ARKIVI:
8 Janar 2025

Më 16 deri 19 tetor 1448 u zhvillua Beteja e Dytë e Kosovës, një nga më të famshmet beteja që ndodhën në Europën Mesjetare

Shkrime relevante

Në Kosovë nuk ekzistojnë struktura paralele serbe, por mbetje të strukturave okupuese serbe

Agim Vuniqi Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë kanë mbetur të...

Rudolf Shtajner dhe qasjet e tij edukative e pedagogjike

Rudolf Shtajneri (1861 – 1925) Shkruan: Gëzim Bullaku "Njeriu është i lirë vetëm...

Një copë shpirti… një det dashurie

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nona mbetet ndër të paktët njerëz që ka...

“The New York Times” , rikthimet në krishterizëm dhe një deklaratë e Albin Kurtit ku bënë politikë me fe

Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Albin Kurti në një prononcim për gazetën...

Christopher Hill dhe politika e dyfisht: Një rrezik për Kosovën dhe stabilitetin rajonal

Nga: Luan Dibrani Padyshim që deklaratat dhe veprimet e ambasadorit amerikan Christopher...

Shpërndaj

Jahja Drançolli, historian
Ashtu si sot, më 16/19 tetor 1448, u zhvillua Beteja e Kosovës, një nga ngjarjet më të rëndësishme në Europën Mesjetare. Burimet që dolën pas betejës tërheqin vëmendje të veçantë, të cilat së bashku me eposin popullor kanë ngatërruar personazhet e Betejës së Kosovës në vitin 1389 me ato të Betejës së Kosovës në vitin 1448!
Ndërsa, për Betejën e Kosovës në vitin 1389, historiografia e sotme ende nuk ka qenë në gjendje të dallojë Kosovën historike nga Kosova mitike, nga ana tjetër Beteja e Kosovës e vitit 1448 sipas burimeve historike të kohës konsiderohet si një nga më të famshmet betejat që ndodhën në Europën Mesjetare. Prandaj, nga mesi i shek. XV, Kosova kishte tërhequr vëmendjen e frymëzuesve të luftërave anti-osmane të udhëhequr nga Janosh Hunyadi dhe Gjergj Kastriot-Skënderbeu. Fushë Kosova, më 16-19 tetor 1448, u bë arenë midis aleancës së udhëhequr nga Hunyadi të Europës Juglindore dhe ushtrisë osmane të udhëhequr nga Sulltan Murati II. Arbritët e udhëhequr nga Skënderbeu ishin në anën e aleancës europiane.
Në verën e vitit 1448, pasi mblodhi njësitë hungareze, polake, rumune, çeke, etj., Hunyadi kishte kaluar Danubin dhe shkoi në Krushevac. Nga atje, ai mbërriti në Kosovë. Nga ana tjetër, Murati II, pasi u informua nga despoti Brankoviç, kishte ndërprerë ekspeditën e përgatitur kundër Arbërisë dhe, në Sofje, kishte mbledhur rreth tij të gjitha njësitë, të cilat numëronin 50,000-60,000 ushtarë; nga kronikat perëndimore numri i tyre trefishohet. Njësitë e aleancës së krishterë, sipas burimeve perëndimore numëronin 22-72.000 ushtarë, ndërsa sipas burimeve osmane 24.000. Lufta tre-ditore përfundoi me humbjen e ushtrisë së aleancës.
Premtimet e bëra nga Skënderbeu për t’u angazhuar në anën e aleancës së krishterë e kishin inkurajuar Huniadin të nxitonte për t’u përballur me osmanët. Përgatitja e Skënderbeut për këtë përplasje dëshmohet sipas burimeve zyrtare dhe narrative. Përveç përgatitjeve të Skënderbeut, si dhe rrjedhës dhe pasojave të betejës, burimet kohore japin detaje për vonesën e arbërorëve në bashkimin me trupat hungareze. Arsyeja kryesore për vonesën e Skënderbeut ishin pengesat e despotit Brankoviç, aleat i dhëndrit Murat II, i cili mbylli të gjitha rrugët dhe shtigjet në të cilat ai mund të kalonte. Shumica e burimeve, duke justifikuar vonesën e Skënderbeut, nxorrën në pah dhe pa aftësinë e Huniadit, i cili nuk duhet ta kishte pranuar betejën para ardhjes së Skënderbeut në Kosovë. Përveç të dhënave të epilogut, janë ruajtur detaje për fatin e ushtrisë së mbetur pas luftës; një pjesë e trupave, pasi kishin marrë rrugën drejt jugut jo larg Fushë-Kosovës, takuan Skënderbeun, i cili kishte filluar të bëhej bashkëluftëtar i Huniadit; pjesa tjetër në malet e Çiçavicës, afër Vushtrrisë, u përpoqën të gjejnë Bogdanin, një paraardhës të Pjetër Bogdanit. Burimet që dolën pas betejës tërheqin vëmendje të veçantë, të cilat së bashku me eposin popullor kanë ngatërruar personazhet e Betejës së Kosovës në vitin 1389 me ato të Betejës së Kosovës në vitin 1448. Si shembull, mes tjerash këtu, duhet parë librin e përmasave europiane të humanistit nga Raguza, Mauro Orbini (1601), dhe ndonjë tjetër pas tij.!
Kan være et bilde av 1 person

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu