Mesa duket, si dje apo edhe si gjithmonë, shumë shqiptarë e kanë pasur zakonin të jenë të detyruar apo kanë dashur të nënshtrohen ! Para së gjithash ishte uzurpimi i qytetërimit pellazg dhe pushtimi i Pellazgjisë nga -716 deri në -146, data e pushtimit të Greqisë nga Romakët, d.m.th = 570 vjet pushtim. Mund të shtojmë pushtimin e trojave të tjera pellazgo-trako-iliro-shqiptare nga Romakët nga -168 p.e.s., më pas pushtime të tjera duke përfshirë bizantinët dhe disa inkursione serbo-bullgare, pushtimin turko-osman deri në vitin 1912, data e Pavarësia së Shqipërisë = 2080 vjet minus 25 vitet e pavarësisë falë Gjergj Kastriotit = 2055 vjet + 570 vjet pushtim i Pellazgjisë nga helenët = 2625 vjet ! Asnjë vend në botë nuk ka qenë i pushtuar nga të huajt për një periudhë kaq të gjatë !
U deshën 2625 vjet që një njeri i vetëm, me armë në dorë dhe ushtri besnike, të çlironte popullin pellazgo-shqiptar nga zgjedha e pushtuesve osman. Pa folur për 45 vitet e regjimit komunist e despotik që nënshtroi popullin me grusht të hekurt dhe kriminal në emër të një ideologjie antidemokratike, të dëmshme dhe sektare. Sot historia po përsëritet sepse ne kemi një lider “shqiptar” që sundon Shqipërinë, duke përbuzur sovranitetin dhe identitetin pellazgo-shqiptar të popullit. Për më tepër, periudhe e komunizmit dhe e post-konunizmit dhe qeveria aktuale janë përgjegjëse për emigrimin e më shumë se 1.500.000 shqiptarëve. Ky regjim nuk arriti të krijojë kushte të favorshme për rritjen ekonomike të vendit. Vendi është shumë i zbehtë dhe po shkretohet, dhe korrupsioni po rritet. Një rezultat jo shumë inkurajues, dhe megjithatë ky regjim është i prirur të anëtarësohet në BE ! Si edhe për të mirëpritur ngrohtësisht mijëra e mijëra refugjatë nga Palestina, Afrika dhe Magrebi !
Por një gjë është “pozitive” : origjina jonë “pellazgjike” është e vulosur me shekuj e shekuj : nuk e luan topi. Për çfarë ? Sepse, me gjithë përpjekjet e pushtuesve Helenë për të zhdukur gjurmët e qytetërimit pellazg : ky popull dhe gjuhë e tij ende ekzistojnë. Të cilin qytetërim pellazg…helenët e uzurpuan, përvetësuan dhe e modifikuan për t’i shërbyer interesave të tyre si pushtues. Si dhe gjuha pellazgo-shqip të cilën ata nuk mundën ta zhduknin…ende EKZISTON. Më pas janë TË GJITHA shkrimet e autorëve antikë që na kanë lënë indikacione dhe elemente thelbësore të cilat na zbulojnë se i vetmi qytetërim evropian dhe parahelen i njohur në kohën e tyre ishte ai i Pellazgëve. Këta autorë nuk dinin për ndonjë “qytetërim miken” dhe të vetmit “mikenë” që njihnin ishin banorët e qytetit të Mikenës. Dhe së fundi, midis dëshmive të tjera, Herodoti konfirmon se mbretërit e parë të Athinës ishin egjiptian, i pari nga të cilët ishte “Kekrops-i” nga qyteti « Sais » në deltën e Nilit, etj, etj. Burimet e mia themelore janë shkrimet e autorëve arkaikë, klasikë dhe helenistik (periudha pas Aleksandrit) dhë jo gabimet apo dallaverat të disa autor modern. Nga ana tjetër, kemi referenca të besueshme dhe të prekshme nga burime të huaja (faraonike, ugaritike, hitite apo asiriane) të cilat vërtetojnë shkrimet e autorëve antikë. KJO ËSHTË E SKALITUR PËRGJITHMONË NË MERMER dhe shkrimet e lashta ende ekzistojnë në të gjitha bibliotekat e mëdha të botës. Megjithë censurën e logografëve helenë dhe pavarësisht uzurpimeve, gënjeshtrave apo manipulimeve të ndryshme të shkrimeve antike si dhe përvetësimit të bazave të qytetërimit pellazgjik dhe manipulimeve të mitologjisë dhe teksteve të poemave epike : GJITHË KJO NUK MUND TË MOHOHET OSE TË KUNDERSHTOHET… Më në fund mund ta them edhe një herë dhe teza ime e vërteton : « qytetërimi PELLAZG u uzurpua, u përvetësua, u modifikua dhe u manipulua nga Helenët e parë ».
PAVARËSISHT gjithë kësaj « POPULLI SHQIPTAR » është ende në këmbë dhe « GJUHA » e tij është ende e gjallë : “jo për shumë kohë” nëse politika aktuale vazhdon të tërbohet dhe të sjellë masën masive të flukseve migratore në Shqipëri dhe trojet shqiptare”.
Në hartë : Të gjitha variantet e Popullit të madh PELLAZG nga Atlantiku deri në Detin e Zi dhe një copë të azisë prendimore.