ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Me Iliaz Bylykbashin, kronistin e kthesave historike

Shkrime relevante

Shpërndaj

Jusuf Buxhovi, Prishtinë
___
Takimi me mikun dhe kolegun e “Rilindjës”, fotoreporterin Iliaz Bylykbashi , pashmangshëm kthen te vitet 1981-1999. Vite këto të kthesave të mëdha historike, përvijimet e të cilave, me një besnikëri të jashtëzakonshme, i fiksoi kamera e aparatit të tij fotografik. Sot, kur koha, shumë ngjarjeve, ua ka vu pluhurin e harresës ose janë heshtur qëllimisht nga ata që kanë dashtë asaj t’ia ngatërrojnë pamjen në përputhje me interesat e caktuara, fotografitë e Iliaz Bylykbashit, ngjarjeve të atyre kohëve, ia rikthejnë gamën e objektivitetit historik në përmasat komplekse që kishin nga demonstratat e vitit 1981, dhuna që përdori regjimi i Beogradit kundër demonstruesve dhe kërkesës gjithëpopullore për Republikën e Kosovës e deri te përgjigjja që iu dha rrënimit të autonomisë së Kosovës me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës më 23 dhjetor 1989, ku edhe fillon lëvizja e rezistencës kombëtare, që me shtetin paralel, ku përfshihet edhe rezistenca e armatosur që do të kulmojë në vitin 1997 me daljen në skenë të UÇK-së, do të vejë në binarët e pandalshëm historik shtetin e Kosovës.
Në këtë zhillim historik, kamera e Bulykbashit, ishte e pranishme kudo. Por, fotot e bëra gjatë masakrës së forcave policore dhe ushtarake jugosllave në verën e vitit 1998 dhe në dimrin dhe pranëverën e vitit 1999 në Drenicë, veçmas ato ndaj masakrës së ushtruar ndaj familjës së Jasharajve në Prekaz, paraqesin dëshmitë më autentike të një krimi shtetëror me ndihmën e aparatit policor dhe ushtarak, që nuk kurseu as fëmijët dhe të moshuarit!
Si të tilla, këto foto, si dëshmi autentike, që flasin më shumë se mijëra fjalë, duhet të gjejnë vend në një botim të veçantë, që do t’i referohen kujtesës historike, po të shërbejnë edhe si dëshmi e faktimit të krimeve kundër njerëzimit, që përdori regjimi i Beogradit me soldateskën e tij në Kosovë, që u ndërpre me ndërhyrjën e NATO-s në pranverën e vitit 1999.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu