ARKIVI:
20 Janar 2025

Me asociacionin serb, Kosova bosnizohet

Shkrime relevante

Diplomati danez Peter Sorensen emisari i ri për dialogun Kosovë-Serbi

Gjeraqina Tuhina |RTK   Diplomati danez Peter Sorensen do trashëgojë postin e Mirosllav...

Votues mos u ndikoni nga tubimet elektorale!

Florim Zeqa Kaloj java e parë e fushatës zgjedhore e partive politike...

Mbështetje publike për nominimin e zonjës Feride Rushiti për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025

GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR 1200 Genève Tel.: +41 79 548...

Çka është dashurija, sipas Donjeta Hoxhës…?

Donjeta Hoxha Dashuria lind nga një shpërthim ndjesish dhe përjetimesh, që ngërthejnë...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli , Prishtinë

Dialogu Kosovë-Serbi e polli të ashtuquajturin Asociacion i Komunave me shumicë serbe. Ky ishte njëri prej gabimeve historike, që klasa politike e Kosovës e bëri dhe po e bën në dëm të vendit tonë.  

Po flitet se projekti është në kuadër të Kushtetutës së Kosovës, gjë që nuk është e vërtetë, për faktin se me këtë projekt për Asociacionin, Kosova nga pozicioni multietnik (shtet i qytetarëve), shndërrohet në shtet të dy etnive. Shtet i shqiptarëve dhe serbëve, që nënkuptohet se preket në kurriz Kushtetuta e vendit. 

Serbia çdo ditë deklaron se kurrë nuk do ta njoh Kosovën,  që nënkupton se e konsideron pjesë të saj, se ashtu e ka në Kushtetutën e saj. Madje, Serbia deri tash në dialogun me Kosovën nuk e ka nënshkruar asnjë marrëveshje për t’i ikur çdo obligimi ndërkombëtar.   

Dyshoj shumë se me këtë rast Kosova do të rrëshqas drejt rrezikut që Kosova të bosnjizohet. Ky fakt Kosovën e shpie drejt një shteti jofunksional me probleme të përhershme. Ndër problemet e para do të jetë përpjekja e përhershme e serbëve për t’u shkëputur, siç po ndodhë me Republikën Serbe të Bosnjes, e cila në Konferencën e Deytonit u pranua si OJQ, dhe brenda tridhjetë  vitesh tashmë u shndërrua në shtet, me polici e ushtri, me kërkesën e përhershme për shkëputje.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu