ARKIVI:
23 Shkurt 2025

Mbresa e kujtime me rastin e ceremonisë së vendosjes shtatores të profesor Anton Çettes

Shkrime relevante

Fatmir Limaj thyen akullin: Një hap i guximshëm që sfidon opozitën dhe i hap rrugë bashkëpunimit për Kosovën 

  Nga: Luan Dibrani   Në një periudhë të tensionuar dhe të pasigurt...

Gëzim Marku, Zemra Shqiptare: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli – Komunizmi në Shqipëri

E shtune, 22.02.2025, 01:00 PM INTERVISTË ME GAZETARIN DHE PUBLICISTIN SHQIPTARO-AMERIKAN FRANK...

Më e bukura hakmarrje është të ndërtosh jetën tënde pa ta, të tregosh se tradhtia e tyre nuk të ka thyer…!

Halil Geci, Skenderaj ___ TRADHTIA: PLAGË QË S’SHËROHET KURRË ___ Kur të tradhëtojnë është sikur...

Afrim Caka për “fshatarizmat” dhe poshtërsitë anti-Kosovë të Lutfi Hazirit

Afrim Caka, Gjakovë “LYTFI HAZIRI E RESPEKTOVE KRRIҪIN E XHELATIT DHE KISHE...

Kështu përshkruhet Trump: – mediat ruse brohorasin

Vizatimi: Marvin Halleraker / Aftenposten Eksperti thekson se mediat ruse nuk kanë...

Shpërndaj

Nga: Shqipe Bytyçi, Zvicër
* Shqipe Bytyçi është poete dhe aktiviste e njohur e pajtimit të gjaqeve nga Gjakova.
_______
Shtatorja e plakut te urtë, albanologut dhe pajtuesit të gjaqeve, Anton Çettës me 28.11.2022 u vendos në oborrin e Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës. Anton Çetta, studiues e mbledhës i folklorit, natyrshëm u vu në krye të Këshillit të Pajtimeve të Gjaqeve në fillim të viteve 1990-të. Kujtoj, ishin vite robërie, represioni i pushtetit serb sa vinte e rritej, posaqërisht pas suprimimit të autonomisë së Kosovës. Qindra mijēra shqiptar të larguar nga puna, mijëra të burgosur të ndërgjegjes, mijëra fëmijē të helmuar pas segregacionit shkollor serb, dhjetëra ushtar shqiptar të vrarë gjatē shërbimit ushtarak në armatēn jugosllave, dënime drakonike për shqiptar vetëm për njē fjalē goje kundër pushtetit serb dhe dēnime te lehta formale kur një shqiptar për arsye personale vriste një shqiptar tjetër. Krejt pak dritë, shifej pas tunelli, kur profesor Anton Çetta u vu ne krye të çetës pajtimtare, kohë kur u falēn rreth 1800 gjaqe dhe rreth 30 mijë ngatërresa. Gjitha kēto duar pajtimesh u shtrinë në frymën e një bashkimi kombëtar me moton “s’kam pushkë për vëllain”. Pushka duhej ti këthehej pushtetit vrasës serb, prandaj edhe fryma e organizimit politik dhe ushtarak kundër Serbisë okupatore u rrit dhe formësua mu në vlugun e pajtimit të gjaqeve.
Në ditën e Flamurit, 28.11.2022 qëndroj mbi parkingun nëntokësor të inauguruar pak kohë mē parë, në hapësirën para Fakultetit të Filologjisë, shoh si zbulohet shtatorja e “Plakut të urtë” dhe kujtimet e rasteve konkrete në oda ku trajtohej rasti dhe shtrihej dora e pajtimit më vijnë të freskëta, sikur të ishin dje. Ishte një risi, njē nder dhe privilegj i madh, si studente e re të jem pranë profesorit, të dēgjoj argumentet e tija njerëzore, kombētare që largonin çdo hezitim dhe ngushtësi shpirti për të shtri dorën e pajtimit.
Shqipe Bytyçi me Prof. Dr. Zekeria Canën e të tjerë në kohën e pajtimit të gjaqeve e ngatërresave ndër shqiptarët. 
Gjaqet i faleshin Kosovës, profesor Anton Çettes, studentëve, rinisë shqiptare. Mijëra duar pajtimtare u shtrinë, sepse profesor Antoni kishte var interesin e tij personal në një gozhdë pas dere dhe e kishte lënë në shtëpi, siç parapēlqente tē tregonte një tregim popullor lidhur me një pajtim gjaku.
Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
Shqipe Bytyçi …
Pajtimtari ose ndërmjetsuesi duhej të ishte me integritet, i pastër, i fjalës, i besës, të bashkëndjente rastin dhe të ishte i liruar nga çdo interes personal, si dhe të kishte atdhedashurinë dhe guximin e duhur që të vepronte mespërmes rreziqeve që pushteti serb i parapregadiste për atdhetarët e devotshëm. Fati ia dergoj popullit shqiptar, profesor Antonin, njeriun e duhur, në kohën e duhur! Fati më ofroj edhe mua një nga përvojat më unike personale, që do tē më përcjellë tërē jetën.
Profesor Anton Çetta, i shkrirë në bronz, ashtu me dorën e zgjatur, duket sikur edhe më tej kërkon dorën e pajtimit mbarkombëtar. Në emër të Kosovës, në emër të kombit shqiptar, kērkon tejkalimin e diferencave politike, fetare dhe krahinore, kërkon më shumë dashuri mes njerzësh gjaku.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme
Shqipe Bytyçi
Prishtinë, 28.11.2022

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu