ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Më 24 shtator 2023 Rusët shpresuan se do ta ndezin luftën në Kosovë, por ia vunë zjarrin Lindjes së Afërme

Shkrime relevante

Shpërndaj

Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

1. Rrënjët e nxitjës së agresionit mbi Republikën e Kosovës-refleksione 

Borel, Llajçak dhe Eskobar si proserbian e kanë humbur çdo kriter që të mbesin ndërmejtësues në zgjidhjen e çështjes Kosovës, nga 24 shtatori 2023. Së këndejmi edhe Lista Serbe si parti politike duhet të reformohet dhe mos të veprojë si marionetë e Beogradit, sepse me iniciativë të saj kanë ndodhë të gjitha çrregullimet në Veri të Kosovës. Bota demokratike duhet të mendojë se me iniciativë të Beogradit ka ardhur deri te largimi nga puna e kryetarëve të komunave, policëve, dhe nëpunësve shtetëror.

Lidhur me këtë situatë këto ditë shumë llafe janë kah hargjohen rreth përpiekjës së një “ngjajshmërie” në mes luftës Kosovë-Serbi dhe Palestinë-Izrael. Historikisht dallimi është i madh, për faktin se shqiptarët dhe serbët nuk kanë asngjë të përbashkët, për kah origjina dhe gjaku. Serbët janë ardhacak në Iliri, shqiptarët janë AUTOKTON dhe kanë prejardhje Pellazgo-Ilire.

Palestinezët dhe Izraelitët në anën tjetër historikisht janë një popull. Aty lufta zhvillohet sidomos nga ana e Palestinës që është pozicionuar se: “Izraeli nuk duhet të ekzostojë”, po edhe Izraeli është i pozicionuar në politikë që Palestinën ta fshinë nga harta e globit. Mendoi se më 1947 drejtësia ka qenë efektive, por ajo drejtësi ka ardhur duke u shëndrruar në padrejtësi në dëm të Palestinës. Po, unë jamë dakord me Qeverinë time se Hamasi është organizatë terroriste. Por, edhe populli palestinezë kanë të drejtë në ardhmëri dhe në jetë në një shtet kombëtar. Arafati dhe Isak Rabini u pajtuan, por dikush i varu dhe tash shihen pasojat. E Arafati duhet të dihet se ishte n` anën e Kasapit të Ballkanit (Milloshit), prandaj rrudhëne gojën ju të miekrrave dhe adeteve të hueja, që provoni çështjen kombëtare në Kosovë ta ‘kualifikoni” si çështje rreligjioze.

Sa i takon kombit shqiptar në Kosovë, theksoi në bazë të dokuementeve se nga viti 1877 Serbia i ka kryer PESË fushtata gjenocidale. Ai gjenocid nuk ka pushuar deri më 1999. Prandaj ngjarja e 24 shtatorit ishte produkt i një historie kolojiale, të cilën dijnë vetëm serbët ta projektojnë: armet janë ble në Tuzëll, pelegrinët janë nga Novi Sadi, vrasësit që ishin armatos me armë të rënda kinse ishin nga Kosova. Por, shkurt e shqip, çdo gjë ka aromë baroti të përgatitur me kujdes nga Rusia dhe Serbia.

Sipas oprservimeve disa mujore të sigurisë në Veriun e Kosovës, agjentuarat ruse nga Nishi do të fillojnë, aty kah fundi i qershorit të regrutojnë terrorisë serbian dhe rusë, për një agresion ushtrak, duke i filluar aksionet e para nga Veriu i Kosovës, duke synuar sulm ndaj tërë Republikës. Duhej të ndodhte kjo tragjedi në Kosovë sepse në frontet e Ukrainës, rusët kishin filluar të vrejnë shumë dobësi ushtarake, që ishin indikator se lufta nuk do të fitohet me aq lehtësi si mendohej në fillim nga qarqet më të larta politike, kishtare dhe grupi i gjeneralëv. Në lidhje me këtë, grupi i quajtur “Vagner” kishte filluar të tregojë shenja superioriteti ndaj kryeoficrit rus të Kremlinit, por edhe ndaj kryepolicit dhe kryeshefit shtetëror të Fedratës Ruse siç është Vlladimir Putini. Në lidhje me këtë nga qendra e agjeturës ruse në Qarkun e Nishit, në fillim të korrikut 2023, Gjenralshtabi i Ushtrisë serbe do të merr instruksione, se duhet në një mënyrë të lëvizet ushtria drejtë kufijëve të Kosovës. Kështu nepër shumë qytete të Serbisë nazifashiste u dukën grafitët: “Kur ushtria do të hynë në Kosovë”. Këtë “vizatim” të skenarit e kishte pajtuar edhe dyeti Vuçiq-Bernabiq në prani të Gjneralit rus dhe Gjenralit serbian. Ky “zgjim” me një turr shumë naiv aty kah fillimi i gushtit 2023 do të kalojë në komptencë për realizim nga Millovan Radojçiq, një avanturist për të cilin dihej se nuki priton asnjë aksioni terroristë. Dhe aksioni do të fillojë duke grumbulluar armatim, kryesisht të kalibrit rëndë, duke synuar që ushtria pas një sulmi të rrufeshëm të Grupit serbian të “mejtepit” “Vagner, të hyjnë në veprim, së pari në një lokalitet në Veri të Kosovës.

Ngjarjet treguan në anën tjetër se AKI dhe Policia e Republikës Kosovës nuk kan “flejtë”, por situatën e kanë përciellë hap pas hapi, dhe mbi të gjitha profesionalisht. Në këto rrethana nuk duhet harruar faktin se policët serbian dhe tërë stafi administrativ që ishte në mbikqyrjën e Listës Serbe, mendonte se është e mundur të veprojnë ndaj shqiptarëve si ishin mësuar më parë. Fare këta politikan dhe ushtrak serbian nuk menduan se shqiptarët nga lufta e UÇK-ës dhe e NATO-s kanë mësuar shumë. Në këtë rrafsh të planifikimit të krizave, për ta larguar vëmendjën nga Ukraina, qaqet e Kremlinit dhe agjentura e Iranit e kishin planin “B” nëse nuk iu “dhezë” në Kosovë, që ta instalojnë krizën, që të ndezet një krizë e re në Lindje të aferme, aq më parë kur në luftën vllavrasëse në Siri, Rusia disi kishte dalë ngadhnjimtare. Shumë shpejtë zjarri i krizave të planifikuara ruse u tregua në mes grupeve terroriste palestineze siç është Hamasi, për të cilin po thuhet se disponon me 150 000 raketa. Dhe lufta palestinezo-izraelite filloi më 7 gtetor 2023. Po kriza në Veri të Kosovës ku mbeti? Shkojmë me radhë.

2. Banjëska në bazenin e Trepçës ka rrënjë historike arbrore  

Lokaliteti Banjëskë (Kosovë) ishte i njohur nga koha romake, si qendër administrative dhe lokalitetet ku relefi malor i kishte dhuruar shumë veti nga uji sherues, për të cilin ka nevojë nejriu në çdo kohë. Elementet e para dalluese për këtë lokalitet hulumtuesit i gjejnë në mbishkrimet e varreve nga koha e Bizantit, duke i zbuluar trevat e pasura me xhehe të bazenin e Trepçës të cilat u  rregjistruan si prona shteti të Konstantinopojës. Pas narjës së kishës krishtere në katolik dhe ortodok më 1054, funksioni i kishës ndryshoi shumë në rrafshin ekonomik, politik dhe kulturo-arsimor. Në dokumentet që ruhen në Arkivat e Dubrovnikut dhe Venedikut, e sidomos në Vatikanit, ka fakte që banorët e Luginës Ibrit shesin xehe, plumb dhe krom… nepër viset e Bizantit por edhe shteteve si Raguza (Dubrovniku) dhe në Siujdhësn e Italisë, e përtej.

Me ardhjën e fiseve barbare dhe çergarëve sllavë nga shekulli VIII-IX në Iliri fillon një rrënim i çdo gjëje duke ia dedikuar plaçkës dhe rrënimit. Lidhur me këtë, Mbreti serbian Millutin në rrënojat e kishës së vjetër iliro-arbanase filloi me hangari popullore për ta ndertuar kishën e re e cila përfundoi më 1317. Por jeta e atij pushteti gjakatar nuk zgjati shumë sepse më 1389 u rrënua çdo gjë. Banja (në bazenin e Trepçës) nën turqit sipas dokumenteve osmane ka rënë më 1422. Ndërsa, rëndësinë e këtij vendbanimi i ka funksionalizuar Ali Pash Jednerliu. Ky ndërtues e gjeti një popullsi 100% autoktone arbanase të rreligjionit ortodoks, popullsi kjo që ishte shumë e luhatëshme në çdo besim. Duke i hulumtuar të gjitha fondet arkivore, rrezulton se Banjska deri më 1913 nuk ka pasë asnjë banor të entietit sllavë. Në vitin 1913 në Banjskë vendoset Mihajllo Ceroviqi dhe deri më 1923 e spastroi këtë lokalitet nga shqiptarët duke i detyruar të shpërngulën në Turqi. Deri më 1912 Banjska i kishte 12 dyqane dhe 9 hane-bujtina. Kjo do të thot se ky lokalitet ishte kthyer në një rëndësi historike, por mbi të gjitha shquhej si vendbanim popullor, ku lulzonte blegtoria.

3. Çështja e shkollimit në Banjskë si histori që don spjegim rrënjësor

Cilin do vend që e ka okupuar osmanlia-turku, okupatori aziatik i ka zbatuar katër parime ushtarako-shtetërore:  1.Ka themeluar kazermën ushtrake në vende të njohura; 2. Ka ndërtuar shkollën (mejtepin), në qendra (medresenë); 3. Në fillim të okupimit ka filluar me dëshirë t` i konvertojë të krishterët në islam dhe 4. Ka zbatuar një Ligjë obligativ për “Myleti Mysllim” (qytetarë musliman) dhe “Myleti Zëimë” (qytetarë të krishterë), që të punojë, në vend të 2 herë në javë për pushtetin (kishën), puna obligative që ishte deri me okupimin, i rëbëruari ishte ishte i obliguar që 4 ditë në vit të punojë për mydyrjetin, apo kajmekamin, apo sanxhak beun, dhe në fund të sundimit 1864-1912 për valiun, para ajo që si taksë i shkonte Stambollit.

Sipas dokumenteve osmane në Banjskë vepronte mejtepi dhe pak më vonë u hap edhe medreseja. Predikues të mësimit ishin rendom oficerët të cilët i cilsonin fëmijët që kanë predisoozita shëndetsore për nizam, për çatip, për punë në çështje të fesë etj. Në këtë rast do të shënojmë një fenomen që ka ndodhë kudo nepër Sanxhakun e Nishit dhe Nahinë Trepçës ( Banjskës). Në këto anë gjatë gjithë shekullit XVIII dhe XIX do të zhvillohet një luftë popullore për dominim e që ishte, herë e hapur, herë e heshtur për FFES apo për PLIS. Shqiptarëve, ata që bartnin PLIS quheshin ARRNAUT, dhe nuk kishte fuqi që ua hjek PLISIN nga koka. Është një fjalë popullore në këtë anën: Fenë ta fali, por PLISIN kurrë. (Merrne shembull tribunin Isa Bolitinin, të cilit asnjë kancalari evropiane nuk pati fuqi t` i hjekë plisin!). Çështjen e PLISIT dhe të FESIT e gjejmë nepër dokumente më 1822/24, si problem politik numër një për kombin në lindje ARRANUT (Shqiptar). Lufta ishte bërë kulturë popullore të zhvillohej për Padishaun (Fesin), apo për Ali Pashë Janinën e Toskërisë (për PLISIN). Ky fenomen shqiptar pas likvidimit mizor të TOSKËS (Ali Janina), dhe Karagjorgjit (me origjinë shqiptare) shqiptarët e Shqipërisë Vjetër (Sanxhakut Nishit), do të drejtohen të gjithë si një, t` i takojnë Bajrakut (FLAMURIT-PLISIT të Mustafë Pashë Bushatit. Në Kryengritjën e Dervish Carës më 1842/44 shqiptarët e Arbënisë Veriore-tërë Gegëria do të gjënden nën një Bajrak (Flamur nën një PLIS). Këtë përcaktim do ta forcojë vendimi pas Luftës së Krimes më 1856 kur çështja kombëtare nga trevat e Austrisë dhe Italisë së përçarë, do të sublimohen ndër arbanas sidomos në lëminë e adeteve dhe zakoneve, gjithënjë  duke i kërkuar rrënjët e prejardhës. Këtë kulturë të re, e sollën në çdo solemnintet shqiptar sidomos ajka e  BEJTEXHINJËT, të cilët çështjën e arsimimit dhe shkollimit e përçëndruan në shkrimin e Ilahive, sidomos filluan t` i këndojnë Profetit Muhamed (Shiqo Arkivin e Idadiës së shkollës Arbasit afër Kushumlisë deri më 1879).

Në këtë drejtim, në Rregjionin e Shalës Bajgorës dhe tërë Sanxhakun e Nishit ka ndikuar në ngritjën e vetëdiës popullore Medresja në Arbanash të Kushumlisë e drejtuar për një gjysmë shekulli nga Myderriz Faik Efendia. Në trevën e Kushumlisë, dëshmojnë dokuemnetet arkivore turke, nuk kishte asnjë familje sllave, deri më 1877. Arsimtarët në shkollën e Arbanasit, pra edhe në shkollat tjera gjatë okupacionit turk (pra edhe në Bajskë) ishin në gjuhën osmane. Arsimtarët paguheshin për mejtep 2 lira në muaj. Ato para i paguante qeveria. Kurse për medrese, mësuesit paguheshin 5 lira në muej nga Vakufi.

Drejtor i shkollës në Bajskë një kohë të gjatë ishte Abdullah Efendia nga Zhabari. Mësimi në gjuhën osmane u mbajtë deri më 1912. Nga kjo kohë të gjithë mësuesist shqiptar u detyraun të shpërngulën në Turqi. Lidhur me këtë, të shënojmë si kuriozitet se në shkollën e Bajskës, gjatë vitit shkollor 1911/12 ishin 55 nxënës, të gjinisë mashkullore, dhe 30 nxënës të gjinisë femrore. Gajtë okupimit seerbian 1912-1914 nuk u lejua kurrfar shkolle për shqiptarë, sepse Beogradi e kishte në plan spastrimin dhe serbizimin e viseve shqiptare, sikurse kishte vepruar në Sanxhakun e Nishit më 1877-1897, duke mos lërë asnjë frymë shqiptare.

Në kohën e okupimit Austro Hungarez u rihap shkolla që ishte mbyllë në fund të vitit 1912. Gjatë viteve 1916/18 në shkollën e Bajskës ishin 64 nxënës, të gjithë të gjinisë mashkullore. Por tash në vend të mësimit në gjuhën osmane, mësohej shqip. Mësues ishte Efendi Ferid Aga prej Gjilani. Ferid Efendia Aga ishte larguar nga Gjilani, sepse nuk lejohej mësimi në asnjë gjuhë për shqiptarë, njejtë sikurse në kohën e okupacionit serbian 1912/15. E vërteta, mësuesin Ferid Efendi e pati dekoruar Gjenerali Trollman (Austriak). Nga ajo kohë Frnac JOZEFIN shqiptarët filluan ta quajnë ZEFI JONË, sepse Austro-Hungaria hapur në Konferencën e Londrës më 1913 u angazhua për çështjën shqiptare, edhe pse në çdo hap luftohej nga rusi dhe francezi.

Shkolla e Bajskës ishte afër xhamisë, e cila u rrxua me urdhëd të Mihajllo Ceroviqit më 1925. Po këtë vit është rrënuar edhe sahat kulla e Bajskës. Në lidhje me terrorin shtetëror ndaj shqiptarëve shënojmë në bazë të burimeve serbe dhe franceze, se më 1923 nga Bajska do të shpërngulën në Evergjik të Turqisë 54 familje shqiptare. Por deri më 1944/45 në Bajskë kishin mbetur edhe 17 familje shqiptare. Shqiptarët e Bajskës, sipas Rasim Çerkezit (administrator partizan shumë i agër) qarqet serbe i detyruan të shpërngulën në Mitrovicë, e pastaj të gjithë u shpërngulën në Turqi. Terrorin ndaj shqiptarëve me detyrë speciale në këtë trevë të pasur me xehe e ushtronte komesari për kolonizim të Kosovës Mihajllo Ceroviq deri më 1941. Por pas vitit 1944 komesarët sllavë i ndrruan ngjyrat dhe në emër të Yllit shkuan edhe disa hapa mëtej në rrënime dhe mizori.

Mbeturina e fundit me shenja shqiptare në Bajskë është shembja e xhamisë më 1972. Tani më 2023 Banjska po të vizitohet nga ndonjë i huaj aty ku nuk ka shenja se ka pasë shqiptar autokton ndonjëherë.

4. ÇËSHTJA AKTUALE E BANJSKËS-INTERES PËR XEHEN 

Nuk u bë ngjarje politike dhe ushtrake rastësisht Banjëska.  Por, Banjëska  për interesa ekonomike dhe politike e rreligjioze u keqpërdor nga Beogradi sidomos nga fundi i vitit 1999, e sidomos pas vitit 2004. Në këtë trevë gjatë kësaj kohe do të promovohet për agresivitet të çdo lloji edhe ndaj serbëve Millan Radojçiq. Ky avanturist shpresonte që ta merr këtë trevë nën çesim, për ta ushtruar “profesionin” e vet prej grabitësi të pakurrfar kriteri ligjor dhe njerëzor. Në “profesionin” e tij prej krimineli Radojçiqit i ndihmon në rend të parë ushtria, të cilën me rastin e agresionit më 7 tetor 2023 ishte e përqëndruar në vijën kugfitare, me planifikim ruso-serbian.

Llogaritet se grumbullimin e armatimit, që e solli në Bajskë Millan Radojçiq e ka filluar në fund të majit 2023. Por se mundet diçka të arrijë në çrregullimin e Kosovës, ka marrë pozicion më 20 korrik 2023, kur ushtria serbe filloi t` i afrohet kufirit me Kosovën. Kjo do të thot se Ushtria, policia dhe politika e A. Vuçiqit ishin në sinkroni të interesit terrorist  personal të Radojçiçit me ushtarët e tij që i përngjanjnë grupit të Vagnerit në Ukrainën e okupuar nga Rusia e fashistit V. Putin. Në këtë krahasim argumentet në të ardhmën do të dëshmojnë se Radojçiq largë kishte shkuar, rrugën nuk e kishte pasë të gjatë, por në fund, nuk e di a e kuptoi se ka lëvizë nepër rrethin e minuar po prej atyre që i dhanë urdhëra, por në kvadraturë rrethi të thatë.

5. Tregimi i deputetës britanike në Kosovë u kuptua seriozish nga Qeveria 

Kush i solli pelegrinët dhe si u tërhoqen së bashku me frocat agresive nga Banjska. Kush iu ndihmoi terroristëve të terhiqen, po pyet populli: policia e Kosovës, EULX apo KFOR-i. Janë këto pyetje që i shtron populli, për faktin se forcat terroriste serbe kanë ardhur me vra shqiptarë në masë, besa edhe serbë e me ua mveshë shqiptarëve. Prandaj, pyetja ata terroristë duhet të kestradohen në Kosovë dhe ndaj tyre të vendosë gjykata kompetente. Pra, kush i lirioi terrorisëtët, mbetet pyetja e pyetjeve, për gjykatën e sidomos për prokurorinë e Republikës Kosovës mbete detyrë e shenjët. Kjo për faktin se Rusia është prapa këtij agresioni shtetror serbian dhe ai agresion duhet të xhveshet nga çdo enigmë që provohet të mbetët e pasqaruar, pra që të tregohet fakti se edhe sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, krejtë me qëllim për ta larguar vëmendjen nga Ukraina, është çështje MADE IN RUSIA,  sepse për ta përqëndruar në luftën palestinezo-izraelite, duhet akuzuar Kremlini, sepse SKENARI I KOSOVËS U DESHTOI.

Dhe pyetja shtesë: Pse po arrinë Rusia nazifashiste ta luaj këtë rrol në sinkroni me Iranin?. Përgjegja pushon në faktin se Perendimi është tinzisht i përçarë në mes veti, i përçarë, për interesa të kapitalit dhe tregjeve. Këtë përçarje e ka përciellë sherbimi i Katarit ku është Drejtoria politike e Hamasit, prandaj fjala e Sokratit: E di që nuk di asgjë, mund të shqipërohet-Dihet se dihet çdo gjë, që vjen nga Rusia. E nga Rusia mund të vijnë kudo nepër glob vetëm intriga dhe gverre luftërash lokale. Në lidhje me këtë në Rusi ka sot më shumë Armen se sa në Armeni. E kjo i ngjan situatës kur në Jugosllavi u tregua se ka më shumë shqiptarë se sa në Shqipëri më 1961, Beogradi nxitoi të themelojë fakultete në Prishtinë, por ato fakultete do ta promovojnë ngadal por sigurt UÇK-ën, luftën e së cilës e përkrahu Bota demokratike Perendimore, së cilës i jemi mirënjohës sa të ketë jetë mbi tokë.

Përfundimi pa enigma 

Të përfundojmë: Derisa harmoninë shqiptare ta menaxhojnë SHBA çështja e Kosovës është në duar të sigurta. Në anën tjetër, deri sa çështjen e botës palestineze ta mengjojnë agjenturat ruse, çështja e Palestinës dhe luftërat lokale në mes shteteve arabe, nuk do të ndalen. Në këtë drejtim të gjithë ata që duan zgjidhje të çështjës Palestineze duhet së pari të mësojnë mirë se harmoni në mes palestinezëve nuk ka. Në anën tjetër duhet të dihet se mbi 35000 hebrejë jetojnë në Iran dhe nuk ndihen të rrezikuar fare. Por ata shqiptarë që jetojnë në pushtetin e Serbisë, janë jo vetëm të rrezikuar, por diskriminimi që po bëret mbi ta gjithnjë e më i egër, tregon se nazifashizmi serbian me 37 programe për shfarosjen e shqiptarëve është rrezik shumë i madhë për demokracinë në Ballkan dhe Evropë në përgjithësi.

Bota e civilizuar duhet të llogaritë se Egjipti është fuqi rregjionale, por nuk është fuqi nukleare si Izraeli. Në këtë mjegulli, Arabia Saudite ngadal po largohet nga “Çadra” amerikane, dhe nuk po kërkon “çadër” të re, por po pret që “çadra” ta kërkojë atë. Pra kanë ndryshuar pozicionet gjeostrategjike dhe mësimi i tyre don kohë dhe mjete e më së shumti dituri. Shqiptarët me mençuri e kanë gjetur “Çadrën”, por atë duhet mbajtur me kujdes dhe respekt, pa e harruar obligimin për unitet kombëtar. E sa jemi të frontin unitetit e tregoi shkelqyeshëm populli shqiptar i tëri më 1999, por unitetin nuk e tregoi politika, sepse edhe në ato kushte fatale tarafet politike shtiheshin mjaftë komode, duke bërë gara me fraza se kush është më patriot e më perendimor.

Ndermjetësuesit amerikan duhet t` i thon politikës serbiane se: e keni okupuar Vojvodinën pa qenë kurrë e jueja; e keni okupuar 49% të territorit Bosnës dhe Hercegovinës pa qenë kurrë keni krijuar Republikë serbe. Shqiptarët në anën tjetër nuk e kërkojnë asnjë milimetër tokë të huaj. Këtij populli duhet t` i pranohet se Kosova është tregim i përfunduar me vendimin e Gjykatës Nderkombëtar të Drejtësisë më 2010. Pra pajtimi shqiptaro serbian është fare i mundëshëm nëse diplomacia e SHBA-ve involvohet seriozisht dhe me qëllim të zgjidhjës së problemit.

Në konfliktin Izraelito palestinez, çështja është shumë e komplikuar që nga koha e Kryqzatave (1096-1227), prandaj në ato treva nuk ka pushuar derdhja e xhakut. E vërteta, në çështjen e Jerusalemit janë të përzier shumë gishtërinjë të llozave masone dhe karteleve imperiale, të cilat do të investojnë ende në çrregullime, ku prinë lloza hebraike e ish Bashkimit Sovjetik. E vërteta është për dhimbsuri sot, prandaj çdo pamje e e sqenave të luftëse gjithëandej është për dhëmbje., sidomos për neve shqiptarëve, sepse i kemi përjetuar PESË herë nga Serbia parafashiste, fashiste dhe neonazifashiste më 1998/99.

Mbi të gjitha duhet të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i të gjitha palëve në kundërthënje kudo.

  • Studimi i kushtohet: Adem Demës, Adem Jasharit, Tahir Sinanit për sakrificën Biblike! 

Më 10 tetor 2023

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu