjeshkës , Sanxhakut, dhe duan të na e ndalojnë që edhe të ndihemi e deklarohemi kombëtarisht si Shqiptar. Ne askend nuk e ndjekim me çekan në duar, dhe në atë mënyrë ta detyrojmë që ta pranoj se është Shqiptar. Jo! Dhe nëse dikujt i pengojnë fotot historike dhe veshjet Shqiptare në masbjeshkë, Sanxhak, dhe fakti se populli i Masbjeshkës ngadal ka filluar të zgjohet, atëhere ky është problem i juaj personal.
Ne Shqiptarët nuk përpiqemi për asnjë Shqiptarizim, por kemi plotësisht të drejtë ligjore që t’i ndihmojmë njerëzit që ndjehen Shqiptar e të njejtëve t’ua rikujtojmë këtë. Në të njetën mënyrë kemi të drejtë të publikojmë fotografi dhe fakte historike të Sanxhakut që flasin se pjesa më e madhe e popullsisë së Masbjeshkës, Sanxhakut , është me origjinë Shqiptare dhe këtë askush nuk mund të na e mohoj e as të na e ndaloj.”