ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Mbahet takimi konsultues për metodologjinë e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës

Shkrime relevante

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s,...

Shpërndaj

Pas tryezës së organizuar në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin për diskutimin e draft-metodologjisë së Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti theksoi funksionalizimin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, si pasojë e së cilave kemi 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit.

Forhåndsvisning av bilde

“Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me përkushtim për të vërtetën dhe drejtësinë për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive, e për zbatimin e Strategjisë shtetërore për drejtësi tranzicionale”, tha kryeministri.

Metodologjia e prezantuar sot, sipas kryeministrit, përfaqëson një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë që çdo hap i procesit të përmbushë standardet më të larta profesionale dhe etike. Shtoi se përtej së qeni një dokument teknik, është rruga për të ndriçuar të vërtetën për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, para prezantimit të draftit të metodologjisë për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të luftës, bëri një përmbledhje të punëve të kryera nga fillimi i punës së IKKL-së, si dhe rregulloren për funksionalizimin e Institutit.

“Falë bashkëpunimit me akterët relevantë nga 17 shkurti 2024, Instituti ka arritur të grumbullojë një sasi të konsiderueshme materialesh, respektivisht bëhet fjalë për 93 metra gjatësi me dokumentacion arkivor, të cilat janë mbledhur deri më tani nga 31 dhurues të ndryshëm, prej tyre komuna të ndryshme të Kosovës, institucione e organizata lokale dhe rajonale. Gjithashtu koleksionues privatë, si fotografë lokalë, rajonalë e ndërkombëtarë të cilët kanë dorëzuar mijëra fotografi, mijëra orë audio e video incizime që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Forhåndsvisning av bilde

Duke falënderuar drejtorin e IKKL-së, Atdhe Hetemi, dhe Grupin Punues për angazhimin e kontributin, kryeministri tha se dokumentimi i krimeve të luftës shërben edhe si dëshmi e rëndësishme për brezat e ardhshëm, ndihmon në parandalimin e përsëritjes së krimeve në të ardhmen, por edhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më paqësore.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar z.Atdhe Hetemi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë,

I nderuar z.Arsim Bajrami, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës,

E nderuara znj. Teuta Shala, Drejtoreshë e Institutit të Historisë,

I nderuar z. Bislim Bislimi, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës,

I nderuar profesor Arben Hajrullahu nga Universiteti i Prishtinës,

E nderuara znj. Leonora Selmani, Kryesuese e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar Gjatë Luftës,

Të nderuar përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur gjatë luftës, në krye me z. Andin Hoti,

Të nderuar përfaqësues të drejtorisë së hetimit të krimeve të luftës në Policinë e Kosovës dhe përfaqësueses të Prokurorisë,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme,

Të nderuar anëtarë të Grupit Punues për hartimin e metodologjisë së Institutit,

Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinj,

Mirë se keni ardhur në këtë takim konsultues, që është edhe një hap i rëndësishëm në punën tonë të përbashkët për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Jam këtu pas tryezës së organizuar në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur me Dhunë. Kemi ende 1595 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit, pra qindra familje që vazhdojnë të jetojnë me dhembjen e vazhdueshme dhe ankthin e pritjes.

Republika e Kosovës nuk do të ndalet, derisa të ndriçohet e vërteta. Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës po punon me përkushtim për të vërtetën dhe drejtësinë për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e kujtesës kolektive, e për zbatimin e Strategjisë shtetërore për drejtësi tranzicionale.

Për dokumentimin e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe veprimeve gjenocidale të Serbisë, kemi funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë e sot do të diskutojmë për draftin e parë të metodologjisë që do të udhëheqë këtë proces sa të rëndësishëm edhe të ndjeshëm.

Metodologjia që do të na prezantohet sot, përfaqëson një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse, në mënyrë që çdo hap i procesit të përmbushë standardet më të larta profesionale dhe etike. Përtej së qeni një dokument teknik, kjo është rruga për të ndriçuar të vërtetën për të gjitha krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Pra përtej një detyre teknike, është obligim moral ndaj atyre që kanë vuajtur dhe kanë sakrifikuar për lirinë dhe çlirimin e Kosovës.

Andaj, ky takim i sotëm është edhe një mundësi për të bashkëpunuar për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive. Për dokumentimin e krimeve të luftës që shërben si dëshmi e rëndësishme edhe për brezat e ardhshëm, ndihmon në parandalimin e përsëritjes së krimeve në të ardhmen, por edhe në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më paqësore. Mirëpresim kontributin tuaj në formësimin e këtij dokumenti të rëndësishëm dhe në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët për të vërtetën dhe për drejtësinë.

Unë ju falënderoj për praninë dhe përkushtimin tuaj në proces. Përgëzoj drejtorin Atdhe Hetemi si dhe Grupin Punues për angazhimin dhe kontributin, dhe pres me padurim për diskutimet në vijim.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu