ARKIVI:
31 Janar 2025

Më 28 Nëntor,në Llapushnikun e Drenicës, thërrasim shqiptarët që të rikthehen tek feja e të parëve

Shkrime relevante

Mungesë e vullnetit politik për reformën zgjedhore

Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse është një nder prioritetet e...

O shqiptar, fitorja të pret, ndaj duro. Ndiqi gjurmët, mos u dorëzo!

Nga: Aurel Dasareti Shqipëria është në duart e krimit. Ai që krijon...

Nuk kanë faj gjakovarët që i urrejnë katunarët

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti prej Prizrenit Nga: Lirim Gashi (Satirë mikrobiologjike) ___ Ja një...

Djegësi i Kuranit Salwan Momika u qëllua për vdekje

Salwan Momika në Malmö në 2023. Foto: Johan Nilsson, TT-NTB. MALMÖ, SUEDI...

Shpërndaj

Më 28 Nëntor, në këtë ditë të shenjtë për kombin tonë, në Llapushnikun e Drenicës, thërrasim të gjithë shqiptarët që të rikthehen tek feja e të parëve tanë, feja katolike, duke e ngritur zërin ndaj padrejtësive historike! Në këtë tokë të lashtë, Gjergj Kastrioti, heroi ynë i pavdekshëm, mbrojti qytetërimin europian dhe fenë tonë kundër hordhive osmane, duke qëndruar si mburojë e krishterimit dhe vlerave perëndimore.
Por pas deceniesh rezistence, bandat serbe, të kryesuar nga veziri Sokoloviç, rrëmbyen kishat dhe manastiret tona katolike, duke i shndërruar në kisha ortodokse serbe dhe xhamia islamike. Kombi ynë përjetoi dhunën dhe grabitjen, jo vetëm mbi tokat, por edhe mbi shpirtin e tij, përmes këtyre politikave të errëta dhe të padrejta. Ne nuk mund të harrojmë këto krime ndaj historisë dhe kulturës tonë të shenjtë.
Sot, është koha të themi ndal! Ndal politikave të Çubrilloviqëve dhe Andriçëve, ndal vezirëve e sulltanëve neotomanë që për shekuj kanë tentuar të zhdukin identitetin tonë dhe të deformojnë historinë tonë kombëtare. T’i rikthehemi rrënjëve tona katolike dhe europiane, të qëndrojmë të bashkuar për të mbrojtur atë që na përket!
Më 28 Nëntor, në Llapushnik, të bashkohemi për lirinë e shpirtit tonë, për nderin e të parëve dhe për të ardhmen e një Shqipërie të denjë e të fortë, ashtu siç na e la amanet Skënderbeu dhe heronjtë tanë të mëdhenj!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu