ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Mbi një roman ekstraordinar!

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Nga Bajram Sefaj, shkrimtar

Rilexime nostalgjike

Sprovë jo e rëndomtë shkrimi

Mbi një roman ekstraordinar!

Një roman i madh,( më 887 faqe exact), sikurse është ai me titull “Bijtë e askujt” i autorit R. Qosja, (thash!) meriton një shkrim ndryshe, ashtu si ndryshe nga të gjithë romanët e tjerë shqip është shkruar ai!

Hisen time të manifestimit të gëzimit dhe entuziazmit për leximin e megaromanit “Bijtë e askujt” të profesor Rexhep Qosjes, po e nisi me dy qeshuri (si anekdota).
E para:“…Unë për vetën time për në plazhin e Velipojës kisha udhëtuar me të “Bijtë e askujt”, librin e parë të romanit të vëllimshëm, dypjesësh të Qosjes dhe më një roman krejt të hollë. “Rrëfenja fluide” e ka titullin ai roman, me nëntitull shpjegues:”këtë kujtim ruaj për të”. (Emrin e autorit nuk po e shënoj nga shkaku se, askush nuk e njeh me mirë se unë! Romanin e Qosjës “Bijtë e askujt” me interesim të madhe kisha filluar ta lexojë në Prishtinë. Në bregdetin e Velipojë e mbarova pjesën e parë, tamam aty kur dëshmitari (rët) flasin për arratisjen (përzënien!?!) e Tarik Saraçit nga burgu famëkeq i Burrelit. Derisa Tarik Saraçi, si ka ditë dhe ka mundur, kishte ikë nga burgu, edhe unë, në anën tjetër, shumë shpejt to të lë Velipojën dhe do të kthehem në Kosovë. Çfarë simbolike, ju lutëm shumë! Mezi pres të arrijë në Kosovë e t’i bashkëngjitëm rrugëtimit të Tarik Saraçit. (Ja, anekdota: një pushues nga Kosova, po me njeh, por, emri im nuk po i kujtohem bash mirë. “E pate Deli a Kadri?”. “Aty afër jeni zotëri” – i them. “Emrin e kam Tarik Saraçi!”. “Aha, tash po me kujtohet!” – tha pushuesi dhe kryet e futi nën çadër të dielli…! (Shih gazetën e përdiitshme “55” të Tiranës, 14, 15 e 16 të muajit gusht 2010!).
Anekdota e dytë, (sa mirë e kallëzonte i ndjeri Rifat (Kukaj). (Ai thoshte se kjo kishte ndodhur diku në Drenicë?). Një vezir i kohës së turkut, i jep urdhër të prerë një vartësi të tij: t’i gjejë dy pleq shqiptarë, kudo në Kosovë, që kurrë jetë barkun bukë nuk e kanë ngi dhe t’ju thotë se janë të ftuarit e tij për darkë! Kur, dy shqiptarët e moshuar u gjenden në pallat, me laps e letër në dorë, u doli përpara gjellëbërësi më i mirë. Porositni çfarë t’ua do zemra për të ngrenë e për të pirë. Mos nguroni! Pasi u shtyn një copë herë, më në fund, foli i pari: “Dëshiroj për drekë një bukë kallamboqi të nxehtë çerepi, një gashtë djathë, dhe…, në mos u bëftë shumë, edhe një tufë qepë të reja!”. E ti!- gjellëbërësi iu drejtua të dytit.
“Jo, zotëri asgjë, krejt ato që desha unë, shkuan, u porositën…!”
Si rasti im, njësoj, krejt çka dëshirova të them unë për romanin “Të bijtë e askujt”, e thanë më mirë, më paq e me kompetenca më të mëdha Feride Papleka, në një kritikë të saj dhe i riu Ag Apolloni, në pasthënien e këtij romani voluminoz. E para është shkrimtare, poete, përkthyese e, mbi të gjitha, intelektuale e shquar shqiptare nga Tirana, të cilën ndonëse nuk e kam takuar kurrë, sa të jem gjallë, do të mbaj në mend, si autore të librit-ese të shkëlqyer, “Labirinti Borges”-(1999), dhe i dyti, poeti, shkrimtari, dramaturgu dhe esteti shumë i talentuar, Ag Apolloni, nga Prishtina që akoma nuk i ka mbushur tridhjetë vjet, është bërë emër i pakapërcyeshëm i letrave tona. .
Për romanin më të ri të Qosjes digjesha të them…, e nuk e thashë. E thanë ata: zonja Feride dhe zotëri Ag Apolloni.
Feridja:  « …Romani më i fundit i shkrimtarit Rexhep Qosja me titull “Bijtë e askujt”, si emblema më e trishtuar dhe më tronditëse e fatit tonë shqiptar në histori, futet natyrshëm në rrjedhat e letërsisë postmoderne për të dëshmuar të padëshmuarën, për të thënë atë që ka mbetur pa thënë, për të zbuluar “anën e mbrapme” të realitetit, sipas shprehjes së romancierit austriak Hermann Broch…. Te vepra letrare e Qosjes fuqia e fjalës vjen nga vetëdija e një të vërtete që del në pah mes përzierjesh të fiksioneve me realitetin…”.
(“…Romani është një fushë e gjerë që shpërfaq të gjitha format e gjenisë, të gjitha mënyrat e shprehjes. Është epopeja e ardhshme, me sa duket e vetmja që do të përmbajnë që sot e tutje zakonet moderne”) – një përkufizim i romanit si gjini letrare, nga këndvështrimi i Feride Paplekajt.
A. Apolloni: “… “Bijtë e askujt është një roman më dy linja: njëra linjë tregon jetën dhe vdekjen e njeriut që nuk e duron maskën marksiste në fytyrën e atdheut, ndërsa tjetra tregon për njeriun që çuditet me shpërdorimin e demokracisë në atdhe. Bijtë e askujt është roman që interesohet për terrin e atdheut, pasi që drita është e rrejshme. Për shkëlqimin (dritën) e Shqipërisë kanë folur mjaft, madje tepër, shkrimtarët shqiptarë të realizmit socialist. Rexhep Qosja flet për anën e errët të atdheut, për terrin e Shqipërisë dhe të Kosovës. Shikuar në këtë aspekt, ky roman polemizon me një grumbull romanesh të letërsisë shqipe. Në të nuk flitet thjesht për vdekjen e një njeriu, por për vdekjen e një realiteti si pasojë e lindjes së një ideologjie…”.
Feridja : »…Duke qenë se organizohet nga dy protagonistë, personazhe dhe rrëfimtarë që janë edhe njohës të letrave, romani është edhe një enciklopedi e letërsisë botërore, me emra shkrimtarësh, veprash, idesh, personazhesh, thëniesh që kanë hyrë në fondin klasik të saj. I shkruar në një teknikë, e cila përmbledh shumë forma letrare, si: monolog, dialog, përshkrim, retorikë, kujtime historike, romancë dashurie, përsiatje filozofike, rrëfenjë, epistolar, fjalor etimologjik etj, romani është në vetvete edhe një megateori e shkrimit. Autori, përmes një ironie të hollë, që është përgjithësisht arma e të mençurve, jep udhëtime, takime, hulumtime, mbrëmje, pushime, seanca bashkëbisedimi, regjistrime, pentagrame muzikore, fjalë, vargje këngësh, mbledhje, etj. Në roman ndërshihet edhe një intrigë policeske, që e mban të gjallë kureshtjen e lexuesit: “Bie celulari i Delinës. E shikon, por nuk përgjigjet. Hije e rëndë i mbulon fytyrën – fytyrën e saj të bukur që deri në këtë çast dhuronte gëzim”.
A. Apolloni : »…Tipari më i fuqishëm i këtij libri është vlera pohuese. Romani „Bijtë e askujt“ i ka në brendësi arsyet e një morali të shkrimit të skenave bashkëkohore, të cilat i japin atij vlera të padiskutueshme, si tekst opozitar në përgjithësi, por i papajtueshëm sidomos me atavizmin e sundimtarit dhe frymës së Njëshit që e ka rrënuar dhe e rrënon shoqërinë shqiptare. Ky qëndrim ndërthuret edhe me guximin e autoritetit të lartë të shkrimtarit në letrat bashkëkohore… Gjithsesi, një nga këta autorë me dije enciklopedike dhe vetëdije postmoderne është edhe themeluesi dhe përfaqësuesi i postmodernizmit në letërsinë shqipe, Rexhep Qosja, proza e të cilit i përmbahet poetikës së pluralizmit, e cila, si e tillë, kritikon metarrëfimet…Bijtë e askujt është roman postmodernist që i kundërvihet komunizmit, sepse komunizmi kishte simuluar realitetin; i kundërvihet metodës së socrealizmit, që ishte shpallur metoda e vetme e artit dhe shkencës në Shqipëri; i kundërvihet po ashtu edhe mbetjeve të komunizmit në demokraci…”.
Romani “Bijtë e askujt”, enciklopedi dhe filozofi bashkë!
Feridja: « …Veçantia e skajshme e pohimeve në roman është edhe një çelës për të kuptuar pushtetin e ligjërimit, për të treguar se fjala, në shumë raste shëron, ngjall, por edhe çorodit e vret. Shkrimtari është ai që literalizon lëvizjen e mendimit dhe bën të dëgjohen shprehjet e ngurosura, me vlera paradoksale si: “Shija e bastarduar do të sundojë botën, por edhe elitën, thotë ; “Të papriturat e sundojnë botën”; “Leverdia e përkul atdhetarizmin” , “Në Shqipëri ua rrëzojnë përmendoret luftëtarëve kundër Italisë së Musolinit, sepse thonë ishin komunistë dhe ua ngrenë ithtarëve dhe shërbëtorëve të saj etj., dhe filozofi e kulluar si: “[…] asgjë nuk është e humbur përgjithmonë në qoftë se nuk e ke humbur besimin; “Prindërit nuk i zgjedhim ne, na i cakton fati”; “Serioziteti në pleqëri lexohet si pikëllim”, “Guri që lëviz prej vendit të vet nuk ndalet më kurrë në asnjë vend!”; “Shumica ikin prej vetvetes! Të tjerë mund ta gjejnë vetveten askund”; „Fol me të vdekurit për të kuptuar të gjallët“; “Totalitarizmi dhe globalizmi kanë të njëjtin fryt historik”) e deri te Testamenti i Tarik Saraçit që përurohet me frazën sentencë të të gjitha kohërave : “jam me të pushtuarit, të shtypurit, të përndjekurit, të… etj.”.
A. Apolloni: Narratori Miran Bushati rrëfen, sepse për të më të rëndësishme se njeriu janë rrëfimet për njeriun. Në atë rrëfim ai operon me çdo gjë. Aty flet për procesin e krijimit të romanit në të cilin edhe vetë është personazh. Ai në fillim nuk e ka të qartë nëse duhet të shkruajë histori, apo letërsi, kurse më vonë nuk di çfarë lloji të romanit të shkruajë, pasi që kjo varet nga lënda: “Të dhënat që do të gjej në arkiva, në biblioteka dhe të dhënat që do të dëgjoj prej bashkëbiseduesve do ta vendosin llojin e romanit që do të shkruaj”. Edhe pasi vendos të shkruajë “roman jetëshkrimor”, kokën e ka plot shqetësime: “Çfarë libri do të jetë ky; çfarë romani jetëshkrimor historik; roman me dy vija rrëfimtare, me dy plane; strukturë e përbërë, së cilës kushedi a mund t’ia dal në skaj pa e humbur fillin në labirintet e saj”. Ai është i vetëdijshëm për mungesën e pastërtisë narrative në romanin e sotëm, prandaj thotë “tani edhe romanet ilustrohen me fotografi, madje edhe me vizatime a me llogaritje matematikore”(…) Letërsia e Kosovës, ndryshe nga letërsia socrealiste e Shqipërisë, ka qenë më e hapur për eksperimentime. Por, kjo hapje shpesh e ka mbyllur atë, e ka privuar nga domethënia. Në këtë letërsi, proza e Rexhep Qosjes është një eksperiment i rrallë i suksesshëm, një eksperiment që është në korrent me teorinë dhe praktikën letrare postmoderne… Pa veprën e Rexhep Qosjes, letërsia shqipe do të mbetej pa provuar praktikën e postmodernizmit, e cila deri sot në Kosovë nuk ka gjetur ndonjë prozator tjetër përfaqësues, kurse në Shqipëri shfaqet gjatë viteve ’90 të shekullit njëzet, në veprat e shkrimtarëve post-komunistë, ndër të cilët duhet veçuar sidomos prozën çmitizuese të Ridvan Dibrës, në një nga tregimet e fundit të të cilit (“Mësimi i biçikletës”), krahas përshkrimit që ia bën biçikletës, autori vendos edhe një fotografi të biçikletës brenda tregimit. Ndërsa romanin “e lehtë” postmodern, à la Dan Brown, sot në letërsinë shqipe e përfaqëson Ben Blushi, derisa Ismail Kadare mbetet më shumë shkrimtar realist sesa socrealist, vepra e të cilit dallohet veçmas për kompozicionin dhe përshkrimin, krejt ndryshe nga Rexhep Qosja që e shpërbën kompozicionin dhe e redukton përshkrimin në favor të përsiatjeve… Bijtë e askujt është roman, që u kundërvihet romaneve realiste shqiptare, nëpërmjet një forme që ndryshon vazhdimisht brenda romanit. Ai është roman polifonik, që me gjithë zërat e tij thërret kundër uniformitetit, monolitikes dhe monokromatikes. Pluralizmi diskursiv është njëherësh edhe pluralizëm idesh dhe larmi formash… Bijtë e askujt është roman që e zgjon letërsinë shqipe nga letargjia; që e shkund letërsinë shqipe nga mbetjet socrealiste dhe e bën të mos ketë frikë nga eksperimentimi postmodern. Ky është një roman që dallohet për guximin që ka autori për t’i shprehur troç idetë e tij; për guximin letrar dhe moral për ta sfiduar historinë e letërsisë shqipe dhe historinë shqiptare, përgjithësisht; është roman që flet për fate tragjike në dy kohë: për fatkeqësinë e Tarik Saraçit nga komunizmi dhe për fatkeqësinë e Delina Dertit nga demokracia e shpërdorur.
Një histori dashurie…
(ose: “Delina Derti e ndriçon kthinën pa dritare me pamjen e saj të hirtë”) .
Këta dy autorë, të zgjedhurit e mi, (që pa autorizimin e ndoshta edhe pa qejfin e tyre!) i “ftova” të me ndihmojnë ta them atë që desha ta them e nuk e thashë, për këtë roman (jo lumë, por, oqean!), sikur pa asnjë kundërshti pajtohen mesveti kur është në pyetje Delina Derti, në sytë e Miran Bushatit, alias Rexhep Qosjes.
“Delina vazhdon ta shfletojë Dosjen nr. 7, kurse unë, si fshehurazi, vazhdoj t’ia shikoj duart. Të buta. Të bardha. Për këngë popullore. Gishtërinj të gjatë. Për këngë popullore. Cicat si molla. Për këngë popullore. Sa zjarri është mes këmbëve të saj! A mendon edhe ajo për mua siç mendoj unë për të. Do ta gozhdoja për dysheku…!” ; apo “Humbim në sytë e njëri-tjetrit!”.
*
Në fund, romani i fundit i Rexhep Qosjes flet edhe për fatin tragjik të atdheut të tij, nëpërmjet metaforës së vdekjes së Tarik Saraçit, trupi i të cilit bie në mina dhe ndahet në dy pjesë: gjysma bie në Shqipëri, gjysma tjetër në Kosovë. Dhe kjo zbulohet nëpërmjet spiritizmit, si ironi ndaj materializmit marksist… Bijtë e askujt shikuar nga çfarë trajton, është historia dhe aktualiteti shqiptar i filtruar në filtrat e ironisë, ndërsa shikuar nga mënyra si e trajton lëndën, është romani më avangard i letërsisë shqipe.
E, hisja ime, ç’na ishte?
Dy kallëzimeve (anekdoteske, në fillim) nuk kam qare pa ia shtuar edhe një (si) episod: Kur Miran Bushati “polemizon” me Delina Dertin se cilët shkrimtarë (nuk me kujtohet se në cilën faqe të romanit!) me veprat e tyre, shënojnë shekullin tonë, Mirani, ndër to fut romanin “Dieu, sa vi, son oeuvre”(Colection Folio, Edition Gallimard, Paris – 1980, faqe 420) të shkrimtarit të njohur bashkëkohës francez, Jean d’Ormesson, anëtar i Akademisë franceze.. Ashtu si mezi kam pritur vi në Francë dhe të blej këtë libër, në të cilin akoma pa e hapur mirë, kam shënuar: “Akademik, Rexhep Qosjes, për kujtim nga B. Sefaj” – Paris, 22 tetor 2010, po ashtu, mezi pres çastin të kthehem në Prishtinë, e këtë dhuratë simbolike, t’ia dorëzoi autorit të romanit “Bijtë e askujt”. Aq më parë kur, edhe unë, në (anti)romanin tim “Terra nullius” kam zënë n’thua pikërisht në këtë shkrimtar të madh, ndër më të shquarit, të letërsisë më të re frënge. Thash, lë ta këtë Rexhepi, këtë roman në origjinal, në gjuhën frënge, në gjuhën e autorit, Jean D’Ormesson. Ashtu si mendova, veprova!

  • Tekst shkruar diku e dikur, në Francë, kurrkund i pabotuar deri me sot!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Per shkrimtarin R. Qosja nuk kam c’te flas per veprimtarine e tij perderisa nuk kam lexuar as dhe nje veper te tij.Dua te besoj kolegun e tij z.Sefaj se krijimet e tij jane te mrekullueshme sic e titullon. dhe vepren e fundit te tij. Z.Qosja tek une ne kujtese eshte si admiruesi e simpatizanti i diktatorit shqiptar.Vite shume kane ikur e shpresoj te jete nje Rexhep tjeter e te mos shkruaje me dashuri per xhelatin e shqiptareve.Ne vizitat e viteve 1980 – te a nuk shikonte ky shkrimtar mjerimin tek syte e shqiptareve ? Se nje shkrimtar qe krijon romane e ka dhe intelektin dhe intuiten te kuptoje ambjentin per rreth dhe pa folur dikush.Por si duket pritjet kane qene vetem ne sallonet, zyrat e vilat e udheheqesve.E shkrimtari Rexhep i ekzaltuar kthehesh ne vendlindjen e tij ,tek nxenesit me veprat enveriste e frymezonte rinine.Per kete e pergezoj se mbajti te gjalle frymen atdhetare.Por qe s’mundi te kuptoje tiranine e Hoxhes duke ardhur vete shume here ne Shqiperi kjo per nje njeri intelektual shto dhe shkrimtar eshte e papapranueshme.Ket-e mund ta shpjegoj vetem ai ose diku e ka thene..Se sic e fillova dhe me siper asnje veper te tij s’kam lexuar.Z.Sefaj i ben nje pershkrim te mrekullueshem romanit te ri ‘Bijte e askund ‘. Z. Sefaj ju tregoni dhe dy anektoda .Te paren ne plazhin e Velipojes do desha te ma sqaronit paksa qe mos te me mbetet shija e idhet ne goje tek e lexova.Prezantoheni si Saraci ( personazh i romanit ,nje i arratisur nga burgjet komuniste
    te Shqiperise )tek nje pushues i rastesishem ne plazh te Velipojes tek ai perpiqej te kujtonte emrin tuaj.
    Ju u prezantuat me emrin e viktimes se diktatures sipas romanit qe kishit ne dore si inerci se ishit nen ndikimin e leximit ,sic pershkruani me siper qe ndalon leximin ???. Apo si nje cudi apo tregues se ja keto heronj nuk njihen i zbehu jeta e sotme qe pse pushuesi nuk e njiihte kete emer qe u prezantove ? Shpresoj qe emri te jete imagjinar dhe jo i vertete se anektoda e mesiperme vec anekdote nuk eshte.Ne mbyllje pershendetje.
    Ata martire z.Sefaj do te mbeten te pavdekshem dhe pse historia e sotme mundohet t’ i vendose ne nje muze, galeri te pandricuar.Ne nje vend te erret .Por gabohen se emrat e tyre jane te ditur,jane rreshtuar e numeruar ne dosjet shteterore e do te vije so dita ku historia do te rishkruhet me te gjitha te mira e te ligat.Me respekt Rita.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu