ARKIVI:
11 Mars 2025

Mbledhje e radhës e Shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër

Shkrime relevante

Rreth Latakisë po bëhen masakra të pastra kundër alavitëve

Hans Rustad / Document.no 10.03.2025 17:32 Al Jolani është ftuar në konferencën...

Çka i duhet Kosovës, në këto orë të liga në horizont?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina ___ 1. Nëse, totalitarizmi i ri neoliberal,...

Mallakastra kristijane, e para osman-islamizimit

Foto: Byllis, Shqipëri Nga: Paul Tedeschini, Milano, Itali E shtrire ne cep te...

Njoftim për vizitën e Sekretarit Gjeneral të NATO-s në Republikën e Kosovës

Prishtinë, më 10 mars 2025 Me datën 10 dhe 11 mars 2025,...

A do t’i bindet “hajvanati” Albin Kurtit?!

Florim Zeqa Duket të jetë plotësisht e vërtetë e hidhur, se shumë...

Shpërndaj

SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër mbajti mbledhjen e radhës me 08.06.2024 në klubin „DARDANIA“ në Zofingen.

Rendi i ditës:

1. Raporti i punës dhe financiar.

2. Shqyrtimi i kërkesave.

3. Monografia për Salih Çekaj, promovimi i sajë në Zvicër.

4. Simpoziumi për Salih Çekaj që do të mbahet me 10.06.2024 në Prishtin.

5.Diskutim rreth aksionit për Ekspoziten e Prof.Fehmi Aganit.

6.Të ndryshme.

Në pikėn e parë të rendit të ditës, arkatari i shoqatës Muhamet Krasniqi,raportoj për ndihmat që ka dhanë shoqata, për punën dhe financimin e projektëve të cilat janë në përfundim, si shtëpia në Junik dhe të tjera.

Në pikën dy u shqyrtuan disa kërkesa dhe kryesia mori vendim për to. Në pikën tre u diskutua për Monografin kushtuar Heroit Salih Çekaj me autor dr.Frashër Demaj. U analizuan dhe u dhanë mendime kritike për periudhen kur filloj shkrimi i Monografisë, me 01.12.2018 e gjerë në përfundimin e projektit me 20.12.2023 ku është dërguar për botim.

Nga shtëpia botuese Monografia u muar me 18.05.2024. Për shkak të korrektësisë së kryesisë së shoqatës, në raport me anëtarsin e sajë dhe kontribuesit, po i japim në detaje shumën që ka paguar shoqata. Finacuesit kryesorë dhe të vetmit të këti projekti kan qenë SHBK „ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër dhe Shoqata „SALIH ÇEKAJ“ në Gjermani.

SHBK „ SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër kontriboj me këto shuma: 6000 €. për punën e autorit 2488€.për shtëpin botuese. Gjithsejt: 8488€. Ndërsa Shoqata „SALIH ÇEKAJ“ në Gjermani kontriboj me këto shuma: 1750€.për Autorin. 2000€. për shtëpin botuese. Gjitgsejt:3750€.

Të dy shoqatat për autorin kontribuan me 7750€. Për shtëpin botuese 4488€. Shuma e përgjithshme që kontribuan të dy shoqatat, për autorin dhe shtëpin botuese është 12.238€.

I falëmnderojmë të gjithë anëtarët e shoqatës dhe kontribuesit të cilët ndihmuan në realizimin e këti projekti madhorë.

Në pikën e katërt u diskutua për Simpoziumin kushtuar Heroit Salih Çekaj, i cili do të mbahet me 10.06.2024 në Prishtinë nën organizimin e tri shoqatave: Shoqata„TROJET E ARBËRIT“në Gjermani, SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, Shoqata„SALIH ÇEKAJ“ në Gjermani. SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në zvicër kontribon me 2000 Fr. për këtë simpozium.

Në pikën e pestë u diskutua rreth organizimit të aksionit për grumbulimin e të hollave për Ekspoziten kushtuar prof. FEHMI AGANIT.

Nga kjo mbledhje ftojmë edhe njëhere,të gjithë mërgimtaret që ta përkrahin financiarisht realizimin e këti projekti madhorë, për njërin ndër figurat më të rëndësishme të lëvizjes sonë për liri dhe pamvarsi.

Në pikën e gjashtë u diskutue rreth organizimit të vizitave, tashmë tradicionale të shoqatës në Kosovë. U caktue data 01.08.2024, vendëtakim dhe agjenda e vizitave e cila do të bëhet publike së bashku me ftesën.

Me shumë respekt: Kryesia e SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu