ARKIVI:
23 Janar 2025

Mburreshim me krenari se 95 për qind jemi shqiptarë, ndërsa sot mësojnë dhe me mburrje deklarojnë se 95 për qind jemi musliman!

Shkrime relevante

Kosova po vuan nga idiotët politik!

Florim Zeqa Politika është art i së mundshmes në kohë dhe rrethana...

Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj si dhe lidhja e tyre me islamistët antishqiptarë

Nga: Rrezart Kalaja Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj: Lidhjet Politike dhe...

Skandal! Përse Sigurimet Shoqërore godasin Pensionet e Pedagogëve?

Nga: Pirro Prifti, Tiranë Ka kohë që Sigurimet Shoqërore herë pas here...

Ndryshimi i himnit partiak për pushtet!

Florim Zeqa Aktualizimi i himnit politik “Pa u farue me djem e...

A thue duhet shufër…?

Nikolin Sh. Lëmezhi Poezi A thue duhet shufër…?   Në derë të shejtnores, gdhendë kjartë e...

Shpërndaj

Saim Tahiraj, veprimtari i LDK-së në diasporë

Çfarë janë këto skena në sheshët e Kosovës? Cili është mesazhi politik që po dergojnë te miqët tanë,që na ndihmuan të çlirohemi, të formojmë dhe ndertojmë shtet? Kjo nuk ka lidhje me fe por veprim i pastër i islamit politik! A jemi të vetëdishëm se me veprime të tilla politike jemi duke bërë vetvrasje kombëtare? Jemi duke shkatrruar temelet e shtetit tonë që me aq mundë dhe sakrificë e ndertuan! Jemi duke i humbur miqët tanë tradicional që na ndihmuan të fitojmë lirin dhe ta ndertojmë shtetin tonë!

Ku është arsimi jonë? Në cilën shkallë të ult ka rënë, kur mësuesi shtron iftarë politik për nxënësit e tij?

Kur dje, në shkollat tona mësuam me mburrje dhe krenari se 95% ishim dhe jemi shqiptarë, ndërsa sot mësojnë dhe me mburrje deklarojnë se 95% jemi musliman!

Ku është sot vetëdia jonë kombëtare? Ajo po shëndrrohet në vetëdie fetare politike fatkeqësisht, me vetëdie apo pa vetëdie! Jemi duke rrëshqitur në rrugtimin e vetvrasjes kombëtare. Ku janë intelektualët shqiptarë, ku është arsimi, ku është shoqëria civile, ku janë institucionet e shtetit? Pse nuk veprojnë sa nuk do të shkatrrohemi përfundimisht? Athua mos vallë janë pajtuar të gjithë dhe presin përfundimin e kobshëm?!…

Nese vërtet vazhdojmë kështu, armiqët tanë shekullorë e kan fituar luftën pa asnjë krismë! Kjo nuk është kultura dhe tradita jonë kombëtare, as e Islamit tradicional shqiptarë! Kjo është kultura dhe tradita e armiqëve tanë që po përpiqen ta zavndësojnë me tonën!

Ahh sa ka nevojë populli ynë për një Rilindje Kombëtare, si në kohën e rilindasëve tanë se “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.

Vetëm kjo na shpëton nga zhbërja si komb dhe shtet!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu