Mevi Rafuna, Mitrovicë
Open Balkan po fillon me një koncert madhështor, ku zëri i një këngëtari që motivoi kriminelët serbë për të kryer krime në Ballkan; veçanërisht në Kosovë do jehojë në qytetin e Korçës. Bashkia e Korçës ardhjen e Goran Bregoviçit po e cilëson madhështore. Hajde kallne, hapni zemrën tregoni që në atë mes,dashuria për sllavët është e pamposhtur, madje këtë dashuri nuk ja u largojnë as vuajtjet e shqiptarëve nga Kosova,jo sepse ky koncert nuk qenka politik por ‘artistik’. Për kontraditë në Shqipëri po qëndron Dua Lipa,yll bote e cila i ka kapur majat.Si shumica nga shqiptarët e Kosovës,të cilët dashurinë për Shqipërinë e kanë shprehur sa herë ju është dhënë mundësia,edhe Dua po e promovon bregdetin dhe kulturën shqiptare duke i bërë botën që t’i kthejnë sytë në tokën e lashtë. Por për neokomunistët dhe shqipfolësit atje Dua nuk është e rëndësishme,madje shumica nga këta e urrejnë dhe e përbuzin. I rëndësishëm është Goran Bregoviç, aq i rëndësishëm sa i ishte dhuruar edhe Çelësi i Tiranës nga iniciatori i Open Balkan Edi Rama. Kështu, me këto sjellje në një mënyrë Serbia ka arritur ta pushtoj Shqipërinë,pa luftë sepse ju hap dera nga ata që ende ëndërrojnë bashkim-vllazërim me jugosllavët. Goran Bregoviç do ta shënjoj këtë koncert si sukses kulminat të karrierës se tij, sepse dera ishte e hapur për të, pasi që moti mori çelësin,do i fyej të gjithë shqiptarët atdhedashës kudo që ndodhen,në Shqipëri dhe jashta saj e kjo na bënë të ndihemi të tradhëtuar dhe pa zot shtëpie në trojet tona. Kështu, vallja e dreqit ka filluar!