ARKIVI:
18 Tetor 2024

Mbështetësit e “bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ose janë të paditur ose antikosovar

Shkrime relevante

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

At Shtjefën Gjeçovi meriton më shumë !

Nga: Frank Shkreli 12 Korrik 1874 --14 Tetor 1929  “Këto punë po i...

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Shpërndaj

Arsim Kapiti, Prishtinë

(Halim Hyseni)

  • Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ose janë të paditur ose antikosovarë që nuk ia duan të mirën as kombit e as shtetit të Kosovës. 

Nuk  është me rëndësi fare se a janë vendor apo ndërkombëtar ata,  se a  shtiren si miq të  Kosovës apo  jo, të gjithë, pa përjashtim, ata të cilët e  mbështesin  këtë casus belli  të formimit  të    Serbisë të  Madhe  dhe  Homogjene, apo të Botës  Serbe (e përcaktuar me projektin  RASTKO të  Vuk Karaxhiqit, që në vitin 1836),   ja janë  injorantë, sepse  nuk dinë asgjë për gënjeshtrat  serbe  dhe  ruse, të mos them budalla, ja janë serbofil dhe  rusofilë. 

E treta nuk  ekziston. Andaj, do tu referohem fakteve.  

Në  Memorandumin e Akademisë Serbe të vitit 1986, me të cilën  filloi  gjakosja e tmerrshme e dekadës të fundit të shekullit XX, sipas të cilit ishin paraparë të vriteshin 86 mijë jo serbe (shqiptarë, kroate, boshnjake –  myslimanë) është paraparë krijimi i Serbisë se Madhe dhe  Homogjene, demek edhe ata jo serbë  duhet të shndërroheshin në serbë, sepse Serbia duhet jetë homogjene, ashtu si kishte parashikuar me projektin e mëhershëm çetniku Stavan  Moleviqi.

Bota Serbe andaj nuk duron raca, etni e kombe tjera, përpos serbëve! 

Në  luftërat nisura nga  Serbia në dekadën e fundit të shekullit  XX, të bazuara  në kultin e gjakut,  u vranë, masakruan dhe u përdhunuan 56.714 civilë te pafajshëm (fëmijë, pleq, plaka, civilë të pafajshëm dhe  ushtarë  çlirimtarë në Kroaci, Bosnje  dhe  Kosovë). 

Në këto tri vende  janë vrarë dhe masakruar 49.474  civilë jo serbë si dhe  47.428 çlirimtarë (boshnjakë,kroatë dhe shqiptarë). Në tri luftërat e  nisura të Serbisë, për krijimin e Serbisë së Madhe dhe  Homogjene, janë vrarë 34.478 serbë nga të cilët 7.241 civilë serbë dhe 27.237 militarë dhe paramilitarë të armatosur serb. Për  krijimin e Serbisë së Madhe dhe  Homogjene janë  vrarë  131.379  qytetarë  të  ish-Jugosllavisë (nga ta 56.714 civilë dhe 74.665 ushtarë, policë dhe  paramilitarë). Nga këto shifra  bëhet e qartë  se nuk janë vrarë  86 mijë jo serbë, si ishte  parapara me  Memorandumin gjenocidal serb, por shumë më.

Sipas studimeve që i kam bërë, janë vrarë mbi 104 mijë jo serbë, apo më shumë se 18.000 jo serbë se sa ishin parashikuar me  skenarin gjenicidal  të Akademisë serbe. Megjithë numrin kaç të madh të viktimave jo serbe, të nxitura drejtpërdrejt nga kriminelët Millosheviq, Vuçiq, Daçiq, Vulin e shumë të  tjerë në Serbi, të epigonë e trabantë të Millosheviqit vërehet qartë se ata ende janë të  uritur për gjak të shqiptarëve.  Këta edhe sot ndezin zjarre, fabrikojnë incidente, nxisin konflikte, si ai i Gotovushës në Brezovicë, për të viktimizuar popullatën serbe dhe për t’i paraqitur shqiptarët si agresivë dhe torturues të serbëve. Për këtë arsye  propozoj që pë  këtë rast të përfshihen në hetime edhe ndërkombëtarët.

Raste të këtilla të  inskenuara nga serbët ka me mijëra. Por unë po i përkujtoj rastet e Martinoviqit,  Restorantin “Panda”, rastin në Grackë, Gorazhdec , Kleçkë etj.

Rasti i  restorantit “PANDA”dhe i Martinoviqit, tashmë janë sqaruar.

Dihet botërisht se krimet i ka  bërë vet pushteti serb për t’i  fajësuar dhe diskredituar shqiptarët para faktorit ndërkombëtarë. Po ashtu, propozoj që të rihapen, (me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve) hetime për rastet e fshatit Grackë (vrasja e fshatarëve serbë),  autobusit të Nish – Ekspresit dhe  fëmijëve të vrarë serbë në Gorazhdec. Jam i bindur se shqiptarët këto nuk i kanë bërë, pasi në kodin etik të shqiptarëve fëmijët dhe të pafajshmit nuk vriten.   

Në  Kosovë, pos serbëve, jetojnë  dhe etni të tjera. Pse shqiptarët po i torturuakan vetëm serbët. Të gjithë këta skenarë bëhen me qëllim për t’i çuar përpara idetë e Sllobodan Millosheviqit dhe të Memorandumit të SANUtë vitit 1986 (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë) ,  për krijimin e Serbisë Madhe.  

Një ndër nxitësit kryesor të luftërave të dekadës së fundit në ish- Jugosllavi ishte   Aleksandër Vuçiq, që me aftësinë tij satanike të mashtrimit dhe të gënjeshtrave të panumërta, po e loz në mënyrë fantastike argatin e djallit, duke  manipuluar me serbët e Kosovës dhe  diplomacinë perëndimore. Ky ka gisht të drejtpërdrejtë në vrasjen e qytetarë amerikan, vëllezërve Bytyçi. Nuk dua të flas  më shumë, por për injorantët, liderët e deridjeshëm dhe opozitën e mjerë  shqiptare, pra për aleatët e Listës Serbe që është jo vetëm e kriminalizuar por edhe dorë e djathë e Putinit, që ka organizuar rastin e Gotvushës, vetëm që të vajtojë para Gabriell Escobarit dhe z. Derek për pozitën e vështirë dhe tepër të rëndë të pakicës  serbe, megjithëse është pakica më e privilegjuar në Evropë. 

Me këtë rast vetëm do të citojë një pjesë nga Memorandumi i vitit 1986, me të cilin  filloi tmerri ndaj qytetarët jo serbë në Bosnjë dhe  Hercegovinë,Kroaci dhe  Kosovë.

Në këtë dokument gjenocidal, pos tjerash, shkruan 

“Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë dhe ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh apo bashkësie më të madhe territoriale (jo vetëm për shkak të  zgjerimit territorial të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë ( OPEN BALLKAN  – OPEN SERBIA E MADHE -H.H.)  në Ballkan”.  

Në Memorandum të SANU, thuhet: “… rendësi do t’i jepet të ashtuquajturës “LIDHJES VERTIKALE SERBE” (jo vetëm lidhjes horizontale – bashkimit të komunave me shumicë  serbe- H.H. ). Sipas kësaj  lidhjeje, në Jugosllavi serbëve  duhet t’u bëhet e qartë se cila është qendra e tyre (Republika e Serbisë) dhe çfarë është periferia (krahinat serbe apo territoret brenda  Serbisë”).  

Shpresoj se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, alter egoja e tradhtarit Enver Hoxha, është  lumturuar pa masë, sepse sot mori edhe një përkrahje të fuqishme, hiq ma pak se nga një ish – kryetar i Serbisë, Boris Tadiq, i cili tha: “… Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, porse e fton atë në Ballkanin e Hapur”- demek Serbinë e Madhe. 

Injorantëve vendorë dhe ndërkombëtarë, këtë po ua thotë shumë qartë Aleksendër Vuçiqi, në biseda dhe në thirrjen e serbëve për rebelim në  Kosovë, sikurse në vitet e 90 në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, mu ashtu siç që po bën Vlladimir Putini në Ukrainë.  Aleksandri nuk po angazhohet për paqe, por  për një  casus beli të  ri të Serbisë, e cila si në  korrik të vitit 1914, e kalli botën me   Luftën e Parë Botërore, serish do ta kallë Evropën me Borelin, Lajçakun si  përkëdhelës i tyre. Shpresoj të mos jenë bashkëmendimtarë i tyre z. Escobar dhe  z. Derek 

Serbia me skenarë të luftës e ka fituar Republikën Serbe (Janë bashkuar horizontalisht 14 komuna me shumicë serbe që formalisht janë brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas formuan Shoqatën e komunave serbe e cila u bë Republika Serbe e Bosnjës. Nuk do të shkon shumë e do jetë pjesë e integruar e Botës Serbe. De facto do jetë territor brenda Serbisë  (Vërejtja H.H.). Me rëndësi për Putinin, Vuçiqin, Daçiqin, Vulinin dhe Dodikun, është se Bosnja dhe  Hercegovina nuk funksion si shtet i integruar dhe qytetarët e saj nuk janë të lumtur. Kjo i bën ndërkaq të lumtur Putinin dhe ambasadorin rus në Beograd, të cilin Daçiqi e informon me rregull. Pasi e kanë të sigurt punën me Republikën Serbe të Bosnjës , Putinit dhe  Vuçiqit dhe epigoneve u ka mbetur të rregullojnë  punën me Kosovën dhe Malin e Zi.   

Nuk ka fjalë se tek politikanët serbë po funksionon shkëlqyeshëm inteligjenca dhe mendjemprehtësia. Inteligjenca e mendjemprehtësisë  është    zhvilluar te  “intelektualët”  dhe  pushtetarët serbë fal Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve , e themeluar më 21 nëntor 1841 , e cila prioritet e ka pasur  fuqizimin e  identitetit serb dhe zgjerimin territorial në territoret me popullsi pa identitet të qartë etnik. Themelimi i kësaj Akademie me këto prioritete identitare dhe me synime për zgjerime territoriale të serbëve, kanë prodhuar dy pasoja tragjike  për popujt dhe etnitë e tjera Ballkanit, të cilat e kanë pasur identitetin e krijuar etnik (grekët, bullgarët,  hungarezët, shqiptarët, malazezet dhe turqit): 

1.Zvillimi i ultranacionalizmi, shovinizmi, urrejtjes  dhe ksenofobisë te populli serb; si dhe  

2. Topitja apo shkërmoqja e inteligjencës etnike, nënës së të gjitha  inteligjencave njerëzore që ka prodhuar agresivitetin, urrejtjen, brutalitetin, gjakpirësinë, mashtrimin dhe gënjeshtrën. 

Natyrisht që pos Akademisë (SANU-s), në dy pasojat ka rol edhe trashëgimia e kultit të gjakut të cilit i referohet edhe z.Vuçiq, i cili ne Kuvendin e Serbisë me: “ … gjak se kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.  

Dy elementet e përmendura i karakterizojnë të gjitha pushtete e Serbisë, nga viti 1833, kur është themeluar Provinca e Serbisë ose Pashallëku i Beogradit. 

Insistimi i Serbisë   për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ose siç e quajnë qëllimisht ata,  ZAJEDNICA ,qoftë me apo pa autorizime shtetërore, mund të mbështet nga injorantët vendorë (budallenjtë apo mendja e pashkolluar) dhe nga tradhtarët. Mbështetja e themelimit te Asociacionit nga diplomatët ndërkombëtar ose mund të jetë për arsye të keqinformimit apo nga dashakeqësia. 

Me  themelimin e Asociacionit me ingerenca apo pa to, ato  do ta përcaktojnë kufirin e ardhshëm të Serbisë së Madhe me “ndihmën” edhe të miqve tanë të SHBA-s.  Unë i kuptoj sjelljet e z.Derek dhe z.Gabrell. jam i bindur se këta nuk i kuptojë mashtrimet e Serbisë. Megjithatë më befason sjellja e ambasadori Hill, për gjenocidin serb mbi shqiptarët. Ky po del hapur kundër politikave të ShBA, kur deklaron se ky paska qenë për një lloj autonomie. Sjelljet e z. Hill janë filoserbe dhe filoruse. Thjeshtë, janë të pakuptueshme. Z  Escobar dhe z. Chollet kanë të drejtë rreth asociacionit sikur Serbia të ishte shtet normal, por ajo nuk është shtet i tillë.  Vuçiq dhe Daçiq duan që ta realizojnë politikën e Millosheviqit dhe Memorandumit të vitit 1986.  Në atë Memorandum saktësisht thuhet, e (përsëris edhe njëherë -H.H) se: “Serbia e Madhe  është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe  ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale, se sa Serbia e  Madhe (jo vetëm për shkak depresionit –  shpërndarjes territoriale të popullit  serb, por edhe për shkak  të rolit të Serbisë në Ballkan) 

  1. Chollet dhe z, Esobar mund jenë mahnitur me gënjeshtrat satanike të Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por këta dhe  90 % e pushtetarëve serbë, përfshirë edhe Listën e kriminalizuar serbe, janë gënjeshtarët më të mëdhenj në botë.

Po u jepi një dëshmi të babait tyre shpirtëror Dobica Qosiqit. Ja çka flet për gënjeshtrën serbe: Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb. Ne gënjejmë për  të lartësuar vetën dhe për të ngushëlluar të tjerët. Gënjejmë nga vetëkënaqësia,  gënjejmë edhe  nga ligësia, për  t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra  përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo  vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë në sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. Në  Serbi çdo gënjeshtër behet e vërtet. Serbët, falë gënjeshtrës, kanë mbijetuar gjatë historisë” 

E fundit i mbetet pushtimi i Mali të Zi. Edhe atu e kanë kryer 60 për qind të punës E kanë kryeministrin  Driton Abazo(viqin), i cili  familjen e ka në Beograd, andaj s’ka çka humb. Bravo bre krimineli – demoni Vuçiq! Puna po të shkon për mrekulli. Mirë me  Putin, mirë  me Bajdenin! Mirë me Rusinë dhe Kinën; por mirë edhe me ShBA- dhe BE-en. Është një këngë shqipe që përshtatet veprimit të Vuçiqiqit:” Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Në ketë rast dihet kush është për Vuçiqin.  Rusia dhe Kina, bashkë me SHBA-at dhe BE-en.

O, njerëz, apokalipsi nuk është larg! 

Kosova të vetmen mundësi qe e ka  për të qenë shtet funksional, demokratik  dhe përparimtar, është që me Serbinë në çdo fushë të zbatojë reciprocitetin, sepse projekti për bisedime në Bruksel, është projektuar, jo për të rregulluar raportet Kosovë –  Serbi, por për ta kthyer Serbinë edhe një herë në Kosovë. Andaj, kuptojeni o njerëz.  Këtë e kanë thënë hapur: Po shkojmë në Bruksel, jo për të marrëveshje për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi,  por për ta aneksuar  për herë të katër Kosovën” 

Zoti i vraftë të gjithë ata shqiptarë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje sepse Serbia vetëm me këtë kusht e robëron serish Kosovën, duke e shndërruar   Kosovën përsëri në koloni serbe. Z Chollet dhe z. Escobar mund marrin çmimin Nobel për një marrëveshje Casus Belli, por kjo nuk siguron paqe pozitive dhe të  qëndrueshme.  

Nuk e dij pse edhe tani harrohen vëllezërit Bytyqi, qytetarë amerikan. U bën 23 vite nga ekzekutimi i tyre. Harrohet Ukshin Hoti; harrohen  Pokleku, Reçaku,  Krusha e Madhe dhe e Vogël, Makoci, 1379 fëmijë të vrarë shqiptarë, 20.400  femra  shqiptare të dhunuara seksualisht. Harrohen 1 1001 fshatra të granatuara, Restoranti Panda; Branimir Gjokiqi, i cili u vra nga  polici serb, pse kundërshtonte  masakrimin e shqiptarëve. U harruan varrezat masive. U harrurën  1600 të pagjetur, në mesin e tyre 100 fëmijë. Dihet vrasësi i Oliver Ivanoviqit, por ai shetit i lirë në Serbi. Në Kosovë ndërkaq vjen kur Aleksandër Vuçiqi e urdhron me i vendos barrikadat. 

Zotërinj Chollet Escobar, Borel  dhe  Lajçak nuk sigurohet paqja me kriminel dhe  duke mbështetur aktet kriminale. Perëndimi taktizoi me Putinin, por e pësoi bota. Me  shtyrjen me tre muaj të targave dhe të vendkalimeve kufitare, ju  jeni duke e trimëruar Serbinë terroriste dhe duke ia rritur namin autokratit dhe kriminelit  Aleksandër Vuçiq. Pse zotërinjtë Chollet, Escobar dhe Lajçak nuk e vizitojnë  Poklekun, kur është vetëm 30 minuta larg Prishtinës. Zotërinj, besoni në Zot, se me marrëveshje me demonë nuk  evitohet, por thirret apokalipsi.   

Unë aq sa e njoh  Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, jam i bindur se ai nuk do të nënshkruaj kurrfarë  asociacioni, sepse ai nënshkrim do të jetë casus belli për një luftë të përgjakshme në Europë, pasi Serbia dhe Rusia janë të pangopura me territore dhe me gjak. Po bëj përpjeke të gjej argumente për instalimin e një aparteidi gjeografik në një shtet multietnik të cilin e krijuat ju (ShBA- ja dhe BE-ja) , por kurrsesi nuk po gjej argumente. U futa në filozofinë e Kombeve të Bashkuara. Aty  gjeta thënien i ish – i dërguarit special i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovë Hans Hakerup, që deklaronte: “… ekzistojnë njerëz në      Beograd, por edhe në Kosovë, të cilët haptas angazhohen për një “lloje ndarjeje sipas vijave etnike, e cila është plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244”. Le të më lejohet edhe një mendim i Bill Klintonit, ish- Kryetar e ShBA-s, i cili pat deklaruar: “Ne të gjithë duhet të jemi  të vetëdijshëm se forca e jonë e madhe qëndron në shumëllojshmërinë e popujve të Shteteve të Bashkuara “ ( Hyseni , H.(2010) Edukimi   Multi/Ndër/Kulturor,. Doracak për mësimdhënës, KEC & dVV international f.124.) 

Lexova shkrimin e një gazetari, i cili e lavdëron Vuçiqin për rastin e lëndimit të serbëve në Gotovush të Bezovicës. Ndjeva dhimbje sepse dezinformomi  është shumë i rrezikshëm. Hetimet nuk kanë përfunduar. Unë propozoj që në hetime të përfshihet edhe  drejtësi a ndërkombëtare, sepse  ky rast mund  jetë incuar pikërisht  nga z. Vuçiq dhe  Lista Serbe, në funksion të takimeve që do të pasojnë për t’i fajësuar  shqiptarët si në rastin “Panda” ne Pejë në dhjetor të vitit 1998. 

***

Në fund duhet të pyesim: Pasi qenka kaq e lehtë të kërkohen “bashkësi komunash serbe”,  pra komunash njëetnike në Kosovën multietnike, atëhere pse nuk u lejohet dhe garantohet një bashkësi e ngjashme komunash edhe shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ku edhe një Abetare depërton me vështirësi të mëdha?!…  

___

  • Autori Arsim Kapiti (Halim Hyseni) ishte ndër udhëheqësit kryesor të arsimit në periudhën e paraluftës dhe pasluftës në Kosovë. Arsim Kapiti njëherit është ndër njohësit më të shquar të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në këndvështrimin historik dhe aktual të këtyre marrëdhënieve. Jeton në Prishtinë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu