ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Më 9 maj 1947: Nacjonalizmi shqiptar jep dëshmorët e vet edhe në Kretë

Shkrime relevante

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

E përgatiti: Agim Morina
(korrespondencë e posaçme për “Albanie Libre”)
Më 9 Maj 1947, n’orën 4 mbas mesit të natës, në qendrën e Nënprefekturës Ferapetra në Kretë, një bataljon komunistësh grekë rrethoi shtëpinë ku po flinin ca Shqiptar kosovarë, emigranta politikë. Shqiptarët ishin vendosur në këtë vënt prej auktoriteve greke dhe merreshin me punime bujqësije pranë familjeve greke të vëndit. Në këtë mënyrë ata siguronin spenximet e jetesës së tyre.
Natyrisht nukë kishin me vehte asnjë lloj arme. Nukë kishin gjithashtu asnjë mbrojtje të posaçme nga ana e auktoriteteye. Ata e kalonin gjithë ditën duke punuar dhe ndaj të ngrysur mblidheshin së bashku në një shtëpi që u kishin caktuar për fjetje e banim.
Natën e 9 Majit, n’orën e sipërtreguar, bataljoni i komunistëvë grekë, i përbërë prej më tepër se 300 vetash, nis të rrethojë ndërtesën e nënprefekturës, kazermën e korofillakëvët dhe mbasandaj shtëpin ku flinin emigrantat shqiptarë. Mbassi e plotsojnë rrethimin mirë e mirë, fillojnë sulmin. Patrullat komuniste u lëshojnë zë shqiptarëvet dhe kërkojnë që t’u hapin portën e shtëpisë dhe t’u dorëzohen të gjallë. Në fillim Shqiptarët të habitur nga kjo ngjarje e prapritur dhe ashtu të përgjumur siç ishin, nukë po kuptojnë së ç’po ngjiste rreth fatit të tyre, Prandaj qëndrojnë në heshtje. Mirpo nukë shkon shumë kohë dhe patrulla komuniste fillon të gjuajë me armë kundra shtëpisë dhe përpiqet që të thyejë portën e të hyjë brenda. Njëkohësisht i gjithë bataljoni fillon sulmin duke u afruar drejt banesës së Shqiptarvë me qëllim që t’i zërë të gjallë. Mirpo komunistët grekë i kishin bërë hesapet keq, sepse nuk e diniu që bijt e shqipes nuk i dorzohen gjallë armikut. Shqiptarët kur panë se po rrezikoheshin serjozisht filluan të lëftojnë kundra komunistëvet. Mirpo me se lëftonin vallë? Ata nukë kishin armë të tjera përveç trimërisë personale, përveç zemrës dhe idealit të tyre. Por kishin edhe veglat e punës; kishin shata, lopata, kazma, sëpata: kishin fronat ku uleshin për t’u çlodhur kur ktheheshin nga puna dhe ndonjë copë tullë që munt ta nxirrnin me duar e me thonj prej murevet të shtëpisë. Më këto armë pra e fillojnë luftën e tyre këta trima shqiptarë e kështu lëftojnë për gjashtë orë rresht.
Ndërkaq filluan të bjenë dëshmorët e parë. Jonuz Emini, kryetar i grupit, Idriz Sallova, Latif Kuqi, Riza Matoshi, Zejnel Mehmeti, Qerim Hajdari, Halil Idrizi. Por edhe nga ana e komunistëve mbetën pesë të vrarë e disa të plagosur,që tërhiqen e lagohen.
Duke parë së Shqiptarët po qëndronin si burrat dhe nukë kishin ndërment të dorëzoheshin të gjallë, komunistët i vunë zjarrin shtëpisë duke ndezur disa fuçi me benzinë që ndodheshin në katin e poshtmë të shtëpisë. Menjëherë e gjithë shtëpija u rrethua prej flakëvet. Rreziku u bë aqë i math dhe vdekja po afrohej aqë shpejt saqë për luftëtarët shqiptarë nuke mbeti tjetër rrugë veçse të kalonin përmes zjarrit e flakës. Osman Sinani sulmon i pari duke dalë jashtë shtëpisë për mrekulli mundi t’ia marrë armën një komunistit që i dolli përpara, të cilin edhe e vrau; por mbas pak edhe Osman Sinani bije për tokë i vrarë duke thirrur: «Rroftë Shqipnija dhe Kosova», «Poshtë komunizmi!». Mbas Osmnanit sulmon vëllaj i tij Bajram Sinani e fill mbas këtij Isak Ahmeti, Haxhi Halili, Banush Berisha, Bajram Berisha, Kadri Berisha, Mustafa Bajraktari, Ahmet Uka, Fiqri Sejda dhe Hidajet Arifi. Këta për çudi muntë të shpëtojnë nga flakët e nga plumbat e armiqvet. U plagosnë rëndë: Qerim Ibrahimi, Bajram Gorani, Hysen Rama, Nazif Vata, Nazif Varoshi, Azis Murati dhe Istref Selmani. Prej këtyrë të plagosurve tre të tjerët vdiqnë pak kohë më vonë. Mirpo kishin mbetur akoma brënda në shtëpi, në mes të zjarrit e flakëvet, Xhemal Matoshi, Rexhep Gashi, Ymer Sakoli. Këta duke mos mundur të kalojnë përtej flakëvet, qëndruan dhe e pritnë vdekjen si burrat e hershmë, duke qëndruar hymnin e flamurit e duke thirrur: «Rroftë Shqipnija etnike. Rroftë Flamuri kombtar.»
Bajram Sinani, një nga ata që shpëtuan prej rrezikut të zjarrit, shkon dhe futet në shtëpin e priftit; por për fat të keq edhe këtu e rrethojnë armiqtë. Një luftë e dytë pra fillon për Bajram Sinanin, i cili lëfton duke përdorur në vënt të armës shkopin e priftit e ndonjë send tjetër që i bije në dorë. Vret një komunist e më në funt shpëton duke u hedhur prej dritares e duke u mshehur në një vënt tjetër të sigurtë.
Asnjë shqiptar pra nuk u dorzua i gjallë në duart e egësirave komuniste të tërbuara. Arma e korofillakëvet nukë mundi t’i ndihmojë Shqiptarët pse ata vetë ishin rrethuar e po Iuftonin për hesap të tyre, duke pësuar humbje të lehta.
Mbas kësaj ngjarjeje të shëmtuar, auktoritetet greke mënduan t’i sigurojnë shqiptarët emigranta duke i mbledhur të gjithë ata të Kretës, 100 vetë, në një qendër afër Athinës.
(Botu së pari herë në “L’Albanie Libre”, korrik 1947; përgatiti për publikim: A.M.)
Ingen bildebeskrivelse er tilgjengelig.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu