ARKIVI:
13 Shkurt 2025

Më e vështirë se sa ndarja e qytetit dhe gjendja e rëndë ekonomike, për mua ishte islamizimi i rinisë së Mitrovicës

Shkrime relevante

Fuqia amerikane dhe Europa

Lirim Gashi, Prizren Përmes dijes së përgjithshme dhe asaj të specializuar, të...

Le Temps (1912) / Ankesat e shqiptarëve ndaj Portës së Lartë — Intervista me një personalitet anonim shqiptar në Selanik

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France Nga Aurenc Bebja*, Francë –...

Hegseth: Asnjë ushtarë amerikanë në Ukrainë

Pete Hegseth, President-elect Donald Trump's choice to be Defense secretary, appears...

“Hajvanët e opozitës”, kështu i quajti Albin Kurti dhe nuk gaboi…!

Nga: Rrezart Kalaja Hajvanët e Opozitës: Albin Kurti e quajti kështu dhe...

Shpërndaj

Iftari politik në Mitrovicë …
Nga: Mevi Rafuna, Londër
___
* Rinia ime e humbur në qytetin e Mitrovicës…
Më e vështirë se ndarja e qytetit,më e vështirë se gjendja ekonomike, ka qenë islamizimi i rinisë në qytetin tim.
Kjo ka filluar të ndodhë menjëherë pas luftës në Kosovë, atëherë kur gjyshet tona rrallë i shijhe me shami, por vajzat dhe gratë e reja filluan të visheshin me feregje.
Si fëmijë dhe pastaj si e re e ndjeja një frymë krejt tjetër që nuk përkiste me kohën, që ishte e kundërta e lirisë të asaj lirie të cilës shumë gjatë i kishim kënduar…
Qyteti i rock – kulturës mori një pamje të zymtë, dolën në pah shoqata bamirësie dhe imamë kontradiktor të cilët për çudinë time si e re, -fituan simpatinë e shumë e shumë njerëzve…
Pastaj kur nisa gjimazin e ndjeja një trishtim kur pash që persona të tillë ishin futur në arsim, kur nxënësit lëshoheshin nga ora mësimore sepse kishin me “Falë të Xhumanë”, dhe më e trishtueshme ishe që mësuesit patriot të gjuhës shqipe dhe historisë po dështonin në misionin e tyre…
Gradualisht ata të rinjë që ishin infektuar me ideologji vrastare, kishin marrë për mision të infektonin secilin që nuk ishte si ta…
Dikur e arritën qëllimin dhe njerëzit pa menduar bindeshin; ishin të rrallë ata që kundërshtonin…
Më nuk ishte interesante bashkimi i qytetit,më nuk ishin interesant herojtë, më nuk ishte interesante gjuha shqipe,më nuk ishte interesante historia, interesante dhe më e rëndësishme se jeta ishte kauza e Palestinës, lufta e Sirisë, Xheneti dhe Xhehnemi dhe qëndresa deri në fund e kauzës në të cilën ata besonin…
Imam Shefqeti u shndërrua në idhull jo vetëm të meshkujve por edhe të femrave saqë falë sipmatisë që kishin gjenerata ime për të- unë kalova e vetme në udhën time duke i larguar nga jeta ime përgjithmonë.
Beteja ime më e madhe ishe personale se nuk doja të infektohesha, doja poashtu t’i ruaja ata që mundja nga ajo marrëzi masive…
E kam vuajtur atë marrëzi që ndaloi jetën normale dhe përparimin dhe kafet në shumicën e kohës i kam pirë e vetme në qendër të qytetit, pa shprehur dëshirën që tē vazhdoj miqësinë jo të shëndetshme me njerëz të infektuar në mendje dhe në shpirt…
Qyteti im nuk më dhuroi asgjë më dukej vetja si një njeri i humbur…
Tani që kaluan vitet shumë njerëz e panë rrënimin e tyre por ishte vonë për të reaguar…
Vitin që shkoi isha duke pritur në Shtëpinë e Shëndetit në Mitrovicë dhe duke pritur ishte ulur një mashkull me mjekërr dhe me pantolla të shkurtë afër meje, pastaj erdhi një grua dhe duke e pa atë ajo u mllefos…
Kur hymë në bisedë më tregoi që ishte familjare e një imami dhe duke i pa të zezat e tyre, më thotë
“Kryqin e kisha puth se na e shkatërruan familjen…”
***

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu