ARKIVI:
20 Dhjetor 2024

Mbresa udhëtimi nga Kosova

Shkrime relevante

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Bardhyli Selimi me mjeket e qendres se vakcinimit Lipjan, më 22 shtator 2021

Nga: Bardhyl Selimi, Tiranë

Pas gati dy vjet shkëputje, muajin e fundit e vizitova Kosovën dy here, së bashku me time shoqe. Për të marrë dy dozat e vakcinës Pfizer.

Këtë radhë erdhi me ne në Lipjan edhe zoti Bato Ahmet Gashi që, pasi bën nderime te busti i Adem Gllavicës, do shoqërohej nga miku im Behadin Rexhepi për në Prishtinë për t’u interesuar për bustin e të atit, emrin e të cilit mban gjimnazi shoqëror, i shkëputur nga ai “Sami Frashëri, pesë vjet më parë. Oh sa shpejt ikën pesë vjet!

Të dy herët e takova aty edhe mikun tim të ri (si njohje), zotin Rustem Kleqka nga Magura. Ai kish ardhur, si zakonisht, në vendlindje, ishte edhe në Tiranë.
E kam njohur atë nëpërmjet valëve të radios së shqiptarëve mërgimtarë në Norvegji, me ëmër të bukur “Zëri i Arbërit”, që e festoi 20-vjetorin e themelimit. Rustemi dhe zoti Imri Trena janë “motorët” e saj! Kam biseduar shpesh me telefon, me figurë dhe me zë, me Rustemin, kështu që kemi mësuar shumë gjera për njëri tjetrin. Më ka thënë se është larguar nga vendlindja më 1987 për të shmangur përndjekjet e mëtutjeshme nga regjimi serb. Ishte fillimisht një hoxhë i ri, praktikant në xhaminë e Magurës, mandej një shitës në një kioskë të fshatit.

Bardhyli me Rrustemin e kolege te shkolles ne Lipjan 22 shtator 2021

Nga ato që kam mësuar për të, dëshmoj se Rustemi është një atdhetar po aq i flaktë sikur shumë nga ne të tjerët dhe heronjtë e dëshmorët e luftës. E them me bindje, se shumica e hoxhallarëve shqiptarë, e kanë treguar këtë gjatë shekujve. Nuk mund t’i përbaltë ata shembulli i ndonjë syresh të korruptuar dhe me shpirt të shitur ose të molepsur nga fanatizmi fetar.
Është madhështore ajo që bën radio “Zëri i Arbërit” këta 20 vjet. Kjo medie, e ngritur dhe vepruese mbi baza thjesht vullnetare, ka tërhequr dashamirë në mbarë Mërgatën tonë.
Edhe Rustemi është ithtar i njërës parti të sistemit pluralist në Kosovë, por kurrësesi kjo nuk e pengon të ngrejë zërin për unitetin kombëtar, për edukatën qytetare të shëndoshë në shkolla, për shtetin ligjor dhe të fortë të Kosovës. Kjo shprehet në emisionet e përditshme disa orëshe muzikore, kulturore, përkujtimore, që radio në fjalë emeton, por edhe në Odën e Thesareve Popullore që ajo mban çdo të shtunë nga ora 22-24. Rustemi regjistron në magnetofinin e tij të vogël por me nxënësi gati të pafund, intervista, rrëfime personale, veprimtari të ndryshme atdhetare dhe i pasqyron në emisionet e radios. Këta dy muaj “pushime” në vendlindje kanë qenë për të, në fakt, një shërbim pune shumë i dobishëm. Dhe mendo që, vite më parë, mjekët kanë ndërhyrë kirurgjikisht në zemrën e tij duke bërë tre bypass-e!

Bardhyli me Rustem Kleqken Lipjan 25 gusht 2021

Këtë radhë, Rustemi erdhi bashkë me kolegun tim mësues nga Kaçaniku por me banim në Ferizaj, zotin Maliq Luzha, që rrjeti prestigjioz informativ CNN e fiksoi në filmimet e demonstratave të 1989 në Ferizaj duke u përleshur me milicinë speciale të Milosheviçit.

Erdhën ata në Shkollën Teknike “Adem Gllavica” në Lipjan ku u pritën nga një grup mësuesish dhe drejtuesisht të shkollës. Ishte shumë bukur ta shihje Rustemin të bisedonte dhe t’i regjistronte të gjithë në magnetofonin e tij për të përcjellë kështu, më vonë, mjaft të dhëna për ecuninë e kësaj shkolle të madhe teknike me 18 profile studimi, që nga bujqësia deri de jurisprudenca! Foli ish drejtori veteran, zoti Hajrush Stublla, sociolog, që, përveç shumë cilësive të tjera si drejtues, është dalluar në vjeljen e investimeve për objektin shkollor nga fondacionet norvegjeze dhe amerikane si dhe për zgjerimin e listës së përgatitjes së profilizuar të tashmë mbi 1800 nxënësve të saj.

Bardhyli me Sefer Tashollin Lipjan 22 shtator 2021

Foli edhe drejtori i sotëm, ingjinieri Skënder Rudari, i përkushtuar për ta vijuar këtë traditë. Folën tre juristë, një informaticiene, një ekonomiste, një sekretar, folën edhe të ftuarit, vetë Rustemi dhe Maliqi, si edhe unë.
Më vonë, u takuam edhe me zotin Sefer Tasholli, drejtues i kadastrës së Komunës, Lipjan, miku im i vjetër, i cili më dhuroi dy monografi të tij me karakter enciklopedik “Lipjani me Rrethinë”, “Ploja serbe në Sllovi e më gjerë”.

Bardhyli e Vjollca me kolektivin e mesuesve Lipjan 22 shtator 2021

Rustemi me të vëllanë, Hakiun, na priti edhe në shtëpinë e tij të bukur tre katëshe në Magurë, ku ai na shërbeu me kafe, çaj, fruta. Aty vizitova Odën e Burrave, diçka madhështore, ku në mure kundrova jo vetëm foto të familjes por edhe të figurave të mëdha kombëtare shqiptare. Në ballkonin verandë varej në mur një orë e stërmadhe prej druri në formën e hartës së Shqipërisë Etnike të hartuar nga prof. Ahmet Latif Gashi i paharruar.
Bato me Behadinin u kthyen nga Prishtina dhe Bato vijoi udhëtimin e kthimit tonë për Tiranë.

Kështu kaloi vizita ime e dytë për vitin 2021.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu