ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Me ADN fillon një faqe e re politike!

Shkrime relevante

Çfarë shkruan talebani dhe mbetja osmane, Enes Limani…!?

Afrim Caka, Gjakovë Bojkotojeni këtë antishqiptar! Thirreni në prokurori. “Bojkoti ndaj këtij islamisti...

Shoqata për trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, ftesë për konferencën shkencore që do të zhvillohet me 14, 25 e 26 tetor 2025

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS'    FTESË PËR...

Fitorja e Trumpit është “humbja” e Jack Smith

Beqir SINA ___ Janë ligjvënësit republikanë, ata që kanë treguar tashmë se Smith...

Historia e pavdekshme e Marie Shllakut (1922-1946), të resë shkodrane që e dha jetën për AtMëmëdhe

Klajd Kapinova, New York Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane...

Skandaloze – KMDLNJ e Prishtinës e ka injoruar Enver Hadrin dhe ekipin tonë

Reshat Sahitaj, shkrimtar   * Themeluesit e KMLDNJ 3prill 1983 Këshilli për Mbrojtjen e...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

I përkas të djathtës shqiptare, andaj nuk kam nostalgji për pushtetet e kaluara, e aq më pak për neokomunistët në pushtet, e për më pak se kaq për neokomunistët e mbështjellur me flamur dardan që ju futen nën sqetull majtistëve bolshevik. I besoj vetëm ADN-së, të ardhmes politike, i besoj vetes time dhe qytetarëve të vendit tim. Me ADN-në e fillojmë një faqe të re politike në historinë e Kosovës së lirë.

Hyp njëri e zbrit tjetri nga pushteti, më i zi i riu se i vjetri

Lakmia për pushtet apo më mire të themi, deshira për t’u pasuruar në mënyrë të shpejtë dhe të paligjshme i bëri të barabartë pothuajse të gjithë ata që e shijuan pushtetin në Kosovën e pasluftës, saqë më qytetaret nuk kanë çfarë të zgjedhin dhe për kë të votojnë, pasi, nga fillimi e deri në fundin e “thesit” të njëjtë janë bërë, kusarë të pangopshëm politik mbi kurrizin e qytetarëve të varfër të këtij vendi. Edhe përkundër konvertimit nga njëra parti në tjetrën, nga njëri paketim politik në tjetrin përmbajtja e politik-bërjes ka mbetur e njëjtë dhe e pandryshuar!

Këshilla e mikut për të mos u “djegur” politikisht

Gjatë pushimeve të gushtit në vendlindje, derisa bisedoja me një mik timin (Doktor i Shkencave Politike) rreth iniciatives për themelimin e Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), këshilla e tij miqësore ishte që të pres së paku deri në Pranverë, me arsyetimin që të mos “digjëm” politikisht! Në atë moment më shkoj buza në gaz, dhe menjëherë doktori më pyeti, pse po qesh?

Përgjigja ime ishte kjo; “Unë u dogja si qiriu për katër dekada për t’u bërë dritë të tjerëve, jam i gatshëm të digjem derisa të venitem për të mirën e bashkatdhetarëve dhe interesin e atdheut tim të shënjtë. Më mirë është të digjem unë, e të mos shkretohet ky vend nga popullata e saj. A po e sheh se në çfarë niveli alarmant është zbrazja e Kosovës nga të rinjët dhe në çfarë rreziku është ekzistenca e shtetit. Koha nuk pret, kjo iniciativë mbase është e vonuar, por më mirë tani sa nuk është bërë vonë për gjithçka”!

Për një mentalitet tjetër qeverisës

Angazhimi im politik është që ta bëjmë një Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja, për të cilën kemi punuar dhe kemi luftuar, për të cilën kanë rënë duke ëndërruar dëshmorët e lirisë.

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, mentaliteti qeverisës në vendin tonë ende nuk ka ndryshuar, fatkeqësisht as me qeverinë e fundit, edhe përkundër premtimeve për ndryshim.

Këtë që e themë e arsyetojë me faktin se, për një qeveri që e ka vizionin e qartë dhe don me i qëndrue besnik parimeve dhe premtimeve të dhëna para elektoratit, do të mjaftonin gjashtë muaj për ta dëshmuar vetën që është në rrugë të mbarë. Mirëpo, të kalojnë afërsisht dy vite dhe mos me e pa asnjë ndryshim, asnjë përmirësim të mirëqenjes së qytetarëve, atëherë për mua është e pamjaftueshme.

Nuk mjaftojnë ndërrimet e bordeve dhe agjensioneve, duke hequr një palë njerëz nga funksionet për të vendosur njerëzit e vet. Ky nuk është mentaliteti qeverisës që i duhet Kosovës.

Vendit tonë i duhet një mentalitet tjetër qeverisës, mbi bazën e meritokracisë e jo të nepotizmit dhe aspekteve tjera korruptive.

Për këtë arsye nuk pajtohem me mentalitetin aktual qeverisës të vendit tonë dhe për këtë arsye i kam vu mision vetes, për të cilin do të angazhohem deri në vdekje për ta krijuar një mentalitet të ri qeverisës për t’i kthyer qytetarit vendimarrjen dhe dinjitetin e nëpërkëmbur nga të gjitha qeveritë e deritanishe.

Qëllimi nuk është faktorizimi, gjegjësisht që unë personalisht të bëhem faktor politik përmes një subjekti të ri politik, por është e kundërta, qëllimi im është që ta krijojë një bërthamë të shëndoshë me veprimtarë dhe atdhetarë të dëshmuar, me djem të rinjë që kanë studiuar në vendet evro-perëndimore, në Kosovë dhe në trojet etnike, në mënyrë që unë dhe gjenerata ime të jemi mbështetës të tyre, të jemi suporti i tyre, t’ua trasojmë rrugën gjeneratës së re kah duhet të shkohet.

Ngulfatja nga antivlerat

Ardhja në pushtet e një klase krejtësisht të re politike, jo për nga mosha, por të një klase të pastër politike të pa korruoptume dhe të pashantazhume, pra me një gjakë të pastër kombëtar, me njerëz të rinjë, me figura të reja të papërfshira në aktivitetet e partive aktuale politike, për shkak të konsumimit të skajshëm të figurave të caktuara nëpër partitë tona politike.

Nëpër të gjitha partitë tona politike ka njerëz të mirë me të cilët jam i gatshëm të bashkëpunojë, të cilët e meritojnë të jenë pjesë e ADN-së. Qëllimi është unifikimi i të gjitha forcave të pastra kombëtare në një organizim të përbashkët për t’i dhënë shpirtë dhe dritë këtij vendi.

Si pasojë e thyerjes së shpresave dhe mungesës së përspektivës, viteve dhe muajve të fundit jemi dëshmitar të largimit masiv të popullatës nga Kosova. Njerëzit të cilët nuk janë të lidhur me të fortët e politikës dhe grupet tjera të interesit nuk e prekin dorën e shtetit apo thënë ndryshe, dora e shtetit nuk nuk i prekë ata. Njerëzit që nuk e kanë një lidhje me pushtetarët apo ata që nuk qëndrojnë mirë materialisht vuajnë për gjithçka, duke filluar nga mungesa e mjekimit, pamundësia e punësimit apo e regjistrimit e të rinjëve në drejtimet përkatëse të shkollimit superior dhe universitar.

E gjitha kjo për shkak të ngulfatjes nga antivlerat. Prandaj duhet të vijnë në shprehje vlerat e mirëfillta njerëzore dhe kombëtare për ndërtimin e shtetit, për barazi qytetare, në mënyrë që qytetarët ta ndjejnë veten të barabartë në shtetin e tyre.

Vetëm në një shtet ku qytetarët e ndjejnë veten të barabartë para ligjit, athëherë mund themi se jemi shtet ligjor dhe demokratik, në të kundërtën çdo gjë kthehet në anarki siq është kthyer Kosova e këtyre viteve të fundit, ku për dikë shteti është bërë “nanë” e për dikë tjetër “njerkë”!

Kemi kapacitete intelektuale dhe njerëzore në Kosovë dhe mërgatë për tejkalimin e kësaj situate anarkike në vendin tonë. Me dashuri për vendin, me qëllim të mirë mirë, përkushtim dhe vendosmëri, bashkëpunim reciprok dhe transparencë në veprime brenda një kohe relativisht të shkurtër mund ta bëjmë kthesen e madhe dhe epokale, me ç’rast popullatës do t’i kthehet besimi dhe shpresa për jetë në atdheun e vet.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu