ARKIVI:
25 Dhjetor 2024

Mbi historinë e marrëdhënieve shqiptaro-rumune

Shkrime relevante

Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet e shkollës, më 18 Nëntor 2024, elegji nga Nikolin Shtjefën Lëmezhi

Nikolin Shtjefën Lëmezhi S’të vranë ty… (Elegji kushtuar Martin Canit, vrarë pafajësisht, në ambientet...

Po përsëritet historia! KQZ-ja (s) ka të drejtë!

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Në vitin 2013 (si ish anëtarë...

Kontradikta dhe abuzimi politik i Edi Ramës, dëmton rëndë Kosovën dhe Shqipërinë

Nga: Luan Dibrani Kritika ndaj Edi Ramës dhe Pozita e Qeverisë Shqiptare...

Te Nënëlokja e UÇK -së, NËNË STANA!

Nga: Nusret Pllana BRUS - lagjja Peshter Me bashkëluftëtarin tim Ismet Sylejmani, vizituam...

Vuçiq, Albin Kurti nuk është KQZ!

Gani Mehmeti Pas Reagimit ti kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me rastin...

Shpërndaj

Fehmi Ajvazi, Prishtinë

Ndoshta historia e marrëdhënieve shqiptaro – rumune, fillon papritmas në një kohë të largët, atëbotë kur s’kishte kombe të përkufizuara dhe as shtete të mirëfillta, moderne siç lindën dhe u krijuan pas krijimit të sistemit të Vestfalisë (1648). Një ndërmarrje e largët e perandorit romak Trajani në gjysmën e parë të shekullit të dytë pas Krishtit, e zhvendosi një fis ilir të quajtur “Perustët” në krahinën e Transilvanisë. Pse? Ilirët ishin njohës të mirë dhe mjeshtër të nxjerrjes dhe përpunimit të metaleve. Ata, u obliguan që të punonin në minierat e arit, por edhe që t’ua mësonin vendorëve mjeshtërinë e punës në miniera. Jo rastësisht, miniera më e madhe e arit në këtë rajon rumun, u quajt: “Vicust Peristorum”. Analogjia, asnjëherë nuk është e rastit. Historia shekuj më vonë, ajo “histori” që do ta përkufizoj heartlandin etnik dhe shtetërorë rumun, është e lidhur jashtëzakonisht shumë me komunitetin shqiptar i cili, për t’i shpëtuar robërisë otomane gjeti strehim në këto vise te këmbët e maleve Rodope.  

Populli rumun, historia dhe shkenca rumune e di se për cilën periudhë historike e kam fjalën! Në kontekst, kam parasysh kontributin politik dhe organizativ të vënies së themeleve të shtetit rumun të familjes “Gjika” me prejardhje nga Shqipëria e jugut. Prandaj, sintagmat që e përkufizojnë jetën dhe të madhërishmen (Hegeli), nëse mbyllen ose përfundojnë në një etapë të caktuar kohore, riciklohen në etapa të tjera. Prandaj, erdhi njëherë edhe shekulli XIX-të dhe Rumania u shndërrua në një “shtëpi shqiptare”! Në kthinat e kësaj shtëpie, kishte mbërri renesanca dhe iluminizmi evropian të cilin, nuk e njihte dhe as nuk e absorbonte pushtuesi lindorë i Kostandinopojës: otomanizmi. Qindra mijëra shqiptarë që jetonin në Rumani dhe ata që u dynden drejt këtij vendi të bekuar, gjetën strehim dhe mikpritje.  

S’i rrallëherë, historia e të dy popujve ishte mirënjohëse, duke e vënë në funksion “sintagmën e reciprocitetit”, si një mundësi dypalëshe për ta falënderuar historinë e përbashkët të afrimit e bashkëpunimit dhe të kontributit që të dy popujt i kishin dhënë njeri tjetrit. Në fund të shekullit  XIX-të, radha ishte në anën rumune. Dyert e Konstancës, të Bukureshtit, të Jashit etj., u hapën krah e krah për shqiptarët. Pse? Shqiptarët që ishin të vonuar në procesin evropian të komb formimit dhe të shtet formimit, aspak me fajin e tyre por për shkak të gjendjes shekullore nën robërinë otomane, hynë në këtë valle të vështirë por të domosdoshme. Dhe, nuk është e rastit që pjesa më sublime e kësaj ndërmarrje nacionale shqiptare, pati s’i epiqendër Rumaninë. Këtu, kishte mbërri me kohë iluminizmi dhe moderniteti, ndërsa që shqiptarët patën mundësi historike që të organizohen, të zhvillojnë aktivitetet e asaj që ata e quajtën “Rilindja kombëtare”, një ndërmarrja e madhe me plotë sakrifica.                  

Disa shqiptarë të krishterë të pasur dhe inteligjentë, të cilët kishin ikur në kryeqytetin rumun pas shpartallimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), e ri themelojnë Shoqërinë shqiptare ‘Drita’, dhe e blejnë një shtypshkronjë të tyre për të vazhduar aktivitetin arsimor. Së shpejti pas kësaj, ata themelojnë edhe dy shoqëri shqiptare – ‘Dituria’ dhe ‘Shpresa’, të cilat mandej në vitin 1907 u shkrinë në një të vetme me emër të përbashkët ‘Bashkimi’ dhe nën udhëheqjen e Thoma Çejamit. Në një periudhë të shkurtër,  këto shoqëri botuan në gjuhën shqipe rreth 150 vepra politike dhe letrare dhe, kanë botuar disa gazeta në gjuhën shqipe: ‘Shqiptari’, themeluar nga Nikolla Naço, ‘Toska’, ‘Besa’, ‘L’Etoile Albanaise’ (në gjuhën frënge dhe shqipe) dhe të tjera. Pa ekzagjerim, mund të thuhet se Bukureshti ishte një nga qendrat kryesore të propagandës arsimore shqiptare, prej vitit 1880 deri në vitin 1908. Në krye të kësaj ndërmarrje të rëndësishme me karakter nacional, qëndronin patriotët e shkëlqyeshëm: Nikolla Naço, Thoma Çejami, Visarion Dodani, Pandeli Evangeli, Pandeli Durmishi, Vasil Zografi, Hristo Meksi, Rafael Anastasi dhe shumë të tjerë.  

Nuk ka dyshim që aktivitetet rilindëse, ndërlidheshin me pozitën e shqiptarëve në Rumani, një paraintegrim i tyre që, mundësonte jo vetëm kushte fizike por, edhe kushte kulturore, ekonomike etj.   Rumania, ishte kthyer qyshkur si një “Shqipëri e dytë” për shqiptarët! Viktor Eftimiu dhe Elena Gjika, që të dy me prejardhje shqiptare, ishin integralistë të kulturës dhe shkencës rumune. E kundërta: historiani Nikolla Jorga, nënkuptonte krijuesin dhe historianin tipik shqiptarë! Pra, dua të them se në mes të shqiptarëve dhe rumunëve, ka lidhje të vjetra fizike dhe shpirtërore: aq shumë lidhje sa që, çdo shqiptarë në Bukuresht dhe çdo rumun në Tiranë apo në Prishtinë, të ndjehet edhe sot si në shtëpinë e tij!  

Nuk paragjykojë të ndalem më tej në histori, por them me bindje të plotë se shkëputjet që u bënë më vonë, ato shkëputje që derivuan s’i rezultati e luftërave ballkanike (1912-1914) dhe pastaj përgjatë dy luftërave botërore,  patën si epilog një periudhë kontradiktore harrimi dhe bashkëpunimi mes dy popujve. Po ashtu, për gjysmë shekulli tjetër, marrëdhëniet u rinovuan në periudhën komuniste megjithëse, në korniza politike dhe ideologjike të përkufizuara. Edhe vitet e mëvonshme postkomuniste, si rrjedhojë e transicionit postkomunist dhe e problemit të Kosovës     

Dua të nënvizojë në këtë analizë se, përballë pozicionit aktual shqiptarë dhe ndër shqiptarë, ka vazhduar një fazë inerte, e amullt dhe jo fort e kënaqshme në rinovimin rilindës të marrëdhënieve shqiptaro – rumune. Ndoshta, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për rumunët! Në kontekst, nuk them dot se kush e ka fajin më shumë, sepse kjo nuk na ndihmon aspak, dhe as s’kemi arsye që të stërgjatemi në këtë drejtim. Megjithatë, është koha që të dy popujt duhet ta kthejnë kokën mbrapa në histori dhe të kujtohen se kanë qenë aq pranë njëri tjetrit dhe se, ndajnë aq shumë gjëra fizike, politike, kulturore, por edhe materiale e shpirtërore në mes tyre. 

Harresa, është njerëzore por historia nëse nuk mësojmë prej saj, di të jetë edhe dëshpëruese!  

  • Fehmi Ajvazi, është politolog dhe shkrimtarë nga Prishtina.

Janar, 2022. Prishtinë 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu