ARKIVI:
15 Nëntor 2024

Me gjykatësin gjerman

Shkrime relevante

Kurani, grotesk e primitiv !

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ KURANI (grotesk, primitiv): ___ “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam...

Një histori ndryshe për një ngjarje historike në një roman, rrëfyer nga Bardh Nëngurra

Bardh Nëngurra, Sarpborg, Norvegji HYRJE Ishte verë e vitit 1972 dhe udhtoja me...

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim gjeneralin Wesley K. Clark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

Gjenerali Vesli Clark me të birin takojnë Albin Kurtin, ZKM jep detaje

Pamje nga takimi Gjenerali Clark me të birin takojnë Kurtin, ZKM: Ushtaraku...

Jerusalemi – nga 20 janari 2025 kryeqendër e hemisferës perëndimore?

Sadri Ramabaja. Prishtinë Duke ndjekur rikthimin e Donald Trumpj, në shtëpinë e...

Shpërndaj

Lis Bukuroca, Gjermani

Të enjten paradite më 18 mars të vitit 2004 isha i angazhuar si përkthyes në Gjykatën Administrative. Sapo më vuri re një gjykatës në korridor, u nis drejtë meje me hapa të shpejtë. E njihja më shumë se dhjetë vite; pat lexuar edhe Kanunin e Lekës, Kadarenë etj., dhe pat dhuruar 500 DM për Kosovën gjatë gjenocidit serb të vitit 99…

„E patë pogromin e djeshëm ndaj serbeve?“, më pyeti sapo u ndal para meje.

„Jo!“ i thashë duke e vështruar i hutuar. „Kur paska ndodhur?“

„Dje!“, tha ai.

Nuk pata lexuar ende gazetat. Televizion shikoj rrallë dhe u ndjeva i turpëruar pse nuk isha në korrent të ngjarjeve. Fundi i fundit bëhej fjalë për Kosovën, jo për ndonjë shtet të largët…

„Nipi im gjendet në kontingjentin gjerman për t’u siguruar paqen shqiptarëve, që dje i dogjën kishat!“, shtoi ai duke më parë drejtë e në sy dhe duke pritur përgjigjen, thua se edhe unë isha fajtor.

„Kjo është vepër e Shërbimit Sekret Serb!“, i thashë pa u menduar shumë. „Ato akte barbare janë kundër interesave tona. Ne nuk e luftojmë vetveten zoti M.“

Ai solli kokën në shenjë mospajtimi. I thashë se Kosova ka qenë gati një shekull nën pushtetin serb. Se Serbia ka riaktivizuar shqiptarët e vet, që i kanë shërbyer në katër breza…

„Pse ju lutem do të digjte Serbia kishat e veta?!“

„Për të shkatërruar imazhin tonë!“, i thashë unë aty për aty „Dhe, meqenëse ajo barbari na dëmton vetëm neve, atëherë kjo e zbulon edhe urdhërdhënësin, paguesin dhe natyrisht, kriminelët tanë apo viktimat tona me një patriotizëm folklorikë…“

Ai u largua pa u përshëndetur duke sjellë kokën majtas e djathtas. Atë gjykatës e kam takuar edhe disa herë, jo vetëm në Gjykatë, por edhe në rrugë. Gjithmonë kthente kokën në anën tjetër. Ndoshta u ndie i zhgënjyer, ndoshta u ndie i manipuluar prej meje, nuk e di. Shpesh patëm folur edhe për Nënë Terezën, për Rugovën, për luftën paqësore dhe sigurisht na kishte imagjinuar ndryshe nga ato imazhe që i kishte parë ai në televizor: me gurë e pishë. Një emaili ku përpiqesha t’i shpjegoj se ne nuk ishim të gjithë ajo turmë, nuk i është përgjigjur…

***

PS.: Në trazirat e vitit 2004 qenë vrarë 11 shqiptarë dhe 8 serb. Dhe, kudo janë përkapur serbet si viktimë. Ne kishin mijëra arsye për t’u ngritur kundër Serbisë, por jo kundër vetes. Me ndezjen e objekteve fetare, po përjashtonim vetveten nga Perëndimi gjersa Perëndimi na garantonte ekzistencën. Atë vit ka nisur rehabilitimi konkret i Serbisë. Atë vit ka nisur lufta efektive serbe kundër Kosovës. Ajo gjithnjë e më shumë kuptohej si viktimë. Në fillim vetëm nga partitë e djathta ekstreme në Europë.

Pas vendimit amerikan Kosova u shpall shtet i pavarur, por shteti ndërtohej mu si i shkonte për shtati Serbisë. Asgjë nuk funksiononte si duhej, pos ndarjes së tenderëve: gati çdo gjë ishte thjeshtë improvizim. Edhe administrata, edhe sistemi shëndetësor, edhe shkollat, edhe fakultetet, edhe akademia, edhe debatet nëpër tv. thjeshtë gati çdo gjë ishte improvizim mediokër, rural.

Madje edhe gjuha, edhe sjelljet e të ashtuquajturve intelektual. Çdo gjë mori tatëpjetën, rrokullimë e në theqafje amorale. Ky ishte deevolucioni. Ndoshta ata e donin shumë Kosovën, por me padijen e madhe, e dëmtuan shumë. Guxim nevojitej për luftë, dije duhej për të ndërtuar shtet. Ata e kishin të parën, por jo të dytën.

Pasoi vrasja e pilotëve amerikanë, pasoi vendi i parë me terroristë në Siri, propaganda kundër Perëndimit dhe mirënjohja Turqisë për çlirimin edhe pse vetëm dy për qind të sulmeve i kishe ndërmarrë ajo. Perëndimi brengosej.

Ai ishte në Kosovë dhe regjistronte drejtimin, që kishte marrë populli, që u ndihmua të çlirohet. Si pasojë e atyre devijimeve dhe shumë të tjerëve, që nuk janë përmendur këtu, dolën edhe politikanë të rinj në Europë, që nuk kuptonin më paraardhësit e tyre pse na kishin ndihmuar. Propaganda serbe jashtë është tepër e madhe, ne jemi tërhequr plotësisht.

___

Libra nga Lis Bukuroca te amazon ose te lulu

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu